www.balkanweb.com
OPINION/ Apologji diplomatike ruse pėr komunizmin
Nga Petrit Haliti
Presidenti i SHBA,Xhorxh Bush, mbajti mė 24 korrik njė fjalim me rastin e Javės sė Kombeve tė Shtypur nė tė cilin deklaroi se nazizmi dhe komunizmi ishin dy tė kėqijat e shekullit tė 20-tė, tė cilat u mundėn dhe liria u pėrhap kudo. nazizmin. .
Kjo pikėpamje filozofike, politike dhe historike e Presidentit amerikan, u bė objekt i njė komunikate shtypi nga Ministria e Jashtme e Federatės Ruse, e cila mė 28 korrik shpreh protestėn e selisė qendrore tė diplomacisė ruse pėrse Presidenti amerikan kishte vėnė shenjėn e barazimit midis nazizmit dhe komunizmit, dhe paralajmėron njėkohėsisht Amerikėn dhe botėn, se ne nuk mund tė rrimė mospėrfillės ndaj pėrpjekjeve pėr tė barazuar komunizmin dhe nazizmin.
Nė pamjen e pare duket vėrtet njė nonsens, qė Ministria e Jashtme e Rusisė harton njė komunikatė, ku proteston pėr njė pikėpamje filozofike, politike dhe historike tė Presidentit amerikan, gjė qė sipas manualeve tė tė gjitha shkollave tė diplomacisė, nuk pėrfshihet nė detyrat dhe misionin e diplomacisė. Mund ta kishte bėrė replikėn ideologjike Akademia e Shkencave e Rusisė, mund ta kishte bėrė edhe Presidenti i Rusisė nė njė rast, por qė selia qendrore e diplomacisė sė shtetit tė hartojė njė komunikatė, duket si diēka jashtė rendit logjik tė gjėrave.
Por duke e analizuar me kujdes, komunikata e Ministrisė sė Jashtme tė Federatės Ruse pėrfaqėson implikime mė tė thella shtetėrore, tė cilat ndriēojnė mė mirė filozofinė aktuale tė politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė ruse, tė mishėruar nė Konceptin e Politikės sė Jashtme tė Federatės Ruse, tė miratuar nga Presidenti i ri, Dimitri Medvdev, dhe tė udhėzuar personalisht nga Presidenti i stafit diplomatik tė shtetit rus mė 15 korrik 2008.
Pyetja e pare qė lind, ėshtė se pėrse Ministria e Jashtme e Federatės Ruse e quajti si tė drejtėn e saj tė dalė ajo tė bėjė apologjinė botėrore tė komunizmit. Ne i shfletuam me vėmendje websaitet dhe nuk konstatuam qė Ministria e Jashtme e Kinės, e Vietnamit, e Koresė sė Veriut, e Laosit apo e Kubės, tė cilat janė zyrtarisht shtete komuniste, qė udhėhiqen nga partitė komuniste, tė ngriheshin dhe tė replikonin Presidentin amerikan, duke bėrė apologjinė e komunizmit. Njė mbrojtje zyrtare e komunizmit nga secili apo sė bashku prej kėtyre pesė shteteve komuniste tė botės, do tė ishte e pritshme dhe e logjikshme. Por del Ministria e Jashtme e Rusisė, e cila zyrtarisht ėshtė shtet demokratik, parlamentar e pluralist, dhe e cila e ka hedhur poshtė zyrtarisht ideologjinė komuniste si ideologji sunduese tė shtetit.
Presidenti amerikan nuk ėshtė autori i konkluzionit se nazizmi dhe komunizmi janė dy tė kėqijat mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė. Papa Gjon Pali i dytė e ka thėnė kėtė dhjetė vjet mė parė, nė tetor 1998. Historiania dhe publicistja e njohur, Anne Applebaum shprehet kėshtu: Unė jam e lumtur tė krahasoj komunizmin me fashizmin, pėrderisa Hitleri dhe Stalini mund tė vihen nė tė njėjtėn kategori morale. Ėshtė pra njė konkludim filozofik dhe historik i njohur nė mendimin politik europian dhe perėndimor pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė ka gjetur pėrhapje tė gjerė edhe nė mendimin politik tė vendeve ish-komuniste pas Luftės sė Ftohtė.
Qė absurditeti tė jetė mė i madh, diplomacia ruse dhe shteti rus i dalin nė mbrojtje zyrtare komunizmit, nė njė kohė kur vetė kisha ruse ka kėrkuar qė qeveria tė dėnojė krimet e komunizmit dhe tė heqė simbolet komuniste sovjetike.
Mė 13 korrik, at Georgij Rjabuk, sekretari pėr marrėdhėniet me jashtė i Patriarkanės sė Moskės, bėri njė deklaratė, ku thuhet: Dėnimi i komunizmit filloi nė vitet 90, por u la nė mes. Sot mbetet domosdoshmėri tė vazhdohet tė dėnohet komunizmi, tė nderohet kujtimi i viktimave tė shtypjes, tė flaken simbolet sovjetike nga ndėrtesat qeveritare, tė hiqen monumentet e udhėheqėsve vrasės nga disa sheshe tė Rusisė si dhe nga varret e mureve tė Kremlinit.
Mė 25 korrik qėndrimin e Patriarkanės sė Moskės pėr dėnimin e komunizmit e pėrsėriti edhe zėvendėsshefi i departamentit tė marrėdhėnieve me jashtė, Vsevolod Shaplin, i cili deklaroi se Yjet duhet tė hiqen nga Kremlini dhe monumentet e kriminelėve bolshevikė si Lenini duhet tė mos qendrojnė mė nė qendėr tė qyteteve tona. Populli rus duhet ta bėjė shpejt kėtė, qė tu heqė vendeve tė tjera mundėsinė qė tė venė shenjėn e barazimit mes popullit rus dhe krimeve tė kohės sovjetike.
MPJ e Rusisė merr kėshtu njė pėrgjegjėsi dhe risk tė madh, duke dalė pėrpara gjithė botės si kampione e mbrojtjes sė komunizmit. Mendimi ynė ėshtė se ky rezulton njė risk i llogaritur diplomatikisht dhe nuk ėshtė i rastėsishėm.
Ēėshtja ėshtė se Rusia e sotme, qė po ngrihet me agresivitet nė skenėn ndėrkombėtare dhe po aspiron tė bėhet njė superfuqi botėrore, pretendon vendin qė kishte nė ēėshtjet botėrore Bashkimi i dikurshėm Sovjetik. Perandoria komuniste, qė krijoi Moska me Stalinin dhe pasuesit e tij, kishte nė themel ideologjinė komuniste, si instrumenti kryesor i kontrollit, mbi bazės e sė cilės u imponuan regjime komuniste satelite tė Moskės, nė tė gjithė shtetet qė bėnin pjesė nė perandorinė sovjetike, qė nga Europa Lindore e deri ne Kubė e Afganistan.
Modeli gjeopolitik qė u vendosi pėr imitim ish-presidenti Vladimir Putin tė gjitha institucioneve shtetėrore, e sigurisht edhe diplomacisė, ėshtė modeli i Bashkimit Sovjetik. Prishjen e ish- Bashkimit tė dikurshėm komunist Sovjetik Putini e ka vajtuar zyrtarisht si katastrofėn mė tė madhe gjeopolitike tė historisė ruse. Ky model ishte nė themel tė doktrinės sė politikės sė jashtme tė presidentit Vladimir Putin, tė miratuar nė vitin 2000. Ky model vazhdon tė mbetet nė themel tė Konceptit tė Politikės sė Jashtme tė presidentit tė ri D. Medvedev, qė u miratua nė korrik tė kėtij viti, dhe tė cilėn ka marrė kompetenca ta zbatojė qeveria e kryeministrit Vladimir Putin.
Mbrojtja qė i bėhet Bashkimit komunist Sovjetik, i cili po tė parafrazojmė frazėn e themeluesit tė tij, Vladimir Leninit, pėr Rusinė cariste, ka qenė njė shtet burg popujsh, vjen nga koncepti dhe strategjia qė Rusia duhet tė rikrijohet nė formatin botėror tė ish-Bashkimin Sovjetik.
Nė kėtė pėrthyerje duhet parė edhe qėndrimi i diplomacisė dhe shtetit rus, tė shprehur nė pėrpjekjen e komunikatės sė MPJ-sė pėr tė barazuar luftėn antifashiste botėrore me komunizmin, gjė qė padyshim ėshtė shtrembėrim ultrasonant i historisė. Duke vendosur kėtė barazim fals, shteti dhe diplomacia e sotme ruse kėrkojnė tė paraqesin komunizmin sovjetik si shpėtimtar tė botės nga nazizmi. Kjo pėrbėn njė rivendikim dhe pretendim shtetėror tė diplomacisė ruse pėr tu paraqitur shteteve tė ndryshme nė Europė dhe kontinente tė tjera, fatura hipoteke tė lirisė sė tyre tek ish-Bashkimi Sovjetik, pra tek trashėgimtarėt e Bashkimit Sovjetik, Rusia e sotme.
Pėr kėdo qė ka ndjekur proceset nė jetėn e shoqėrisė ruse vitet e fundit, nuk ėshtė vėshtirė tė konstatojė njė rrymė jo thjesht tė nostalgjisė pėr komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik, por njė integrim gradual tė ideologjisė komuniste nė filozofinė dhe politikėn shtetėrore tė Rusisė. Qė nga himni i Stalinit, qė u bė himn shtetėror i Rusisė nga Vladimir Putini e deri tek simbolet dhe figurat komuniste, qė kanė fituar podiumet e nderit nė hierarkinė e vlerave sovjetike dhe ruse. Bashkimi Sovjetik dhe ideologjia komuniste kanė marrė vlerėsim objektiv nė Rusinė e sotme demokratike, shkruan jo pa krenari komunikata e MPJ tė Rusisė.
Apologjia diplomatike e Rusisė pėr komunizmin shkon pėrtej kufijve tė njė qėndrimi ideologjik dhe politik brenda vendit. Ai bėhet pretekst dhe instrument i njė diplomacie agresive tė ndėrhyrjes nė punėt e brendshme tė shteteve tė tjera. I tillė ėshtė rasti flagrant i ndėrhyrjes sė Rusisė nė punėt e brendshme tė Lituanisė, nė rastin e ligjit tė miratuar nė qershor tė kėtij viti nga parlamenti lituanez pėr ndalimin e simboleve komuniste dhe sovjetike, krahas atyre naziste. Lituania, njė shtet demokratik, qė ka qenė i pushtuar nga Rusia me dhunė dhe qė u ēlirua me prishjen e Bashkimit Sovjetik, ėshtė sot njė vend anėtar i NATO-s dhe i BE-sė. Nė tė drejtėn sovrane tė ndėrtimit tė njė shteti demokratik me vlerat europiane, ajo mori vendimin pėr tė ndaluar simbolet komuniste tė kohės sovjetike. Dhe ky veprim sovran i saj u quajt nga Moska si shkelje e gjakut apo e kontributit tė Rusisė nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Popujt e Europės Lindore nuk i kanė ndonjė borxh komunizmit si ideologji e shkatėrrimit tė njeriut nga njeriu, dhe as Bashkimit Sovjetik, nėse mund tė quhet borxh zėvendėsimi i njė pushtimi me njė pushtim tjetėr.
Dy ideologjitė kryesore negative tė shekullit tė kaluar u shėrbyen shteteve promotore tė tyre pėr ekspansion botėror dhe ēdo apologji ndaj atyre ideologjive automatikisht duhet tė zgjojė ndjenjėn e alarmit ndaj glorifikimeve shtetėrore tė fantazmave tė sė keqes.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt