Close
Faqja 45 prej 94 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 936
  1. #441
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË ECJE NDAJ RINGJALLJES

    Kur bëhet nata në brendësinë time,
    e drita nuk mund të ndriçojë,
    vetëm nëpërmjet besimti,
    o Hyj, burimi i çdo agimi,
    me Birin tënd akoma në agoni,
    edhe një herë ne duam të të bekojmë Ty.

    Kur plaga është akoma e hapur,
    kur jeta ka kuptim
    vëtëm duke e kryer vullnetin tënd,
    o Hyj, fitimtar mbi çdo vdekje,
    me Birin tënd gjithmonë të plagosur,
    edhe një herë ne duam të të lavdërojmë Ty.

    Kur lufta është akoma e ashpër,
    dhe fitorja bëhet e sigurt,
    vetëm nëpërmjet forcës së dashurisë,
    o Hyj, gjithmonë më i fort se çdo i keq,
    me Birin tënd që me kryq e shkatërroi çdo vdekje
    edhe një herë ne duam të të adhurojme Ty.

    ATË KRISTIAN DHE CHERGE.

    Torrkerry

  2. #442
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E JEZUSIT TË VARUR MBI KRYQIN.

    O Hyj, Huji im, pse hoqe dorë prej meje?
    Larg nga shëlbimi im fjalët e dënesës time!

    Hyji im, kërkoj ndihmë ditën e ti nuk më përgjigjesh,
    qes kushtrimin natën e nuk gjej pushim.

    E pra ti je Shenjti që banon në lavditë e Izraelit.
    Në Ty shpresuan etërit tanë,
    shpresuan e ti i shpëtove!

    Ty të thirrën në ndihmë e gjetën shpëtim,
    në ty e vunë shpresën e nuk u turpëruan!

    Vërtet unë jam krimb e jo njeri,
    turpësi e njerëzve, përbuzje e popullit.

    Gjithkush më shikon, më përqesh,
    shtrembërojnë buzët, luajnë me kokë:

    “Shpresoi në Zotin: le ta lirojë.
    Le ta shpëtojë sepse i pëlqen Atij!”

    E pra, ti më nxore nga kraharori i nënës,
    ti më bëje të sigurt në prehrin e nënës sime.

    Në doren tënde jam që nga kraharori i nënës,
    qysh se më mbante nëna, ti je Hyji im.

    Mos qëndro larg meje
    sepse rreziku është afër
    e s’kam tjetërkënd që më ndihmojë.

    Më rrethuan dema të shumtë,
    mëzetërit e Basanit më qarkuan,
    përmnershëm e hapin gojën e vet në mua
    si luani që shqyen e ulërin.

    Si uji u derdha,
    m’u zbërthyen eshtrat,
    mu bë zemra porsi dylli,
    shkrihet brenda kraharorit tim;

    porsi tjegull m’u tha qiellza,
    gjuha më ngjitet për gurmaz:
    e ti më hodhe në pluhurin e vdekjes.

    Më rrethuan qen me shumicë,
    turmë bakëqijsh më rrethuan gjithkah.

    M’i shporuan duart e këmbët;
    mund t’i numëroj të gjithë eshtrat e mi,
    e këta më këqyrin e nuk m’i ndajnë sytë.

    Petkat e mia ndër vete i ndajnë
    e mbi petkun tim qesin short.

    Por Ti, o Zot, mos rri larg meje,
    fuqia ime, shpëto të më ndihmosh!

    Ma shpëto jetën prej shpatës,
    prej dorës së qenit të vetmen të mirë që kam!

    Më shpëto prej gojës së luanit,
    prej brirëve të buajve të egër mua të gjorin.

    E unë do t’ua shpall vëllezërve Emrin tënd,
    e do të të lavdëroj në kuvendin e dheut:

    “Ju që e droni Zotin, lëvdojeni atë,
    mbarë fara e Jakobit, lavdërojeni atë!

    Të gjithë pasardhësit e Izraelit, nderojeni atë,
    sepse nuk e përbuzi as s’e qiti në haresë mjerimin e skamnorit,
    nuk e fshehu fytyrën e vet prej tij,
    por, kur i kërkoi ndihmë, e dëgjoi”

    Prandaj do të të lëvdoj në kuvendin e dheut,
    ndër sy të besimtarëve të tu do t’i kryej kushtet.

    Do të hanë skamnorët e do të ngihen,
    do të lavdërojnë Zotin ata që e kërkojnë:
    rroftë zemra e tyre për amshim!

    Do të kujtohen e do të kthehen te Zoti
    mbarë skajet e tokës,
    do të adhurojnë para tijj mbarë familjet e kombeve.

    Sepse Zoti është mbret! Ai i sundon kombet!
    Atë, vetëm atë do ta adhurojnë
    të gjithë ata që pushojnë nën dhe,
    para tij do të përmbysen të gjithë ata që kthehen në pluhur.

    Kurse shpirti im për të do të jetojë,

    në shërbim të tij do të jetë fara ime,
    breznisë së ardshme do t’i tregohet për Zotin,
    për drejtësinë e tij do t’i tregohet popullit që vjen:
    “Kështu bëri Zoti”.

    PSALMI 22

    Torrkerry

  3. #443
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA PËR LIRIM NGA I KEQI..

    “Gjithçka është e mundshme për ata që besojnë”

    O Zot, Hyji im, Ati im, ti e ke shpallur vullnetin tënd:
    e don që të gjithë ne te jemi të shenjtë, të shëlbohemi,
    të jemi të lirë nga robëria e djallit dhe mëkatit, dhe nga vdekja e amshuar,
    dhe për këtë na e ke hapur derën e Paraisës.
    Kështu edhe në vështirësi të rëndomte të jetës të përditëshme,
    mund të jetojmë në lirinë e fëmijëve të tu.
    Ty tani po ta drejtoj lutjen time të përvujtë.
    Mëkatova dhe bëra të keqen para Teje.
    Besimi im në Ty ka qenë aq i vogël e dashuria ndaj teje edhe më e mjerë.
    Edhe pse e kam thënë shumë herë se i bie mohit djallit dhe veprave të tija
    – jeta ime ka qenë e mbushur me mëkat.
    Ti, me fajin tim, nuk ke qenë Zoti im, as jeta ime, as gëzimi im...
    Para Teje ka qenë UNI im, egoizmi im, kënaqja e pasioneve të mia,
    aq shumë idhuj, njerëz dhe gjëra.
    Më fal, më fal, o Hyj im, nuk e kam ditur se Ti je Jeta, e Vërteta dhe Paqja!
    Në shqetësimet e mia të ndryshme
    u drejtova fallxhinjve moderne dhe shërbëtorëve bestytë të të Keqit,
    dhe gjeta mundim e shqetësim edhe më të madh!.
    Vërtet, veshët e mi kanë dëgjuar shpeshherë Fjalët e tua,
    por krenaria ime dhe zemra përplot pastërti,
    nuk kanë lejuar që ato të depërtojnë në mua...
    E tani kur rrezja e dritës dhe e dashurisë së mëshirshme sate
    e ka prekur zemrën time, pranoje këtë klithje,
    “sepse nga humnera të kërkoj Ty, o Zot”,
    “M’i fal mëkatet e mia”
    “Ma krijo zemrën e pastër”,
    “më pastro krejtësisht nga faji im”,
    sepse tani besoj se Ti je shpëtimtari im, Zoti im,
    Zotëria im, dhe e vetmja Paqe e vërtetë!
    I bie mohit, i bie mohit djallit,
    e Ti me forcën e Emrit tënd të shenjtë
    dëboje nga shpirti im
    dhe më mbush me Shpirtin tënd të Shenjt.

    U bie mohit të gjitha veprave të tija:
    mëkatit, fallit, magjisë, shortisë, hajmalive thirrjes së shpirtrave, “syrit të keq”,
    varësive mëkatare: drogës, duhani, alkolizmit ,
    robërisë televizionit, kompjuterit dhe internetit,
    okupimit të tepërt me sport, me muzikë negative,
    horoskopit, jetës së natës, modës së mendjelehtë pagane,
    shqetësimeve djallëzore, bllokimeve dhe posedimeve
    – çdo semundjeveje fizike, shpirtërore, psikike e morale,
    si dhe njerëzve të keqij, që i shërbëjnë djallit.
    O Zot, Hyj im, Shëlbuesi im,
    Të falem nderit për paqen dhe lirinë që m’i jep!
    O Zot, Hyj im, ti je dashuria: dashuria jote është më e mirë se jeta.
    Goja ime dhe zemra ime do të të lavdërojnë gjithmonë!
    Madhëroje, Shpirti im, Zotin!

    Torrkerry

  4. #444
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NA FAL, O ZOT!

    O Qengji i Hyjit,
    ti që shlyen mëkatet e botës,
    ki mëshirë për ne.
    Ti që do të vish për të na gjykuar,
    ki mëshirë për ne.
    Na e trego dashurinë tënde, o Zot,
    e ne do të shëlbohemi.
    Pastroji mëkatet tona me gjakun tënd,
    e ne do të shëlbohemi.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  5. #445
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR KOHËN E PASHKËVE.

    Qofsh i nderuar, o Zot,
    pasi jetën time e mbushe plot gëzim!
    Unë qeshem, gëzohem,
    sepse e shoh begatinë e bekimeve të tua.
    Sytë e mi qeshin,
    sepse shohin duke u ngirë fëmijët e uritur.

    Goja ime e vjetër qeshet,
    sepse shoh se si i pranon njerëzit.

    Shpesh, o Zot, qeshem nga thellësia e zemrës,
    së bashku me motrat,
    sepse shohim se kush je Ti në të vërtetë.

    Përditë qeshemi me miq e dashamirë,
    të cilët na i jep Ti,
    sepse të këndojmë me falënderim.
    Të falemnderit, o Zot,
    për këtë qeshje të mrekullueshme, të hareshme.
    Amen.

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

  6. #446
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPËTO, O SHËLBUES...

    Shpëto, o Shëlbues, veprën tënde fisnike,
    shkruar me ditë të shenjtë të fytyrës sate,
    mos lër të prishet nga mashtrimi i djajve,
    për të cilën çmimin e vdekjes Ti lave.

    Ki dhimbje, shërbëtorët e tu rob të mos bëhen,
    fali fajtorët, prangat robërve zgjidhja,
    e ata që me gjakun tënd shpërbleve,
    o mbret i mirë,, me ty në amshim gëzofshin. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  7. #447
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O KRYQ, QË I JEP BOTËS BEKIMIN...

    O Kryq që i jep botës bekimin,
    ti je shpresa e shërblimi,
    dikur ti e mbartje ferrin,
    tash je derë plot dritë e qiellit.

    Në Ty, po ngrihet flija
    që çdo gjë mbi vete mori,
    që i rëndoi princi i botës
    dhe asgjë të veten s’gjeti.

    Atit, Ty, e Shpirtit Shenjtë
    lavdi e njëjtë, o Jezus, qoftë
    që me fitore të kryqit
    gjithmonë na jep të gëzojmë.
    Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  8. #448
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KRISHT, PËR MES KRYQIT, LUTEMI...

    Krisht, për mes Kryqit, lutemi,
    na ço në shpërblim të jetës
    që në dru të shenjtë mbërthyer
    të na shëlbosh u denjove.

    Neni i ligjit tënd,
    e thyen ligjin e vjetër;
    vdes skllavëria e hershme,
    liria e vërtetë kthehet.

    Atit, Ty e Shpirtit Shenjtë
    lavdi e njëjtë, o Jezus, qoftë
    që me fitore të kryqit
    na bën gjithmonë të fitojmë. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  9. #449
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KRISHTI ËSHTË I GJALLË.

    Të kërkova, o Zot,
    Atje poshtë, afër varrit.
    Kot të kërkova:
    Dita ishte shumë e bukur.



    Te të vdekurit Ty të kërkova
    Por Ti ishe i gjallë.
    Në këtë gabova unë
    Por ti e kishe thënë mirë.

    Ku do të gjejmë, o Zot,
    Përveçse rrugëve,
    Ato të Galilesë
    Ku vuajnë njerëzit.

    Sapo dole nga varri,
    Ti erdhe për t’i ngushëlluar
    Dishepujt, atje në Cenaklin
    Ku të frikësuar fshihen.

    Përsëri të pashë, o Zot,
    Por të kam njohur vetëm
    Kur e ktheve bukën;
    Atëherë në ty besova.

    ANDRE DOYON.

    Torrkerry

  10. #450
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Himn Hyjit Krijues



    O Zot, Hyji im, sa i madh je!
    I veshur me madhëri e me bukuri,

    i mbështjellë me dritë porsi me petk!
    E ngreh qiellin porsi tendë,

    mbi ujëra ndërton banesat e tua.
    Retë i bëre karrocë për vete,
    ecën mbi krahët e erës!

    Erërat i bën lajmëtarë të tu,
    zjarrin zharitës shërbëtorë të tu.

    Tokën e vendose mbi qëndrueshmërinë e saj,
    nuk do të lëkundet në shekuj të shekujve.

    E mbulove si me petk me ujërat e humnerave,
    majat e maleve i mbulonin ujërat:

    Ti u kërcënohesh e ato tërhiqen,
    dridhen nga zëri i bubullimës sate:

    ngjiten në male, zbresin në lugina
    drejt vendit që ti u cakton:

    u ke vënë cakun që s’guxojnë ta kalojnë,
    që përsëri të mos e mbulojnë tokën.

    Burimet ti i kthen në përrenj,
    rrjedhin përmes malesh;

    ato ngijnë ujë të gjitha kafshët e pyllit,
    ua shuajnë etjen gomarëve të egër.

    Përskaj tyre banojnë zogjtë e ajrit,
    degë më degë ia thonë këngës së vet.

    Ti i ujit malet nga pallatet e tua,
    toka ngihet me frytet e duarve të tua.

    Ti bën të mbijë bar për kafshë,
    bimë të tjera të nevojshme për njeriun,
    për të nxjerrë prej tokës bukën

    e verën që gëzon zemrën e njeriut,
    që me vaj ta lyejë fytyrën
    e që buka t’ia kërkthndezë njeriut zemrën.

    Sa të shumta janë, o Zot, veprat e tua!
    Të gjitha i ke bërë me urti të madhe:
    plot është toka me krijesat e tua.

    Ja, këtu deti i madh, i hapët e i gjerë,
    atje zvarranikë saqë numri s’u dihet,
    kafshë të vogla të përziera me të mëdha!

    Nëpër të kalojnë anijet,
    Leviatani që ti e krijove për të luajtur me të!

    Të gjitha këto presin me shpresë
    që t’u japësh ushqim në kohën e duhur.

    Po u dhe ti ato mbledhin,
    kur ti e hap dorën tënde, mbushen me një mijë të mira.

    Po e fshehe ti fytyrën, ato trazohen,
    po ua more frymën, ato ngordhin
    dhe kthehen në pluhur përsëri.

    Po e dërgove frymën tënde, përsëri përtërihen
    dhe e rinon fytyrën e dheut.

    NGA PSALMI 104

    Torrkerry

Faqja 45 prej 94 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •