Close
Faqja 67 prej 94 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 936
  1. #661
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI JE ZOTI IM

    Ti je Zoti, Zoti është emri yt, o Hyji im:
    “E tani, çfarë kërkon Ti, o Zot, Hyji im, prej meje?
    Kërkon që tE druaj Ty,Zoti im, Hyji ym,
    të ec udhëve të tua,, ta dua
    e t’i shërbëj tY,Zotit TIM, Hyjit tim...
    Sepse Ty, Zotit, Hyjit tim i përket qielli...
    Zoti, Hyji im, është hyji i hyjve,
    Zoti i zotëruesve, Hyji i madh, i pushtetshëm, i tmerrshëm...” (lp 10,12-17).
    “Te lavdëroj, o Zot, sepse je i mirë,
    sepse e amshueshme është dashuria jote!
    Te lavdëroj, o Hyji i hyjnive,
    sepse e amsheshme është dashuria e jote!
    Te lavdëroj, o Zoti i zotave,
    sepse e amshueshme është dashuria jote!” (Ps136, 1-3).

  2. #662
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ALELUJA!

    Të lavdëroj, o Zoti, sepse je i mirë,
    sepse e amshuar është dashuria jote!

    Të gjitha krjiesat e thonë
    Se e amshuar ështe dashuria jote.

    Së bashku me mua, të gjithë ata që të druajnë, o Zot,
    pranojne se e amshuar ështe dashuria jote!

    Në vështirësi të thirra në ndihmë, o Zoti,
    e Ti, o Zo,i më dëgjovedhe më shpëtove.

    Ti je me mua, në mua,
    s’druaj se ka ç’më bën njeriu.

    Me mua je, o Zot, ndihmëtari im,
    për asgjë i bëj armiqtë e mi.

    Më mirë është të strehohem te Ti
    se të kem besim në njerëz.

    Më mirë është të strehohem te Ti,
    se të kem besim në princa.

    Fuqia ime e lavdia ime je Ti, o Zot,
    Ti je shpëtimtari im.

    Ja, këtu është dera jote, o Zot;
    nëpër të dua të hyj edhe unë.

    Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar,
    dhe u bëre Shpëtimtari im.

    Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd,
    deh, o Zot, jepe të mbarën!

    Hyji është Zot, ai na ndriçoi:
    Ti je Hyji im, ty të falënderoj,

    Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
    Të lavdëroj, o Zot,, sepse je i mirë,
    sepse e amshuar është dashuria jote.

    Nga Psalmi 118.

  3. #663
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI QË NA DON I PARI.

    O Hyji, që na ke dashur i pari,
    ne flasim për ty
    si flasim për një ndodhi të thjeshtë historike,
    si nëse një herë te vetme
    Ti do të na kishte dashur i pari.
    Dhe, megjithatë Ti e bën këtë
    vazhdimisht, për gjithmonë.
    Shumë herë, çdo herë, gjatë terë jetës tonë,
    Ti na don i pari.
    Kur zgjohemi në mengjes
    dhe e kthejmë tek Ti mendjen tonë,
    Ti je i pari, ti na ke dashur i pari.
    Nëse zgjohem në agim
    dhe e kthej tek Ti,
    për një çast, shirtin tim,
    Ti tashmë më ke paraprirë mua.
    Kur largohem nga shqetësimet, dhe në vetmi mendoj për Ty,
    Ti ke qenë i pari,
    dhe kështu për gjithmonë.
    Dhe pastaj, ne pa mirnjohësi,
    flasim si vetëm një herë
    Ti do të na kishe dashur i pari.

    SOREN KIERKEGAARD.

    Torrkerry

  4. #664
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AI QË I KRYEN PREMTIMET.

    O Zot,
    neë librin që zbriti prej qiellit,
    Ti ke thënë:
    më thirreni në ndihmë,
    dhe unë do t'ju dëgjoj.

    Ne po të therrasim në ndihmë,
    o Zot,
    si na ke urdhëruar.

    Ti je ai që i kryen premtimet e veta.

    Një LUTJE ISLAME.

    Torrkerry

  5. #665
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPOROJE ZEMRËN TIME, O I DASHURI IM!

    Më përqafo, o Zot,
    shporoje zemrën time,
    me konsumo me zjarrin e dashurisë
    që unë të jem në Ty, dhe Ti në mua!
    Qielli dhe toka, engjëj dhe shënjtër,
    më ndihmoni ta lavdëroj Zotin tim!
    Shpirtrat e zjarrtë, Serafinët,
    ju që i njihni dashurinë dhe fuqinë e Tij,
    më vini në ndihmë,
    sepse vuan prej dashurisë.
    Shpresa ime e vetme!
    Lavdia ime, strehimi im, dhe gëzimi im,
    i dashuri im,
    ëmbelsia e zemrës time,
    agimi i lumtur i amshimit,
    drita e shndritshme e parrajsës time të brendshme,
    princi i vetëm i denjë për dashurinë!
    Kur do të më therrashesh tek Ti?
    Kur do të më terheqesh tek Ti
    që të jem një gjë e vetme me Ty?
    O i dashuri, o i dashuri i shpirtit tim,
    ëmbelsia e jetës time,
    më dëgjo!
    Mos i shiko mëkatët e mia,
    por mëshira jote le të jetë në mua.

    PIETRO DI ALCANTARA

    Torrkerry

  6. #666
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJIA NË VËSHTIRËSI


    Ma vër veshin, o Zot, e më dëgjo,
    sepse jam i mjerë e skamnor.

    Ma ruaj shpirtin se jam i devotshmi yt,
    Hyji im, shpëtoje shërbëtorin tënd që shpreson në ty.

    Ki mëshirë për mua, o Zot,
    se gjithë ditën të thërras në ndihmë.

    Gëzoje shpirtin e shërbëtorit tënd,
    sepse tek ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim.

    Sepse ti, o Zot, je i ëmbël e i butë,
    plot mëshirë për ata që të thërrasin në ndihmë.

    Dëgjoje, o Zot, lutjen time,
    vështroje zërin e lutjes sime.

    Në ditë të vështirë klitha tek ti
    pse e di se ti më dëgjon.

    Nuk ka hyjni që të përngjan ty, o Zot,
    asgjë s’mund të matet me veprat e tua.

    Të gjithë paganët prej teje të krijuar,
    do të vijnë e do të të adhurojnë, o Zot,
    dhe do të madhërojnë Emrin tënd,

    sepse ti je i madhërueshëm e bën mrekulli,
    ti je i vetmi Hyj.

    Ma mëso, o Zot, udhën tënde,
    që të eci sipas drejtësisë sate,
    mësoje zemrën time ta nderojë Emrin tënd.

    Do të të falënderoj, o Zot, Hyji im,
    me gjithë zemrën time,
    për amshim do ta madhëroj Emrin tënd.

    Sepse e madhe është mëshira jote mbi mua,
    ti e nxore shpirtin tim nga thellësia e Nëntokës.

    O Hyj, krenarët u çuan peshë kundër meje,
    një grumbull të marrësh ma helmuan jetën
    e për ty nuk janë kujdes.

    Por ti, o Zot, Hyj i mëshirshëm e i dhimbshëm,
    i ngadalshëm në zemërim, plot dashuri e durim,

    shiko mbi mua e ki mëshirë për mua,
    jepi fuqi shërbëtorit tënd
    dhe shpëtoje birin e shërbëtores sate.

    Bëj për mua një shenjë mirësie,
    që të shohin urryesit e mi e të turpërohen
    se ti, o Zot, më ndihmon e më ngushëllon.

    DAVIDI

    Torrkerry

  7. #667
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, ATI E HYJI I JETËS SIME.

    O Zot, Ati e Hyji i jetës sime,
    mos më jep assesi sy krenarie
    dhe flake larg meje çdo dëshirim epshor.
    Dëshirimet e ulta, epshet e mishit dhe të gjakut
    mos të më mbizotërojnë;
    mos lejo që t'u nënshtrohem dëshirave të turpshme:
    o Zot, mos më lësho në dorë të tyre,
    mos lejo të birrem për shkak të tyre,
    por bëj që gjithmonë të jepem pas së vërtetës,
    kështu që me fjalë e me vepra
    ta kryej çka të pëlqen Ty.

    Torrkerry

  8. #668
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, DËBOJI PREJ MEJE...

    Dëboji prej meje, o Zot,
    kotësinë dhe gënjeshtrën.
    Mos më jep as kamje as pasje;
    më jep vetëm
    sa më lypet për jetesë.
    Unë në Ty, o Zot, jam i sigurt;
    në duart e tua është fati im,
    tani në këtë jetë tokësore
    dhe për amshim.
    Sepse, o Zot, jam vetëm pluhur,
    dhe terë jeta ime varet prej teje,
    tano dhe për amshim.

    NGA LITURGJIA.

    Torrkerry

  9. #669
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË PASTRO, O ZOT HYJI IM.

    Më pastro, o Zot Hyji im,
    unë kam mëkatuar kundër Teje,
    dhe kurrë nuk e kam kryer
    të mirën përballë Teje.

    Më liro prej të gjitha të keqiave,
    dhe bëj që të kryhet në mua vullneti yt,
    që, duke mos e merituar ndeshkimin tënd,
    unë t'i hap buzet e mia të papastra
    për ta lavdëruar emrin tënd të shenjtë:
    Ati e Biri dhe Shpirti Shenjtë
    tani, e gjithmonë
    dhe në të gjithë shekuj të shekujve.

    MAKARIOS I EGJIPTIANI.

    Torrkerry

  10. #670
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, O ZOTI IM...

    O Zot, Zoti im,
    Hji i meshirshem dhe i bute,
    i durueshem,
    dhe shume i meshirshem dhe i vertete...
    Ti qendron besnik me mijera brezni,
    ti e duron fajin, kundershtimin dhe mekatin
    ti qe nuk e le pa ndeshkuar asgje...
    po te lutem, nese kam gjetur hir para teje,
    atehere shtegto me ne.
    E di se jemi te gjithe zverkngurte,
    por ti na i fal fajet tona dhe mekatet tona
    e na prano per pronen tende.

    Nga Dal 34,6vv.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 08-04-2011 më 04:34

Faqja 67 prej 94 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •