Close
Faqja 90 prej 94 FillimFillim ... 40808889909192 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 891 deri 900 prej 936
  1. #891
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, NDRIÇOJE ERRËSIRËN TIME.


    Zoti im, e kuptoj që Ti mund të ndriçosh errësirën time,

    dhe se vetëm Ti mund të bësh atë.

    Unë dua që të bëhet drita në errësirën time.

    Nuk e di nëse Ti do të duash atë,

    por fakti që ti mund të bësh atë

    dhe unë e dua atë,

    mjafton për të justifikuar lutjen time.

    (Kardinali John Henry Newman)

  2. #892
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, NA MBUSH ME MËSHIRËN TËNDE.


    O Zot, na mbush me atë mëshirë

    me të cilën shikoje turmat,

    i ke kuptuar dhe i ke dashur.

    Fjalët e tua nuk ishin kurrë një qortim për ato turma

    që ishin si delet pa bari, të shpërndara;

    ishin fjalë dashurie, shpëtimi,

    dhe i shqiptove për të mbledhur ata njerëz.

    Më lër të lidhem me ty,

    të mendoj dhe të ndjej si ti dhe me ty

    mbi realitetin e sotëm,

    mbi botën, mbi jetën time të humbur.

    që do ta kaloj në një unitet të ngushtë me ty,

    për të kapërcyer zhgënjimin, rezistencën, pakënaqësinë

    dhe për të arritur atë paqe mesianike që më premton.

    (Carlo Maria Martini)

  3. #893
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    KEMI NËVOJË PËR TY!

    Ne kemi nevojë të ndihemi të dashuruar

    dhe për t'u falur, edhe nëse

    ne nuk dimë si të kërkojmë falje.

    Ne duhet të dëgjojmë nga ti

    që je afër nesh si një baba,

    edhe nëse nuk sillemi si fëmijë.

    Ne duam të jemi në planin tënd,

    edhe nëse nuk e kuptojmë.

    Ne kemi nevojë për ty, o Zot,

    sepse vetëm ti mund t'i fshin mëkatet

    që na pengojnë të jemi transparencë.

    Zoti ynë, ne kemi nevojë për ty.


    (Ernesto Olivero)

  4. #894
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O HYJI, QË JE DASHURI...


    O Zot, që je dashuri

    dhe dëshiron që të gjithë fëmijët e tu

    të jenë të lumtur,

    derdhe Shpirtin tënd mbi ne,

    mbushe jetën tonë me atë dashuri

    me të cilën e ke mbushur jetën e shenjtëre,

    që ne ta jetojmë thirrjen tonë me autenticitet,

    e të angazhohemi me gjithë forcën tonë

    për të kërkuar shpirtra

    dhe për t'i shërbyeë vetëm Ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 10-02-2022 më 04:41

  5. #895
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJE DREJTUAR KRIJUESIT.


    O Zot dhe Atë i njerëzimit,

    që i ke krijuar të gjitha qeniet njerëzore

    me të njëjtin dinjitet,

    mbushe zemrën tonë me një shpirt vëllazërie.

    Bëj që të ëndërrojmë një takim të ri,

    Dhe një dialog drejtësie dhe paqeje.

    Na nxit që të krijojmë një shoqëri

    më të shëndetshme dhe një botë më të denjë,

    pa uri, pa varfëri, pa dhunë, pa luftëra.

    Zemra jonë iu haptë

    të gjithë popujve dhe kombeve të tokës,

    për të njohur të mirën dhe bukurinë

    që ke mbjellë në secilin prej tyre,

    për të shtrënguar lidhje njësie,

    projektesh të përbashkëta,

    shpresash të bashkëndara. Amen.


    Papa Françesku.

  6. #896
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, KRIJUES I GJITHËSISË.

    O Zot, Krijues i qiellit dhe i tokës. Ati ynë!. Qofsh i bekuar, o Zot,

    Atë që je në qiell, sepse në mëshirën tënde të pafund

    u përkul mbi mjerimin e njeriut dhe na ke shëlbuar,

    duke na dërguar një Shpëtimtar dhe një mik,

    një vëlla që për ne flijoi vetveten!.

    Faleminderit, Atë i mirë, për këtë dhuratë;

    bëj që kuptojmë vlerën e dashurisë tënde

    e që të kthehemi në shtëpinë tënde atërore,

    ku ti, plot dashuri, pret fëmijët e humbur

    për t'u dhënë atyre përqafimin e faljes

    dhe për t'i ftuar në tryezën tënde,

    të veshur me rrobat e bardha dhe festive.

    Ty, Atë, lavdërimi ynë i përjetshëm!

    Atë shumë i butë, dashuria për ty dhe për të afërmin

    të lulëzojë fuqishëm:

    bëj që dishepujt e Krishtit të promovojnë drejtësinë dhe paqen;

    Lajmi i Mirë le t' u shpallet të varfërve,

    të vegjëlve dhe të margjinalizuarve.

    Kisha Nënë le të shprehet dashurinë e saj për njerëzimin mbarë.

  7. #897
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    TË DUA, O ZOTI IM DHE HYJI IM"


    “Të dua, o Zot, dhe dëshira ime e vetme është

    të të dua deri në frymën e fundit të jetës sime.

    Unë të dua, Zot pafundësisht i dashur,

    dhe preferoj të vdes duke të dashuruar

    sesa të jetoj një moment të vetëm pa të dashur ty.

    Unë të dua, Zot, dhe i vetmi hir

    që kërkoj prej teje është të të dua përjetësisht.

    Zoti im, nëse gjuha ime nuk mund të të thotë

    çdo moment që të dua,

    dua që zemra ime ta përsërisë atë

    sa herë që marr frymë.

    Unë të dua, o Shpëtimtari im, Zoti im,

    dhe më jep hirin të vdes

    duke të dashur ty dhe duke ditur që të dua”.

    Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 18-02-2022 më 09:26

  8. #898
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    HYJI IM, UNË TË ADHUROJ....


    Unë të adhuroj, Zoti im,

    dhe të dua me gjithë zemër.

    Të falënderoj që më ke krijuar,

    që më bëre të krishterë dhe më ruajte në këtë natë.


    Unë të ofroj veprimet e mia të kësaj dite:

    le të jenë të gjithë

    sipas vullnetit tënd të shenjtë

    dhe për lavdinë tënde më të madhe.


    Më ruaj nga mëkati dhe nga çdo e keqe.

    Hiri yt qoftë me mua gjithmonë

    dhe me të gjithë të dashurit e mi.

    AMEN

  9. #899
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.


    O ZOT, KRIJUES DHE MBROJTËS I NJERËZIMIT...




    O Zot, krijues dhe mbrojtës i njerëzimit,

    që e krijove njeriun sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë tënde,

    shiko këtë shërbëtorin tënd

    që është sulmuar nga kurthet e shpirtit të ndyrë

    dhe i shqetësuar, i tronditur dhe i frikësuar

    nga sulmet e armikut të lashtë, armiku i lashtë i tokës.

    Largoji, Zot, sulmet e tij,

    pengoji kurthet e tij të gabuara, përzë tunduesin.

    Ki kujdes për shërbëtorin tënd

    dhe qoftë i mbrojtur me emrin tënd në shpirt e në trup.

    Ruaje gjoksin e tij, të brendshmet, zemrën e tij.

    Shpërndaji përpjekjet e kundërshtarit

    për të depërtuar në brendësinë e tij.

    Jep, o Zot, hirin që, duke thirrur emrin tënd shumë të shenjtë,

    shërbëtori yt që deri tani ngjallte frikë, vetë i tmerruar dhe i mundur,

    të këtë një zemër të vendosur dhe mendje të sinqertë,

    dhe të të shërbejë ty siç duhet. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 25-02-2022 më 06:31

  10. #900
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,905
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E ETTY HILLESUM NË NJË KAMP PËRQENDRIMI E RIPËRSËRITUR NGA NJË VAJZË UKRAINE.


    Zoti im, më merr për dore,

    do të të ndjek si një vajzë e mirë,

    nuk do të rezistoj shumë.

    Nuk do të kërkoj të evitoj

    asnjërën prej gjërave

    që do të më ndodhin në këtë jetë,

    do të përpiqem të pranoj gjithçka

    dhe në mënyrën më të mirë.

    Por më jep një moment të shkurtër paqeje

    herë pas here.

    Nuk do të mendoj më në naivitetin tim

    se një moment i tillë duhet të zgjasë përgjithmonë.

    Unë gjithashtu do të jem në gjendje

    të pranoj shqetësimin dhe luftën.

    Më pëlqejnë ngrohtësia dhe siguria,

    por nuk do të rebelohem

    nëse më duhet të jem e ftohtë

    përderisa ti më mban për dore,

    atëherë do të shkoj kudo

    dhe do të përpiqem të mos kem frikë.

    Dhe kudo që të gjej,

    do të 'përpiqem'

    të rrezatoj pak nga ajo dashuri,

    nga ajo dashuri e vërtetë për burrat

    që mbaj brenda vetes.

    Dhe do ta bëj pavarësisht lodhjes

    dhe ndjenjës së rebelimit,

    që ndonjëherë më merr.

    Unë premtoj se do ta jetoj

    këtë jetë deri në fund,

    duke vazhduar të ec gjithmonë përpara.

Faqja 90 prej 94 FillimFillim ... 40808889909192 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •