O ATË, NË DUART E TUA E BRAKTIS SHPIRTIN TIM.
Ati im, unë e braktis veten time në duart e tua:
më bëj atë që do të të pëlqejë ty.
Çfarëdo që do të bësh, unë të falënderoj.
Jam gati për gjithçka, pranoj gjithçka,
për sa kohë që ti dëshiron sipas vullnetit tënd
gjithçka le të behet për mua dhe në mua,
dhe në të gjitha krijesat e tua.
Nuk dua asgjë tjetër, o Zot:
shpirtin tim e vendos në duart e tua.
Unë po ta jap ty, o Zoti im, me gjithë dashurinë e zemrës sime,
sepse unë të dua dhe është e nevojshme për dashurinë time ndaj teje
që unë të jap veten time, të vihem përsëri në duart e tua,
me besim të pafund, vetëm sepse ti je Ati im.
Krijoni Kontakt