Close
Faqja 88 prej 94 FillimFillim ... 38788687888990 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 871 deri 880 prej 936
  1. #871
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, MOS U LARGO PREJ MEJE...


    O Zot, nëse dera e zemrës sime do të qëndrojë e mbyllur një ditë,

    rrëzoje atë dhe hyj brenda, mos u largo.

    Nëse telat e zemrës sime nuk do të këndojnë emrin tënd një ditë,

    të lutem, prit me durim, mos u largo.

    Nëse një ditë nuk zgjohem pa thjrrjes tënde,

    me zgjo me dhimbjen tende, mos u largo.

    Nëse një tjetër në fronin tënd unë do të vendos një ditë,

    ti, Zoti im i përjetshëm, mos u largo.

    (Rabindranath Tagore)

  2. #872
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    BEKOJE SHPIRTIN E ATYRE QË VUAJNË!


    O Zot, bekoje shpirtin e thyer të atyre që vuajnë,

    bekoje vetminë e rëndë e njerëzve,

    bekoji ata që nuk jetojnë në paqe,

    bekoje dhimbjen që askush nuk u beson kurrë të tjerëve.

    Dhe beko rrugën e atyre që enden natën

    dhe nuk kanë frikë të ecin nëpër rrugë të panjohura.

    Bekoje, o Zot, mjerimin e njerëzve që po vdesin.

    Jepu atyre, Zot, një jetë më të mirë.

    Bekoji ata që janë të lumtur, Zot, mbroji ata.

    Ti nuk e more trishtimin tim,

    ndonjëherë të rëndë dhe padurueshëm për mua.

    Por më jep,o Zot, forcë ta duroj.

    (Edith Stein)

  3. #873
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E SHËN INJACIT NGA LOYOLA.



    O Zot, Hyji ynë, kur gjithçka është e errët

    dhe ne e ndiejmë dobësinë dhe pafuqinë tonë,

    na jep ti të ndiejmë praninë tënde,

    dashurinë tënde dhe forcën tënde.

    Na ndihmon të kemi besim të plotë

    në dashurinë tënde që mbron

    dhe në fuqinë tënde që na përforcon,

    që asgjë të mos na trembë apo shqetësojë,

    sepse, duke jetuar pranë teje,

    do të shohim si vepron ti,

    dhe synimet dhe vullnetin tënd në të gjitha gjërat.

    (Shën Injacë nga Loyola).

  4. #874
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    UNË BESOJ NË TY, O ZOT!



    Zot, unë besoj: unë dua të besoj në Ty, o Zot;

    Bëj, o Zot, që besimi im të jetë i plotë, pa rezerva

    dhe të depërtojë në mendimin tim,

    në mënyrën me të cilen unë i gjykoj

    gjërat hyjnore dhe tokësore.

    O Zot, bëj që besimi im të jetë i lirë,

    domethënë që t’i mos mungojë atij kontributi im personal,

    duke pranuar sakrificat dhe detyrat që burojnë nga zgjedja e tij,

    dhe të shprehë kulmin vendimtar të personalitetit tim:

    unë besoj në Ty, Zot. [...]

    O Zot, bëje të fortë besimin tim;

    bëj që të mos ketë frikë nga dështimet e problemet

    nga të cilat përvoja e jetës sonë,

    e babëzitur për dritë, është e plotë;

    Bëj, o Zot, të mos druajë të keqen

    që mund të na bëjnë ata që e diskutojnë,

    e luftojnë, e refuzojnë, e mohojnë;

    por përforcoje atë në provën intime të së vërtetës Tënde. [...]

    O Zot, besimi im le të jetë aktiv

    dhe t’i japë bamirësisë arsyet të zgjerimit të tij moral,

    në mënyrë që të jetë miqësi e vërtetë me ty

    dhe të jetë në ty, në vepra, në vuajtje,

    në pritje të zbulesës përfundimtare,

    një dëshmi dhe një një ushqim i vazhdueshëm i shpresës.

    …] Amen.

    (Pali VI)

  5. #875
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ZOTI HYJI IM!


    Unë të thërras ty, Zoti Hyji im,

    Unë e thërras Emrin tënd të shenjtë!

    Edhe pse nuk mund të di çfarë ti je me të vërtetë,

    Zoti Hyji im, ti je më i madh se fjalët tona,

    më i qetë se heshtjet tona,

    më i thellë se mendimet tona,

    më i lartë se dëshirat tona ...

    Pra na jep, Zoti ynë,

    kaq i madh dhe kaq i afërt,

    një zemër të gjallë, sy të rinj,

    që të të njohim ty dhe të mirëpresim

    kur do të vish tek ne.

    (Shën Francesco nga Sales)

  6. #876
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ATI I MIRËSISË, ATI I DASHURISË.


    Ati i mirësisë, Ati i dashurisë,

    Unë të bekoj, të lavdëroj dhe të falënderoj

    sepse nga dashuria na ke dhënë Jezusin.

    Faleminderit, Atë, sepse në dritën e Shpirtit tënd, ne e kuptojmë

    se ai është drita, e vërteta, Bariu i mirë, që ka ardhur

    që ta kemi jetë dhe ta kemi me bollëk. [...]

    Të falënderoj, Atë, për atë që po bën në jetën time sot.

    Të falënderoj me gjithë zemrën time, sepse më shëron,

    sepse më lejon të jetoj në lirinë,

    sepse ti më prish zinxhirët dhe më jep liri.

    (At Emiljano Tardif)

  7. #877
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ATË, JAM NË DUART E TUA...


    Atë, unë e vë veten në duart e tua,

    vendos sipas vullnetit tënd, çfarëdo që të jetë.

    Unë të falënderoj.

    Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka.

    Unë pranoj gjithçka,

    me kusht që vullneti yt të përmbushet në mua

    dhe në të gjitha krijesat e tua.

    Unë nuk dua asgjë tjetër, o Atë.

    Unë të besoj shpirtin tim,

    të jap gjithë dashurinë time sipas mundësive të mia,

    sepse të dua dhe ndiej nevojën të jem vetë tek ti,

    për ta vënë veten përsëri në duart e tua,

    pa kufi, pa masë,

    me besim të pafund

    sepse Ti je Ati im.

    (Charles de Foucauld)

  8. #878
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    MË LIRO, O ZOT NGA...


    Më çliro, o Zot, nga përtacia që kam dhe frika që më pushton,

    nga kompromisi i rehatshëm dhe nga lirimi i lehtë nga detyrimet e mia.

    Më ndihmo, o Zot, të jem ashtu siç nuk jam dhe siç TI do të doje të isha.

    Nuk më intereson se çfarë vdes në mua, më intereson ajo që lind me ty.

    Më ndihmo, Zot, të vlerësoj kohën seriozisht, të respektoj jetën,

    për të mbajtur dashurinë; kam nevojë për ty për të jetuar si ti dëshiron.

    Më jep, o Zot, forcën tënde për të vepruar;

    qëndrueshmërinë për të kryer detyrimet e mia,

    gëzimin e një besimi në rritje, shpresën

    dhe braktisjen plot besimi ndaj dashurisë tënde.

    (P. Maior)

  9. #879
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA SKAUTISTE


    Bëj, o Zot, që të kem të pastra duart, gjuhën dhe zemrëm.

    Më ndihmo të luftoj për të mirën e vështirë kundrejt së keqes së lehtë.

    Më ndalo të marr zakone që më shkatërrojnë jetën.

    Më mëso të punoj shumë dhe të sillem me besnikëri

    kur askush nuk më sheh sikur e gjithë bota mund të më shihte.

    Më fal kur jam keq dhe më ndihmo të fal

    ata që nuk më trajtojnë mirë.

    Më mundëso të ndihmoj të tjerët edhe kur është e vështirë për mua.

    Më jep mundësi të bëj diçka të mirë çdo ditë

    për të më afruar më shumë kështu me ty, Jezus.

    (Lutja e skautistëve).

  10. #880
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    KAM NEVOJË PËR SHPIRTIN TËND!



    Na jep, Zot, sy për të parë nevojat e botës

    dhe një zemër për të dashur universin si Ti e do. [...]

    Më jep dritën tënde për të njohur shenjat e tua.

    Më jep të të njoh në të tjerët dhe të njoh

    në ta zërin tënd dhe dëshirat e tua.

    Zot, kam nevojë për sytë e tu: më jep besim të gjallë. [...]

    Kam nevojë për Shpirtin tënd: më jep mençurinë tënde,

    për mua dhe për Kishën tënde.

    Më jep aftësinë për të përmbushur plotësisht

    atë që Ti kërkon prej meje.

    (Leo Jozef Suenens)

Faqja 88 prej 94 FillimFillim ... 38788687888990 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •