O ZOTI IM, TI JE I MIRË
Të lavdëroj, o Zoti im, sepse je i mirë, †
është bukur t’i këndoj Ty, o Hyji im, *
është kënaqësi të lavdëroj Ty!
O Zot, rindërto gjithçka ne shkatërrojmë, *
bashkoi bijtë e tu të mërguar!
Shëroi zemrat e copëtuara, *
lidhi plagët e tyre!
Ti e njeh numrin e yjeve *
dhe e thërret secilin me emër.
I madh je, o Zoti ynë, i gjithëpushtetshëm, *
e pakufishme është dija jote.
Ti, o Zot, i lartëson të përvuajturit, *
kurse përdhe i shtron keqbërësit.
Ty ta këndojmë, o Zot, këngën e falënderjes, *
Unë i bie harpës për të nderuar Ty, o Hyjit im!
Ti me re e mbulon qiellin *
dhe ia përgatit dheut shiun.
Bën të rritet maleve bari *
edhe bimë për të mirën e njeriut.
Ti u jep ushqime bagëtive, *
deri edhe zogjve të korbave kur e kërkojnë.
S’i jep rëndësi fuqisë së kalit, *
s’i merr parasysh kërçikët e trimit:
Ty, o Zot, të pëlqejnë ata që te druajnë, *
ata që shpresojnë në mirësinë tënde.
Krijoni Kontakt