LUTJA E ETTY HILLESUM NË NJË KAMP PËRQENDRIMI E RIPËRSËRITUR NGA NJË VAJZË UKRAINE.
O Zoti im,
të premtoj një gjë, vetëm një gjë shumë të vogël:
do të përpiqem të mos të ngarkoj sot
me peshën e shqetësimeve të mia për nesër:
por edhe kjo kërkon një përvojë të caktuar.
Do të përpiqem të të ndihmoj
që edhe ti të mos shkatërrohesh brenda meje,
por apriori nuk mund të të premtoj asgjë.
Një gjë, megjithatë, më bëhet gjithnjë e më e dukshme
dhe ajo është se ti nuk mund të na ndihmosh,
por që ne duhet të të ndihmojmë,
duke ditur se në këtë mënyrë ndihmojmë veten tonë.
E vetmja gjë që mund të shpëtojmë në këtë kohë,
dhe gjithashtu e vetmja gjë
që ka vërtet rëndësi,
është një pjesë e vogël nga ti në veten tonë, o Zoti im.
Krijoni Kontakt