Close
Faqja 53 prej 94 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 936
  1. #521
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Ti je Hyji im

    Ti, o Hyji, ke krijuar gjithçka.
    Sa mrekulli për sytë e mi!

    Ma jepe, o Zot, shpëtimin tënd.
    Deh, o Zot. ma jep të mbarën!

    Ti, o Hyji, je ai që më ndriçon,
    Ti je Hyji im, ty të falënderoj,
    Ti je Hyji im, unë të madhëroj!

    Të lavdëroj, o Zot, sepse je i mirë,
    sepse e amshuar është dashuria jote.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  2. #522
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJE LUTJE FALENDERIMI

    Të falënderojmë, o Atë i shenjt,
    për emrin tënd të shenjt,
    që ke dërguar të banojë në zemrat tona.
    Të falënderojmë për njohjen, besimin
    dhe për jetën e pasosur
    që na ke zbuluar
    nëpërmjet Jezu Krishtit shërbëtorit tënd.
    Ty të qoftë lavdia për të gjithë shekuj.
    Ti, o Zot i gjithpushtetshëm,
    ke krijuar gjithçka për lavdinë e emrin tënd:
    Ua ke dhënë ushqim dhe pijë njerëzve
    për t’i ngushëlluar dhe për t’i përforcuar,
    që të të falënderojnë ty,
    por neve na ke dhënë
    një ushqim dhe një pijë shpirtërorë
    dhe jetën e përjetëshme
    nëpërmjet shërbëtorit tënd...

    DIDACHE

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 19-01-2010 më 09:36

  3. #523
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PUNA E PENDIMIT.

    O Hyji im,
    kam mëkatuar kundër teje
    dhe kundër vëllezërve të mi,
    por në ty ne mund ta gjejmë faljen.
    Pranoje pendimin tim,
    dhe ma jep forcën e nevojshme
    për të ndërruar në jetën time,
    gjithçka e kundërshton dashurinë tënde.

    Torrkerry

  4. #524
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O SHPIRT I SHENJTË.

    O Shpirt i Shenjtë,
    që të të kundroj ty,
    don të më thotë që ta zhytë
    shikimin tim në atë që nuk shihet,
    në thellësinë e misrterit të Hyjit.
    Ti nuk ke një fytyrë njerëzore
    si e kishte atë Krishti i Ungjillit,
    në përngjasimin me atë të Atit,
    por duke pretenduar
    që të përfytyrojmë ty
    në ndonjë mënyrë,
    ne dëshirojmë të jemi një me ty
    me të gjitha forcat tona.

    O Shpirt i Hyjit,
    ti nuk ke fytyrë,
    sepse je zjarr i dashurisë
    që i bashkon fytyrën e Atit
    dhe fytyrën e Birit,
    për t’i bërë një fytyrë të vetme
    në një fuzion sublim.

    O Shpirt i Shenjtë,
    fryma që del nga Ati dhe nga Biri,
    të lutem, sillie frymëmarrjen e drejtë
    jetës tonë,
    sillie dritën intelektit tonë,
    dashurinë e vërtetë zemrës tonë,
    kështu që të mund të të duam ty
    dhe vëllezërit tanë.

    E lumia ELENA GUERRA.

    Torrkerry

  5. #525
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE SHPIRTIT TË SHENJTË.

    Eja, eja, o Shpirt ngushëllues,
    plotë dhembshuri për ata që vuajnë,
    ndihma e tyre në sprovë
    dhe në momentët e mirë.

    Eja ti që na i fal gabimët,
    ti që i shëron plagët tona.

    Eja ti, fuqia e të dobëtëve,
    mbështetja e atyre që rrëzohen.

    Eja ti, mjeku i të përvuajturve,
    fitoria mbi krenarinë.

    Eja, o Atë i dashur dhe i butë i jetimëve,
    gjyqëtari i përvuajtur i vejave.

    Eja, shpresa e të varfërve,
    eja ngushëllimi i mëkatarëve.

    Eja, ylli i lundërtarëve,
    porti i atyre që janë në rrezik.

    Eja, lavdi i shkëlqyeshëm i të gjallëve,
    e vetmja shpresë shëlbimi
    për ata që janë në prang të vdekjes.

    Eja, o tre herë i shenjtë ndër të gjallëve,
    eja dhe ki mëshirë për mua.

    Më bëj i ngjashëm me ty
    që në vogëlsinë dhe në përvujtërinë time
    ta gjej hirin përballë madhështinë tënde:

    Në pafuqinë time, në mjerimin tim
    bëj ta gjej hirin përballë fuqisë tënde,

    sipas mëshirës tënde të madhe,
    për Jezu Krishtin, shëlbuesin tim,
    që jeton dhe mbretëron me Atin dhe me ty
    për të gjithë shekuj të shekujve.
    Amen.

    GIOVANNI DI FECAMP.

    Torrkerry

  6. #526
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR TË GJITHË POPUJT.

    O Zot i mëshirshëm,
    jepja paqen të gjithë popujve të tokës,
    që të njohin ty.
    Pa dritën e Shpirtit shenjtë
    njeriu nuk mund të të njohë ty,
    as të kuptojë dashurinë tënde.
    O Zot, zbuloju të gjithë popujve
    dashurinë tënde dhe butësinë
    me ëmbëlsinë e Shpirtit Shenjtë,
    që t’i harrojnë njerëzit dhimbjet e kësaj toke,
    t’i braktisin të gjitha gjërat ë keqija
    dhe të kenë besim në ty me dashuri.
    Për hirin tënd, bëj që të jetojnë në paqe,
    duke e kryer vullnetin tënd
    dhe duke të falënderuar ty për gjithçka.

    O Zot, na jep dhuratat e Shpirtit Shenjtë
    që ta njohim dashurinë tënde
    e që jetojmë mbi tokë në harmoni.

    O Zot i mëshirshëm,
    dëgjoje lutjen tonë:
    bëj që të gjithë popuj të tokës
    të të njohin ty
    nëpërmjet Shpirtit tënd.

    SILVANO I MALIT ATHOS.

    Torrkerry

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR ATA QË NA KANË OFENDUAR.

    O Zot, Hyji i gjithëpushtetshëm,
    ki mëshirë për atë që më bën keq
    dhe për të gjithë ata që,
    të animuar nga një vullnet i keq,
    kërkojnë të më bëjnë dhimbje.

    Ki mëshirë për gabimet e tyre
    si edhe për gabimet e mia.
    Me mjetet e thjehta, të buta dhe të mëshirshme,
    që urtia jote e pakufishme koncepton,
    na ndihmo që të arrijmë
    të bëjmë pendesë
    dhe të ripërtërijmë gjithçka.
    Dhe shëlbo shpirtrat tona së bashku,
    duke na çuar në parajsë,
    ku do të mund të jetojmë
    dhe të duam njeri-tjetrin për amshim,
    së bashku me ty
    dhe me shenjtërit e tu të lumtur.

    Shen Thomas Moro.

    Torrkerry.

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALEMINERIT, O ZOT, PËR SHPRTIN TËND.

    Faleminderit, o Zot, për Shpirtin tënd.
    Faleminderit për frymën e të cilës
    ne e dëgjojmë zërin.
    Faleminderit për lindjen tonë nga Shpirti,
    që e vendos, o Zot, në zemrat tona
    dhe gjithmonë në rrugën tonë.
    Faleminderit sepse i bën tracimet e reja
    në rrugëtimet plotë shpresë për të varfërit.

    Faleminderit sepse vazhdimisht vepron
    në zemrat e njerëzve dhe të kishës.
    Faleminderit sepse i hap velat e varkës tonë
    dhe na drejton kah porti
    i drejtësisë, i paqes dhe i lirisë.
    Faleminderit sepse përtej horizontit
    të kufizuar nga egoizmat tona,
    na shtyn ta dëgjojmë kërkesat e të uriturve,
    e të braktisurve dhe e të vuajturve.
    Faleminderit sepse fryma jote e lehtë
    na transformon në dëshmitarë,
    në profetë dhe në njerëz të rinovuar.
    Faleminderit sepse na bën të aftë
    për të duruar vështirësitë e jetës,
    të aftë për të dashur ty e të tjerët
    deri në fund dhe për gjithmonë.
    Shpirt i Rrëshajëve,
    udhëhiqe popullin tënd kah mbretëria e Atit.
    Spikati me ne shërbimet e reja fetare,
    për përparim të komuniteteve të reja vëllazërore.

    O Shpirt i Shenjtë,
    eja dhe ripërtërij zemrat tona
    dhe të gjitha gjërat në gëzim të thirrjes tone,
    që të jemi dëshmitarë të Krishtit të Ringjallur.

    LUTJE E NJË HENDIKAPATI.

    Torrkerry

  9. #529
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PER TE KERKUAR FALJE.

    O Zot Jezu Krisht,
    që nga Kryqi e zbulove
    mëshirën tënde,
    une e kërkoj prej teje
    hirin dhe forcën e nevojshme
    për t’i dashur të gjithë njerëzit
    që nuk i kam pranuar,
    që i kam denuar
    dhe që nuk i kam falur.
    E di që ti do të ma japësh forcën.
    Të falenderoj sepse ti më don
    më shumë se unë e dua veten
    dhe sepse ti e don lumturinë time
    më shumë se unë vetë e dëshiroj atë.
    O Zot Jezu, unë dua t’i harroj
    urrejtje, zemerime dhe hakmarrje
    dhe për këtë e kërkoj prej teje
    hirin dhe forcën për t’i falur
    pikërisht ata persona
    që më shumë se të tjerët
    kanë bërë që të vuaj shumë.
    Që unë t’i falë me hirin tënd
    ata për të cilët kam thënë
    që nuk do t’i kisha dashur më
    e për të cilët ndjej
    se është shumë e vështirë t’i falë.

    Torrkerry

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR T’I FALUR TË KEQBËRËSIT.

    O Zot,
    le te kujtohen jo vetëm burrat dhe gratë
    me vullnet të mirë,
    por edhe ata me vullnet të keq.
    Prandaj, po të lutem, mos përkujtoi
    të gjitha vuajtjet që na kanë rënduar.
    Le të kujtohen më mirë
    frytet që kemi dhënë
    falë kësaj vuajtjeje:
    solidariteti, lojaliteti, përvujtëria, kurajo,
    bujaria, madhëria e zemrës
    që linden nga gjitha këto.
    Dhe kur do të vijnë tek ti
    që të jenë të gjykuar,
    bëj që edhe falja që ua japin atyre
    të jetë një fryt tjetër e vuajtjeve tona.

    LUTJA E NJË TË BURGOSUR TË PANJOHUR NË RAVENSBRUCK.

    Torrkerry

Faqja 53 prej 94 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •