Eshtë një temë e kushtuar lutjes.
Do të gjeni lutjet më të bukura që tradita e krishterë ia ka kushstuar Hyjit,
Atit të Gjithëpushtetshëm, krijuesit të qiellit e të tokës
Të gjithë mund të shkruajmë këtu lutjet që devotshmëria e të krishterëve ia ka kushtuar njëshmërisë së Zotit.
Filloj me këto tre lutje.
LAVDE TE HYJIT TË TEJETLARTË
ATI YNE
Ati ynë që je në qiell,
u shenjtëroftë emri yt,
ardhtë mbretëria jotë,
u bëftë vullnesa jote,
si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme
na e jep sot.
Na i fal fajet tona,
si i falim ne fajtorët tanë.
E mos na ler të biem në tundim.
Por na liro nga i keqi.
JEZUSI
PARA PUNE
Veprimeve tona, po të lutemi, o Zot, na e del para me frymën tënde
dhe na i përcjell duke na ndihmuar, që çdo uratë apo veprim ynë,
prej teje të zëjë fill, e nëpër ty i filluar, të marrë fund. Amen.
Nga MESHARI ROMAK.
KANTIKU I VELLA DIELLIT.
I tejetlartë, i gjithëpushtetshëm,, Zot i mirë,
të tua janë lavdet, nderi, lavdia e çdo bekim.
Vetëm Ty, i Tejetlartë, të kanë hije,
dhe asnjeri nuk është i denjë të të përmendë.
Qofsh lëvduar, Zoti im, me të gjitha krijesat e Tua,
veçanërisht për Zotin tim vëlla Diellin,
i cili është i shndritshëm, nëpërmjet tij ti na ndriçon.
Ai është i bukur dhe rrezëllues, me shkelqim të madh;
shëmbëllimi yt është, o i Tejetlartë.
Qofsh lëvduar, Zoti im, për motrën Hënë dhe Yjet:
në qiell i ke krijuar të qarta dhe të çmueshme dhe të bukura.
Qofsh lëvduar, Zoti im, për motrën Erë
dhe për motin e vrenjtur dhe të kthjellët e për çdo stinë,
nëpërmjet të cilës përkrah krijesat e tua.
Qofsh lëvduar, Zoti im, për vëlla Ujin,
i cili është fort dobishëm e i përvuajtur dhe i çmueshëm e i dëlirë.
Qofsh lëvduar, Zoti im, për vella Zjarrin,
nëpërmjet të cilit ndriçon për ne natën:
ai është i bukur dhe i hareshëm, i fortë dhe i fuqishëm.
Qofsh lëvduar, Zoti im, për motrën tonë Tokën nënë,
e cila na ushqen e na mban,
dhe prodhon çdo lloj fryti me lule dhe barëra shumëngjyrëshe.
Qofsh lëvduar Zoti im,
për ata që falin për dashurinë tënde,
dhe durojnë sëmundje dhe mundime.
Lum ata që do të durojnë në paqe,
sepse prej Teje, o i Tejetlartë, do të kurorëzohen.
Qofsh lëvduar, Zoti im,
për motrën tonë Vdekje trupore,
nga e cila askush nga të gjallët nuk mund të shpëtojë:
vaj për ata që do të vdesin në mëkat mortar;
lum ata që ajo do t’ i gjejë në vullnetin tend tejet të shenjtë,
sepse vkekja e përjetshme nuk do ta cenojë.
Lavdërojeni dhe bekojeni Zotin tim e falënderojeni
dhe shërbejini me përvujtëri të thellë.
SHEN FRANCESKU NGA ASSISI.
Ruaj Lidhjet