Close
Faqja 60 prej 94 FillimFillim ... 1050585960616270 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 591 deri 600 prej 935
  1. #591
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJI IM, KËNAQËSIA IME!

    Fjala jote është dritëz për këmbët e mia,
    dritë për udhët e mia.

    U përbetova dhe do ta mbaj fjalën:
    do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.

    Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot,
    ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.

    Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës sime
    dhe m’i mëso gjyqet e tua.

    Jeta ime është gjithmonë në rrezik,
    por nuk e harroj Ligjin tënd.

    Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje,
    por nuk iu shmanga porosive të tua.

    Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm,
    janë kënaqësia e shpirtit tim.

    E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet e tua
    përherë e deri në fund.

    Ps 119, 105-112.

    Torrkerry

  2. #592
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDI TY, O LOGOS!

    Lavdi ty, o Logos!
    Lavdi Ty, o hir dhe bukuri! Amen.

    Lavdi Ty, o Shpirt!
    Lavdi Ty, o Hyji i shenjtë!
    Lavdi lavdisë tënde! Amen.

    Ne të lavdërojmë, o Atë!
    Ne të falenderojmë, o Dritë!
    Dritë në të cilën errësira nuk ka! Amen.

    Do të them përse ne duhet të të falenderojmë:
    Dua të shëlbohem,
    dhe dua të shëlboj. Amen.


    Dua të lirohem,
    dhe dua të liroj. Amen.

    Dua të haj bukë
    e dua të hahem. Amen.

    Dua të dëgjoj
    dhe të dëgjohem. Amen.

    Dua të kuptohem nga arsyeja njerëzore,
    unë që jam arsyeja krijuese. Amen.

    Dua të lahem
    dhe dua të laj. Amen.


    Himni i Krishtit nga Veprat e Sh. Gjonit
    (një Ungjill i ashtuquajtur apokrifë).

    Torrkerry

  3. #593
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË PËRKRAH, O HYJI, DHE DO TË SHPËTOJ!

    I urrej ata që janë si mësalla me dy faqe
    dhe e dua Ligjin tënd.

    Përkrenarja dhe shqyti im je ti,
    kam besim të plotë në fjalën tënde.

    M’u hiqni sysh, o keqbërës,
    se dua t’i zbatoj urdhërimet e Hyjit tim!

    Më përkrah si më premtove e do të jetoj
    dhe mos më tradhtoftë shpresa ime.

    Më përkrah e do të shpëtoj,
    do të kënaqem vazhdimisht në rregulloret e tua.

    Ti i urren ata që u shmangen urdhërimeve të tua,
    sepse mendimi i tyre është gënjeshtër.

    Porsi ndryshkun ti i zhduk nga faqja e dheut keqbërësit,
    prandaj unë i dua dëshmitë e tua.

    Trupi im më dridhet prej frikës sate,
    sepse i kam frikë gjyqet e tua.

    Ps 119, 111-120.

    Torrkerry

  4. #594
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 21-04-2010 më 13:24

  5. #595
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MOS MË DORËZO TE SHPIFËSIT E MI.

    Veprova me drejtësi e me të drejtë,
    mos më dorëzo te shpifësit e mi.

    Hyr dorëzanë për të mirën e shërbëtorit tënd,
    që të mos më shpifen krenarët.

    Sytë po më shteren prej dëshirës së shëlbimit tënd
    dhe të fjalës së drejtësisë sate.

    Bëj me shërbëtorin tënd sipas dashurisë sate
    dhe m’i mëso rregulloret e tua.

    Unë jam shërbëtori yt,
    më jep kuptim t’i njoh dëshmitë e tua.

    Koha është të dëftohesh, o Zot,
    se e prishën Ligjin tënd.

    Oh, sa i dua urdhërimet e tua:
    më tepër se arin, se gurin e paçmueshëm.

    Ndërgut i mbaj urdhërimet e tua të gjitha,
    e urrej çdo udhë gënjeshtre.


    Ps 119, 121-128.

    Torrkerry

  6. #596
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QËNJA E PARË.

    O Hyji, ti që ke qenë i pari,
    në fillim të kohërave,
    Ti që erdhe në dritë në fillim,
    dhe zanafillën e të cilit ne nuk e njohim...
    Mrekullia e lindjes të së cilit,
    qëndron e fshehur për sytë tanë,
    dhe e fshehur edhe për hyjnitë të tjera.
    Askush nuk mund ta pikturojë fytyrën tënde;
    askush nuk mund të tregojë
    me krenari se të ka njohur.

    LUTJE E VJETËR EGJIPCIANE.

    Torrkerry

  7. #597
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KTHEU PREJ MEJE DHE KIJ MËSHIRË PËR MUA.

    Të mrekullueshme janë dëshmitë e tua,
    prandaj i mban shpirti im.

    Zbulesa e fjalëve të tua ndriçon:
    të miturit i bën të urtë.

    Hap gojën e marr frymë
    i mallëngjyer për porositë e tua.

    Kthehu prej meje e ki mëshirë për mua
    ti që je i drejtë për ata që e duan Emrin tënd.

    Drejtoji hapat e mi sipas fjalës sate,
    të mos më sundojë asnjë e keqe.

    Më shpëto prej shpifjeve të njerëzve,
    që t’i ruaj urdhërimet e tua.

    Ndrite fytyrën tënde mbi shërbëtorin tënd
    dhe m’i mëso urdhërimet e tua.

    Sytë e mi derdhën rrëke lotësh,
    sepse nuk mbahet Ligji yt.

    Ps 119, 29-36.

    Torrkerry

  8. #598
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI IM...

    O Hyji im, e ju të gjithë hyjni të këtyre vendeve!
    Ma jepni mundësi që ta fitoj bukurinë e brendshme
    dhe për gjërat e jashtme që janë të mia,
    bëni ta gjej miqësi dhe harmoni me gjerat e brendshme!
    bëni që të arrij ta vlerësoj si të pasur njeriun e urtë!
    Bëni që bujaria e të mirave të mia të jetë ekuilibruar,
    që askush, përveç njeriut të ekuilibruar, të ketë mundësi
    t’i marrë për vete apo t’i rrëmbejë me forcë!
    O miqtë e mi, a kemi gjëra të tjera për t’i kërkuar?
    Unë, për sa më përket mua,
    i kam shprehur të gjitha dëshirat e mia!

    LUTJE E SOKRATES!

    Torrkerry

  9. #599
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

  10. #600
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR PAGËZIMIN E TË RRITURVE.

    O Hyji i mëshirshëm,
    që të vdesë në këta njerëz
    njeriu i vjetër
    që të lindë në ta njeriu i ri. Amen.

    Që të gjitha ndjenjat tokësore të vdesin në ta
    dhe që të gjitha gjërat që i përkasin Shpirtit,
    të jetojnë dhe të përparojnë në ta. Amen.

    Që të kenë vullnetin dhe forcën
    Ppër të fituar dhe për të sunduar djallin,
    Botën dhe mishin. Amen.

    Që këta njerëz, që për detyrën tonë
    dhe për përkushtimin tonë
    ne t’ia kushtojmë Ty,
    të jenë përkushtuar në virtyt,
    që të fitojnë shpërblimin e amshuar
    prej hirit tënd, o Hyji i amshuar,
    që jeton dhe sundon për amshim
    mbi të gjitha gjerat e kësaj bote.
    Amen.

    NGA RITI I PAGËZIMIT TË TË RRITURVE.

    Torrkerry

Faqja 60 prej 94 FillimFillim ... 1050585960616270 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •