Close
Faqja 50 prej 94 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 935
  1. #491
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPETOJE, O ZOT, POPULLIN TEND.


    Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim!

    Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem!
    dhe askush që shpreson në ty mos u turpëroftë!

    Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua
    e m’i mëso shtigjet e tua.

    Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso,
    sepse ti je Hyji im, Shëlbuesi im,
    në ty shpresoj gjithmonë.

    Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot,
    dhe dashuria jote që është e amshueshme.

    Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë:
    të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate
    ‑ për hir të mirësisë sate, o Zot.

    I ëmbël e i drejtë ti je, o Zot,
    mëkatarët i kthen në udhë të drejtë,

    të përvuajtëve u prin në drejtësi,
    të butëve ua mëson udhën e vet.

    Të gjitha udhët e tua janë mëshirë dhe e vërtetë
    për ata që mbajnë Besëlidhjen e tij e urdhërimet.

    Pashë Emrin tënd, o Zot,
    ma fal mëkatin: njëmend është i madh.

    Shpëtoje, o Hyj, Izraelin
    prej të gjitha vështirësive të tija.

    Nga Psalmi 25

    Torrkerry

  2. #492
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Lutja e njeriut të pafajshëm




    Ma jep të drejtën, o Zot, sepse jetoj në pafajësi,
    i mbështetur në ty nuk kam se si të ligështohem.

    Më shqyrto, o Zot, e më vër në provë,
    m’i pastro me zjarr veshka e zemër!

    Para sysh e kam dashurinë tënde,
    jetoj e veproj sipas drejtësisë sate.

    Nuk rri me njerëz të këqij
    as s’bëj shoqëri me njerëz shtiracakë.

    I urrej mbledhjet e të paudhëve,
    e me njerëz të pabesë nuk do të rri.

    Në pafajsi i laj duart e mia
    e rreth i sillem lterit tënd, o Zot,

    për ta shpallur botërisht lavdinë tënde,
    për t’i kumtuar të gjitha mrekullitë e tua.

    O Zot, e dua shtëpinë ku ti banon
    dhe vendin ku qëndron Lavdia jote.

    Mos e shoqëro shpirtin tim me atë të mëkatarëve
    as jetën time me atë të gjakësorëve.

    Në duart e tyre është paudhësia,
    e djathta e tyre është plot dhurata.

    E unë jetoj në pafajësinë time,
    më shpërble, o Zot, e ki dhembje për mua.

    Tashmë këmba ime shkel në udhë të drejtë:
    në bashkime do ta bekoj Zotin.

    PSALMI 26.

    Torrkerry

  3. #493
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR TA NJOHUR VULLNETIN E ZOTIT.

    O Zot, Hyji im, nuk di ku po shkoj.
    Nuk e shoh rrugën përpara meje.
    Nuk mund të di me siguri
    ku ajo do të mbarojë.
    Megjithatë me të vërtetë unë e njoh veten siç jam.
    Dhe fakti që unë dëshiroj ta ndjek vullnetin tënd,
    nuk do më thotë që unë e kryej atë me të vërtetë.
    Sigurisht jam i bindur që dëshira ime
    që të pëlqej ty,
    ka arritur deri tek ti.
    Dhe shpresoj ta kem këtë dëshirë në gjithçka që unë kryej.
    Shpresoj që të mos bëj asgjë kundër kësaj dëshire.
    Dhe e di që për këtë ti do të më udhëheqësh në rrugën e drejtë,
    edhe kur unë nuk do të jem i vetëdijshëm për këtë.
    Për këtë arsye do të kem gjithmonë besim në ty,
    edhe pse disa herë do të kem përshtypje
    se jam i humbur dhe në hije të vdekjes.
    Nuk do të kem frikë,
    sepse ti je gjithmonë me mua,
    dhe nuk do të lejosh
    që t’i përballoj vetëm vështirësitë e jetës time.

    THOMAS MERTON.

    Torrkerry

  4. #494
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA PËR KOHËN E ARDHJES.

    Dëftoje, po të lutemi, o Zot, pushtetin tënd
    dhe eja
    sepse prej rreziqeve
    ku na shpien mëkatet tona
    vetëm porej teje
    mund të fitojmë
    çlirimin dhe shëlbimin.
    Amen

    Torrkerry

  5. #495
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI IM!

    Hyji im,
    Jezusi të ka zbuluar dhe shpallur
    si një Atë që na pret
    plot dhembshuri dhe dashuri,
    gjithmonë gati ta pranojë
    të gjithë ata që e kërkojnë.
    Unë besoj që ti më do siç unë jam,
    më ndihmo ta pranoj historinë time,
    ta pranoj veten time.

    Unë besoj se krahët e tua
    janë gjithmonë gati të më përqafojnë mua:
    më ndihmo që ta gjej strehim në to.

    Unë besoj se ti më dëgjon
    edhe më parë se të lutem
    e se ti i njeh dëshirat e mia më të thella.

    Je këtu me mua, pikërisht në këtë moment,
    më do , m’ i fal mëkatet, je në gëzim
    për faktin që unë jam me ty.

    E kështu unë mund të vij tek ti
    me një besim të madh,
    I bindur që gjithçka ti do prej meje,
    është besimi im sot
    dhe dashuria ime sot. Amen.

    Torrkerry

  6. #496
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË TË DUA VETËM TY, O ZOT.

    Unë të kam kërkuar, o Zot i jetës,
    e ti më ke bërë dhuratën që të gjej ty:
    Ty unë dëshiroj të dua, o Hyji im.
    E humb jetën e vet
    ai që nuk të do:
    ai që nuk jeton për ty, o Zot,
    është asgjë e jeton kot.

    Shtoje në mua, të lutem, dëshirën
    që të njoh e të dua ty, o Hyji im.
    Ma jep, o Hyji, çka unë kërkoj prej teje:
    edhe po të më jepje tërë botën,
    por të mos më jepje veten tënde,
    unë nuk do të dija çfarë do të bëja me të, o Zot.

    Më jep vetveten, o Hyji im!
    Ja, unë po të dua, o Zot.
    Më ndihmo që të dua më shumë.

    SHEN ANSELMI NGA AOSTA.

    Torrkerry.

  7. #497
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË NDIHMO QË TË TË KËRKOJ TY.

    O Zot, në fjalën tënde,
    më ndihmo që të të kërkoj ty,
    të të dëshiroj ty,
    të të dua ty,
    të të gjej ty.

    Nuk guxoj, o Zot, të kërkoj
    të hyj në fshetësitë dhe në thellësitë e tua:
    sepse mendja ime dhe inteligjenca ime
    janë mjetet jo të përshtatshme.

    Unë dëshiroj vetëm ta kuptoj
    pjesërisht të vërtetën tënde,
    duke e përsjatur fjalen tende,
    sepse zemra ime e do atë
    dhe ka besim në të.

    Eja, o Shpirt i shenjtë, në brendësinë time
    e më ndihmo ta përvetësoj fjalën e Ungjillit
    që të kem mundësinë ta kuptoj,
    ta shijoj e ta vë në praktikë
    çdo ditë të jetës time.

    SHEN ANSELMI NGA AOSTA.

    Torrkerry

  8. #498
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDET HYJIT TË TEJETLARTË.

    Ti je i shenjtë,
    Zot, Hyji i vetëm,
    që i bën gjëra të mrrekullueshme.

    Ti je i fortë.
    Ti je i madh.
    Ti je i tejetlarti.

    Ti je mbreti i gjithpushtetshëm.
    Ti je Ati i shenjtë.
    Ti je mbreti i qiellit dhe i tokës.

    Ti je Trinia dhe njësja.
    O Zot, Hyji i hyjnive,
    Ti je e mira, e gjithë e mira,
    e mira më e madhe,
    Zot Hyji, i gjallë dhe i vërtetë.

    Ti je dhëmbshuri.
    Ti je dashuri.
    Ti je urtësi.

    Ti je përvujtëri.
    Ti je durim.
    Ti je bukuri.

    Ti je siguri,
    ti je paqë.
    Ti je gëzim.

    Ti je shpresa jonë.
    Ti je besimi ynë.
    Ti je dashuria jonë.

    Ti je ëmbëlsia jonë.
    Ti je drejtësia jonë.
    Ti je vetëpërmbajtja jonë.

    Ti je çdo pasuri jonë.
    Ti je butësia.
    Ti je mbrojtja jonë.

    Ti je mbrojtësi ynë
    dhe mbeshtetja jonë.
    Ti je forcë.
    Ti je strehim.

    Ti je jeta jonë e amshuar,
    o Zot i madh dhe i amshueshëm,
    Hyji i gjithpushtetshëm,
    shëlbuesi i mëshirshëm.

    SHEN FRANÇESKU NGA ASIZI.

    Torrkerry

  9. #499
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATIT TONË QIELLOR.

    O Atë, dëshira e vetme e Jezusit në tokë
    qe që të ardhtë mbretëria jote,
    që të kryhej vullneti yt.

    Më ndihmo ta shenjtëroj emrin tënd
    duke qenë edhe unë i shenjtë,
    duke e përvetësuar shenjtërinë e Jezusit.

    Shenjtëria realizohet duke e kryer vullnetin tënd
    në të gjitha rrethanat e jetës time,
    cilatdo ato të jenë.

    Më ndihmo ta ndjek pa kushte Jezusin.
    Bëj që të mos jem i kënaqur
    për një dashuri të vakët ndaj teje.

    Dashuria e vërtetë nuk është kurrë e lodhur
    dhe nuk thotë askurrë: “Mjaft tani, o Zot!
    Të kam dhënë shumë!”.

    Dashuria do të thotë të mundohesh tejmase,
    të bëhesh gjithmonë më i fortë,
    t’i gjesh mënyra të reja për ta shprehur.

    Unë e kërkoj prej teje dhuratën e një dashurie të gjallë
    që i gjen gjithmonë këto mënyra të reja,
    për të shprehur konkretisht dashurinë time.

    Dhe e kërkoj këtë në emër të Jezusit.
    Amen.

    Torrkerry

  10. #500
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    TI, O HYJI I PAMASË I DASHURUESHËMI.

    Unë të dua, o Hyji im.
    Dhe dëshira ime e vetme
    është që të dua
    deri në frymëmarrje të fundit të jetës time.
    Unë të dua, o Hyji i pamasë i dashurueshëmi,
    dhe unë preferoj të vdes duke të dashur ty,
    përpos që të jetoj edhe një çast të vetëm
    pa dashurinë tënde.
    Unë të dua, o Zot,
    dhe shpërblimi i vetëm që unë kërkoj nga ti,
    është që të dua për amshim.
    O Hyji im, ma bëj dhuratën e nderueshme
    që të vdes në dashurinë tënde
    e duke ditur që të dua.
    O Hyji im, duke qenë i vetëdijshëm
    që u afrohem mbarimit të jetës time,
    në praninë e ndihmës sate,
    bëj që dashuria ime ndaj teje
    të shtohet pa ndërprerë
    dhe të jetë gjithmonë më e persosur.
    Amen.

    Shen Gjon Maria Vianney.

    Torrkerry.

Faqja 50 prej 94 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •