Close
Faqja 73 prej 94 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 721 deri 730 prej 935
  1. #721
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lutja për shërim të brendshëm


    O Zot Hyji, Ati im, të lutem, hyr në zemrën time
    dhe më liro nga ato përvoja jetësore që më kanë ngarkuar.
    Ti më njeh më mirë sesa unë vetveten.

    Prandaj po Të lutem që të sjellësh dashurinë tënde
    në çdo skutë të zemrës sime.
    Kudo që në mua të zbulosh fëmijërinë e lënduar,
    më prek me butësi, më ngushëllo dhe më liro nga çdo dhembje.
    Kalo nëpër jetën time deri në momentin
    kur jam ngjizur dhe liro trashëgiminë time trupore dhe shpirtërore,
    që ka mundur negativisht të ndikojë në atë çast.

    Bekoje fillimin e zhvillimit tim në kraharorin e nënës sime
    dhe largo çdo gjë që më ka lënduar deri në këtë kohë.
    Kompenzo dallimin në mes të dashurisë që kam marrë
    dhe dashurisë që më është nevojitur.

    O Atë,, të lutem, mbështjelle fëmijërinë time të hershme
    me dritën tënde dhe shëro kujtimet që më kanë penguar.

    Nëse pata nevojë për më shumë dashuri amënore,
    dërgoje Nënën time Virgjër Marinë që të plotësojë atë që më mungon.

    Nëse pata nevojë për më shumë dashuri atërore dhe siguri,
    më trego se kam qenë i dëshiruar dhe i dashur prej Teje në mënyrë më të thellë,
    më tërhiq kah vetja, që të ndjej mbrojtjen e duarve të Tua të forta.
    Përtërije besimin tim dhe forcën time
    që të ballafaqohem guximshëm me vështirësitë e kësaj bote,
    sepse unë e di se dashuria e Atit tim do të më ngrisë nëse rrëshqas dhe rrëzohem.

    Të falem nderit, o Atë, Hyji im!

  2. #722
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NA RUAJ, O ZOT.

    Na ruaj, o Zot, nga çdo shpirtvogëlsi,
    që të jemi të mëdhenj në mendime, fjalë dhe vepra.
    Na ndihmo që mos t’i kërkojmë gabimet
    dhe ta braktisim kërkimin e vetvetes.

    Që t’i lëmë anash të gjitha arësyetimet
    dhe përvetësimet e së drejtës
    dhe të ballafaqohemi me vetveten
    sy më sy, pa vetëdhëmbshuri dhe gjykim.
    Që kurrë të mos jemi të ashpër në gjykim,
    dhe që gjithmonë të jemi fisnikë dhe zemërgjërë.
    Që gjithmonë të kemi kohë për të gjitha gjërat
    dhe të bëhemi të qetë, seriozë dhe bujarë.
    Na mëso që t’i vëmë në jetë
    nxitjet tona më të mira
    që të ecim drejt përpara dhe të jemi të patrembur.

    Na ndihmo që të kuptojmë
    se ka pak gjëra në jetë që na dallojnë,
    dhe që ka shumë asosh që na lidhin.
    O Zot, na ndihmo
    që të mos harrojmë
    që të jemi të dhëmbshur
    dhe të njerëzishëm. Amen

  3. #723
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJE NË VUAJTJE.

    O Zot Ati ynë ,
    nevojat e njerëzve ta kanë hapur zemrën ndaj çdonjërit prej nesh.
    Ti kujdesesh për çdonjërin prej nesh kur jemi të humbur,
    ndjen bashkë me ne në vetminë tonë dhe na ngushëllon në dhimbjen tonë;
    të kemi më të afërmin kur jemi më të pafuqishmit.
    Ti na do më shumë se që ne e duam vetveten,
    fal më shumë se që ne mund t`ia falim vetvetes
    dhe na thërret që ta shpallim dashurinë tënde si dimë më së miri.

    O Zot, zemra jote është e prekur dhe plot dhembshuri kur ne vuajmë,
    kur kemi nevojë për ndihmën tënde
    dhe kur lusim njëri për tjetrin.
    Po të lus, dëgjoje lutjen time dhe më jep atë që po të lus (këtu në heshtje thuaji njetet/qëllimet e tua).
    Nëse ajo që po lus nuk është e mirë për mua
    dhe për të tjerët më jep atë që ti mendon se është më së miri,
    dhe që të mund të përhapi mbretërinë tënde të dashurisë në botën tonë. Amen

  4. #724
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lavdërim dhe Mirënjohje

    Të gjitha lavdërimet, O Perëndia im, qofshin mbi Ty
    që je burimi i çdo lavdie e madhështie,
    madhërie e nderimi, sovraniteti e sundimi,
    lartësimi e mirësie, frike e pushteti.
    Cilindo që Ti dëshiron e afron pranë Oqeanit
    Më të Madh dhe cilitdo që Ti dëshiron
    i jep nderin që të njohë Emrin Tënd Më të Lashtë.
    Nga të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë,
    askush nuk mund t'i qëndrojë veprimit Të Vullnetit Tënd sovran.
    Nga përjetësia Ti ke qeverisur gjithë krijimin
    dhe do të vazhdosh përgjithmonë
    të ushtrosh sundimin Tënd mbi të gjitha gjërat e krijuara.
    Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëfuqishmit,
    Më të Lavdëruarit, të Gjithëpushtetshmit, Urtiplotit.

    Ndriçoji, O Zot, fytyrat e shërbëtorëve të Tu,
    që ata të të shohin Ty;
    që duke pastruar zemrat e Tyre
    të hyjnë në oborrin e favoreve të Tua qiellore,
    dhe të njohin Atë që është Manifestimi i Vetes Sate
    dhe Agimi i Thelbit Tënd.
    Me të vërtetë, Ti je Zoti i të gjitha botëve.
    Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje,
    të Padetyruarit, Gjithënënshtruesit.

  5. #725
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Perëndi zemërdhembshur!

    O Perëndi zemërdhembshur!
    Të falënderoj, sepse Ti më ke hapur sytë
    e më ke bërë të ndërgjegjshëm.
    Ti më ke dhënë sy që të shikoj
    e më ke dhuruar veshë që të dëgjoj,
    më ke çuar në udhën e mbretërisë Sate
    dhe më ke treguar shtegun Tënd.
    Ti më ke rrëfyer rrugën e drejtë
    dhe më ke futur në Arkën e Shpëtimit.
    O Perëndi!
    Më mbaj të patundur
    dhe më bëj të qëndrueshëm e të vendosur.
    Më mbro nga sprovat e dhunshme
    dhe më ruaj e më streho
    në fortesën e pamposhtur
    të Besëlidhjes e të Testamentit Tënd.
    Ti je i Pushtetshmi. Ti je Shikuesi.
    Ti je Dëgjuesi.

    O Ti Perëndi Zemërdhembshur!
    Më dhuro një zemër që, si pasqyrë,
    të ndriçohet nga drita e dashurisë Sate
    dhe më jep mendime
    që mund ta shndërrojnë këtë botë
    në një kopësht trëndafilash
    përmes zbritjes së hirit qiellor.

    Ti je Zemërdhembshuri,
    i Mëshirshmi.
    Ti je Perëndia i Madh Mirëbërës.

  6. #726
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Natë

    O Perëndia im, Mjeshtri im, Qëllimi i dëshirës sime!
    Ky, shërbëtori Yt kërkon të flejë nën strehën e mëshirës Sate
    dhe të pushojë nën tendën e mirësisë Sate,
    duke u lutur t'i japësh kujdesin Tënd e mbrojtjen Tënde.

    Unë të lutem Ty, O Zoti im, për syrin Tënd që nuk fle,
    t'i ruash sytë e mi nga soditja e çdo gjëje tjetër veç Teje.
    Forcoje, pra, pamjen e tyre,
    që të mund të shquajnë shenjat e Tua
    dhe të shikojnë Horizontin e Revelacionit Tënd.
    Ti je Ai, para revelacionit të gjithëfuqisë së të Cilit
    është dridhur thelbi i pushtetit.

    Nuk ka Perëndi veç Teje,
    Fuqiplotit,
    Gjithënënshtruesit,
    të Pakushtëzuarit.

  7. #727
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    I BEKUAR


    "I bekuar është
    trualli, dhe shtëpia,
    vendi, dhe qyteti,
    zemra, dhe mali,
    streha, dhe guva,
    lugina, dhe toka,
    deti, dhe ishulli,
    dhe livadhi,
    ku emri i Perëndisë është përmendur,
    dhe lëvdata e Tij është lartësuar."

  8. #728
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Ti je Larguesi i çdo ankthi!


    O Zot! Ti je Larguesi i çdo ankthi
    e Davaritësi i çdo të keqeje.
    Ti je Ai që mërgon çdo brengë
    dhe çliron çdo skllav,
    Shpëtimtari i çdo shpirti.
    O Zot! Jepmë çlirim nëpërmjet mëshirës Sate
    dhe më radhit mua midis shërbëtorëve të Tu
    që kanë fituar shëlbim.

  9. #729
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zoti ynë! Ne jemi të dobët


    O Perëndi! O Perëndi!
    Prej mbretërisë së padukshme të njëshmërisë Sate,
    na shih të mbledhur në këtë takim shpirtëror,
    që besojmë tek Ti,
    që kemi besim në shenjat e Tua,
    të patundur në Besëlidhjen e në Testamentin Tënd,
    të prirur ndaj Teje,
    të ndezur me zjarrin e dashurisë Sate
    e të sinqertë në Kauzën Tënde.
    Ne jemi shërbëtorë të vreshtit Tënd,
    përhapës të fesë Sate,
    adhurues të devotshëm të fytyrës Sate,
    të përunjur ndaj të dashurve të Tu,
    të nënshtruar para portës Sate
    dhe që të lutemi Ty të na mbështesësh
    në shërbimin ndaj të zgjedhurve të Tu,
    të na përkrahësh me ushtritë e Tua të padukshme,
    të forcosh shpatullat tona në shërbimin Tënd
    dhe të na bësh të nënshtruar
    e nënshtetas adhurues që komunikojnë me Ty.

    O Zoti ynë! Ne jemi të dobët
    dhe Ti je i Fuqishmi, i Pushtetshmi.
    Ne jemi të pajetë
    dhe Ti je Shpirti i madh jetëdhënës.
    Ne jemi në nevojë,
    dhe Ti je Mbështetësi, i Pushtetshmi.

    O Zoti ynë!
    Ktheji fytyrat tona ndaj fytyrës Sate të mëshirshme,
    na ushqe nga tryeza Jote qiellore
    me mirësinë Tënde të begatë,
    na ndihmo me ushtritë e engjëjve të Tu më të lartë
    dhe na mbështet nëpërmjet shenjtorëve të Mbretërisë Tënde.

    Me të vërtetë,
    Ti je Fisniku, i Mëshirshmi.
    Ti je Zotëruesi i bujarisë së madhe
    dhe, me të vërtetë, Ti je Zemërbuti e i Hirshmi.

  10. #730
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Ti Zot i Mbretërisë!

    O Ti Zot i Mbretërisë!
    Edhe pse trupat tanë janë mbledhur këtu së bashku,
    zemrat tona të magjepsura janë çuar larg prej dashurisë Sate
    dhe ne jemi rrëmbyer prej rrezeve të fytyrës Sate të ndritshme.
    Edhe pse të dobët, ne presim revelacionet e pushtetit e të fuqisë Sate.
    Edhe pse të varfër, pa pasuri ose mjete,
    ne marrim nga thesaret e Mbretërisë Sate.
    Edhe pse jemi pika,
    ne dalim nga thellësitë e oqeanit Tënd.
    Edhe pse jemi thërrmija,
    ne vezullojmë nga lavdia e Diellit Tënd të shkëlqyeshëm.


    O Ti Dhuruesi Ynë!
    Dërgona ndihmën Tënde,
    që çdo njeri i ardhur këtu
    të bëhet një qiri i ndezur,
    një qendër tërheqëse,
    një thirrje e mbretërive të Tua qiellore,
    gjersa, më në fund,
    ta bëjmë këtë botë të poshtme
    pasqyrimin e Parajsës Sate.

Faqja 73 prej 94 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •