Close
Faqja 76 prej 94 FillimFillim ... 2666747576777886 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 751 deri 760 prej 936
  1. #751
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NË RASTIN E BAJRAMIT, ME VËLLEZËRIT MYSLYMANËT DO TË LUTEMI:

    O Zot i Madhërueshëm prano prej nesh lutjet
    me të cilat i drejtohemi madhërisë sate
    në këtë ditë të bekuar sepse ti je i vetmi që i pranon.

    O Zot i plotëfuqishëm
    i lutemi madhërisë sate që të na drejtosh e udhëzosh
    në të vërtetën në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit,
    për n'derë të Kur'anit të pa konkurencë
    për n'derë të muajit të rahmetit,magfiretit,
    e shpetimit dhe për n'derë te dërguarit tënd Muham-med Mustafasë.

    Na fal neve o Mëshirues,na fal neve o Bëmirës i përgjithshëm.

    O Zot i ynë i lutemi madhërisë sate
    që të na falësh Xhen-netin
    për hatër të këndimit të Kur'anit të ndershëm
    dhe për hirë të këtij muaji të lartësuar.

    Gjithashtu o Zot i plotëfuqishëm
    të lutemi që të na largosh prej nesh
    të gjitha të ligat e kësaj dhe asaj bote.

    O Zot Mëshirues
    ne besimtarët të bëjmë lutje nga thellësia e zemrave tona
    në këtë ditë të bekuar që shpërblimet
    që janë bërë brenda muajit ramadan
    gjatë leximit të Kur'anit, adhurimeve të natës
    në unitet,le të adresohen tek shpirti i të dërguarit tonë Muham-med mustafasë
    tek familja e tijë ,shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë pasuesit e rrugës së vërtet.

    Gjithashtu O Zot ,
    le të jenë pjesmarës në shperblimet e Tua
    të garantuara për muslimanët
    edhe prindërit tanë vëllezërit tanë,motrat tona,farë e fisi jonë më i gjërë
    dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për Islam.

    O Zot ynë
    ndihmoju vëllezërve tanë bonjak ,skamnorë
    kudo që janë sepse shpresën e vetme tek Ju e kanë.

    O Zot' na bën që ta njohëm të vërtetën si të vertet
    dhe ta n'djekim ate,
    e të pavërtetën si të pavërtet dhe të largohemi prej saj.

    Allah, bëje të dimë se kush jemi ,
    cka jemi dhe pse jemi në këtë botë.

    Bëje të dijmë se kjo botë është kaluese
    n'dersa bota tjetër është e përhershme
    dhe e pambarueshme.
    Bëje që sytë tonë të shohën me n'derë
    veshët tona të dëgjojnë me n'derë
    gojat tona të flasën me n'derë
    këmbët tona të ecin me hapa të sigurtë
    drejtë rrugës së shpëtimit
    në të cilën rrugë kanë qenë Pejgamberanët ,
    Evlijatë ,Sulehatë dhe njerëzit e mirë ja Rabbel Aleminë.

    All-llah ne jemi një popull më i vjetër në Ballkan,
    kemi deklaruar se jemi shqiptarë musliman,
    përvec Teje askujt nuk i themi aman.

    Na ndihmo
    O All-llah dëshirat tona t'i realizojmë .
    Shpresojmë në të ardhmen
    që të bëhet mirë,secili popull
    por edhe ne te jetojmë të lirë
    se na është lodhur dora për paqje dhe barazi
    duke e m'bajtur të shtrirë ,
    kështu të jetohet vertet është vështirë .

    All-llah Ti ke dashtë të jetojmë të përzirë,
    mos lejo që dikush keq të jetoj e dikush mirë, dikush rrob e dikush i lirë.

    All-llah m'broje popullin tim ata që për kafshatën e gojës bënë emigrim , m'broje nga çdo gjë që me fe është ne kundërshtim dhe prej asaj që ne i themi asimilim.

    All-llah rininë tonë të cilën e duam pa masë
    ata janë shpirti jonë,zemra jonë
    gjaku jonë gëzimi jonë,dëfrimi jonë,pasuria jonë, ardhmëria jonë
    arsimoj o All-llah dhe bërja fenë Islame që ta mësojnë
    e asnjëherë që ta mohojnë ose ta qortojnë.

    All-llah rinisë sonë largova shokët e këqinjë e të pa fe,
    janë të rezikshëm dhe i bëjnë alkoolist ,
    janë të shkatëruar dhe i bëjnë të konsumojnë drogë e të bëhen tradhëtarë .

    All-llah nëse besimin e kemi të dobët na e forco,
    nëse kemi humbur rrugën na drejto ,
    nëse mëkate kemi shumë mos na qorto ,
    nëse nuk dijmë na meso ,
    nëse harojmë na kujto ,
    nëse jemi të hidhëruar na pajto ,
    nëse jemi larguar na afro ,
    nëse zemrat tona janë bërë gurr na butëso ,
    nëse jemi pakic na shumëzo ,
    nëse sëmuremi na shëro ,
    nëse vdesim na mëshiro dhe me ne gjithnjë qëndro.

    Qëndro kur varri ynë do shkatrohet ,
    kur emri ynë do harohet ,
    kur trupi ynë në dhe do shëndrohet ,
    kur një ditë përpara Teje o All-llah
    do të qëndrohet
    kur njerëzit e mirë do të gëzohen
    e të këqinjët kanë të dëshprohen.

    Për fund O Zot ,
    te Ti kemi një lutje më të përgjithshme
    që injorantët për fenë e tyre
    që fare pak e njohën t'i drejtosh e udhëzosh
    që në ditë gjykimi bashkë me ne t'i takosh
    Jemi Ummeti i Muhamedit a.s
    dhe nën hijen e n'dërmjetësimit të tij
    me Xhennetul Firdausin të na gradosh.

    O Mëshirues i mëshiruesve
    shprehim dëshirat tona
    që Muhammedin a.s bashkë me Ummetin e tij
    ta shpërbleni me shpërblimet me të ç'muara
    që gjinden tek Madhëria Yte.

    E kur të ndahemi për së fundi nga Qabeja e n'deruar në tavafin e lamtumirës
    le ta lusim All--llahun xh.sh që përsëri të vizitojmë vendin
    ku ka jetuar e vepruar Muhammed Mustafaja salavatull-llahi teala alejhi.

  2. #752
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zot, Perëndia im dhe Streha ime në hallet e mia!

    O Zot, Perëndia im dhe Streha ime në hallet e mia!
    Mburoja ime dhe Tenda ime në mjerimet e mia!
    Azili e Strehimi im në rast nevoje,
    dhe Shoku im në izolimin tim!
    Ngushëllimi im në ankthin tim
    dhe mik i dashur në vetminë time!
    Larguesi i dhembjeve të mjerimeve të mia
    dhe Falësi i mëkateve të mia!

    Nga Ti kthehem tërësisht unë,
    duke t'u përgjëruar me zjarr e me gjithë zemër,
    mendje e gjuhë Ty,
    që të më mbrosh nga gjithçka që është kundër vullnetit Tënd,
    në këtë cikël të unitetit Tënd hyjnor,
    dhe të më pastrosh prej të gjitha papastërtive
    që do të më pengojnë të kërkoj,
    i panjollë, hijen e pemës së hirit Tënd.

    Ki mëshirë, O Zot, për të dobëtin,
    shëroje të sëmurin dhe shuaje etjen përvëluese.

    Kënaqe kraharorin
    ku zjarri i dashurisë Sate digjet përbrenda,
    dhe ndize flakë të tërin me zjarrin e dashurisë e të frymës Sate qiellore.

    Vishi faltoret e unitetit hyjnor me rrobën e shenjtërisë
    dhe vendos mbi kokën time kurorën e favorit Tënd.

    Ndriçoje fytyrën time me shkëlqimin e yllit të bujarisë Sate
    dhe më ndihmo me dashamirësi
    për t'i shërbyer pragut Tënd të shenjtë.

    Bëj që zemra ime të mbushet me dashuri për krijesat e Tua
    dhe lejo që unë të bëhem shenjë e mëshirës Sate,
    simbol i mirësisë Sate,
    nxitës i harmonisë midis të dashurve të Tu,
    i përkushtuar ndaj Teje, duke folur për të të kujtuar Ty,
    duke harruar vetveten,
    por kurdoherë i vëmendshëm ndaj asaj që është Jotja.

    O Perëndi, Perëndia im!
    Mos i largo prej meje flladet e lehta të faljes e të hirit Tënd,
    dhe mos m'i moho burimet e ndihmës e të favorit Tënd.

    Nën hijen e krahëve të Tu mbrojtës më lejo ta bëj folenë
    dhe hidh mbi mua vështrimin e syrit Tënd gjithëmbrojtës.

    Zgjidhe gjuhën time për të lavdëruar Emrin Tënd midis njerëzve të Tu,
    që zëri im të ngrihet në kuvendet e mëdha
    dhe nga buzët e mia të burojë vërshimi i lavdërimeve për Ty.

    Ti je, me të vërtetë, i Hirshmi,
    i Lavdëruari,
    i Fuqishmi,
    Ai Që ka në dorë gjithçka!

    I armatosur me fuqinë e emrit Tënd,
    asgjë nuk mund të më dëmtojë kurrë,
    dhe me dashurinë Tënde në zemër
    të gjitha vuajtjet e botës kurrsesi nuk mund të më shqetësojnë.


  3. #753
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    TI, O ZOT, JE SHPRESA IME

    Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

    O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

    Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

    Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

    Unë të pres ty, o Zot, shpirti im të pret; unë kam shpresë në fjalën tënde.

    Shpirti im të pret ty, o Zot, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

    Po, unë e mbaj shpresen tek ti, o Zot, sepse pranë teje ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

    Ti do të më çlirosh nga të gjitha paudhësitë e mia.

  4. #754
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    QË TË JENË NJË, O ATË...

    Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndi,
    për shfaqjen e dashurisë Sate për njerëzimin!
    O Ti që je Jeta dhe Drita jonë,
    udhëhiqi shërbëtorët e Tu në rrugën Tënde
    dhe na bëj të pasur në Ty,
    e na çliro nga gjithçka veç Teje.

    O Perëndi,
    na mëso Njëshmërinë Tënde
    dhe na bëj të kuptojmë Unitetin Tënd,
    që ne të mos shohim askënd tjetër veç Teje.
    Ti je i Mëshirshmi dhe Dhënësi i bujarisë!

    O Perëndi,
    krijo në zemrat e të dashurve të Tu
    zjarrin e dashurisë Sate,
    që ai të djegë mendimin për gjithçka, veç Teje.

    Na revelo, O Perëndi,
    përjetësinë Tënde të lavdëruar
    - që Ti ke qenë gjithmonë
    e gjithmonë do të jesh,
    që nuk ka Perëndi tjetër veç Teje.
    Me të vërtetë, tek Ti ne gjejmë ngushëllim e forcë.

  5. #755
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Ti Që je Zoti i Zotave!

    O Ti Që je Zoti i Zotave!
    Unë dëshmoj se Ti je Zoti i gjithë krijimit
    dhe Edukatori i të gjitha qenieve,
    të dukshme e të padukshme.
    Unë dëshmoj se pushteti Yt ka përfshirë gjithë universin
    dhe se ushtritë e tokës kurrë nuk mund të të frikësojnë Ty,
    as mundet sundimi i të gjithë popujve e kombeve
    të të pengojë Ty të zbatosh qëllimin Tënd.
    Unë e pohoj se Ti nuk ke tjetër dëshirë
    veç ripërtëritjes së mbarë botës,
    vendosjes së unitetit të popujve të saj
    dhe shëlbimit të të gjithë atyre që jetojnë në të.

  6. #756
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    BESËLIDHJE

    O Zoti im dhe Shpresa ime!
    Ndihmoji të dashurit e Tu
    që të jenë të patundur
    në Besëlidhjen Tënde të fuqishme,
    t'i mbeten besnikë Kauzës Sate të dukshme
    dhe të zbatojnë porositë
    që Ti ke shkruar për ta në Librin Tënd të Shkëlqimeve;
    që ata të bëhen flamuj të udhëheqjes
    e pishtarë të Kompanisë qiellore,
    burime të urtisë Sate të pafund
    dhe yje që tregojnë rrugën e drejtë,
    duke rrezatuar poshtë shkëlqimin e qiellit hyjnor.
    Me të vërtetë,
    Ti je i Pamposhturi,
    Fuqiploti,
    i Gjithëpushtetshmi.

  7. #757
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Besëlidhje

    Bëji të vendosur hapat tanë, O Zot, në rrugën Tënde dhe forcoji zemrat tona në bindjen ndaj Teje. Ktheji fytyrat tona ndaj bukurisë së Njëshmërisë Sate dhe gëzoji gjokset tona me shenjat e Unitetit Tënd Hyjnor. Stolisi trupat tanë me rrobën e bujarisë Sate, largoje nga sytë tanë vellon e mëkatit dhe na jep kupën e hirit Tënd, që thelbi i të gjitha qenieve të këndojë lavde për Ty para pamjes së Madhështisë Sate. Reveloje, pra, Veten Tënde, O Zot, për të folurit Tënd të mëshirshëm dhe për misterin e Qenies Sate Hyjnore, që ekstaza e shenjtë e lutjes të mbushë shpirtrat tanë - një lutje që do të ngrihet mbi fjalët e germat dhe do ta mbulojë mërmërimën e rrokjeve e të tingujve - që të gjitha gjërat të shkrihen në hiç para revelimit të shkëlqimit Tënd.

    O Zot! Këta janë shërbëtorët që kanë qëndruar të vendosur e të patundur në Besëlidhjen Tënde e në Testamentin Tënd, që janë mbajtur fort pas fillit të besnikërisë në Kauzën Tënde dhe janë kapur pas cepit të rrobës së madhështisë Sate. Ndihmoji ata, O Zot, me mirësinë Tënde, mbështeti me pushtetin Tënd dhe forcoji shpatullat e tyre në bindje ndaj Teje.

    Ti je Falësi, i Hirshmi.

  8. #758
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    HIRI YT, O ZOT!

    [B]Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

    Kështu do të mund t`i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.

    Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.

    Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.

    Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.

    Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.

    Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.

    Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
    [/B]

  9. #759
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    OFERTA E JETES TIME.

    Hyji im,
    gjithçka kam dhe jam, e mora prej Teje.
    Unë të ofroj mendimet e mia,
    fjalët e mia, veprat e mia.
    jetën time dhe gjithçka kam.
    Gjithçka kam unë dua ta përdor
    vetëm për të të shërbyer Ty.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ribaldi për postimin:

    toni77_toni (18-08-2015)

  11. #760
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zot, krijues i t’gjithave

    O Zot, krijues i t’gjithave
    drejtues në botë, që ditën
    e vesh me dritë të hijshme
    natën me hir të gjumit,
    prehja gjymtyrëve t’këputura
    t’u kthejë zellin e punës,
    t’lehtësojë mendjet e lodhura,
    të heqë gjëmët ngashruese.
    Falë ditës që kaloi,
    e uratëve n’natë të re,
    ndihmo fajtorët me anë t’premtimit
    me kangë shpalosim himnin.
    Thellësisht këndoftë Ty zemra,
    për Ty të kumbojë zëri,
    Ty dashtë dëshira e pastër,
    mendja e përkorë t’adhuroftë.
    Kur errësira e madhe
    me net të mbulojë ditën,
    feja mos të njohë terrin,
    nga feja shkëlqeftë nata.
    Na ruaj, Atë tërë drejtësi,
    dhe, o Bir, baras me Atin
    me Shpirtin Ngushllimtar,
    sundues për gjithë amshimin. Amen.

Faqja 76 prej 94 FillimFillim ... 2666747576777886 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •