Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vrasja e Esat Pashës sipas shtypit perëndimor

    Esat Pasha deklaroi para vrasjes: “Do të kem një vdekje të dhunshme”

    “The New York Times” publikon ekspertizën mjeko-ligjore dhe komentet për vrasjen. Akuzohen italianët për atentatin ndaj Esat Pashës. Si nisën hetimet për ngjarjen

    PARIS – Ekzaminimi që iu bë sot trupit të Esat Pashës, ish-president i Përkohshëm i Shqipërisë dhe kryetar i delegacionit shqiptar këtu, që është qëlluar dhe vrarë dje nga një student shqiptar, nxori në shesh faktin se vdekja ishte e menjëhershme.
    Ekzaminimi ishte bërë nga dr. Paul, mjeku zyrtar i qytetit të Parisit, i cili pa se dy plumbat kishin hyrë brenda në kraharor, ku njëri kishte prekur mushkërinë në anën e djathtë, dhe tjetri zemrën. Bashkëshortja e Esat Pashës ishte nisur nga Kostandinopoja për në Paris javën e kaluar dhe pritej të mbërrinte sot. Personalisht. Prokurori i Përgjithshëm, Theodor Lescouve, mori në pyetje këtë mëngjes studentin e ri shqiptar, Avni Rustemi. Më vonë ai deklaroi: “Unë e bëra vullnetarisht dhe nuk jam penduar. Unë e vrava për Shqipërinë”. Ishte vlerësuar se Esati kishte shkaktuar një dëm prej 10 milionë frangash gjatë luftës dhe ai (Avniu, shën. Red.) ankohej se këto ishin shkaktuar për shkak të gabimeve që ai kishte bërë kundër vendit të tij.
    E ashtuquajtura zyra e shtypit të qeverisë shqiptare kishte nxjerrë një deklaratë duke afirmuar se “Esat Pasha nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar në Paris, pasi atje është Mehmet Bej Konica”.
    Esat Pasha: “Do të kem një vdekje të dhunshme”
    GJENEVË – Vrasja e Esat Pashës ditën e shtunë në Paris solli në mendje një fakt që kur ai ishte në Gjenevë disa muaj më parë, kishte parashikuar se do të përballej me një vdekje të dhunshme. “Unë dua të vdes si ushtarak, duke luftuar në krye të ushtrisë time të shqiptarëve”, - pati deklaruar Esati. “Atje (në Shqipëri, - shën. red.) ishin bërë disa komplote kundër meje, por, ndoshta përfundimisht një atentator do të arrijë t’ia dalë mbanë një ditë". Mediat franceze pasqyrojnë atentatin
    PARIS – Shumë gazeta franceze bënë dje komente në lidhje me vrasjen e Esat Pashës, duke përmendur dështimet e italianëve që janë duke pësuar në Shqipëri nga lëvizjet nacionaliste. Disa gazeta me ndikim e lanë të kuptohet një gjë të tillë gjatë investigimit të vrasjes. Ato theksojnë se atentati ndaj Esat Pashës dukej qartë se ishte një vrasje politike dhe thanë se qeveria franceze duhet të ndëshkojë organizatorët, “nëse ata gjenden në Francë”.
    Atentatori Avni Rustemi, i cili i përket një partie shqiptare në opozitë me nacionalistët mburrej duke thënë se data e 13 qershorit në vitet e ardhshme do të përkujtohej si dita në të cilën Shqipëria ishte çliruar nga tirani i saj.
    Gazeta “Des Debats” hedh dyshimet më të forta: “A jemi duke hyrë në një rreth të ri të një krimi të organizuar?” – shkruante ajo sot në mbrëmje. “A po ecim në rrjedhjen e ekzekutimit përmes vrasjeve të njëpasnjëshme nga persona që fyejnë mbështetësit, që kanë medaljet e luftës në gjoksin e tyre?”. Gazeta kujton se vrasësi vinte pikërisht nga Roma dhe shton: “Rustemi ishte me 4200 franga me vete; shumë kjo që është e madhe për një të ri shqiptar, duke pasur parasysh edhe klasën së cilës ai i përket. Ne duhet të dimë se nga vinin këto para”.
    Më pas gazeta kujton shërbimet shpërblyese të Esatit për kauzën e forcave aleate dhe shton: “Anglia, Franca, Serbia dhe Greqia i dhanë atij me kënaqësinë më të madhe besnikërinë e tyre. Por, qeveria italiane e vendosi atë nën një karantinë dhe e ndaloi atë që të qëndronte në Shqipëri. Kjo iu konsiderua atij si një implikim me Serbinë dhe e kërcënoi atë si armik në vendin e tij”. Për më tepër, gazeta rishikon shqetësimet e Italisë kundër nacionalistëve shqiptarë.
    “Temps” publikoi një letër prej 4000 fjalësh të shkruar nga Esat Pasha pak momente para se ai të vritej. Në këtë letër drejtuar kryeredaktorit të “Temps” del se shqiptarët protestojnë në lidhje me trajtimin e tyre nga aleatët dhe kërkon që ai të pranohej si presidenti i Shqipërisë së pavarur, për ta çliruar vendin nga gjithë italianët”.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 15 korrik 1920
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Esati, viktimë e hakmarrjes së shqiptarëve

    VJENË - Sipas shqiptarëve që kanë shkuar në Vjenë, informohet se Esat Pasha, i cili ishte vrarë në Paris më 13 qershor, ishte viktimë e një hakmarrjeje shqiptare. Në nëntor të vitit 1915, Esati urdhëroi një vrasës me pagesë që të ekzekutojë ministrin Nexhat Bej. Sipas një zakoni të vjetër shqiptar, familja e Nexhatit ishte betuar se do të hakmerrej dhe nipi i tij, Avni Rustemi, e ndërmori këtë detyrë. I riu e gjurmoi për 5 vjet dhe e vrau së fundi Esat Pashën në Paris.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 1 korrik 1920
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Dy krisma ne Paris¨

    Këto ditë, saktësishtë më 13 Qershorë shenohet 80 vjetori i atentatit në Paris nga Avni Rrustemi ndaj Esat pashë Toptanit ku e vrau në vendë me dy plumba, para hotelit "Intercontinentalë", afër Konkordi, në rrugën Kastiliano më 13. Qershorë 1920.
    Esat Pashë Toptani gjindej në Parisë pas konferencës së paqës së Versajt që kishte përfunduar më 1919 por kishin mbetur ende disa detaje pa u perfubduar, ku integriteti i Shqipërisë ishte në rrezikë nga tradhtarë si ky Esatë Pashë Toptani i cili kishte dorzuar qyshë më parë Shkodren Kral Nikollës së Malit të Zi.

    Në disa kerkime që i ka bëre Skifter Këlliçi, se erdhi deri tek atentati në Paris ku me qindra artikuj kan percjellur këtë rastë dita Ditës.

    Mirëpo në një revistë të ilustruar të vitit 1916 lexova një artikull shkruar nga një korrespondent lufte i atyre viteve Eduard Julia përe revisten "ilustration" të dhjetorit 1916.(me një foto te Esat Toptanit) me mustaqe....po s'po e vedosi këtu se bëhen sharje...
    Një faqe i kushton Esat pashes dhe karakterit të tijë i cili thotë se, derisa ushtarët e tijë kalonin shkrepat e vështira të maleve shqiptare për tu perpjekur në maqedoni më trupat alete që duhej të vershonin drejt Selanikut, ai Esat pasha kishte arritur me veturë, i veshur si europian, posi të shkonte në gjueti, dhe shton, se ky pasha nuk merzitej fare për fatin e shqipërisë dhe shqipëtareve.
    Sipas këtij kroniku, shqiptarët ishin gjithnjë në kerkim të një zotriut që ti sherbenin atijë më flijime por i cili do ti paguante mirë. Kështu që edhe sulltani i kishte kuptuar mirë fortë dëshirat e tyre duke u pshtjellur më një gardë besnike shqipëtare ia dilte në krye. Mirëpo tani kur sulltanin u perzua nga froni dhe empiri i tijë iu gjuajt ujqëve të uritur të europës, mbeti vetëm Shqipëria...
    Serbia e shifte si të tyre më një port në deti(Durresin). Italia e mbronte (si pula zogjët) me shikim si një çels i Adriatikut, Austria donte që ta pershkoje më një hekurudhe deri në Selanikë, që të mos i bie kah serbia...
    Dhe më kerkimin e saj në marrveshjen e Bukureshtit, europa pranoi që Shqipëria të jetë autonome. Mbetej të gjetej një mbret !
    Sidoqoftë shqiptarët duhej të mesoheshin të jen suveren(vetevendosin) për ardhmerin e tyre, andaj europa ua pruri Princin e quajtur Wied, qe e quanin më vonë prince de Vide.
    Mirëpo ky princi edhe s'ishte aq intelegjent dhe nuk ia donte të mësoje asgjë. Një ditë princi Vide e pyeti një diplomatë se ç'ka është kjo Bojana që po flitet shumë në gazeta...
    Ata i thojn se është lumi në veri të vendit...
    princi kishte thën, pra nesër do të shkoj andej në gjueti !
    Shqiptarët ishin mësuar të paguheshin si roje në kohën e sulltanit dhe donin te ndiçnin të njëjtat pozita. Mirëpo princi Vide kishte nevojë për roje, për policë që ta mbaje rendin dhe qetësin, ndërsa shqiptarët nuk pranonin. Ata kerkonin 45 franga në muaj dhe një bukë në ditë. Princi refuzon dhe sjelli holandez, që ti sherbenin e shqiptarët e paknaqur u revoltuan.
    Mirëpo ku ishte Esat pasha në këte kohë ?
    Ky pasha kishte bëre gabime shumë. Qendronte në Sorbonë duart në gjepa si "gjon turkë" (levizja e turqëve të rinjë) i cili do të pranonte sherbimin tek sulltani.
    Derisa ishte si ministër i luftës pran princë Vidit të gjithë e kishin kshilluar këtë princin që të respektoje Esatin por princi kishte dyshimë gjithnjë në të dhe një ditë e gjuan me topa shtepin e Esatit por nuk e prekin fare predhat. Arrestohet nga princi Vid
    por ik nga burgu ku menjëhere në Tetorë 1914 i takon serbët që i mbështeste dhe kur ushtria sebe gjindej në krizen me të madhe Esat pasha iu doli në ndihmë duke i hapur hambaret për të shpetuar ushtrinë serbe nga katastrofa qe iu kanosej sepse austriakët e ndiqnin mbrapa, që pa ndihmën e këtij pashajt ushtria serbe kurrë nuk do të kishte mbërri gjallë në Durrës.

    Pergatiti; kreksi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    TRAGJEDIA mbi KOMEDIË

    Nxjerrur nga
    "Destine hors Series", shkruar nga gjykatesi i Avni Rrustemit

    Më 13 qerrshorë 1920 Esat Pasha u vra nga te shtenat me revolver në rrugën Castiglione, nga Avni Rustemi, një djalosh shqiptrë i panjohur.
    Vrasja e kryer në pikë ditës, në mes të Parisit, kishte kaluar gati se i pa vrejtur nga turmat e njerzve. Askush se çonte mendjen se pere ç'fare arsye kishte ndodhur kjo vrasje, menjehere pas luftës, ku ne këtë periudhe kishin ren viktim edhe personalitete te njohura ne Gjermani si kurt Eisner, Karl Liebknecht, Rosa Luxembourg etj, pra Shqipëria ishte një vend i vogël, e klases së dytë, prandaj edhe rasti ishte klasuar si i tillë, i klases së dytë.
    Mirëpo ia vlente që të kthehemi mbi jetën e këtyre personazheve të kësaj drame.
    Këte Esat Pashen që një vrasës e kishte vrarë në dalje te një pallasi, kishte permbushur kronikat Pariziene te shekullit XX.
    Esat Pasha ne moshen 20 vjeçare ishte burgosur pere dyshime vjedhjeje mirëpo falet dhe bëhet pashë në moshen 25 vjeçare dhe nder-prefekt e pastaj komandant në Janinë, dhe me favorin e Abdyl Hamitit, bëhet gjeneral dhe ndihmes i kampit. Ia arrin qe te kyçet në bashkimin dhe zhvillimin emrohet delagate ne parlamentin turkë. mirëpo votuesit e tije kuptuan se Essati kishte bisedime te mira me grekët dhe mënjëhere e largojn nga aty dhe pastaj edhe nga Stamolli. nga aty ik në Serbi ku organizon kryengritje shqiptare më 1911 si para hyrje e luftave ballkanike.
    kështu qe kishte hapur ciklin e tradhtive duke manevruar para rrethimit të Shkodrës që Hasan Riza e mbronte nga malazezët. Riza ndoshta do të arrinte qe ta mbronte Shkodren me ngritjen e flamorit kuq e zi, duke mbledhur pas veti burrat malesorë nga veriu, po të mos ishte vrarë nga një tregtar nga Tirana, me emrin Osman Bali, qe pastaj bëhet bashkëpuntor i Esatit.
    Menjehere pas vrasjes së Rizes, Esati udhton në Mal të Zi ku e nenshkruan dorzimin e Shkodrës mbretit Nikolla.
    Me se 54 revolucione gjatë regjimit turkë dhe 35 vite tê një luftës pa nderprerë e kishte e kishte përgatitur këtë pseudo inependencë të Shqiperisë, që ishte njohur në Londer.
    Pasi që kishte intrigue gjatë konferences se londres, Esati ngritet si një rival kundër qeverisë së perkohshme të vendit të tijë.

    Pergatti kreksi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    vijim....

    Ismal Qemali, një person i ngrat, mundohet në ç'do menyrë të qetsonte Esatin dhe kundershtarët e tjerë, duke ia dhen një minisrtri, mirëpo kundershtaret moren hovin dhe qeveria e Durrsit ra nën një anarshi totale ku fuqit e mëdha vendosen qe të emrojn princ Vidin(Guillome de Wied) për të udhëhequr Shqiperin të pa qeverisëshme.
    Në këtë rast, Esati punonte edhe si mashtrues, mirrej me tradhtira !
    Edhepse ia kishte dhuruar mbretit Vid kuroren, ku prej tije kishte marrur postin e ministrit, mbahet kundër tijë duke shkatrruar vendin vetëm që të pushtonte tronin e tije.
    Me 7 mars 1914, Vidi e emron Turkan pashen ne krye të qeverisë ç'ka e ngacmon Esat pashen i cili ishte ministër i luftës. Derisa greket pushtojn Verio Epirin, Esati se luan as gishtin, duke e fajsuar mbretin Vidi pere këtë mos akcion. Disa revolicionarë bëhen me Vidin dhe një mëngjez e rrethojn shtepin e Esatit duke e gjuajtur me topa, ku Esati, mezi shpeton ne kmish e tlina dhe gjen shpëtim në Itali.
    Mirëpo Italisë nuk i ngutej çështja e Esatit fare. Ata e dinin se ky pasha ishte mik edhe i grekve, i serbve, i malazezve po edhe i rusve, patronja e të gjithë sllavëve. Vetëm një vendë nuk kishte miqësi dhe dashuri përe të, ishte vendi i tijë, Shqipria !
    Këtë të zgjuar, e morem ne, françezët, e zghodhem si zëdhenës i Shqiperisë, si një trashegimtarë i të famshmit Skenderbek, te këtij heroi te dikurshem, gjithnjë në sherbim të patronove të ndryshëm.
    Më 2 shtatorë 1914, princ Vidi e lënë populin e tijë. Menjehere Esati na e solli shpaten e tije si triumf, e ne i dham përkrahjen. Franca filloi të beje marrveshje me Esatin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pas permbytjes serbe deri ne detin Adriatikë, kjo tregëti ishte e nevojshme.
    vijim...

    Mirëpo s'ishte një marveshje e kotë për Esatin, që ishte paguar mirë në Dinarë, që duke pritur momentin e volitshëm te revalorizimit, doli fitues. Se Esati i ndiqte kurset e kembimit. Edhe kur i dërgonte ushtarët e tije si ndihmës gjatë luftës, nuk i qonte falas.
    Bajroni shkrun në një leter dërguar së ëmes së tije se gjatë qendrimit të tijë ne Janinë tek Ali Pasha, Bajronin e percjellë një shqiptarë i cili i thot poetit: unë dua që të jem i dashtun nga ju, jo që paguhëm !
    Kurse Esati ishte ndryshe, ai i mblidhte te hollat.
    Esati shkon ne ç'do vend ku aletet françez ishin prezent dhe një ditë mbrrin ne kampin luftarakë të Selanikut në vitin 1916. Aty komandati i lartë kur e shef këtë njeri të dyshimtë i shkon mendja njëhere t'ia ve prangat, por me në fund e pranon se kishte nevojë pere pozicionet strategjike ushtarake te austriakve qe ishin pozicionuar ne ato treva e qe Esati i njihte fortë mirë. Ai e kishte një plan se si ti largonte austriakët nga fronti. Kishte ndezur një cigare të madhe me qehlibare të verdh, kështu qe kishte fituar besimin tek komandanti Saraj. Po të ndegjonin Esatin deri në fund, françezet do e shporrnin austrikët e bullgarët përtej Vardarit me siguri, pa humbje fare. Mirëpo italia kishte ndryshuar bindjet ndaj Esatit.
    nuk dëshironte qe te kthehej në Shqipëri një ngucakeq i tillë dhe duhej ta mbaje kontrollin mbi shqiperin pa nderhyrjet sllavo-greke në dalje te adriatikut.
    Pra në këtë periudhë kishte dy doktrina në pikpamje të Shqiprisë, një doktrin françeze dhe një italiane. të ndryshme njera nga tjetra. Pere françezët ishte formua një qeveri shqiptare në Selanikë ne krye me Esat Pashen. Këtu pra në Selanikë fillon afera, Esat Pasha.
    Mirëpo vetëm një gjë i mungonte Esatit. Ushtria. Ai kishte me veti një taborr prej dy tre qind vetash; këtu s'ka falje ushtarake se duke i hapur arkivat diplomatike, kuptohet qëndrimi i francës se çka shpresonte nga një shef i një bande të tillë, pa efektiv e pa kurrfar mandati, franca e dekoron me Legjionin e nderit, me kryqin e luftës etj...shifet se përse Franca i akordon kreditime te tilla vetëm se nga kundër dëshira e Italisë, që në marrveshjet sekrete të 26 prillit të 1915 iu ishte besuar vetëm italisë mbikqyrja dhe mardhenjet e Shqiperisë me botën e jashtëme, sipas (artikullit 7).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kështu qe Esati ishte menjanuar nga Shqipria nga më vullnetin italianë, i ndaluar të hyjë në territorin e Shqiperisë, i kshilluar qe të mos kthehej në Shqipri nga mbështetja françeze, i injoruar nga delegacioni shqiptarë qe kishte ardhur në Paris për të marrur pjes në Konferencen e Paqes, që nuk iu lejua as që të depozoje një memoar mbi revandikimet e këtij populli të diskfalifikuar.
    Ndërsa Esati kishte arritur të ndegjohet duke perdorur influancen e grabitur qe të paralizonte delegacionin oficielë Shqiptarë duke arritur qe ta komplikoje situaten e cila është ende e pa zgjedhur deri me 1924 sepse Bashksia e Kombeve dhe Gjykata e Hagës, me apellin e një vendimi të Konferencës së ambasadorve mirreshin mbi një litizh serbo-shqiptarë.
    Më 1920 simpatizuesit e Esatit tentojn të rrxojn regjimin në Tiranë.
    Franca nuk injoronte këtë levizje spas refrenit: ai që mashtron do të gjeje gjithmon dike pere të mashtruar, sipas Maçavellit.

    Pra, Esat Pasha nuk i kishte shpenzuar të gjitha te hollat qe ne i kishim dhen atije si shperblim, derisa një ditë, një student i vogël e vë në shenjestër duke e qëlluar me një gjeste hakmarrje.
    Avni Rrustemi e kishte bëre këtë gjestë në shenjë perkujtimi të herojve të së kaluares. Ai ishte një burrë krejt i vogël, i zbehur e i thatë qe vinte nga rrethi i Gjirokastres. Vinte nga një familje modeste. Shkollen e kishte filluar në gjimnazin e Janines ku pastaj i vazhdon mesimet në Stambollë në Gjenevë dhe Romë. Frengjishten e kishte mësuar në një Aliancë izraelite, italishten në një institut italin të Vlorës dhe pedagogjine gati se gjithkundi, nga jeta e tijë si student.
    Se ambicjet e tijë ishin që të profesoje një ditë në një Shqipri të lirë !
    Avniu dëshironte që të jetë mësues i ardhmerisë shqiptare, të bëhej një magistër themelues i Republikës Shqiptare.
    Pas vrasjes, hetimet ishin shumë të shkurtëra.
    Më 29 nentore u thirr para Gjykates së Senes, 5 muaj pas aktit. Avniu akuzohej se i ka dhen vdekjen Esat pashes, shefit të qeverisë shqiptare themeluar në Selanikë, me vetedije dhe me paramendime të plota.
    Unë si gjykates, deklarova se ka pas një krim pasionel me premeditime nga një popull i tërë !
    Unë pledojova shpejtë dhe me dosje të mbyllur, pa kurrfarë leximi letre.
    Avni Rustemi lirohet !
    Ne mbrëmje, posa e kan marrur këtë lajm, me mija shqiptare të mbledhur në Konstantinopojë brohorisnin emrin e Avni Rrustemit, heroin e Shqiprisë !
    Shumë e shumë letra më jan adresuar nga Bostoni dhe nga tërë kolonite e banuara me shqiptare nga Amerika.
    Nderimet nuk pushonin nga e tërë hiperbolla orientale.
    Më kujtohet çasti kur Avniu doli nga odianca, në heshtje, ku edhe roli i tije ishte poashtu i heshtur.
    Duke perfundur shkaqet e ardhjes në Paris, mori rrugën e kthimit në atëdheun e tijë të shtrenjtë që nuk e lshoi kurrë !

    Pastaj, kam ndegjuar, se ishte zgjedhur deputet, pas themelimirt të një partie politike.
    Një ditë më erdhi një leter nga Shkodra ku mesova se ai ishte vrarë më 21 prill 1924, në një rrugicë të Tiranës nga një klient i Esat pashes.
    Korrespodenti imi më shkruante se : " Avniu ka gabuar qe ka ardhur ne Tiranë, megjitha keshillat e miqve.
    Avniu ka mujt te jetoje kudo tjetër vend me te ardhura kolosale prej tridhjet napolena ari ne muaj, ne shenjë gjesti nga populli shqiptarë.
    Në Shqipëri, për mbrojtje nderi dhe familje, të gjithë bëhemi Avni Rrustema"- perfundon korrespondenti Shkodran.

    Hakmarrja është e pa evitushme pere këtë racë njerzish, të kësaj race të fortë që mbahet me sakrifica njerzore të perseritura nga mosha në moshë, nga gjenerata në gjeneratë sikur se disa perendi të mallkuara të kerkonin nga Shqipria dhe Korzika këto vdekje si rituale përe mbijetesen kombtare.
    Vandeta mbi vandeta ! Hakmarrje pas Hakmarrje....

    E perjashtuar nga europa, tragjedia ballkanike bëhet si një apoteoz gjakëderdhse, një tragjedi ne dy akte sikurse te ishte një kalim kohe, për të mbetur gjurmet e e tyre të ngulitura thellë në histori.

    Pergati; kreksi

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Për Esat Pashën nuk ka varr, mbeti në morgun e Parisit 14 muaj

    “The New York Times” tregon fatkeqësinë e ish-presidentit shqiptar. Nga jeta tejet luksoze e Gjeneralit deri tek harresa e trupit të tij

    PARIS – 14 muaj më parë Esat Pasha ishte vrarë në një nga rrugët e Parisit. Akoma edhe sot trupi i tij gjendet në morgun e Bashkisë së Parisit, në pritje për t’u varrosur. Duket se askush nuk është i shqetësuar për të. Asnjë nga pjesëtarët e familjes, fisit dhe të vendit të tij nuk tregohet i gatshëm që të ndërmarrë një telash të tillë për të vendosur se ku mund të jetë varri i Esatit të madh. Duket se është më mirë për ta që ta lënë në një frigorifer të morgut të Bashkisë, që kushton 1.50 franga në ditë.
    Në jetën e tij Esati njihej për diçka. Ai kishte më shumë armiq sesa thuajse çdo person i fuqishëm në vendet e tjera ballkanike.
    Lavdia dhe mjerimi
    Në vendin e tij, në Shqipëri, ai ishte më i fuqishmi, apo së paku, figura më spektakolare që kishte dalë për disa shekuj. Nga gjysma e bashkëpatriotëve të tij ai ishte brohoritur si shpëtimtari i tyre. Por nga gjysma tjetër zakonisht ai njihej tek ata që ishin prekur nga hakmarrja e tij si një qen tradhtar.
    Në Paris ai jetoi një jetë luksoze prej mbreti, prerje e një figure që shumë mbretër nuk mund t’ia lejojnë vetes në këtë kohë të vështirë.
    Se cili ishte burimi i parave që ai harxhonte për stilin jetesës që ai mbajti, ishte realisht një mister, por pasuritë e shumicës së europiano-lindorëve janë misterioze. Pikërisht atëherë, në lulëzimin e karrierës së tij, ai ishte qëlluar një të shtunë pasdreke, teksa ishte duke hipur në një automobili që ndodhej para hotelit, për të shkuar që të ndiqte garat e hipizmit.
    Kufoma me numrin 17
    Njeriu që e qëlloi atë ishte një student shqiptar. Përderisa krimi i tij ishte politik, ai është më me fat sesa Esati, pasi është akoma gjallë. Dhe Esati, shpëtimtari i fortë i vendit të tij, miku u presidentëve dhe mbretërve, i preferuari apo shqetësimi i ministrave, sipas politikës që kishte bërë, popullor, një figurë e shkëlqyer në shoqërinë e disa kryeqyteteve europiane, tani shtrihet në qivurin e zi dhe të rëndë prej plumbi të tij në mes të fatkeqve, i përçmuar, i panjohur në morgun e Bashkisë, ku askush nuk i jep atij një varr.
    Te shërbëtorët dhe administratorët e morgut mbytës, në sallën e zymtë, ai njihet si “Numri 17”


    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 7 gusht 1921
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vëllai i gjakut ishte betuar për hakmarrjen ndaj Esat Pashës

    Një gazetë franceze shkroi historinë e vëllazërimit përmes pirjes së gjakut

    PARIS – Sipas një historie të shtjelluar gjerësisht nga një shkrimtar francez, e publikuar në “Excelsior”, hakmarrja për vrasjen e Esat Pashës, kryetar i delegacionit shqiptar këtu (Paris, - shën. red.) ishte pritur thuajse qetësisht nga vëllai i tij i gjakut (kishin pirë gjakun me njëri-tjetrin, - shën. red.). Sipas historisë së tij, ky njeri, tani i pasur dhe me ndikim në Francë, ishte një nga të rinjtë e varfër që 30 vjet më parë ishte njohur me Esat Pasha, i cili më pas njihej si “Sëpata e zezë e Abdul Hamidit” në Kostandinopojë, kur ai i hyri lojës së rëndë dhe këmbënguli në lojën që bëri me ta. Ata kundërshtuan që të bënin pjesë të lojës Esat Pashën e rrezikshëm, por ai ngulmoi, duke tërhequr vëmendjen përmes nxjerrjes së revolverit mbi tavolinë si një lloj kërcënimi. Kur e takoi këtë “vëlla nga gjaku” ai uli përdhe kamën e tij, i zemëruar tha: “Esat Pasha shfaqi befasinë e tij; më pas dëshirën e tij”. Ai thirri: “I riu, - kjo është hera e parë që dikush guxoi të më sfidojë”. Esat Pasha mori sëpatën e tij, çau një damar në kyçin e dorës, edhe në atë të të riut; secili piu pak pika gjaku te njëri-tjetri dhe ata u bënë “vëllezër gjaku”, sipas zakoneve shqiptare. U betuan se do të hakmerren për njëri-tjetrin nëse do të jetë e nevojshme. “Unë jam gati ta mbaj betimin”, - citohej të ketë thënë ky vëlla; por “unë kam besim se gjykata franceze do të japë vendimin, gjë që do ta bëjë të panevojshme ndërhyrjen time”.
    Avni Rustemi e u arrestua për atentatin ndaj Esat Pashës teksa ai po hynte në automobilin e tij, që ndodhej në qendër të kryeqytetit; së fundi ai është duke pritur procesin gjyqësor. Rustemi ishte një student që u shfaq si hakmarrës për padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 12 korrik 1920
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lexim te kendshem, kjo teme mbyllet ketu.


    ps: po gjeta edhe ndonje artikull per ceshtjen ne fjale do ta sjell ketu.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 05-08-2013, 21:21
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Kara Mahmud PashË Bushati
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 14:58
  4. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  5. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •