Close
Faqja 54 prej 94 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 936
  1. #531
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJI TË DON.

    Pikërisht këtu është pikënisja e shpresës,
    që ta dish që Zoti të don,
    e që të don ty veçanërisht,
    në një mënyrë unike, speciale.
    Askush tjetër nuk do të mund
    ta marrë vendin tënd
    në zemër të tij.
    Ai e dha Birin e vet për ty,
    dhe t’ia jep vazhdimisht,
    çdo ditë në kremtën eukaistike.
    I përforcuar nga kjo siguri,
    ti mund të kërkosh gjithçka prej Atit tënd,
    pa pushim dhe pa ekzitim,
    për arsye që je duke lutur në emrin e Jezusit.
    Do të jesh me siguri i dëgjuar,
    dhe frytet e lutjes tënde
    do të jenë gjithmonë më të mirë
    sesa ti e kishte menduar e dëshiruar.

    NJË MURG.

    Torrkerry

  2. #532
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI, E VËRTETA …

    O Hyji, e vërteta që e ndriçon zemrën time,
    bëj që të mos jenë errësirat që më therrasin!
    E zhyta veteveten në to,
    dhe u gjindha në errësirën,
    por edhe nga kjo humnerë të kam dashur shumë.
    Isha i humbur, por më kujtua për ty.

    E dëgjova zërin tim mbrapa meje,
    ai me tha se duhej të kthehem mbrapa:
    e dëgjova me shumë vështirësi,
    për shkak të ankthit që xhurmonte në mua,
    por ja, tani unë kthehem
    i etshëm tek ti, burimi i jetës time.
    Bëj, o Hyji im, që të më pengojë askush
    të afrohem tek ky burim: prej tij unë do të pi
    dhe do të jetoj.
    Nuk duhet të jem unë jeta ime.
    Kur isha vetëm pa ty, kam jetuar keq,
    kam qenë vdekje për vetveten:
    vetëm në ty dhe me ty
    unë ripërtërihem në jetë.

    SHËN AUGUSTINI.

    Torrkerry

  3. #533
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NA JEP, O ZOT…

    Me ndihmën e mëshirës sate, o Zot,
    jepua në mirësinë tënde
    çlirimin të shtypurve,
    Lirinë të burgosurve,
    Ngushëllim të vuajturve,
    Shërimin të sëmurëve,
    Kthimin të mergurtarve.

    Jepjau, o Zot, në mirësinë tënde,
    Shendetin të dashurve tonë,
    Faljen e mëkatarëve,
    Pranimin të penduarve,
    Lumturinë të drejtëve,
    Nevojtarëve atë që u nevojtet,
    Rrugën e drejtë të humburve,
    Një kujtim ë devotshëm të vdekurve,
    Mëshirën dhe dashurinë të gjithëve.

    Jepjau të gjithëe gjithçka
    Mund të na ndihmojë ne,
    Të dobët dhe mëkatarë si jemi.
    Dëshirojmë të jemi të pelqyeshëm
    Ndaj madhërise tënde,
    Për mirësinë tënde dhe mëshirën tënde,
    Tani e gjithmonë në shekuj të shekujve. Amen.

    N ga LITURGJIA ORTODOKSE

    Torrkerry

  4. #534
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË MOMENTIN E VUAJTJES.

    O Zot Hyji ynë,
    ti e njeh vuajtjen tonë,
    më mirë se ta njohim ne.
    Ti e di sesa shpirti i frikësuar
    lethsisht bie në preokupime
    të kota, egzagjëruar
    apo vetëm në imagjinatën.

    Ne po të lutemi që të na japësh dritën tënde
    për të hyrë në brendësinë tonë
    dhe forcën për t'i përçmuar
    ato vuajtje që na kemi krijuar vetëvetës
    me brengosjet tona.

    Por atë vuajtje që ti vetë na jep,
    na jep hirin që ta pranojmë
    me përvujtëri nga dora jote
    dhe forcën për ta mbartur. Amen.

    Soren Kierkegaard.

    Torrkerry

  5. #535
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR TË FITUAR MBI ANKTHIN.

    O Zot Hyji im, mos u largohu prej meje!
    O Hyji im, shpejto të më ndihmosh,
    sepse lindën në mua mendime të kota
    dhe për frikë të madhe vuan shpirti im.
    Si mund t'i kaloj këto vështirësi?
    Si mund të fitoj mbi armiqtë që më rrethojnë?
    O Zot, në praninë tënde,
    le të shuhen të gjitha mendime të keqija.
    Shpresa ime, ngushëllimi im i vetëm
    është që ta gjej strehim tek ti,
    në çdo vuajtje dhe vështirësi,
    duke e vënë në ty besimin tim.
    Duhet të të therras në ndihmë
    nga thellësitë e shpirtit tim,
    dhe pastaj ta pres me durim ngushëllimin
    që vjen prej teje që i fshin të gjitha lotët e mia.

    NGA “NE PERNGJASIM TE KRISHTIT”

    Torrkerry

  6. #536
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, BEKOJI ATA Që VUAJNË.

    O Zot,
    bekoje shpirtin e thërmuar
    të atyre që vuajnë,
    vetminë e rënduar të njerëzve,
    njeriun që nuk e njeh pushim,
    vuajtjen që nuk guxojmë ta shprehim.
    Bekoji ata që ecin natën
    nëpër rrugët e panjohura.
    Bekoji zemrat, o Zot,
    zemrat e pa pjekura.
    Më se pari,
    jepu ngushëllim të sëmurëve.
    Mësoju atyre që u privuan nga pasurit e tyre më të dashura,
    që të dinë të distancohen prej -do gjëje tokësore.
    Mos lere në këtë botë asnjë njeri në deshpërim.
    Bekoji ata që janë në gëzime,
    o Zot, ruaji ata.
    Jepu atyre që në këtë ditë
    nuk kanë qenë akoma të liruar
    nga trishtimi dhe nga sprova,
    forcën tënde për ta mbartur.

    SHENJTJA EDITH STEIN.

  7. #537
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI, TRINI, JE NJË DET...

    Ti, o Trini, je një det i thellë
    në të cilin sa më shumë hyj,
    sa më shumë gjej thesare të çmueshëm
    dhe sa më shumë gjej,
    sa më shumë kërkoj.

    O humnerë e pafundme,
    o fytyrë e përjetshme të Hyjit,
    o det i thellë,
    çfarë ti mund të më japësh,
    më shumë se vehtën tënde?

    Shenjta Katerina e Sienës.

    Torrkerry

  8. #538
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E PLEQËRISË.

    Merre ti, o Hyji,
    atë gjë shumë të vogël,
    me të vërtetë,
    që ti ke dashur që të jem.
    Të kësaj ekzistence time të mjerë
    po të lutem,
    merri vitet që do t’i jetoj.

    Për sa u përket viteve që kam humbur,
    unë ndjehem i përvuajtur dhe i penduar.
    Mos i përbuz zhgënjimin tim.
    Tani, në mua nuk gjej më asgjë,
    përveç dëshirën e urtisë
    dhe një zemër që unë të ofroj,o Hyji.

    SHËN BERNARDI NGA KLERVO.

    Torrkerry.

  9. #539
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Lutja e braktisjes në Zotin.

    O Zot, nuk di çfarë duhet të kërkoj prej teje.
    Ti je i vetmi që e di për çfarë unë kam nevojë.
    Ti më do më shumë sesa unë të arrij ta dua vetveten.
    Jepja shërbëtorit tënd
    gjithçka unë nuk di të kërkoj për vetveten.
    Nuk guxoj të kërkoj as kryqin dhe as ngushëllimin.
    Vetëm prej teje unë varem.
    Vetëm ty t’ia hap zemrën time.
    Ti i sheh nevojat të mia, që unë vetë nuk i njoh.
    Shiko, shih dhe vepro sipas mëshirës sate.
    Më ndëshko dhe më shëro mua.
    Bëj që të bie dhe që të ngrihem.
    E pranoj me dashuri vullnetin tënd,
    dhe do ta mbaj heshtjen përpara teje,
    përpara vullnetit tënd të shenjtë,
    përpara gjykimeve të tua të padepërtueshme.
    Unë dorëzohem krejt në duart e tua.
    Në mua nuk ka më as vullnet, as dëshirë,
    përveç dëshira që ta kryej vullnetin tënd.
    Më mëso se si të lutem.
    Lutu edhe ti vetë në brendësinë time.

    FILARETE DROZDOV. Metropolit e Moskës në shekullin XIX.

    Torrkerry.

  10. #540
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    RINGJALLJA E TË VDEKURVE.

    Dhe, nëse Ti nuk do të ishe Hyji im,
    do ta themeloja në asgjë
    përparësinë e jetës shpirtërore.
    Sepse ti, o Hyji im, nuk je
    Hyji i të vdekurve
    por Hyji i të gjallëve.
    E ti e di, o Zot, Hyji im:
    nuk mund të vdesin më
    të vdekurit që u ringjallen.

    PIERRE JEAN JOWVE.

    Torrkerry.

Faqja 54 prej 94 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •