Close
Faqja 52 prej 94 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 936
  1. #511
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR LAVDINË E KRISHTIT.

    O Zot Jezu Krisht,
    mbreti i dashurisë dhe princi i paqes,
    mbretëro në zemrat tona
    dhe në shtëpitë tona.

    Largo prej nesh çdo pushtet të keq
    e na bëj pjesëmarrës të fitores tënde.
    Të gjithë ne të lavdërojmë ty,
    së bashku me Atin dhe me Shpirtin Shenjtë,
    Hyji i vetëm që do të mbretërojë për gjithmonë.
    Amen.


    PAPA GJON PALI II.

    Torrkerry

  2. #512
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, KI MESHIRE PER NE E NA BEKO!

    O Hyji, ki mëshirë për ne e na beko,
    bëj të ndriçojë fytyra jpote mbi ne,
    që në tokë të njihet udha jote,
    në të gjitha kombet shpëtimi yt.

    Të dhënçin lavdi mbarë popujt, o Hyj,
    mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

    Le të galdojnë e le brohorisin popujt,
    sepse popujt i gjykon me drejtësi,
    sepse kombet mbi tokë ti i sundon.

    Të lavdërofshin mbarë popujt, o Hyj,
    mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

    Toka e dha frytin e vet:
    na beko, o Hyji, Hyji ynë!
    Na beko, o Hyji!

    Nga Ps. 66

    Torrkerry

  3. #513
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AKATHISTOS I NJOHUR SI “O JEZUS SHUMË I ËMBËL”.

    O Jezus i butë dhe i përvuajtur në zemër,
    në dashurinë tënde që nuk nënçmon asgjë,
    shikoje mjerimin tonë,
    na i fal të gjitha mëkatet.
    Në mëshirën tënde të pakufishme;
    dhe pranoje lutjen tonë të përvuajtur
    si e pranove nga vejusha ofertën e varfër.

    O Jezus, zjarr dashurie,
    më ngrohe mua;
    O Jezus, strehimi i amshuar,
    Më ruaje për gjithmonë;
    Jezus, manteli i dritës,
    më vesh me bukurinë tënde;
    o Jezus, perla e çmueshme,
    ndriço mbi mua:
    o Jezus, dielli që lind,
    më ndriço;
    Jezus, drita e shenjtë,
    më ndriço;
    o Jezus,
    më mbro nga çdo e keqe;
    o Jezus, më shkëput nga dora e armikut;
    o Jezus, më liro nga dënimi i amshuar.

    TEOKTISTOS

    Torrkerry

  4. #514
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Mos më dëshko…

    Mos më dëshko,
    mos më dëno, o Zot,
    -ër mëkatet e mia të shumta!
    Ki mëshirë!
    Sepse unë jam një njeri
    që nuk e njoh veten,
    jam një qenie njerëzor
    që e ka humbur arsyen,
    dhe e kaloj ditën në kotësi,
    duke i ndjekur fjalët dhe iluzionet e mia.
    Eja, o Zot, e më shëlbo,
    Eja, o Zot, dhe m’i jep paqen dhe qetësinë e shpirtit.

    Nga një fragment egjipcian 1300-1100 p.K.

    Torrkerry

  5. #515
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O JEZUS!

    O Jezus,
    mirënjohja ime është e pakufishme,
    sepse ti më do me një dashuri të ëmbël.

    Kur unë e gjej një dashuri të tille
    nga ana jote për mua,
    si është e mundshme që zemra ime
    të mos vrapojë tek ti?
    Si është e mundshme që besimi im në ty
    të jetë i kufizuar?.

    Shenjtia TEREZE NGA LISIEUX.

    Torrkerry

  6. #516
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O JEZUS, FJAlA QË NDRIÇCON...

    O Jezus, Fjala që ndriçon,
    O Jezus, mësues, shenjtëroje mendjen time
    dhe shtoje fenë time.
    O Jezus, mësues i Kishës, tërhiqi të gjithë në shkollën tënde.
    O Jezus, mësues, më liro nga gabimi,
    nga mendime të kota, nga errësira të përjetshme.
    O Jezus, rruga mes Atit dhe nesh,
    unë të dhuroj gjithçka
    e gjithçka unë pres prej teje.
    O Jezus, rruga e shenjtërisë,
    bëj që të jem një imitues besnik i yti.
    O Jezus rruga, më bëj të përsosur
    si edhe Ati im qiellor është i përsosur.
    O Jezus jeta, jeto në mua,
    që unë të jetoj në ty.
    O Jezus rruga, mos lejo
    që të ndahem prej teje.
    O Jezus e vërteta, bëj që të jem drita e botës.
    O Jezus rruga, bëj që të jem shembull dhe forma për shpirtrat.
    O Jezus jeta, bëj që prania ime
    t’i sjellë gjithkund hir dhe ngushëllim. Amen.

    GIACOMO ALBERIONE

    Torrkerry

  7. #517
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NA JEP NJE FE TE QENDRUESHME.

    O Hyj,
    ti qe me lindjen e Njelindurit Birit tend
    e fillove shperblimin e mrekullueshem te popullit tend,
    po te lutemi,
    na e jep nje fe te qendrueshme,
    ahshtu qe me udhezimin e saj,
    t'ia arrijme shperblimit te premtuar te lumturise.

    NGA LITURGJIA.

    Torrkerry

  8. #518
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ, I MARRË NGA DASHURIA.

    O Hyj, i marrë nga dashuria,
    nuk të mjaftoi mishërimi yt!
    Ti deshe edhe të vdesësh për ne!
    Kuptoj që mëshira jote të nxiti
    t’ia japësh diçka më shumë njeriut,
    duke ia lërë veten si ushqim.

    E kështu, ne të mjerët kemi ngushëllim.
    Ne injorantë dhe pamendtë,
    nuk e humbim kujtimin e mirësive të tua.
    Ja, ti ia jep ushqimin tënd njeriut çdo ditë,
    duke u bërë i pranishëm në Eukaristinë
    dhe në trupin e mistershëm e Kishës tënde.
    Kush e bën këtë?
    Mirësia dhe mëshira jote!.

    SHENJTIA KATARINA NGA SIENA.

    Torrkerry

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    EJA, O SHPIRT I HYJIT!

    Eja, o Shpirt i Hyjit të Shenjtë,
    eja, o Shpirt ngushëllues,
    eja dhe ngushëlloje zemrën e çdo njeriu
    që i derdh lotët e dëshpërimit.

    Eja, o Shpirt i Hyjit të Shenjtë.
    eja, o Shpirt i dritës,
    eja dhe liroje zemrën e çdo njeriu
    nga errësirat e mëkatit.

    Eja, o Shpirt i Hyjit të Shenjtë,
    eja, o Shpirt i së vërtetës e të dashurisë,
    eja dhe mbushe me ato zemrën e çdo njeriu,
    që pa dashuri dhe të vërtetë
    nuk mund të jetojë.

    Eja, o Shpirt i Hyjit të shenjtë,
    eja, o Shpirt i jetës dhe i lavdisë,
    eja dhe bëje që çdo njeri të jetojë
    në një bashkim të plotë me ty,
    me Atin dhe me Birin,
    në jetën dhe në lumturinë e përjetshme,
    për të cilat u krijua
    dhe drejt të cilave është i destinuar.
    Amen.

    Gjon Pali i Dytë.

    Torrkerry

  10. #520
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    EJA NË MUA, O SHPIRT I HYJIT TË SHENJTË.

    Eja në mua, o Shpirt i Hyjit të Shenjtë,
    Shpirt i urtisë:
    ma jep shikimin dhe dëgjimin e brendshëm,
    që të mos atakohem gjërave materiale,
    por t’i gjej gjithmonë realitetet shpirtërore.

    Eja në mua, o Shpirt i Shenjtë të Hyjit,
    Shpirt i dashurisë:
    derdhe gjithmonë më shumë
    dashurinë në zemrën time.

    Eja në mua, o Shpirt i Hyjit të Shenjtë,
    Shpirt i të vërtetës:
    bëj që t’ ia arrij njohjen e së vërtetës
    në tërë plotësinë e saj.

    Eja në mua, o Shpirt i Hyjit të Shenjtë,
    ujë i gjallë që buron për jetën e amshuar.
    ma jep hirin që të arrij ta kundroj fytyrën e Atit
    në jetën dhe në lumturinë në amshim.
    Amen.

    SHËN AUGUSTINI.

    Torrkerry

Faqja 52 prej 94 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •