SHPETOJE, O ZOT, POPULLIN TEND.
Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim!
Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem!
dhe askush që shpreson në ty mos u turpëroftë!
Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua
e m’i mëso shtigjet e tua.
Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso,
sepse ti je Hyji im, Shëlbuesi im,
në ty shpresoj gjithmonë.
Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot,
dhe dashuria jote që është e amshueshme.
Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë:
të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate
‑ për hir të mirësisë sate, o Zot.
I ëmbël e i drejtë ti je, o Zot,
mëkatarët i kthen në udhë të drejtë,
të përvuajtëve u prin në drejtësi,
të butëve ua mëson udhën e vet.
Të gjitha udhët e tua janë mëshirë dhe e vërtetë
për ata që mbajnë Besëlidhjen e tij e urdhërimet.
Pashë Emrin tënd, o Zot,
ma fal mëkatin: njëmend është i madh.
Shpëtoje, o Hyj, Izraelin
prej të gjitha vështirësive të tija.
Nga Psalmi 25
Torrkerry
Krijoni Kontakt