Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shqipëria në BE? Jo para 2015. Ja parashikimi i BBC

    Bashkimi Europian shpreh shqetësimin se Shqipëria po ecën ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në një analizë të BBC, mes vendeve të tjera të Ballkanit, Shqipëria shihet të hyje në BE jo më parë se 2015 pikërisht për këto arsye të veçanta.

    LONDER- Shqipëria nuk pritet të hyjë në Bashkimin Europian para vitit 2015. Për Bashkimin Europian Shqipëria po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Në një shkrim “Zgjerimi i BE, e kaluara dhe e ardhmja”, gazetarët e BBC analizojnë pozicionin në të cilat ndodhen aktualisht 7 vendet e Ballkanit, që aspirojnë për të hyrë BE: Shqipëria, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Turqia, Bosnje Hercegonica dhe Mali i Zi .

    Ndërsa për Kroacinë dhe Turqinë, të cilët kanë nisur bisedimet më 3 tetor të 2005, tashmë ka një datë se kur mund të hyjnë në BE, (Turqia mund të hyjë në BE brenda 15 vitesh, ndërsa Kroacia brenda 5 vitesh), për vendet e Ballkanit, Bashkimi Europian ka paralajmëruar se do të nisin bisedimet vetëm nëse plotësojnë kriteret, ku përfshihet demokracia, respektimin e ligjit, ekonomia e tregut dhe aderimin e kritereve ekonomike dhe politike të Bashkimit Europian

    SHQIPERIA
    “Shqipëria nuk pritet që të hyjë në BE të paktën parapara 2015. Ajo ende nuk ka aplikuar për anëtarësimin e saj. Shqipëria dhe BE nënshkruan marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, si hapi i parë drejt anëtarësimit, në qershor të 2006. Negociatat u realizuan brenda një kohe prej 3 vjet e gjysëm, tre herë më shumë sesa nënshkrimi i MSA me Kroacinë dhe Maqedoninë. Kjo pasi BE mendon se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    BOSNJE HERCEGOVINA
    Po kështu dhe Bosnje Hercegovina nuk pritet të hyjë në BE përpara 2015. Bashkimi Europian nënshkroi MSA me Bosnje Hercegovinën në qershor të 2008, pikërisht 13 vjet pas luftës. BE është e kënaqur me progresin e arritur në këto 4 vitet e fundit- reforma në polici, bashkëpunimi me gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe reforma në administratën publike.

    KROACI
    Kroacia aplikoi si kandidate për anëtare e BE në shkurt të 2003. Një vit më vonë, qershor të 2004 BE pranoi kandimin e saj, ndërsa negociatat nisën në tetor të 2005. Bisedimet për hyrjen në Bashkimin Europian u shtynë për 7 muaj pasi Kroacia arrestoi të kërkuarin nga Gjykata e Hagës, gjeneralin Ante Gotovina. Kroacia pritet të jetë pjesë e Bashkimit Europian në fund të 2010. Por kjo mund të shtyhet nëse shtyhen reformat institucionale sipas marrëveshjes së Lizbonës. BE i bën thirrje Kroacisë të reformojë administratën publike dhe juridike dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Hagën.

    MACEDONI
    Maqedonia aplikoi për të hyrë në BE në mars ë 2004. Bashkimi Europian pranoi kandidimin në dhjetor të 2005. Shpresat se bisedimet për anëtarësimin në BE do të fillonin këtë vit, janë të vakta për shkak të dhunës në zgjedhjet e qershorit dhe të bojkotit që partitë opozitare shqiptare po i bëjnë parlamentit. Po kështu një problem tjetër kyc është dhe cështja e emrit. Greqia vazhdon të insistojë që “Maqedonia” të quhet vetëm rajoni në veri të Greqisë. Ndërkohë që 2012 është sugjeruar si një datë e mundshme që Maqedonia do të hyjë në BE

    MALI i ZI
    Mali i Zi firmosi MSA në tetor të 2007 dhe tani ajo duhet të ratifikohet nga të gjithë shtetet anëtare të BE. I duhen disa vite që Mali i Zi të fitojë statusin e kandidates për në BE. Megjithatë kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanovic thotë se ai shpreson se vendi i tij do të hyjë në BE përpara Serbisë dhe Maqedonisë

    SERBI
    Pas arrestimit të liderit serb të Bosnjes, Radovan Karaxhic, Serbisë i mbetet dhe arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladic. Bashkëpunimi i Beogradit me Gjykatën e Hagës është një ndër kriteret kryesore që Serbia të hyjë në BE, dhe që e mbajti atë të izoluar për vite me radhë
    Serbia synon që më parë të arrijë marrëveshjen tregtare me BE, dhe më pas një mundësi për të diskutuar në detaje për reformat e politiko ekonomike që duhen për të hyrë në BE. Sebia firmosi MSA në prill të 2008 por ende nuk është ratifikuar
    Po kështu cështje kyc mbetet dhe pozicioni i Serbisë ndaj Kosovës.- Disa vende të BE kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa Serbia insiston që Kosova të mbetet në integritetin e saj territorial. Edhe Serbia ka të ngjarë që të hyjë në BE të paktën jo para 2015.

    TURQI
    Turqia plotësoi kriteret për hyrjen në BE në korrik të 2005, ku ajo unifikoi bashkimin e doganave për të gjitha vendet e BE, përfshi këtu dhe Qipron. Por dështoi në momentin kur mbylli portet dhe aeroportet për Qipron. Në dhjetor të 2006, BE ngriu bisedimet me Turqinë. Negociatat Turqi- BE kanë ecur ngadalë, për shkak dhe tensionit me Qipron. Por Turqia nuk të ketë një impakt të ri, nëse rinis bisedimet e paqes me Qipron dhe gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi të mos ndalonte partinë e AK në pushtet. Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe anëtarë të tjerë të BE duan që me Turqinë të kenë më shumë një marrëdhënie partnershipi se sa një anëtarësim të plotë në BE.



    (s.g/BBC/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    shqiperia ne BE ne 2015, hajde optimizem hajde lol

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    parashikimi motit per sot neser dhe ditet ne vijim, po te hym kur te hym mer, se mos e kemi ne ne dor, me ket shtet legen qe kemi ne shahet kryeministri me deputetat kurr sdo hym po te shofim cdo beje 2009 me zgjedhjet e reja !
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Maqedonia
    ***
    Ndërkohë që 2012 është sugjeruar si një datë e mundshme që Maqedonia do të hyjë në BE
    Viti 2012 per Maqedonine eshte teper vit ambicioz per te aderuar ne BE dhe personalisht nuk besoj qe Maqedonia do jete gati per t'iu bashkuar "familjes" pas 4 vitesh.
    Maqedonia perballet me nje lum problemesh politike, ekonomike, etnike, shoqerore, probleme te panumerta me fqinjet, me identitetin kombetar e me identitetin fetar te sllaveve, etj. Maqedonia mund te hyje ne BE aty nga viti 2020 (nese do ekzistoje BE deri atehere).
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E si te hyme ne Europe kur edhe gjoja gjaku i ri ka te njejten mendje per te vjedhur?


    Rama rrezikon 7 vjet burg, për dhënie leje të paligjshme dhëndrit të Berishës

    Nëse deri dje mediat flisnin për një pazar politik midis Ramës dhe Berishës, pazar që i kushtoi shqëiptarëve shkatërrimin e kushtetutës dhe rrezikimin e sistemit zgjedhor, duke i lënë në udhëkryq zgjedhjet e vitit 2009, ky pazar midis kryeministrit dhe kryesocialistit, sot ka avancuar edhe në afera të pista ekonomike. Tashmë nuk mund të flitet më për luftë politike dhe mediatike në lidhje me qëndrimin abuziv të kryebashkiakut Edi Rama në lidhje me vendimet e marra dhe projektet antiligjore të paraqitur për kthimin e komplekseve sportive "Partizani", "Dinamo", kompleksit të Pishinave, të Gardës së Republikës dhe Parkut Kombëtar në Liqenin e Tiranës, por për qëndrim ligjor ndëshkues ndaj tij. Kryebashkiaku, në bashkëveprim të plotë dhe të paramenduar me kryeministrin Sali Berisha, ka realizuar krimin ekonomik me efekt korrupsionin pasiv mbi mjediset publike pronë shtetërore, të cilët nuk lejohet të tjetërsohen, ose t'u ndryshohet destinacioni. Mirëpo ky ndryshim destinacioni, madje edhe zhdukja fizike e mjediseve të tillë është projektuar të realizohet përfundimisht, duke krijuar mundësi përfitimi dhe abuzimi për dyshen Berisha-Rama, që tashmë ka marrë në dorë monopolin e grabitjes së trojeve dhe kthimin e tyre në sheshe ndërtimi, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe me planin urbanistik të Tiranës, për më tepër, të zonave çlodhëse, argëtuese dhe të gjelbra, madje abuzimi i kësaj klike mafioze të trojeve të ndërtimit, ka arritur deri aty, sa të "shkul" nga themelet edhe Gardën e Republikës, për ta kthyer territorin e saj në shesh ndërtimi pallatesh 22-33 katësh. Këto ndërtime janë projektuar qëllimisht prej kreut të bashkisë Tiranë Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha, në interes të tyre dhe grupeve ndërtuese me të cilat këta dy operojnë prej vitesh. Skandali i grabitjes së kompleksit sportiv "Partizani" është thelluar edhe prej një vendimi tjetër zyrtar, që ka marrë ministri i Energjetikës, Ekonomisë dhe Tregtisë, njeriu i aferave të reja e të vjetra korruptive, Genc Ruli, në lidhje me privatizimin e këtij kompleksi sportiv po në favor të dhëndrit të Saliut të "duarve të pastra". Ndërsa "miku politiko-ekonomik" i Berishës, kryebashkiaku Rama, ka marrë vendim KRRT-je në datën 29.12.2007 për kthimin e kompleksit "Partizani" në shesh ndërtimi, ministri Genc Ruli, vetëm 7 ditë më pas dhe konkretisht në datën 04 janar 2008, ka firmosur urdhrin e veçantë, për të nisur procedurat e e shpejta të privatizimit të këtij kompleksi, duke caktuar edhe komisionin e vlerësimit të shitjes së kësaj prone shtetërore. Ashtu si kryebashkiaku Edi Rama, natyrisht me porosi-urdhër të kryeministrit Sali Berisha, edhe ministri Genc Ruli ka firmosur privatizimin e kompleksit sportiv "Partizani", pronë shtetërore, që 7 muaj përpara miratimit të ligjit "Berisha" që e lejon privatizimin dhe shkatërrimin e këtyre komplekseve. Të dy së bashku, kanë firmosur dhe kanë vulosur vendime dhe urdhëresa të veçanta zyrtare, për të shkatërruar dhe grabitur sipërfaqe të mëdha e të shumta publike, të cilat janë objekte sportive dhe mjedise të gjelbra. Këto sipërfaqe janë "piketuar" për t'u tjetërsuar në sheshe ndërtimi në emër të interesave të klanit Rama-Berisha, të koduar prej tyre, si projekti "Tirana- Metropol", pas të cilit fshihet qëllimi i vërtetë i të dy pushtetarëve që komandojnë dhe po shfrytëzojnë për përfitime Tiranën dhe Shqipërinë. Projekti i tyre i grabitjes së trojeve dhe kthimi në sheshe ndërtimi, ka si synim shkatërrimin e shumë sipërfaqeve në kryeqytet dhe konkretisht, shkatërrimin e kompleksit sportiv "Partizani", të klubit sportiv "Dinamo", të kopshtit Botanik, të kompleksit të pishinave dhe të territorit të Gardës së Republikës të Shqipërisë. Për ta është koha e përfitimeve mafioze, ndërsa për Tiranën është koha e përshpejtuar prej "trustit" të trojeve dhe ndërtimeve Rama-Berisha. Që kryebashkiaku Edi Rama, të mos thotë që ndaj abuzimeve dhe korrupsionit dhe krimeve të tij "shpifet", ne po citojmë atë që përcakton vendimi i Edi Ramës: "Zona që do të studiohet nga grupi i projektimit, shtrihet në jug të Tiranës, përgjatë Liqenit artificial. Ka një shtrirje gjatësore nga Perëndimi në Lindje, ku përfshihet Kopshti Botanik, Kompleksi "Dinamo", zona përreth pishinave dhe zona e Gardës Kombëtare". Ky është një krim i rëndë ekonomik dhe publik, që bie ndesh me interesat e qytetarëve të Tiranës, të cilët prej veprimeve abuzive dhe shpërdorimit të detyrës prej kryebashkiakut të Tiranës, privohen nga e drejta e shfrytëzimit të mjediseve publike dhe i humbasin ato përfundimisht, për shkak të aferave korruptive dhe shkeljes së ligjit në zbatimin e detyrës prej këtij zyrtari. Sipas ligjit dhe konkretisht sipas Kodit Penal të republikës së Shqipërisë, me këtë abuzim që ka bërë, Kryebashkiaku Edi Rama dënohet me gjobë, ose me burg deri në 7 vjet.

    L I G J
    Nr.7895, datë 27.1.1995
    KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Neni 248
    Shpërdorimi i detyrës
    Kryerja e veprimeve që synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me një funksion shtetëror, kur nga veprime të tilla u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

    Ligji, Nr.8405, datë 17.9.1998, për Urbanistikën
    NENI 42
    Këshilli i rrethit, i bashkisë apo komunës, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, janë të detyruar të vënë në dispozicion të Entit Kombëtar të Banesave sheshet e ndërtimit për ndërtim banesash për të pastrehët në territore pronë publike, sipas kërkesës së tij për një afat prej 2 vjetësh.
    NENI 43
    Për truallin pronë publike, zyrat e urbanistikës në rreth, bashki apo komunë bëjnë publikimin e studimit të miratuar dhe të kërkesave për sheshe ndërtimi në territore pronë publike sipas vendndodhjes së tyre. Publikimi bëhet jo më pak së 20 ditë përpara asaj të caktuar për shqyrtimin e tyre në këshillin e rrethit, të bashkisë e të komunës. Sipas kompetencës, këshilli i rrethit, i bashkisë dhe i komunës shqyrton kërkesat, dokumentacionin, mendimin e zyrës së urbanistikës dhe vendos me shumicë votash dhënien e sheshit ofertës më të mirë. Vendimi i këtyre këshillave shpallet dhe nënshkruhet nga kryetari i këshillit të rrethit, të bashkisë a të komunës. Vendimi i KRRT-së për dhënien e sheshit të ndërtimit për pronat publike dhe kushtet urbanistike, mbi bazën e të cilit do të hartohet projekti për leje ndërtimi, pas përzgjedhjes që kanë bërë këshilli i rrethit, i bashkisë dhe i komunës, bëhet sipas fomularit nr.2, bashkëngjitur këtij ligji. Përgjigjja për kërkesën e sheshit të ndërtimit si për truallin pronë private dhe atë pronë publike merret përkatësisht në seksionin e urbanistikës në këshillin e rrethit, në zyrën e urbanistikës në bashki e komunë, ku është paraqitur kërkesa.
    NENI 62
    KRRT-të e rretheve, të bashkive të qyteteve të kategorisë së parë, të Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara, në territore pronë publike të tilla si:
    - territore të objekteve social-kulturore,
    - territore të gjelbërta,
    - territore sportive,
    - sheshe dhe hapësira ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave;
    - rrugë, sheshe publike dhe vendqëndrime, të përcaktuara dhe interpretuara në Rregulloren e Urbanistikës.
    Ndërtimet që mund të bëhen janë vetëm ato të përcaktuara në studimin urbanistik në përputhje të plotë me funksionin e miratuar. Për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe të kompensimit të pronave ish- pronarëve, kur këto prona gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste pronarët e tokave kanë të drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e kush qe dhendri..nuk e morem vesh..
    e se si qe lidh dhendri me kto objektet nuk e morem vesh..
    por nje gje eshte e padiskutushme..
    te vesh kazmen parqeve e terreneve sportive eshte nje krim dhe injorance pa kufij..

    le te ngrejne padi keta anti-berisho edvinet.. e ta marrim vesh sagllam kte pune..

  7. #7
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Shqiperia me do qafira qe ka ne pushtet dhe ne vend, do te enderroj BE_ne

  8. #8
    DEM I KUQ Maska e lenci_80
    Anëtarësuar
    16-04-2007
    Vendndodhja
    españ, mendjen e kam ne laprak , bertas fort PARTIZONI FITORE.
    Postime
    117
    Ska Be Sa Te Ket Plera Ne Qeveri E Shqiperi Po Su Pastrun Te Dyja Partit Nga Plerat Qe Kan Mledh Skan Me Pa Hajer Shqiperia .
    PARTIZONI

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Lerini pasionet dhe ofendimet...

    ..dhe shikoni rezultatin e udheheqjes se Berishes.

    Cili nga ata studentet e lavdishem te Dhjetorit historik dhe cili nga ata njerezit e thjeshte te popullit ( une dhe brari gjithashtu) qe kemi therritur ne vitet 90-91 " E duam Shqiperine si gjithe Europa" do te mendonte se Shqiperia edhe ne vitin 2015 nuk mund te jete ne Europe? Qe do me thene ,studentet e lavdishem , ata 25-vjecaret e Dhjetorit Historik do te behen 50-vjecare dhe Shqiperia jo anetare e Europes ..qe do te thote ,une dhe brari, dikur te rinj dhe energjike , do te vdesim pa e pare Shqiperine ne Europe. Dhe pse?? Sepse fati i mallkuem na dha Berishen ne udheheqje ne ato kohe te lavdishme.

    Ato postimet e" brarit" ne FSh ku nuk eshte Berisha personazh kryesor me duken xhevaire dhe gjithnje e kam thene dhe e them qe , mbasi lexoj shtypin e dites ne internet, shkoj ne FSh vetem per te lexuar "brarin".E pranoj qe i vleresoj shume postimet e tij . Por me duket habi se si nje intelektual si "brari" e perkrah Berishen kaq shume. Dhe e vetmja pergjigje per mua eshte se "brari"paguhet (dhe paguhet shume ) per kete pune.

    Berisha, nga viti 1991 ka qene ne shumicen e kohes numeri 1-NJE ne politiken shqiptare dhe disa vite ne opozite . Pra, ose per shkak te paftesise por qe eshte i ndershem, ose per shkak se eshte dallkauk i dallkaukeve, ne ndodhemi ne kete situate sot si rezultat i udheheqjes se Berishes.

    O miku im "brari", viti 1990 mua me gjeti mekanik siperfaqe ne minieren e Mezezit , Tirane dhe (kam turp ta pranoj ) anetar i thjeshte i PPSH. Ate kohe kur une u pranova kandidat per anetar partie, sinqerisht e them o "brari". isha krenar.
    Babai im , shofer tek 21-Dhjetori ne Tirane ishte gjithashtu anetar i PPSh dhe njekohesisht modeli im. Ky ishte shkaku qe bera kerkese dhe mu aprovua per tu bere fillimisht kandidat i PPSH dhe me vone te me plotesohej deshira per anetar te PPSh. KURRE NE JETEN TIME NUK KAM THENE POSHTE KOMUNISTET.

    Kur kam degjuar per here te pare Sali Berishen(nuk e dinja kush ishte Ai) te ulerase " POSHTE KOMUNISTET" tek mitungu i shpreses tek qyteti i studenteve thashe me vehte se dicka Ai din qe i shan kaq shume komunistet. Dhe kur me vone mesova , o miku im "brari", qe ai Sali Berisha ka qene vete komunist, per nje moment mendova se si nuk ka pak cipe qe flet dhe sillet keshtu? Por duhet te kalonin vite dhe vite, dhjetevjecare dhe dhjetevjecare per te kuptuar qe Sali Berisha ka qene i pacipe fare, ka qene nje nga njerezit me te ndyre te kombit per mua.

    Ju "brari' keni shume me shume se une njohuri dhe kulture ne problematiken
    shqiptare. I lexoj me admirim te madh te gjitha diskutimet e tuaja qe nuk kane ne permbajtje politiken e dites. Por sapo nje teme prek direct apo indirect Berishen, ti patjeter o "brari" do te jesh ne tre ose kater diskutantet e pare qe do te mbrosh ,perkrahesh dhe mbeshtetesh Berishen. Pse o "brari" keshtu? Ti nuk je naiv.Ti me siguri paguhesh shume per perkrahjen qe i ben monstres Berisha.

    Dhe viti 2015 do te vije, Shqiperia simbas planifikimit te Europianeve nuk do te jete ne Europe, une dhe "brari" nuk do te jemi ne kete jete jete dhe studentet e dhjetorit historik, tashme te plakur do te pyesin perse akoma Shqiperia nuk eshte ne Europe?

    Njehere me duket se te gjithe fajin e ka Sali Berisha,
    nje here me duket se Sali Berisha nuk do te bente gje po mos te kishte mbeshtetjen fanatike te "brarit" dhe nje here tjeter me duket se ne dijme vetem tja fusim njeri tjetrit dhe asnjehere nuk dijme te bejme politike.

    Jam i deshperuar se nuk shoh asnje drite dhe shprese ne kete tynelin e erret shqiptar.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    une sbesoj se shqiperia seriozisht rrezikon qe te jete anetare vetem rreth 2015-s. Arsyet jane te shumta por edhe gjerat ne te cilat varet procesi integrues. Nje nder gjerat me te rendesishme per shqiperine eshte te arrije te mbaje zgjedhje te lira dhe te ndershme vitin e ardheshem. Nese ky objektiv arrihet e ardhmja e shqiperise ne BE vetem se pershpejtohet. Korrupsioni eshte akoma ne nivele te larta por padyshim ditet e fundit per te gjithe ato qe dikur "te korruptosh", te vidhesh, te thyesh ligjin ishte normale, tani gjerat kane filluar te marrin nocione ndryshimi thelbesore.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •