Ēmenden kompanitė airore
"Shqip" investigon ēmimet e biletave Londėr-Tiranė. Shqiptarėt paguajnė dy herė
mė shumė se bullgarėt, rumunėt, serbėt e grekėt
Nga Londra
Muhamed Veliu
Emigrantėt shqiptarė nė Angli, tė cilėt vijnė pėr pushime nė Shqipėri, detyrohen tė paguajnė pėr biletat e avionit ēmime dy herė mė tė shtrenjta se fqinjėt e tyre. Sikurse nė sezonet e tjera tė verės apo pėr Krishtlindje, ēmimi biletave pėr linjat direkte Londėr-Tiranė e anasjelltas, edhe kėtė vit, ėshtė dyfishuar. Nuk bėjnė pėrjashtime nga rritja e ēmimeve edhe linjat jo direkte. Njė situatė e tillė ka detyruar me qindra emigrantė qė tė vijnė nė Shqipėri me automjetet e tyre, duke bėrė njė udhėtim rraskapitėsh pėr dy ditė. E gjitha kjo pėr shkak tė biletave tė avionit, ēmimet e tė cilave janė rritur jo pak dhe thuajse janė tė papėrballueshme, pėr mė tepėr kur bėhet fjalė pėr familje me dy ose tre fėmijė. Tė tilla ēmime kanė ndikim katastrofal nė thithjen e turistėve britanikė. Me ato para qė atyre u duhet tė paguajnė pėr bileta avioni drejt Shqipėrisė, vende si Spanja, Greqia, Italia apo Kroacia ofrojnė paketa turistike 10-ditore ku pėrfshihet bileta e avionit, sė bashku me akomodimin dhe mėngjesin falas.
Investigimi
Nga njė investigim i "Shqip" pėr kėtė ēėshtje rezulton se, njė emigrant shqiptar paguan vetėm pėr biletėn e avionit dy herė mė shumė se bullgarėt, rumunėt, serbėt dhe grekėt. Nėse gjatė muajve tė tjerė tė vitit, njė biletė Londėr-Tiranė varion nga 200 deri nė 270 paund, nė sezonin e verės ēmimet shkojnė deri nė 800 paund pėr person. Por sa reale janė ankesat e emigrantėve shqiptarė nė Angli, tė cilėt biletat e udhėtimit pėr nė vendlindje i kanė temė dite nė bisedat e tyre? Falė sistemit tė prenotimit tė biletave nėpėrmjet internetit, pėr disa ditė me radhė, "Shqip" ka monitoruar disa kompani ajrore, duke parė po ashtu edhe biletat e linjave direkte dhe jodirekte qė fluturojnė nga Londra pėr nė Sofje, Beograd, Bukuresht dhe Athinė dhe duke i krahasuar ēmimet e tyre me atė tė njė bilete pėr nė Tiranė.
Zgjodhėm kėto vende pėr afėrsinė nė distancėn e tyre me kryeqytetin britanik. Kėshtu, Londra ėshtė larg Shqipėrisė 1174.27 milje, Sofja 1250.67 milje, Beogradi 1049.50 milje, Bukureshti 1297.72 milje dhe Athina 1484.63 milje. Duket qartė se distanca e largėsisė me Londrėn ėshtė pak a shumė e njėjtė, pėrjashtuar Athinėn, ku largėsia ėshtė 3 mijė milje mė shumė.
Linjat direkte
Pėr tė vėrtetuar ankesat e emigrantėve se atyre "po u pihet gjaku" nga kompanitė ajrore, ndėrmorėm kėtė investigim, duke kontrolluar nėpėr faqet online tė kompanive dhe duke krahasuar fillimisht ēmimet pėr linjėn direkte qė ofrojnė nga Londra pėr nė Tiranė, Sofje, Beograd, Bukuresht dhe Athinė. Fillimisht kėrkuam pėr njė biletė me datė nisjeje 27 korrik dhe kthim 27 gusht me linjėn direkte nga aeroporti "Gatwick" drejt Tiranės. Pėrgjigjja qė morėm nga kėrkimi elektronik ėshtė se bileta vajtje-ardhje me datat e kėrkuara do tė na kushtojė 821 sterlina, njė shifėr pėrafėrsisht tri herė mė e madhe se gjatė muajve tė tjerė tė vitit. Por, nėse njė bullgar do tė kėrkonte tė blinte njė biletė me nisje 27 korrik dhe kthim 27 gusht po me tė njėjtėn linjė ajrore sa do tė paguante? Ēmimi qė na ofrohet ėshtė 307 sterlina, pavarėsisht se distanca Londėr-Sofje ėshtė 768 milje mė shumė se ajo Londėr-Tiranė. Surprizat pėr ēmimet e biletave "tė kripura" ekskluzivisht pėr shqiptarėt nuk mbarojmė kėtu. Fqinjėt tanė serbė, nėse udhėtojnė nga Londra pėr nė kryeqytetin e tyre, Beograd, me po tė njėjtėn linjė, nė po tė njėjtėn datė, do tė paguanin vetėm 333 sterlina.
Ēmimeve tė lira pėr nė vendlindjen e tyre mund tu gėzohen edhe rumunėt e shumtė qė jetojnė dhe punojnė nė Londėr. Njė kthim nė vendlindje atyre u kushton 343 sterlina. Nuk bėjnė pėrjashtim edhe grekėt, tė cilėt pėr datėn e zgjedhur nga ne, bileta do tu kushtonte 477 sterlina sa gjysma e biletės qė tė ēon nė Tiranė, pavarėsisht se distanca Londėr-Athinė ėshtė 3.100 milje mė shumė se ajo Londėr-Tiranė.
Bėjmė edhe njė kėrkim tjetėr, duke dashur tė prenotojmė njė biletė me tė dhėna tė tjera. Si datė nisjeje nga Londra pėr nė Tiranė vendosėm datėn 10 gusht qė pėrkon me njė numėr tė madh shqiptarėsh qė kthehen nė vendlindje gjatė kėtij muaji dhe kthim 6 shtator. Faqja online e njė kompanie pėr kėtė kėrkim na ofron biletėn me ēmimin 671 sterlina. Me tė njėjtėn datė kėrkojmė edhe vendet tona fqinje. Ėshtė po e njėjta histori. Ēmime po prapė tė lira, krahasuar mė Shqipėrinė. P.sh. pėr nė Sofje, bileta kushton 364 sterlina, pėr nė Beograd 375, pėr nė Bukuresht 290 dhe pėr nė Athinė 274.
Kompania britanike "British Airways" sė bashku me "Albanian Airlines", janė tė vetmet qė fluturojnė direkt drejt Tiranės. Kompania shqiptare "Albanian Airlines" fluturon vetėm gjatė tre muajve tė verės korrik, gusht dhe shtator. Po ashtu, edhe gjatė muajve tė fundvitit nėntor e dhjetor.Gusht dhe Shtator po ashtu edhe fjatė muajve tė fundvitit Nėntor Dhjetor.
Duke mos patur mundėsi tė prerjes sė biletave online pėr kėtė kompani telefonuan njė prej agjencive tė cilat shet biletat e saj.
Bileta pėr datėn e nisjes 10 Gusht dhe kthim 6 Shtator me kėtė kompani rezultoi tė jetė 470 stėrlina.
Linjat jodirekte
Duke parė njė fluks tė madh kėrkesash pėr bileta nga Anglia drejt Shqipėrisė nuk bėjnė pėrjashtim nė ēmime edhe linjat jodirekte. Diferenca mes tyre dhe atyre direkte nuk ėshtė e madhe. Edhe kėto linja rezulton se ofrojnė ēmime dy herė mė tė shtrenjta pėr shqiptarėt qė udhėtojnė nga Londra pėr nė Tiranė me njė tranzit tė vetėm krahasuar me fqinjėt tanė. Nga njė kėrkim nė faqen online tė njė kompanie italiane pėr datėn 10 gusht nisje dhe me kthim 6 shtatorin (drejt Tiranės) ēmimi ėshtė 509 sterlina. Ndėrsa pėr tė shkuar nė Sofje po nė kėtė datė, ēmimi qė ofrohet ėshtė 340 sterlina, pėr nė Beograd 360, pėr nė Bukuresht 328 dhe pėr nė Athinė 399 sterlina.
Tė zymta janė edhe ēmimet qė ofron pėr shqiptarėt edhe njė kompani fluturimi austriake. Njė biletė Londėr-Vjenė-Tiranė tė ofrohet me ēmimin 537 sterlina, ndėrkohė qė njė biletė drejt Sofjes ėshtė 332 sterlina, 360 sterlina pėr nė Beograd, 351 sterlina pėr nė Bukuresht dhe 462 pėr nė Athinė. Aspak ndryshe nuk ėshtė as panorama e ēmimeve me njė kompani hungareze, linjė e frekuentuar shumė nga shqiptarėt pėr vetė orarin e volitshėm qė ajo ka. Kjo kompani u ofron atyre ēmimin prej 625 sterlinash, ndėrsa bullgarėve ēmimin 382 sterlina, rumunėve 382 sterlina, grekėve 377 sterlina.
Kompanitė
Kompanitė ajrore kanė njė sistem tė veēantė pėr shitjen e biletave. Bėhet fjalė pėr ndarjen e vendeve nė disa kategori. Kjo lidhet ngushtė me ēmimin e biletave. Njė punonjėse pranė njė zyre pėr shitje biletash tregon mekanizmin e kėtij sistemi. Sipas saj, nė kategorinė e parė, qė njihet si "Red Tickets", vendosen disa vende me ēmim tė lirė, nė kategorinė e dytė "economy" ēmimet fillojnė tė rriten dhe pjesa tjetėr qė mbetet pėrfshihet nė kategorinė e biletave "economy flexible", tė cilat shiten me ēmim maksimal kundrejt kėrkesės dhe ofertės. "Ky ėshtė njė mekanizėm kundrejt tė gjitha ligjeve tė cilin e aplikojnė kompanitė ajrore. Ajo qė nuk dihet ka tė bėjė me numrin e vendeve qė pėrfshihen nė Red Tickets nga ku edhe nisin ēmimet", thotė punonjėsja. Rritjen e ēmimeve gjatė sezonit tė verės ajo e konsideron si tė lidhur ngushtė me kėrkesėn e madhe pėr bileta nga shqiptarėt, gjė qė nė ekonominė e tregut pėrdoret maksimalisht nga kompanitė ajrore pėr tė pėrfituar.
Reagimi
Emigrantėt: Faji, i kompanive ajrore
Pėrballė kėsaj situate, ku ēmimet janė shtrenjtuar nė maksimum, emigrantėt shqiptarė fajėsojnė kompanitė ajrore, duke i akuzuar ato se kėrkojnė tė pėrfitojnė nga fakti se ata gjatė verės tradicionalisht kthehen me pushime nė vendlindje. Ilir Krasniqi, njė emigrant shqiptar nė Londėr, thotė se tė tilla ēmime nė stratosferė po na detyrojnė qė nė vitet e ardhshme tė mos i bėjmė pushimet nė Shqipėri. "Tė blesh njė biletė 800 paund ėshtė shumė, pasi me ato 800 paund i kalon 10 ditė pushime pėr bukuri nė ndonjė vend tjetėr. Kėshtu ėshtė kur nuk u tėrhiqet veshi kompanive ajrore, duke i detyruar tė mos bėjnė ētu dojė qejfi me ēmimet e biletave", pohon ai.
Tė njėjtin shqetėsim ndan edhe Brikena Omari, studente nė universitetin "Middlessex" tė Londrės, nė degėn e menaxhimit tė biznesit. Ajo thotė: "Nuk e kuptoj pėrse ndodh kjo vetėm pėr ne, shqiptarėt. Tė gjitha linjat ajrore nė pėrgjithėsi pėr ne shqiptarėt ofrojnė bileta me ēmime tė shtrenjta. Unė kontrolloj shpesh biletat pėr tė vajtur nga Londra nė Shqipėri dhe gjithmonė ēmimi ėshtė mė i shtrenjtė nga ēdo vend tjetėr nė rajon nė tė njėjtėn periudhė".
British Airways
Tiranė 671 paund
Sofie 364
Beograd 375
Bukuresht 290
Athinė 274
Alitalia
Tiranė 509 paund
Sofie 340
Beograd 360
Bukuresht328
Athinė 399
Austrian
Tiranė 537 paund
Sofie 332
Beograd 351
Bukuresht 355
Athinė 462
Malev
Tiranė 625 paund
Sofie 382
Beograd nuk fluturon (Shkup 466)
Bukuresht 382
Athinė 377
Krijoni Kontakt