Close
Faqja 11 prej 94 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 936
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E NATËS (3)

    O Hyj im, o Zoti im,
    të ka pëlqyer Ty
    ta krijosh natën
    për pushim të njeriut,
    si të ka pëlqyer Ty,
    të krijosh ditën,
    kohë e përshtatshme,
    për punë e tij,
    jepja trupit tim këtë natë,
    një pushim përtëritës.
    Më mëso, o Hyj im
    si t’ia dorëzoj Ty
    hallet e mia tokësore,
    dhe si ta përkujtoj
    pandërprerë mëshirën tënde,
    që edhe shpirti im
    veçanërisht,
    të mund ta shijojë
    një pushim shpirtëror.

    Bëj që koha
    që ia kushtoj gjumit,
    të mos jetë më tepër,
    e që të jetë e mjaftueshme
    për ripërtërirjen e forcave të mia
    që të mund të shërbej Ty,
    më me shumë gatishmëri.

    Me pëlqimin tënd,
    bëj, o Hyj im, Zoti im,
    që të jem përherë i pastër
    në trup e në shpirt,
    duke më liruar
    prej të gjitha të keqijave,
    prej çdo rreziku,
    që edhe në gjumë
    gjithçka të kalojë
    në lavdinë e emrit tënd.

    E sepse kjo ditë
    nuk kaloi fare
    pa mëkatë
    sepse edhe sot
    mjerisht të kam ofenduar
    në shumë mënyra,
    unë, një mëkatar i mjerë,
    bëj, o Zot i mëshirshëm,
    që si tani Ti i fsheh
    të gjitha gjëra
    me errësirën e natës,
    kështu t’i shkatërrosh
    të gjitha mëkatët e mia,
    sipas mëshirës sate.
    Bëj, me hirin tënd,
    të meritoj ta shoh
    pa turp fytyrën tënde.

    Më dëgjo, o Zoti im, Ati im,
    nëpërmjet Jezu Krishtit,
    Birit tënd të dashur.
    Amen.

    GJON KALVINI

    Torrkerry

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATË E MBRËMJES

    Zoti i gjithpushtetshëm
    dhe i mëshirshëm,
    Na dashtë një natë të qetë
    dhe një mbarim të mirë.

    Eja, po të lutemi, o Zot,
    në këtë banesën tonë
    e dëboji larg prej nesh
    të gjitha pritat e armikut;
    Engjëjt e shenjtë të tu
    le të banojnë në të
    dhe të na ruajnë në paqe.
    E bekimi yt qoftë gjithmonë me ne.

    NGA SHUJTA SHPIRTËRORE

    Torrkerry

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATË E MËNGJESIT.

    O Zoti im, po të falem nderës
    që më ke ruajtur këtë natë.
    O Zoti im, po të jap fjalën
    se sot, me ndihmën tënde,
    nuk do të fyej me kurrnjë mëkat.
    O Zoti im, gjthçka të bëj
    e gjithçka të heq në këtë ditë,
    dua të bëjë dhe të heqë
    për dashurinë tënde
    e si është qëllimi i Zemrës tënde
    që aq fort më ka dashur
    që e ke dërguar Birin tënd
    jo për të me denuar,
    por për të me shëlbuar
    e që ta kem jetën e pasosur.
    ]
    O Zot i gjithpushtetshëm,
    që ma dhe fatin
    të presë edhe këtë ditë,
    më ruaj me pushtetin tënd,
    që sot të mos bie në mëkat,
    por le të rrjedhin fjalët e mia
    e le të drejtohen mendimet
    dhe veprat e mia
    për të kryer gjithherë drejtësinë tënde.
    Amen.

    NGA SHUJTA SHPIRTËRORE
    (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E MËNGJESIT.

    O Zot, Ati im qiellor,
    Hyj i amshueshëm,
    dhe i gjithpushtetshëm,
    Ti ke qenë me mua,
    sigurisht këtë natë,
    deri në fillim të kësaj dite.
    Më ndjek edhe sot,
    me provaninë tënde,
    Hyj gjithnjë i mirë,
    i madh në dashuri.
    Dhe bëj, me hirin tënd,
    që të mos bie në tundim,
    e në mëkat,
    e ma shmangë çdo rrezik.

    Përkundrazi,
    më shoqëro ti,
    më udhëheq ti vetë
    në çdo veprimtari.
    Ta bëj vetëm atë,
    që është e drejtë,
    në sytë e tu,
    nëpër Zotin tonë
    Jezu Krishtin
    Shëlbuesin tonë.
    Amen.

    GJON KALVINI

    Torrkerry

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “QË TË JENË NJË!”

    O Zot i amshueshëm
    dhe i mëshirshëm,
    Ty, Hyj që e do paqen,
    Ty që je dashuria,
    që na bashkon vetë
    të gjithë në një,
    Ty po të lutemi,
    o Ati ynë i mirë
    ne të gjithë
    në gjunjë para teje:
    Le të jetë përsëri një,
    nëpërmjet Shpirtit tënd të Shenjtë,
    gjithçka është ndarë;
    le të jenë përsëri
    një grigjë e vetme
    në një vathë të vetme
    të gjithë ata
    që u shpërndan.
    Na jep forcë dhe fuqi
    dhe hirin tënd,
    që të kthehemi tek Ti,
    që ta kërkojmë
    të vërtetën tënde,
    unike dhe të amshuar,
    e që të ruhemi
    nga çdo ngatërresë,
    mosmarveshje dhe përçarje.

    Kështu,
    ne të gjithë
    do të jemi
    një zemër e vetme,
    një vullnet i vetëm,
    një dijë e vetme,
    një shpirt i vetëm,
    një mendje e vetme,
    dhe të kthyer krejtësisht
    tek Jezu Krisht, Zoti ynë,
    do të arrijmë, o Atë,
    të lavdërojmë ty
    me një zë të vetëm,
    duke të falënderuar
    për gjithçka
    nëpër Zotin tonë,
    Jezu Krishtin,
    në Shpirtin Shenjtë.
    Amen.

    MARTIN LUTER (?)

    Torrkerry

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPIRTI IM, O HYJ KA ETJE PËR TY


    O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj.
    Ka etje për ty shpirti im,
    ty të dëshiron mishi im,
    si toka e shkretë, e thatë, e paujë,

    kështu erdha në Shenjtëroren tënde,
    për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.
    Sepse më e mirë është dashuria jote se sa jeta:
    buzët e mia do tëtë lavdërojnë.

    Kështu do të të bekoj në jetën time,
    e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,
    do të ngihem sin ë gosti të shkëlqyeshme,
    me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.

    Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim,
    në përgim natën do të mendoj për ty,
    sepse ti je bërë ndihma ime,
    prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!

    Shpirti im u mbështet në ty,
    e djathta jote më merr për dore.

    Psalmi 63

    Torrkerry

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O SHPIRT I ZOTIT!

    Ti nuk ndalesh, o Shpirt i shenjtë,
    në Atin e palëvizshëm,
    dhe nuk ndalesh në Fjalën;
    e megjithatë je gjithmonë
    në Atin, në Fjalën,
    dhe në vetveten
    dhe në të gjitha shpirtrat e lum
    dhe në krijesa.
    Jë i nevojshëm krijesës
    në sajë të gjakut të dherdhur
    nga Fjala e Njëlindur,
    e cila, për shkak të dashurisë
    i është bërë e nevojshme
    krijesës së saj.
    Ti pushon në krijesat
    të cilat janë të afta
    të pranojnë në veten e tyre,
    me anë të dhuratave të tua,
    përngjasimin me dëlirësinë tënde.
    Pusho në ato që pranojnë në vete
    frytin e Gjakut të Fjalës
    dhe bëhen banesa të denja për ty.

    Eja, o Shpirt Shenjt.
    Le të vijë bashkimi i Atit.
    kënaqësia e Fjalës.
    O Shpirt i së vërtetës,
    ti je shpërblimi shenjtërve,
    freskia e shpirtrave,
    drita e errësirave,
    pasuria e të varfërve,
    thesari i atyre që duan,
    ngopja e të uriturve,
    ngushëllimi i shtegtarëve.
    Ti, pra, je ai në të cilin qëndron çdo thesar.

    Eja ti që, duke zbritur në Marinë,
    e mishërove Fjalën,
    dhe bëj në ne
    me anë të hirit,
    atë që bëre me të
    me anë të hirit dhe të natyrës.

    Eja ti që je ushqimi
    i çdo mendimi të pastër,
    burimi i çdo mëshire dhe bashkimi,
    i çdo pastërtie.

    Eja, dhe shkrij në ne
    gjithçka që është shkaku
    i mos aftësisë sonë
    për t’u shkrirë në ty.

    SHËN MARI MAGDALENA E FAMILJES PAZZI

    Torrkerry

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E VETMJA SHPRESA IME.

    O Zot,
    po aq sa unë kam pasur mundësi
    e ti m’a ke dhënë forcën,
    unë të kam kërkuar.
    Unë kam dashur
    të jem i vetëdijshëm
    për atë që unë besoj,
    e për të arritur këtë qëllim,
    unë kam diskutuar
    e kam vuajtur shumë.

    O Zot, Hyj im,
    e vetmja shpresa ime,
    më dëgjo mua:
    mos lejo kurrë
    që i lodhur dhe i mërzitur,
    të pushoj duke të kërkuar.
    Përkundrazi,
    e vë në zemrën time
    një dëshirë, gjithmonë më të madhe,
    që të kërkoj ty pandërprerë,
    pa pushim.

    Ja, unë jam përballë teje,
    siç jam,
    Me forcën time,
    me dobësinë time.
    Mbështete të parën,
    shëroje të dytën.

    Përballë teje, o Zot,
    Ja dituria ime
    dhe injoranca ime.
    Bëj që të kujtohem për ty.
    Bëj që unë të njoh siç je.
    Bëj që unë të dua shumë.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MERRE LIRINË TIME

    Merre, o Zot,
    tërë lirinë time.
    Pranoje, o Zot, atë,
    me pëlqimin tënd.
    Pranoje, o Zot,
    mendjen time,
    kujtesën time,
    inteligjencën time,
    tërë vullnetin tim.
    Pranoj gjithçka jam,
    gjthçka kam,
    të gjitha pronsitë e mia.
    Ti, o Zot, m’i ke dhënë
    të gjitha këto.
    Unë t’i kthej të gjitha:
    Për mua ja vlen, o Zot,
    vetëm çka ty të pëlqen:
    vepro si ty të pëlqen,
    me një liri të plotë.
    Ma jep një zemër
    që të do mbi të gjithë
    dhe mbi gjithçka.
    Dhe bëj, o Zot,
    që ky hir, dhuratë
    e dashurisë sate,
    të më mjaftojë
    për gjithmonë.
    Amen.

    SHËN INJACI I LOJOLËS.

    Torrkerry

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E MËMGJESIT.

    O Zot,
    më heshtje të kësaj dite që po lind,
    unë kërkoj prej teje paqen, urtinë, dhe forcën.
    Unë dua ta shikoj sot botën mbarë
    me dy sy plotë me dashuri dhe dhembshuri.
    Dua të jem dashamirë dhe i ëmbël.
    më ndihmo, që, përtej aparencave, t’i shoh
    bijtë e tu si i sheh edhe ti vetë.
    E kështu, o Zot,
    Unë do ta shohë vetëm të mirën në gjithçka.
    Mbylli veshët e mi që të mos dëgjojnë shpifje,
    ruaje gjuhën time prej çdo fjale të keqe,
    vetëm mendime pozitive le të kenë vend në shpirtin tim.
    Bëj që të jem aq i mirë dhe i gëzueshëm,
    që të gjithë ata që më takojnë sot, ta ndjejnë praninë tënde.
    Më vesh me bukurinë tënde, o Zot.
    Dhe bëj që gjatë kësaj dite, unë të dëshmoj ty.

    SHËN TEREZE E AVILËS

    Torrkerry

Faqja 11 prej 94 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •