Close
Faqja 75 prej 94 FillimFillim ... 2565737475767785 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 750 prej 935
  1. #741
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Perëndi, Perëndia im!


    O Perëndi, Perëndia im!
    Ndriçoje ballin e të dashurve të Tu të vërtetë
    dhe ndihmoji ata me ushtritë engjëllorë të triumfit të sigurt.
    Vendose fort këmbën e tyre në rrugën Tënde të drejtë
    dhe me bujarinë Tënde të lashtë
    hapi para tyre portat e bekimeve të Tua;
    sepse ata po shpenzojnë në rrugën Tënde
    ato që Ti u ke dhuruar,
    duke ruajtur Besimin Tënd,
    duke besuar në kujtimin Tënd,
    duke ia ofruar zemrat dashurisë për Ty
    dhe duke mos e mbajtur atë që zotërojnë,
    nga adhurimi për Bukurinë Tënde,
    në kërkim të rrugëve për të të kënaqur Ty.

    O Zoti im! Urdhëro
    që ata të marrin me bollëk,
    të kenë një kompensim të paracaktuar
    dhe një shpërblim të sigurt.

    Me të vërtetë,
    Ti je Mbështetësi,
    Ndihmuesi,
    Zemërgjeri,
    Bujari,
    Gjithmonëdhënësi.

  2. #742
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zot, Perëndia im! O Ti Ndihmuesi i të dobtëve.

    O Zot, Perëndia im!
    O Ti Ndihmuesi i të dobtëve,
    Mbështetësi i të varfërve
    dhe Shpëtuesi i të pashpresëve
    që e kanë kthyer fytyrën ndaj Teje.

    Me përunjësinë më të madhe,
    shtrij me lutje duart drejt mbretërisë Sate të bukurisë
    dhe të drejtohem Ty me zjarr,
    duke thënë me gjuhën e shpirtit:
    "O Perëndi, Perëndia im!
    Më ndihmo të të adhuroj Ty;
    forcoji shpatullat e mia që të të shërbej Ty;
    më ndihmo me mirësinë Tënde në shërbimin Tënd;
    më bëj të qëndroj i patundur
    në bindjen time ndaj Teje;
    derdhe me bollëk mbi mua bujarinë Tënde,
    hidhe vështrimin e syrit të dashamirësisë Sate nga unë,
    dhe më zhyt në oqeanin e mëshirës Sate.
    Më mbështet në devotshmërinë time
    ndaj Besimit Tënd
    dhe më jep më shumë bindje e siguri,
    që unë të shkëputem krejtësisht nga bota,
    ta kthej fytyrën me përkushtim të plotë ndaj fytyrës Sate,
    të forcohem me fuqinë bindëse të provave e të dëshmive
    dhe, i veshur me madhështi e pushtet,
    të mund të kaloj tej çdo ane të qiellit e të tokës.
    Me të vërtetë Ti je i Mëshirshmi,
    Lavdiploti,
    i Miri,
    Zemërdhembshuri.

    O Zot! Këta janë ata që mbijetuan
    prej martirëve të Tu,
    prej atij reparti shpirtrash të bekuar.
    Ata kanë përballuar çdo vuajtje
    dhe kanë treguar durim para padrejtësisë së madhe.
    Ata kanë braktisur çdo rehati e begati,
    i janë nënshtruar me dëshirën e vet
    vuajtjeve e fatkeqësive të tmerrshme
    në rrugën e dashurisë për Ty,
    madje ende mbahen robër
    në kthetrat e armiqve të tyre,
    që vazhdimisht i torturojnë
    me vuajtje të padurueshme
    dhe i shtypin, sepse ata ecin
    të patundur në rrugën Tënde të drejtë.
    Askush nuk i ndihmon ata,
    askush nuk miqësohet me ta.
    Veç të poshtërve e të ligjve,
    askush nuk shoqërohet
    e nuk shkon me ta.

    O Zot!
    Këta shpirtra kanë provuar agoni
    të hidhur në këtë jetë tokësore
    dhe, si shenjë të dashurisë së tyre
    për bukurinë e shndritshme të fytyrës Sate
    e në zellin për të arritur mbretërinë Tënde qiellore,
    kanë duruar çdo poshtërim të madh
    që njerëzit e tiranisë u kanë shkaktuar.

    O Zot!
    Mbushi veshët e tyre
    me vargjet e ndihmës hyjnore
    e të një fitoreje të shpejtë,
    dhe shpëtoji ata nga shtypja
    e kësaj fuqie aq të tmerrshme.
    Mbaje dorën e të ligut
    dhe mos i lër këta shpirtra
    të shqyhen prej kthetrave
    e dhëmbëve të bishave të egra,
    sepse ata i ka pushtuar dashuria për Ty,
    besojnë në misteret e shenjtërisë Sate,
    qëndrojnë të përunjur në portën Tënde
    dhe kanë arritur në oborrin Tënd të lavdëruar.

    O Zot!
    Forcoji mirësisht ata me një frymë të re;
    ndriçoji sytë e tyre,
    duke i bërë të aftë të sodisin provat e Tua mahnitëse
    në errësirën e natës;
    cakto për ta çdo gjë të mirë
    që është me bollëk në Mbretërinë Tënde
    të mistereve të përjetshme;
    bëji ata të shkëlqyer si yjet
    që ndriçojnë mbi të gjitha vendet,
    pemë të begata plot fruta
    e degëza që lëvizin nga flladet mëngjesore.

    Në të vërtetë,
    Ti je Bujari,
    i Fuqishmi,
    Ai që ka në dorë gjithçka,
    i Padetyruari.
    Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje,
    Perëndisë së dashurisë
    e të mëshirës së dhembshur,
    Lavdiplotit, Gjithmonëfalësit.

  3. #743
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Në Emër të Tij, të Lavdëruarit, Më të Lartit, Më Fisnikut!

    I lavdëruar je Ti, O Zot Perëndia im!
    O Ti Që je Perëndia im,
    dhe Mjeshtri im, dhe Zoti im,
    dhe Mbështetja ime,
    dhe Shpresa ime,
    dhe Streha ime,
    dhe Drita ime.
    Kërkoj prej Teje që,
    për Emrin Tënd të Fshehur e të Ruajtur,
    që askush nuk e di veçse Ti Vetë,
    të mbrosh prurësin e kësaj Tabele
    nga çdo fatkeqësi e nga çdo e keqe,
    dhe nga çdo burrë e grua e djallëzuar;
    nga e liga e Keqbërësve
    dhe nga intrigat e jobesimtarëve.
    Ruaje atë, veç kësaj,
    O Perëndia im,
    nga çdo dert e shqetësim,
    O Ti Që mban në dorën Tënde mbretërinë e të gjitha gjërave.
    Ti, me të vërtetë, je i pushtetshëm mbi të gjitha gjërat.
    Ti bën si do Vetë dhe urdhëron ashtu si Të pëlqen.

    O Ti Mbret i Mbretërve!
    O Ti Zot dashamirës!
    O Ti Burim i bujarisë së lashtë,
    i hirit, i zemërgjerësisë e i blatimit!
    O Ti Shërues i sëmundjeve!
    O Ti Plotësues i nevojave!
    O Ti Dritë e Dritës!
    O Ti Revelues i çdo Manifestimi!
    O Ti Zemërdhembshuri!
    O Ti i Mëshirshmi!
    Ki mëshirë për prurësin e kësaj Tabele,
    me mëshirën Tënde më të madhe
    dhe me hirin Tënd të pashtershëm,
    O Ti i Hirshmi,
    Bujari.
    Ruaje atë, veç kësaj,
    me mbrojtjen Tënde,
    nga çdo gjë që zemra dhe mendja e tij
    e gjen të neveritshme.
    Ndër ata që janë të veshur me pushtet,
    Ti, me të vërtetë,
    je më i pushtetshmi.
    Lavdia e Perëndisë qoftë mbi Ty,
    O ti diell që po lind!
    Dëshmo për atë
    që Perëndia ka dëshmuar Vetë,
    se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij,
    Fuqiplotit,
    Më të Shumëdashurit.

  4. #744
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NJERËZIMI

    O Ti Zot i mirë!
    Ti e ke krijuar gjithë njerëzimin nga i njëjti material.
    Ti ke vendosur që të gjithë i përkasin së njëjtës familje.
    Në Praninë Tënde të Shenjtë ata janë të gjithë shërbëtorët e Tu
    dhe gjithë njerëzit strehohen në Faltoren Tënde;
    të gjithë mblidhen së bashku në Tryezën Tënde të Bujarisë;
    të gjithë ndriçohen nëpërmjet dritës së Providencës Sate.

    O Perëndi!
    Ti je i mirë me të gjithë,
    Ti kujdesesh për të gjithë,
    i strehon të gjithë,
    u jep jetë të gjithëve.
    Ti i ke pajisur të gjithë pa përjashtim me talente e aftësi,
    dhe të gjithë janë zhytur në Oqeanin e Mëshirës Sate.

    O Ti, Zot i mirë!
    Bashkoji të gjithë.
    Le të pajtohen fetë
    dhe bëji kombet të jenë një,
    në mënyrë që ato ta shohin
    njëri-tjetrin si një familje
    dhe të gjithë tokën si një shtëpi.
    Le të jetojnë të gjithë së bashku në harmoni të plotë.

    O Perëndi!
    Ngrije lart flamurin e njëshmërisë së njerëzimit.

    O Perëndi!
    Vendos Paqen Më të Madhe.

    Bashkoji fort, O Perëndi, zemrat së toku.

    O Ti atë i Mirë, Perëndi!
    Gëzoji zemrat tona me aromën e dashurisë Sate.
    Ndriçoji sytë tanë me Dritën e Udhëheqjes Sate.
    Kënaqi veshët tanë me melodinë e Fjalës Sate
    dhe na streho të gjithë në fortesën e Providencës Sate.

    Ti je i Fuqishmi
    e i Pushtetshmi,
    Ti je Falësi
    dhe Ti je Ai që nuk i vë re
    të metat e gjithë njerëzimit.

  5. #745
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O PERËNDI, SHPËTIMTARI IM.

    O Perëndi!
    Ne jemi të dobët; jepna fuqi.
    Ne jemi të varfër; dhurona thesaret e Tua të pafund.
    Ne jemi të sëmurë; jepna neve shërimin Tënd hyjnor.
    Ne jemi të pafuqishëm; jepna fuqinë Tënde hyjnore.
    O Zot! Bëna të dobishëm në këtë botë;
    çlirona nga sundimi i egoizmit e i dëshirës.
    O Zot! Bëna të palëkundur në dashurinë Tënde
    dhe dashamirës ndaj gjithë njerëzimit.
    Mbështetna në shërbimin ndaj botës së njerëzimit,
    që ne të bëhemi shërbëtorë të shërbëtorëve të Tu,
    që ne t'i duam të gjitha krijesat e Tua
    dhe të bëhemi zemërgjerë ndaj të gjithë njerëzve të Tu.
    O Zot! Ti je Fuqiploti!
    Ti je i Mëshirshmi!
    Ti je Falësi!
    Ti je Ai që ka në dorë gjithçka!

  6. #746
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NJË ZEMËR I KULLUAR.

    Krijo tek unë një zemër të kulluar,
    O Perëndia im,
    dhe përtëri një ndërgjegje të qetë brenda meje,
    O Shpresa ime!
    Përmes shpirtit të pushtetshëm mbështetmë në Kauzën Tënde,
    O Më i Shumëdashuri im,
    dhe me dritën e lavdisë Sate
    zbulo para meje shtegun Tënd,
    O Ti qëllimi i dëshirës Sime!
    Nëpërmjet pushtetit të fuqisë Sate të përsosur,
    më ngrej në qiellin e shenjtërisë Sate,
    O Burimi i qenies sime,
    dhe me flladet e përjetësisë Sate më ngazëlle,
    O Ti që je Perëndia im!
    Le të më sjellin meloditë e Tua të përjetshme qetësinë,
    O Bashkudhëtari im,
    dhe thesaret e pamjes Sate të lashtë
    le të më çlirojnë nga gjithçka veç Teje,
    O Mjeshtri im,
    dhe lajmet e gëzuara
    të revelimit të Thelbit Tënd të pashkatërrueshëm
    le të më sjellin gëzim,
    O Ti që je më i dukshmi i të dukshmëve
    dhe më i fshehuri i të fshehurve!

  7. #747
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Perëndia im, i Adhuruari im!


    Perëndia im,
    i Adhuruari im,
    Mbreti im,
    Dëshira ime!
    Cila gjuhë mund t'i shprehë falënderimet e mia për Ty?
    Isha i shkujdesur,
    por Ti më zgjove.
    Të kisha kthyer shpinën Ty,
    por Ti më ndihmove me dashamirësi
    të kthehem drejt Teje.
    Isha si i vdekur,
    por Ti më gjallërove me ujin e jetës.
    Isha i vyshkur,
    por Ti më ringjalle
    me rrëkenë qiellore të fjalës Sate,
    që ka buruar nga Penda e Mëshirëplotit.

  8. #748
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Providencë Hyjnore!

    O Providencë Hyjnore!
    Çdo ekzistencë lind nga bujaria Jote;
    mos ia moho asaj ujërat e zemërgjerësisë Sate,
    as mos ia ndalo oqeanin e mëshirës Sate.
    Unë të lutem të më ndihmosh
    dhe të më përkrahësh vazhdimisht
    e në të gjitha rrethanat,
    dhe kërkoj nga qielli i hirit Tënd
    favorin Tënd të lashtë.
    Ti je, me të vërtetë,
    Zoti i bujarisë
    dhe Sovrani i mbretërisë së përjetësisë
    .

  9. #749
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Perëndia im dhe Mjeshtri im!

    O Perëndia im dhe Mjeshtri im!
    Unë jam shërbëtori Yt e bir i shërbëtorit Tënd.
    Unë u ngrita nga shtrati në këtë vakt mëngjesi,
    kur Ylli i Ditës i Njëshmërisë Sate
    ka shkëlqyer nga Agimi i vullnetit Tënd,
    duke derdhur shkëlqimin e vet mbi botën mbarë,
    në përputhje me atë që është urdhëruar në Librat e Dekretit Tënd.

    Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im,
    që u zgjuam për shkëlqimet e dritës së dijes Sate.
    Dërgo, pra, mbi ne, O Zoti im,
    atë që do të na bëjë të aftë të lëmë mënjanë këdo veç Teje,
    të shkëputemi nga dashuria për cilindo veç Teje.
    Veç kësaj, shkruaj për mua dhe për ata që janë të shtrenjtë për mua,
    për farefisin tim, burra a gra qofshin, mirësitë e kësaj bote
    dhe të botës që do të vijë.
    Na ruaj shëndoshë e mirë
    me anë të mbrojtjes Sate të sigurt,
    O Ti i Shumëdashuri i gjithë krijimit
    dhe Dëshira e mbarë universit,
    nga ata që ti i ke bërë manifestime
    të Pëshpëritësit të Mbrapshtë,
    të cilët pëshpërisin në gjokset e njerëzve.
    I pushtetshëm je Ti
    për të bërë ashtu si të pëlqen.
    Ti je, me të vërtetë,
    Fuqiploti,
    Ndihma në Rrezik,
    i Vetëqenëshmi.

    Bekoje, O Zot Perëndia im,
    Atë Që Ti e ke vendosur mbi Titujt e Tu më të shkëlqyer
    dhe nëpërmjet të Cilit Ti ke ndarë të mirët e të liqtë
    dhe na ke ndihmuar me dashamirësi
    të bëjmë atë që do e dëshiron Ti.
    Bekoji, gjithashtu, O Perëndia im,
    ata Që janë Fjalët e Shkronjat e Tua
    dhe ata që i kanë kthyer fytyrat ndaj Teje,
    që janë kthyer nga fytyra Jote
    dhe kanë dëgjuar Thirrjen Tënde.

    Ti je, me të vërtetë, Zoti e Mbreti i gjithë njerëzve
    dhe ke pushtet mbi të gjitha gjërat.

  10. #750
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    U zgjova nën strehën Tënde, O Perëndia im

    U zgjova nën strehën Tënde,
    O Perëndia im,
    dhe u bëra ai që e kërkon këtë strehë
    brenda Tempullit të mbështetjes Sate
    e Fortesës së mbrojtjes Sate.
    Ndriçoje qenien time të brendshme,
    O Zoti im,
    me shkëlqimet e Agimit të Revelacionit Tënd,
    ashtu siç ke ndriçuar qenien time të jashtme
    me dritën mëngjesore të favorit Tënd.

Faqja 75 prej 94 FillimFillim ... 2565737475767785 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •