Close
Faqja 89 prej 94 FillimFillim ... 39798788899091 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 881 deri 890 prej 936
  1. #881
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, HYJI IM, JAM I BINDUR SE TI KUJDES PER MUA...





    O Zot, Hyji im, unë jam i bindur që ti kujdes

    për të gjithë ata që shpresojnë tek Ti

    dhe se asgjë nuk mund t’u mungojë atyre që presin gjithçka nga Ti.

    Për këtë kam vendosur që për të ardhmen do të jetoj pa merak

    Dhe do të derdh mbi ty gjithë shqetësimin tim.

    Njerëzit mund të më heqin të gjitha pronat dhe nderin tim;

    sëmundjet mund të më privojnë nga forca;

    me mëkat mund të humbas edhe hirin tënd,

    por kurrë, kurrë nuk do ta humb besimin te Ti. [...]

    Në përvojën time, më duhet të pranoj

    se jam i dobët dhe i paqëndrueshëm;

    megjithatë asgjë, përderisa e mbaj këtë besim tek ti,

    nuk mund të më shqetësojë. [...]

    Unë jam i sigurt se Ti gjithmonë do të më duash

    dhe se edhe unë, nga ana tjetër, do të të dua për gjithmonë.

    Dhe për ta çuar këtë besim timen në shkallën më të lartë, o Krijuesi im,

    shpresoj në ty gjatë kësaj jete dhe në përjetësinë. Amen.

    (Shën Klaud de la Colombière).

  2. #882
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    EJA, HYJI IM, NË MUA!


    Eja, o Shpirt i Shenjtë, në mua,

    në zemrën time dhe në mendjen time.

    Më jep një dashuri të zjartë, që edhe sot,

    i nxitur nga Fjala jote, të të kërkoj ty

    në gjithçka më ndodh

    dhe në njerëzit që takoj.

    Më jep mençurinë tënde,

    në mënyrë që të jetoj dhe gjykoj,

    në dritën e Fjalës tënde,

    atë që përjetova sot.

    (Shën Thoma Akuini)

  3. #883
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    PREJ TEJE, O ZOT, VJEN ÇDO E MIRË.



    O Hyj i gjithëpushtetshëm,

    prej teje vjen çdo e mirë:

    ndikoje në zemrat tona dashurinë ndaj emrit tënd,

    që në ne të zhvillohet e mira

    dhe, nën ndikimin tënd, të arrijmë përsosmërinë.

  4. #884
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O HYJI ATË...


    O HYJI Atë, që na dhurove Shëlbuesin dhe Shpirtin Shenjt,

    shikoji me mirësi bijtë e adoptimit,

    që të gjithë ata që besojnë në Krishtin

    ta marrin lirinë e vërtetë dhe trashëgimin e amshuar.

  5. #885
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT HYJI, ATI YNË.


    O ZOT HYJI, ATI YNË,

    ndihmoji burrat dhe gratë

    të cilët do të donin të luteshin,

    por nuk dinë si ta bëjnë këtë.

    Pranoje dëshirën e tyre për t'u lutur,

    si me të vërtetë është: nje lutje.

    Dëgjo heshtjen e tyre

    dhe takoji ata atje në shkretëtirën e tyre.

    (Nënë Tereza e Kalkutës).

  6. #886
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT HYJI, QË NË FILLIM...


    O Zot Hyji, që në fillim ke thënë: "Le të behet drita",

    - Le të gëzohen sytë tanë për të gjitha gjërat e bukura dhe le t’i shohin atoo ashtu siç i sheh ti.


    Fjalë e Përjetshme e Atit, që erdhe në botë si dritë e vërtetë,

    - Bëj që çdo njeri të të pranojë dhe ta shohë fytyrën tënde.


    Jezus, Zot, që i ke dhënë shikimin njeriut të lindur të verbër,

    - Bëj që vëllezërit dhe motrat që mendojnë se shohin,

    por që janë të verbër, të të takojnë në rrugën e tyre.


    Vëlla Jezus, që erdhe në botë

    që kushdo që beson në ty të mos mbetet në errësirë,

    - Bëj që drita e lajmit tënd të mirë, të përhapë pa ndërprerë nëpër tokë.

    (Vëllazëria e Betanisë).

  7. #887
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    FAIK KONICA: LUTJA E SHKRIMTARIT[1]

    "Ati ynë që je në qiell,
    jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë.
    Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajë mbi të!
    Frymëzona me një ndjenë të mprehtë të drejtësisë
    që të flasim jo vetëm me paanësi,
    por edhe të sillemi ashtu!
    Shpëtona nga grackat e gramatikës,
    nga shtrembërimet e gjuhës
    dhe nga lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!"

  8. #888
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ZOT, MOS U LARGO!



    Zot, nëse zemra ime do të jetë mbyllur një ditë,

    hape atë, hyj brenda në të, mos u largo.

    Nëse telat e zemrës sime nuk do ta këndojnë emrin tënd një ditë,

    të lutem, prit, mos u largo.

    Nëse një ditë nuk çohem pas thirrjes tënde,

    me zgjo, më përkujto vuajtjet e tua dhe mos u largo.

    Nëse një tjetër në fronin tënd do të vendosja një ditë,

    ti, Zoti im i përjetshëm, mos u largo.

    (Rabindranath Tagore)

  9. #889
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    MË JEP, O zOT, NJË TRETJE TË MIRË.


    Më jep, o Zot, një tretje të mirë dhe gjithashtu diçka për të tretur.

    Më jep shëndetin e trupit me humorin e mirë të nevojshëm për ta ruajtur atë.

    Më jep, o Zot, një shpirt të shenjtë që të ruaj atë që është e mirë dhe e pastër,

    që të mos kem frikë nga mëkati, por të gjej në praninë tënde

    mënyrën për t'i rregulluar gjërat përsëri.

    Më jep një shpirt që nuk e njeh mërzinë,

    murmuritjen, psherëtimën dhe rënkimin

    e mos më lër të shqetësohem shumë

    për atë gjë shumë të dukshme të quajtur "Unë".

    Më jep, o Zot, ndjenjën e talljes.

    Më jep hirin të kuptoj një shaka,

    që të mund të përjetoj gëzime në jetë

    dhe gjithashtu mund të ndaj atë gëzim me të tjerët. Amen.

    (Shën Thomas Moro)

  10. #890
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E TË SËMURIT...



    Zot, Perëndia im, më mirëprit në mëshirën tënde

    në këtë moment kur jam i sëmurë.

    Me dëshirën për të arritur shërimin,

    forcat e mia nuk janë të mjaftueshme;

    Unë kam nevojë që ti të më japesh energjinë e nevojshme,

    në mënyrë që të mund ta kapërcej sëmundjen.

    O Shpirt Shenjt, forco besimin tim,

    ma rrit shpresën, më mbaj optimist

    dhe të sigurt në shërim.


    Jepu mençuri mjekëve

    dhe të gjithë profesionistëve të shëndetësisë.

    Nga duart tuaja vjen mrekullia e shpëtimit;

    për këtë, derdh bekimin tënd mbi mua,

    ruaj jetën time, më jep dhuratën e shëndetit

    dhe unë do të jap ty hir tani dhe përgjithmonë. Amen!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 29-10-2021 më 04:06

Faqja 89 prej 94 FillimFillim ... 39798788899091 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •