Close
Faqja 91 prej 94 FillimFillim ... 41818990919293 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 910 prej 936
  1. #901
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E ETTY HILLESUM NË NJË KAMP PËRQENDRIMI E RIPËRSËRITUR NGA NJË VAJZË UKRAINE.


    O Zoti im,

    të premtoj një gjë, vetëm një gjë shumë të vogël:

    do të përpiqem të mos të ngarkoj sot

    me peshën e shqetësimeve të mia për nesër:

    por edhe kjo kërkon një përvojë të caktuar.

    Do të përpiqem të të ndihmoj

    që edhe ti të mos shkatërrohesh brenda meje,

    por apriori nuk mund të të premtoj asgjë.

    Një gjë, megjithatë, më bëhet gjithnjë e më e dukshme

    dhe ajo është se ti nuk mund të na ndihmosh,

    por që ne duhet të të ndihmojmë,

    duke ditur se në këtë mënyrë ndihmojmë veten tonë.

    E vetmja gjë që mund të shpëtojmë në këtë kohë,

    dhe gjithashtu e vetmja gjë

    që ka vërtet rëndësi,

    është një pjesë e vogël nga ti në veten tonë, o Zoti im.

  2. #902
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ZEMRA E NJERIUT.


    O Zot, ti ke folur për zemrën e njeriut që të dimë se:

    "prej brendisë ‑ prej zemrës së njeriut rrjedhin:

    mendimet e këqija, llojet e ndryshme të fëlligështisë,

    vjedhjet, vrasjet, kurorë‑ thyerjet,

    dëshira e tepruar e pasurisë,

    mashtrimet, shfrenia, smira,

    blasfemitë, krenaria, marrëzia.

    E që të gjitha këto të këqija

    dalin nga brenda

    dhe e bëjnë njeriun të papastër”.

    Më ndihmo, o Zot të kuptoj

    se edhe në zemrën time janë

    rrënjët e këtyre gjërave.

    Nëse vërtetë dua të njoh kush jam unë,

    duhet të kuptoj madhështinë dhe forcën e thirrjes sime

    dhe së bashku me të, atë pus errësire dhe brishtësie

    që është brenda meje.

    Derisa nuk e njoh,

    nuk kam një personalitet me të vërtetë të lirë.

    Genjej vetëm dhe nuk fitoj seriozitetin

    dhe të vërtetën në të vepruarin

    e atij që e njeh veten të dobët

    dhe të drejtohet vazhdimisht ty si Shpëtimtar.


    Carlo Maria Martini.

  3. #903
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, TI NA KE DREJTUAR...



    O Zot, ti na ke drejtuar deri në këtë moment.

    Ne tani kemi nevojë të njohim kush jemi ne dhe kush je Ti.

    Dhe, më përpara akoma,

    kemi nevojë ta dimë çfarë presim, çfarë dëshirojmë.

    Largo prej nesh të gjitha fjalët e kota

    dhe bëj që të arrijmë tek thelbësorja e gjërave.

    Ti shikon thellësinë e dëshirave tona.

    gatishmërinë tonë për të pranuar fjalën tënde.

    Ti i njeh dëshirat tona:

    na dhuro kthjelltësinë e vetës sonë

    dhe na u shfaq neve forcën e Ungjillit tënd.


    Kardinali Karlo Maria Martini.

  4. #904
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    TË LAVDËROJ DHE TË FALËNDEROJ, HYJI IM!

    Të lavdëroj dhe të falënderoj, Hyji im,

    të dua sepse je forca ime,

    sepse më ke dhënë një zemër të drejtë.

    Unë nuk kam përfituar kurrë nga forca ime

    kundër armiqve dhe kundër atyre që më tradhtonin:

    unë ua kam kursyer jetën gjithmonë njerëzve.

    O Zot, ti ke bërë me mua një burrë të mirë

    dhe më ke dhuruar një shpirt të madh lutjeje.

    Për mijëra vite të gjithë popujt

    do të luten me lutjet që Ti,

    o Zot, ke vendosur në buzët e mia.

  5. #905
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    HYJI IM JE TI!


    O Hyj, Hyji im je ti, që në agim të kërkoj.

    Ka etje për ty shpirti im,

    ty të dëshiron trupi im,

    si toka e shkretë, e thatë, e paujë,

    kështu erdha në Shenjtëroren tënde

    për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.

    Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta:

    buzët e mia do të të lavdërojnë.

    Kështu do të të bekoj në jetën time

    e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,

    do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme,

    me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.

    Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim,

    në përgim natën do të mendoj për ty,

    sepse ti je bërë ndihma ime,

    prandaj do të brohoris nën hijen e krahëve të tu!

    Shpirti im u mbështet në ty,

    e djathta jote më merr për dore.

    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 26-06-2022 më 14:51

  6. #906
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, UNË BESOJ FORT NË TY.



    Zot, unë besoj fort në ty.

    Besoj se ti je prezent këtu,

    pranë meje, në momentin

    kur unë jam në praninë tënde.

    Unë shpresoj tek ti.

    Unë shpresoj për jetën tënde të përjetshme.

    Unë besoj se ti do të më drejtosh sot

    në këtë jetë të përjetshme.

    O Zot, të dua. Mbi të gjitha gjërat.

    Më shumë se unë.

    Por rrite tek unë këtë dashuri.

    Më jep të dua vetëm ty

    dhe të dua krijesat e tua

    sepse ti i do ato.

  7. #907
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    PLANI I HYJIT PËR NE...



    O Zot, Ati ynë, gjallëro dhe zhvillo brenda nesh

    vetëdijen për misionin që na ke besuar

    nëpërmjet Kishës dhe Shoqërisë sonë.

    Na ndihmo të na njohin,

    të na kuptojnë, të na ndihmojnë.

    Na bëj të lumtur që kemi

    kaq shumë vëllezër pranë nesh.

    Na jep që të jemi solidarë në vendimet tona,

    që të mësojmë të punojmë së bashku,

    duke dëshiruar të promovojmë

    një familje të vërtetë,

    sepse vetëm kështu mund të realizojmë

    planin tënd të dashurisë.

  8. #908
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ZOTI IM I ËMBËL...


    Zoti im i ëmbël,

    ktheji bujarisht sytë e tu të mëshirshëm

    drejt këtij populli tënd;

    sepse lavdia jote

    do të jetë shumë më e madhe

    nëse ke mëshirë

    për morinë e pamasë

    të krijesave të tua.

    (Shën Katerina e Sienës).

  9. #909
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NJË LUTJE E DAVIDIT,


    “I bekuar je, o Zot, Hyji i Izraelit, atit tonë,

    prej amshimit e në amshim!

    Ty, o Zot, të përket madhëria e pushtetit,

    lavdia, shkëlqimi dhe lartëmadhëria!

    Sepse gjithçka në qiell e në tokë, janë të tuat!

    Ty, o Zot, të përket mbretëria,

    ti lartësohesh si kokën përmbi çdo gjë!

    Prej teje vjen pasuria dhe lavdia,

    ti zotëron me gjithçka!

    Në dorën tënde fuqia dhe pushteti.

    Ti mund të bësh gjithçka të madhërishme e të qëndrueshme!

    Prandaj, o Hyji ynë, po të madhërojmë

    e po e lavdërojmë Emrin tënd të madhërishëm!

    Sepse madhështia dhe lavdia,

    fitorja dhe madhështia janë tuajat,

    dhe të gjitha gjërat në qiell dhe në tokë.

    E jotja është mbretëria

    dhe ti je Zoti i të gjitha qenieve të gjalla

    në të gjitha epokat"


    (1 Chr 29,10-13).

  10. #910
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    THIRRJA DHE SHUGURIMI.


    O Atë, që duke thirrur secilin prej nesh në besim,

    shfaq dashurinë tënde për ne,

    për të gjithë besimtarët e kishës tënde

    dhe për mbarë njerëzimin,

    duke dashur që të gjithë të jenë të lumtur

    gjatë gjithë ditëve të jetës së tyre,

    na jep, të ljutemi si dhuratë

    të gjithë ata që ti i ke shuguruar me hirin tënd,

    për të qenë një shenjë të pranisë sate mes nesh.

    Gjithashtu të kërkojmë të shumëfishosh në të gjithë ne

    mirënjohjen për thirrjen dhe dhuratat e tua

    dhe t'u përgjigjemi bujarisht për të qenë si Jezusi

    dëshmitarë të vërtetë të dashurisë satej. Amen

Faqja 91 prej 94 FillimFillim ... 41818990919293 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •