Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Kolė Popa

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Kolė Popa

    Kolė Popa, akademiku qė diplomoi dhjetėra shkencėtarė

    Profesor Popa! Kėshtu e kanė thirrur matematikanėt, biologėt, kimistėt, fizikanėt e farmacistėt qė kanė punuar nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės gjatė kohės kur ishte dekan i tij.

    Prof. Petrit Skėnde

    Tė gjithė i dėgjonte me durim, u ofronte njerėzisht mendimin e vet tė ushqyer nga pėrvoja e gjerė dhe menēuria e natyrshme, ku dallonte kultura shkencore e endur me njė sjellje tė spikatur njerėzore, me shije tė holla estetike deri nė njohje profesionale tė muzikės. Me humorin e krehur, tė tillė qė e bėnte njeriun tė kapte thelbin e ēėshtjes, profesor Popa ishte i mirėpritur nė mjedisin e kolegėve dhe tė miqve dhe nė ēdo kohė, qoftė edhe njė gjest i thjeshtė i tij merrte njė domethėnie tė veēantė pėr ta. E gjitha kjo merrte njė shkėlqim tė spikatur nė rrethin e gjerė tė bashkėpunėtorėve, ku shumėkush prej tyre mundohej tė lexonte pėrgjigjet e dilemave qė shtronte jeta dhe sfida e zhvillimeve shkencore nė kushtet e njė shoqėrie tė izoluar…

    Trashėgimia e akademikut

    Kanė kaluar pesėmbėdhjetė vite nga vdekja e Profesor Kolė Popės. Pėrveē detyrimit njerėzor pėr tė pėrkujtuar si njė intelektual tė vyer, nė rastin e tij, ėshtė mė i rėndėsishėm obligimi pėr tė promovuar atė trashėgimi qė njerėz si ai kanė lėnė nė trungun e traditės dhe pėrpjekjeve pėr tė mbjellė nė tokėn shqiptare diēka qė i duhej vendit. Ishin vėrtet ngulmuese pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar bazėn qė lejon tė ndiqet pėrparimi shkencor e teknologjik nė fushat e shkencave natyrore, nė pėrmasat qė i duhen vendit e qė mbėshtesin ecjen pėrpara tė kombit. Kjo ishte njė bindje e brendshme e tij dhe nė thelb binte ndesh me ato pėrpjekjet e mjera pėr tė trimėruar shqiptarėt qė ta pranonin si "heroik" vetizolimin aq tė njohur tė Shqipėrisė. Pėrpjekjet e sotme pėr t'u bėrė pjesė e zhvillimeve tė Evropės e mė gjerė e bėjnė mė tė kapshme kėtė aspiratė nė fushėn e mendimit shkencor. Kimist i diplomuar pėr kimi industriale, njėherėsh i diplomuar si farmacist dhe mbi kėto, me diplomė konservatori si violinist, tė gjitha tė marra nė Itali, Profesor Kola ishte njė rast i rrallė i plotėsisė sė pėrgatitjes teknike nė fushėn e kimisė me aspektet e veta nga industria tek biologjia, me informacion tė gjerė si herbalist dhe nė ēėshtjet mjedisore dhe hetues symprehtė e largpamės i vlerave, qė bartnin nė tė mirė tė vendit shumė nga pasuritė minerale dhe biologjike qė ka Shqipėria. Profesor Kola i rritur nė njė familje tė njohur pėr kulturėn e saj, punoi fillimisht nė Shkollėn Normale tė qytetit tė lindjes, Elbasan. Ministria e Arsimit dhe Instituti i Shkencave ishin etapa tė punės sė tij tė mėvonshme. Nė institut drejtoi Seksionin e Shkencave Natyrore dhe ngriti Laboratorin e Kėrkimeve Kimike, i pari i kėtij lloji pėr kiminė dhe me atė pikėsynim qė ai e ndoqi me vazhdimėsi, tė studioheshin pasuritė e vendit dhe tė sigurohej rruga e pėrdorimit tė tyre sa mė racional.

    Laboratori i profesor Kolės

    I ngritur diku mbas Politeknikumit "7 Nėndori" (sot shkolla Harry Fultz), nė njė ndėrtesė e vogėl dhe tė mbajtur mirė, pjesė e auditorėve tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, laboratori i dėgjuar pėr kohėn njihej nga tė gjithė punonjėsit e tij si laboratori i Profesor Kolės. Qė nė hyrje tė tėrhiqte aroma karakteristike e njė vendi ku bėhen distilime tė bimėve etero-vajore. Aty ishte krijuar njė drejtim pune kėrkimore qė synonte tė studiojė kėtė pasuri natyrore tė vendit. Me mundėsitė tepėr tė kufizuara qė ofronte financimi qesharak dhe planifikimi rraskapitės e qė gjithsesi mbetej pak i realizueshėm kur ishte fjala tė bliheshin me valutė tė huaj pajisjet laboratorike, ishte krijuar njė bazė modeste, me njė ekip punonjėsish tė drejtuar nga profesori. Ai kishte njė vizion e pasion qė i kapėrcente shumė pėrfytyrimet qė ofronte praktika e zyrtarizuar pėr rolin e shkencės nė universitetin e porsakrijuar nė pragun e viteve '60. Atėherė ishte e vėshtirė tė mbaje gjallė idenė e njė sektori shkencor nė strukturėn e njė katedre apo fakulteti, si dhe tė drejtojė dhe botojė njė buletin tė Shkencave Natyrore tė Fakultetit, ku dilnin edhe punimet e laboratorit. Nė vitet qė pasuan mbas 1967-s, sa herė shpėrthenin fushatat e "revolucionarizimit", ky ishte njėherėsh njė shkak pėr tė tėrhequr kritikat e mediokėrve jo pa pushtet. Nė mendėsinė e ēoroditur qė zinte vend nė shumė nivele, ishte ngulitur ideja se qėllimi i vetėm i asaj qė duhej tė jepte shkenca nė universitet ishte ndihma e ditėpėrditshme pėr prodhimin. Studimet si ato qė bėheshin pėr bimėt etero-vajore duhet tė "ēonin nė ndėrtimin nė fakultet tė ndonjė llambiku", siē u shpreh dikush nė njė fjalim me studentėt dhe pedagogėt. Dihet dėmi intelektual qė i bėri Shqipėrisė ky "revolucionarizim". Nė atė hulli u bėnė edhe sulme banale kundėr kėrkimit shkencor nė Fakultetin e Shkencave dhe ndaj dekanit, Profesor Kola. Duke iu referuar realitetit tė sotėm, ndoshta e vlen tė pėrmendim qė nė tė gjithė botėn, komercializimi i bimėve tė egra me vlera mjekėsore apo kozmetike paraprihet dhe shoqėrohet me studimin e tė dhėnave biokimike tė llojit konkret qė mblidhet dhe eksportohet. Nė tė kundėrt humbja nė vlera monetare dhe ambientale ėshtė nė kufij katastrofike. Shqiptarėt janė dėshmitarė tė kėtij fakti dhe ca mė keq, ende e pyesin blerėsin e huaj dhe e paguajnė atė pėr tė kuptuar se ēfarė ėshtė ajo qė i kanė shitur.

    "Mėkati" i profilit apolitik

    Nė personalitetin e tij ishte mbresėlėnėse gjakftohtėsia e parashtrimit tė ideve dhe kjo ia ngrinte shumė peshėn argumentit logjik qė paraqiste. Pa teprime dhe me njė tolerancė qė e rrezikonte tė pandehej pėr "mėkatin" e tė qenit apolitik, ai kishte pėrparėsi morale nė sytė e auditorit. Pėr ca parime tė metodologjisė apo tė pėrgatitjes sė specialistėve nė fakultetin shumėdegėsh ai nuk nguroi ta thotė mendimin e vet, paēka se mendimi i oponentėve mbarte njė ngarkesė tė theksuar ideologjike dhe tingėllonte nė pėrshtatje me "idetė e partisė". Kujtohet mirė fushata e pakuptimtė qė u ndėrmor nė universitet pėr ta bėrė rregull shkėputjen nga literatura mėsimore e huaj si dhe kėrkesa, thuajse ultimative, qė tekstet tė shkruheshin, pa vonesė, nga "autoret tanė". Nga kjo nuk shpėtuan as Shkencat Natyrore. Ishte koha kur erėrat e revolucionit kulturor shtrėngonin rrethin e autarkisė frymėzėnėse ndaj kulturės dhe arsimit tonė. Rezultatet dihen dhe ėshtė brengosės fakti qė efekti prapaveprues i tyre ka lėnė gjurmė tė stėrzgjatura nė etikėn e autorėsisė sė botimeve universitare. Shėnimet e pėrgatitjes ditore tė pedagogeve tė rij me pėrvojė 2-3- vjeēare, tė mbledhura nga njė a dy autorė tė huaj e qė nė rastin mė tė mirė do tė ishin njė material ndihmės pėr studentėt, u pagėzuan si tekste origjinale. Nė njė nga mbledhjet e shpeshta tė kolektivave qė mbaheshin nė atė kohė, jo pa qėllim profesorit iu bė pyetja se pėrse ai, si dekan, nuk jepte shembullin personal pėr tė shkruar tekstin e kimisė organike. E kujtoj atė qetėsi, jo tė kohės, kur u pėrgjigj: "Sa kohė qė kemi nė dorė njė libėr tė pėrkthyer dhe tė pėrshtatur si ai", dhe citoi njė shkencėtar tė njohur, "unė nuk do tė mund tė shkruaj diēka mė tė mirė". Tė vendosura nė kuptimin qė u jepte koha, kėto fjalė kishin tė njėjtėn ngarkesė, si dhe tė pėrfolurat devijime tė atyre qė guxonin tė mos e shanin letėrsinė e huaj. Pa dyshim aty fusha ishte me rrėshqitėse dhe mė "masive". Nė periudhėn 1958-1972 Profesor Popa punoi nė fakultet dhe investoi aty, pa ngurrim, urtėsinė dhe profesionalizmin e tij. Ndaj me gjithė kufizimet ideologjike dhe honet e krijuara nė peizazhin e shkollimit universitar tė fundviteve '60 ai dha njė ndihmesė shumė tė madhe pėr t'i siguruar atij fakulteti njė vend tė nderuar nė opinionin intelektual tė bashkėsisė sė shkollave tė larta. Nė kėtė periudhė nė fakultet u krijuan degėt pesėvjeēare me orientim profesional edhe jashtė sferės sė mėsuesisė dhe u themeluan sektorėt shkencorė nė degėt fizikė (Laboratori i Fizikės Bėrthamore) dhe Qendra e Matematikės Llogaritėse.

    Dimensioni i akademikut model

    Nė vitin 1972 Profesor Popa u zgjodh zėvendėskryetar i Akademisė sė Shkencave, sė porsakrijuar. Ishte pėrgjegjės pėr Seksionin e Shkencave Natyrore, nė pėrbėrje tė tė cilit hynin edhe Instituti i Fizikės Bėrthamore, Instituti i Biologjisė dhe Instituti Informatikės dhe Matematikės Llogaritėse. Kėto institucione, bazat e tė cilave kishin filluar tė vihen nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, u transferuan nė Akademinė e Shkencave, ku e gjetėn veten si institucione tė kėrkimit shkencor me programe dhe aktivitet tė formuluar qartė. Nė Seksionin e Akademisė sė Shkencave ai solli po atė frymė pune marrėdhėniesh dhe diskutimesh krijuese tė shoqėruara me tolerancėn dhe pėrpjekjet e urta pėr tė shmangur politizimin qesharak. Historia e pashkruar e atyre drejtimeve modeste qė u lėvruan gjithsesi, ėshtė e mbushur me shumė shembuj praktikash tė mbrapshta pėr t'i politizuar problemet teknike. Sa pėr ilustrim mund tė kujtojmė se problemet praktike tė pajisjeve dhe drejtimit qė po merrte Instituti i Informatikės ishin njė gjė qė merrej nėpėr gojė nė nivelet mė tė larta partiake! Me kalimin e kohės dhe pas ndryshimeve shoqėrore, duke gjykuar sipas njė paradigme tė re, gjėrat marrin tė tjera dimensione. Edhe nė sferėn e krijimit intelektual, nė teknologji, nė arsimim dhe shkencė gjithashtu ndryshojnė mjetet dhe pikėsynimet por tradita, kultivimi i mendėsisė pėr t'i bėrė gjėrat jo shkel e shko por me syrin e kthyer ndaj dijes, fiton nė vlerė.. Eshtė e palėkundur pėrshtypja ime se ai e kultivoi me stilin dhe shembullin e vet kėtė gjė.
    Shumė vite mė parė, Peter Kapica, fizikani nobelist dhe bashkėpunėtor i Ratherfordit, me njohjen qė i jepte intelekti i madh, qė pati punuar nė Anglinė e viteve '30 dhe nė Rusinė e viteve tė Stalinit, pat shkruar se pėrveē shkencėtarėve tė zotė nė fushėn e profesionit tė vet, nė disa nivele tė caktuara, ndihet shumė mungesa e njė tipi tė veēantė shkencėtarėsh qė janė tė zotėt nė profesion, por kanė njėherėsh aftėsinė ta rrokur problemin nė tėrėsinė e vet organizative. E thėnė me ca terma tė sotme, janė specialistė dhe menaxherė. Mendoj se nė pėrmasat dhe realitetin shqiptar Profesor Kola ishte shėmbėlltyrė e kėtij modeli. Bashkė me menēurinė njerėzore, mungesėn e plotė tė ēdo shenje arrogance si drejtues dhe ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr vendimet qė merrte, gjėra qė jo gjithnjė i shohim tė jenė nė fqinjėsi tek i njėjti personalitet, ai pėrballi probleme qė i shtruan degė qė kishin tė bėnin pak me kiminė.

    Paralajmėrimi pėr mjedisin

    Profesor Popa luajti njė rol shumė tė madh nė ideimin dhe organizimin e sė parės Konferencė Kombėtarė mbi Mjedisin, e cila ishte njė paralajmėrim pėr llojet e reja tė problemeve qė po lindnin nė truallin e Shqipėrisė sė izoluar e qė rrekej t'i bėnte tė gjitha gjėrat "nė vend", duke marrė teknologjira me njė faturė tė rėndė mjedisore e shėndetėsore nga pas. Koha solli nė derė tė shoqėrisė shqiptare njė rezultat tė zymtė tė asaj qė ishte nisur keq e qė vazhdoi nėn etiketėn e pėrpjekjes pėr tė marrė mė tė mirėn e asaj qė ofron shkenca e sotme. Por ėshtė lėnė mėnjanė mė e vyera e saj, disiplina nė mendim dhe vazhdimėsia nė veprim.
    Duke shkruar pėr veprimtarinė e tij, kolegė mė tė afėrt nė profesion, qėmtojnė aspekte mė tė holla profesionale, ashtu sikundėr bėnė nė mbledhjet dhe botimet e fakultetit qė i paraprinė pėrkujtimit aq tė munguar tė 50-pėrvjetorit tė universitetit. Puna ime si mėsimdhėnės nė universitet filloi sė bashku me fillimin e punės sė Profesor Kolės si drejtues i fakultetit pėr tė vazhduar mė tej, nė Akademinė e Shkencave pėr afro dy dhjetėvjeēarė. Dy mjedise tė ndryshme dhe dy lloj marrėdhėniesh tė pėrcaktuara nga kėrkesa tė ndryshme punė qė megjithatė tė ēojnė nė mėnyrė tė padyshimtė nė njė mendim, ka qenė fat tė punosh afėr me njė nga figurat mė tė shquara tė arsimit dhe shkencės shqiptare. Dhe ca mė shumė ka qenė fat tė shohėsh se si urtėsia njerėzore i gjen rrugėt qė tempullin e shkencave tė sakta ta mbrojė nga ca ndėrhyrje tė shtrembra tė politikės. Edhe pse kanė kaluar shumė vjet mė kujtohet se si, nė kohėn kur punohej pėr redaktimin e fjalorit Enciklopedik Shqiptar, nė njė rreth tė ngushtė bashkėpunėtorėsh, profesori qė kishte lexuar me zė disa nga artikujt e lidhur me shkencat natyrore dhe ku si rregull "historia" fillonte nė nėndor tė 1944-s, i lėshoi dorėshkrimet mėnjanė dhe foli me zė tė lodhur: "Fraza politike. …pse kėtu? Tė tjerėt i mbledhin dhe thėrrmijat e sė kaluarės sė tyre pėr tė mos dalė popuj pa histori, ne dhe ato qė kemi, i mohojmė…"

    Popullariteti i "Mėsuesit tė Popullit"

    Profesor Kola, qetė dhe pa eufori, dha kėshtu ndihmesė nė ato pėrpjekje tė shkencės dhe arsimit pėr tė ēuar pėrpara mendimin shqiptar. Meritoi emrin "Mėsues i Popullit". Dashuri e pėrkushtim tregoi edhe kur iu dha mundėsia dhe u kėrkua ndihmesa e tij nė Universitetin e Prishtinės, ku bėri miq dhe u nderua fort nga kolegėt e vet tė Kosovės. Bėri shumė pėr shkencėn shqiptare dhe emri i tij u zuri vend nė emrat e anėtarėve tė dy akademive shqiptare, tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Me dashurinė pėr shkencėn dhe kombin ai dha shembullin si krijohet, edhe nė kohė tė vėshtira, ajo simbioze frymėzuese pėr tė cilėn ka aq shumė nevojė brezi e ri i inteligjencės sonė kombėtare.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Si mbeti pa u bėrė reaktori bėrthamor qė ideoi Profesor Popa

    Nė fundin e viteve '80 Profesor Kolė Popa u bė protagonist i strategjisė pėr tė ngritur njė reaktor tė vogėl bėrthamor pėr Institutin e Fizikės Bėrthamore.

    Ishte kjo ide e tij e mbėshtetur me argumentin shkencor, e cila gjeti menjėherė miratimin dhe angazhimin financiar tė Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike dhe PNUDI-t. Por pėr motive tė paqarta administrative, nė gjysmėn e parė tė viteve '90 gjithēka u harrua dhe projekti mbeti nė letėr. Nė kėtė vyshkje tė ideve mbi rolin paraprirės tė shkencės nė problemet kyēe tė zhvillimit tė vendit, tė pėrfaqėsuar tashmė nė forcėn e vet konkurruese nga kapitali privat shqiptar, ka njė farė pėrsėritje. Kėtė na e rikujtojnė studimet pėr bimėt etero-vajore dikur dhe sot ato pėr energjinė kur "tregu" i dijes ka shkuar shumė lart, por mungesa e ndėrgjegjshmėrisė pėr kėtė mbetet prezente. Sidoqoftė nė kujtesėn e specialistėve tė fushės, kanė mbetur tė pashlyera mbresat nga puna e Profesor Popės, i cili prej vitesh ka hedhur idetė e zhvillimeve bashkėkohore.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •