Close
Faqja 81 prej 94 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 801 deri 810 prej 936
  1. #801
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOTI IM, TI JE I MIRË

    Të lavdëroj, o Zoti im, sepse je i mirë, †
    është bukur t’i këndoj Ty, o Hyji im, *
    është kënaqësi të lavdëroj Ty!
    O Zot, rindërto gjithçka ne shkatërrojmë, *
    bashkoi bijtë e tu të mërguar!
    Shëroi zemrat e copëtuara, *
    lidhi plagët e tyre!
    Ti e njeh numrin e yjeve *
    dhe e thërret secilin me emër.
    I madh je, o Zoti ynë, i gjithëpushtetshëm, *
    e pakufishme është dija jote.
    Ti, o Zot, i lartëson të përvuajturit, *
    kurse përdhe i shtron keqbërësit.
    Ty ta këndojmë, o Zot, këngën e falënderjes, *
    Unë i bie harpës për të nderuar Ty, o Hyjit im!
    Ti me re e mbulon qiellin *
    dhe ia përgatit dheut shiun.
    Bën të rritet maleve bari *
    edhe bimë për të mirën e njeriut.
    Ti u jep ushqime bagëtive, *
    deri edhe zogjve të korbave kur e kërkojnë.
    S’i jep rëndësi fuqisë së kalit, *
    s’i merr parasysh kërçikët e trimit:
    Ty, o Zot, të pëlqejnë ata që te druajnë, *
    ata që shpresojnë në mirësinë tënde.

  2. #802
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Plot dhemshuri për të gjitha veprat e tua.


    Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im,
    dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.

    Do të të bekoj çdo ditë
    dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë

    Ti, Zoti im, je i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë
    dhe madhështia jote është e panjohshme.

    Një brez do t`i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit
    dhe do t`i njoftojë mrekullitë e tua.

    Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate
    dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.

    Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme,
    dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.

    Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe
    dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.

    Ti, o Zoti im, je i dhemshur dhe mëshirplot,
    i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

    Ti je i mirë me të gjithë
    dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tua.

    Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot,
    dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.

    Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate
    dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,

    për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua
    dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

    Mbretëria jote është një mbretëri përjet
    dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.

    O Zoti im, përkrah tërë ata që rrëzohen
    dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.

    Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur,
    dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.

    Ti e hap dorën tënde
    dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.

    Ti je i drejtë në të gjitha rrugët e tua
    dhe dashamirës në të gjitha veprat e tua.

    Ti, Zoti im, je pranë gjithë atyre që te kërkojnë,
    pranë gjithë atyre që te kërkojnë në të vërtetë.

    Ti e kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej teje,
    dhe e dëgjon britmën e tyre dhe i shpëton.

    Ti, Zoti im, i mbron të gjithë ata që te duan
    dhe do të shkatërron të gjithë të peabesët.

    Goja ime do të tregojë lëvdimin tend,
    dhe çdo qënie do të bekojë emrin tend të shenjtë përjetë.

  3. #803
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Dhe prapë do të vijë për të gjykuar

    të gjallët dhe të vdekurit
    .

    Të lavdëroj, o Zot, me gjithë zemrën time, *
    i shpall të gjitha mrekullitë e tua.
    Gëzohem dhe galdoj në ty, *
    i këndoj Emrit tënd, o i Larti Zot!

    Armiqtë e mi u kthyen prapazi, *
    ranë përdhe e sharruan ndër sytë e tu, –
    sepse ti u kujdesove për të drejtën e çështjen time, *
    ti ndenje mbi fron, Gjykatës i drejtë!

    Ti i qortove paganët, e shove të pabesin, *
    emrin e tyre e zhduke për jetë të jetës!
    Armiqtë sharruan - rrënojë e përhershme, *
    gërmadha ua bëre qytetet, mbaroi kujtimi i tyre me ta.

    Ti, o Zot, sundon në jetë të jetës, *
    Ti e vendos fronin tënd të gjykojë;
    Ti vetë, o Zot, me drejtësi gjykon mbarë botën, *
    ua jep popujve dënimin e drejtë.

    Ti, o Zot, je strehimi i të salvuarit, *
    vend i sigurt për ditë të vështira.
    Le të shpresojnë në ty ata që e njohin Emrin tënd, *
    sepse ti s’i lëshon dore ata që të kërkojnë ty, o Zot.

    Ne ty të këndojmë. o Zot i gjithësisë, *
    Kumtojmë ndër popuj mrekullitë e tua!
    Sepse si ndëshkues gjakësorësh, në mend i bie për ta, *
    e britmën e skamnorit nuk e qet në harresë.

    Ki mëshirë për mua, o Zot, †
    shihe mjerimin tim ku më hodhën armiqtë e mi, *
    më shpëto prej derës së vdekjes
    për t’i shpallur të gjitha lavditë e tua †

    gjithkund ndodhem *
    i gëzuar për shëlbimin tënd.
    Ti, o Zot, e dëfton veten, e çon në vend të drejtën, *
    mëkatari u ngatërrua në veprat e duarve të veta!

    Le të kenë mëkatarët shpërblimin e vet, *
    Si të gjithë vrastarët që i shkelin miqtë e tua!
    Sepse skamnori nuk do të harrohet për amshim, *
    shpresa e varfanjakut nuk do të mbarojë askurrë.

    Zgjohu, o Zot, të mos mbizotërojë njeriu, *
    para teje le të gjykohen keqëbërësit!
    Mbushi me frikë e tmerr, o Zot, *
    le ta dinë edhe ata se janë vetëm njerëz.

  4. #804
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    JENI SHFAJESUAR PREJ BESIMIT.


    O Zot, dëgjoje lutjen time, †
    vëri vesh sipas besnikërisë sate lutjes sime, *
    më dëgjo në saje të drejtësisë sate.

    Mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, *
    se asnjë i gjallë nuk mund të dalë i drejtë përpara teje.
    Armiku e salvon shpirtin tim, *
    përdhe e shtroi jetën time,

    më ka lidhur në errësirë *
    porsi të vdekurit e kahershëm,
    shpirti im po rënkon në mua, *
    të mpitë e kam zemrën në kraharor.

    Më kujtohen ditët e shkuara, †
    i kujtoj të gjitha veprat e tua, *
    i peshoj veprat që ti i kreve.

    I ngre drejt teje duart e mia, *
    shpirti im si toka pa ujë ka etje për ty.

    Mu përgjigj pa vonesë, o Zot, *
    se mbeta pa frymë,
    mos e fsheh fytyrën tënde prej meje *
    të mos bëhem si ata që zbresin në varr.

    Bëj ta dëgjoj mëshirën tënde në mëngjes, *
    sepse shpresën e kam vënë në ty.
    Ma mëso udhën së cilës duhet të eci, *
    sepse tek ti e kam lartësuar shpirtin.

    Më shpëto prej armiqve të mi, *
    o Zot, jam ndore tënde!
    Më mëso ta kryej vullnetin tënd, †
    sepse ti je Hyji im. *

    Shpirti yt i mirë le të më prijë në vend të drejtë,
    më përtërij në jetë, o Zot, pashë Emrin tënd. *
    Pashë drejtësinë tënde nxirre shpirtin tim nga shtrëngimi

  5. #805
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Më shpëto, o Zot, prej njeriut të keq.


    Më shpëto, o Zot, prej njeriut të keq,
    më mbro prej njeriut mujshar.
    Prej atyre që mendojnë të këqija në zemër,
    që gjithë ditën sendërgjojnë luftëra.

    Porsi gjarpri e mprehin gjuhën e vet:
    nën buzë e kanë vrerin e shlligës.
    Më ruaj, o Zot, prej kthetrave të mëkatarit,
    më mbro prej njeriut të derhuzdtë.

    Kështu, o Zoti im, lutem:" Ti je Hyji im,
    dëgjoje, o Zot, britmën e lutjes sime.
    O Zot, o Zot, fuqia e shëlbimit tim,
    ma mbro kryet ditën e përleshjes".

    Mos lejo të shkojnë në vend dëshirat e bakeqit,
    mos i përkrah synimet e tija.
    E di se ti, Zoti im, e mbron çështjen e të mjerit
    dhe ia jep të drejtën të vobektit.

    Po të drejtët do të lavdërojnë Emrin tënd,
    shenjtërit do të jetojnë në praninë tënde.

  6. #806
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Kremtohen lavdet për mrekullitë e të Njëlindurit.


    Është punë e mirë ta lavdërojmë ty, o Zot, *
    ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.
    Të shpallim dashurinë në mëngjes *
    e gjatë natës besnikërinë tënde,
    me harpë dhjetëkordash e me lirë, *
    me këngë përcjellë me cetër.

    Se ti, o Zot, më gëzove me veprat e tua, *
    kënaqem për veprat e duarve të tua.
    Sa të madhërishme janë veprat e tua, o Zot, *
    sa të thella mendimet e tua!

    Njeriu i pamend nuk i di, *
    dhe i marri nuk do t’i kuptojë.

    Po edhe në mbifshin mëkatarët porsi bari, *
    e në lulëzofshin ata që bëjnë keq,
    janë të caktuar për bjerrje të pasosur, *
    vetëm ti je i Tejetlartë për amshim, o Zot!

    Sepse qe, o Zot, armiqtë e tu, †
    sepse qe, o Zot, armiqtë e tu do të birren, *
    do të shpërndahen të gjithë keqbërësit.

    Ti ma rrite fuqinë porsi të buallit, *
    më shugurove me më të pastrin vaj.
    Prej së larti i shikon syri im ata që më urrejnë, *
    veshët e mi pa tronditje i dëgjojnë kundërshtarët e mi.

    I drejti lulëzon si palma, *
    rritet porsi cedri i Libanit.
    Duke jetuar në Shtëpinë tënde, o Zot, *
    Dhe duke jetuar në shenjtëri, në ty,

    Japim fruta edhe në pleqëri, *
    jemi të kërthndeztë e plot shëndet,
    për të shpallur se ti, o Zot, je i drejtë: *
    Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta!

  7. #807
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lutja në rrezik


    O Zot, klitha drejt teje, eja më të shpejt tek unë!
    Dëgjoje zërin tim kur thërras drejt teje!
    U ngrittë lutja ime si tymi i kemit në praninë tënde,
    lartësimi i duarve të mia porsi flia e mbrëmjes.

    Vërja rojën, o Zot, gojës sime,
    edhe rojtarët në derë të buzëve të mia.
    Mos lejo të priret zemra ime në punë të këqija
    për të sendërtuar punë të liga me njerëz të paudhë
    që të mos i shijoj kënaqësitë e tyre.

    Le të më rrahë i drejti: kjo është mëshirë,
    le të më qortojë,
    por vaji i mëkatarit mos e leftë kokën time,
    por paça uratën përballë mbrapshtisë së tyre!

    Te ti, o Zot, Hyji im, janë sytë e mi,
    ty të rashë ndore, mos lejo të birret shpirti im.
    Më ruaj prej grackës që ma kanë ngrehur,
    prej pengesave të atyre që bëjnë të keqen.

  8. #808
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    E kërkoj mëshirën tënde, o Hyji im!.

    O Zot, mos më qorto në zemërimin tënd
    as mos më ndëshko në hidhërimin tënd!
    Ki mëshirë për mua, o Zot, se më shkatërroi sëmundja,
    më shëro, o Zot, se u thërmuan eshtrat e mi.

    Shpirti im është tejet i shqetësuar,
    e ti, o Zot - e deri kur...?
    Kthehu, o Zot, më shëro,
    më shpëto në saje të mirësisë sate!

    Plasa duke gjëmuar, †
    natë për natë e laj shtratin tim,
    me lotët e mi e laj shtrojën time.
    Sytë e mi po shqimen nga vajtimi,
    u plaka midis armiqve të mi.

    Largoji,O Hyji,prej meje të gjithë që bëjnë keq,
    sepse ti, o Zot, e dëgjon zërin e dënesës sime!
    Ti, o Zot, e dëgjon lutjen time,
    dhe e pranon uratën time!

  9. #809
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    SHPRESOJ NË ZOTIN,

    NUK MBETEM I TURPËRUAR.


    Unë të jap lavdi ty, o Zoti im,
    Dhe e lartësoj Emrin tënd.

    Të kërkova, o Zoti im e ti më dëgjove
    edhe më çlirove nga çdo frikë që pata.

    Të shikoj ty e ti do të më ndriçosh,
    fytyra ime nuk do të turpërohet.

    Ja, ky skamnor të thirri në ndihmë, o Zot,
    ti e dëgjove dhe e shpëtove nga të gjitha vuajtjet e tija.

    Sytë e tu, o Zot, shohin të drejtët,
    veshët e tua ua dëgjojnë ofshamat.

    Fytyra jote, o Zot, është kundër keqbërësve
    për ta zhdukur prej dheut kujtimin e tyre.

    Klithin të drejtët, e ti, o Zot, i dëgjon,
    i liron prej të gjitha vështirësive të tyre.

    Ti, o Zot, je afër atyre që pendohen me zëmër,
    Ti i shpëton shpirtpërgrirët.

  10. #810
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Ne, të shëlbuarit,

    e këndojmë këngën e fitores.




    Toka mbarë të lavdëron Ty, o Zoti im,
    Ty të shërbejmë, o Zot, me hare,
    Dalim para teje me brohoritje!

    E dimë mirë se vetëm ti, Zoti ynë, je Hyj:
    ti na krijove dhe ty të përkasim:
    jemi populli yt dhe delet e kullotës tënde.

    Hymë nëpër dyert e tua duke të dhënë lavd,
    hymë në treme të tua duke kënduar himne,
    duke e lavdëruar dhe e madhëruar Emrin e tënd!

    Sepse i mirë ti je, Zoti ynë,
    e amshuar është dashuria jote,
    nga breznia në brezni besnikëria jote.

Faqja 81 prej 94 FillimFillim ... 3171798081828391 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •