Close
Faqja 42 prej 94 FillimFillim ... 3240414243445292 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 935
  1. #411
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AUTORI I ÇDO MËSHIRE DHE MIRËSIE

    O Hyj,
    Ti që je autori i çdo mëshire dhe mirësie,
    Ti që e dëftove se shërimi i mëkateve
    qëndron në agjërim, në lutje dhe në lëmoshë,
    shikoje me mëshirë dëshminë tonë të përvujtë,
    bëj që ne të cilët me ndërgjegjen tonë
    tërhiqemi kah sendet e ulëta,
    me mëshirën tënde
    të ngrihemi gjithmonë kah sendet e larta.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  2. #412
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E KREZHMEVE

    Çdo ditë Ti më ndihmon që të rritet feja ime.
    Ma mëson t’i vejë hapat e mi në hapat e Tu.
    Më jep një zemër të pastër, o Zot Hyj im,
    në duart e tua unë vë gjithçka që më largon prej teje.
    Faleminderit, o Zot, për të gjitha dhuratat që kam marrë prej teje.
    Dhe ma jep dorën tënde, duke më treguar rrugën e mirë.

    FRANÇOISE COGELS.

    Torrkerry

  3. #413
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E KUSHTIMIT.

    Abba, o Atë!
    Po ta kushtoj anëtarët e familjes time, shtëpinë time,
    ankthet dhe problemet e mia,
    armiqtë e mi dhe të gjithë bashkëkombasit e mi.
    Me ndihmo ta përjetoj përtëritjen shpirtërore
    ashtu që të jetoj një jetë të pastër dhe të shenjtë.
    Shëndërroji të gjitha problemet dhe vështirësitë
    në dobinë timë dhe në lavdinë tënde më të madhe. Amen!

    Torrkerry

  4. #414
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “ABBA – ATË”.

    O Ati qiellor, sa mirë është, kur e di
    se Ti je Ati im, dhe se unë jam fëmija yt!
    Sidomos kur qielli i shpirtit tim është i vërenjtur dhe kryqi im duket më i rëndë,
    ndjej nevojën që Të drejtohem: “Atë, besoj në dashurinë tënde ndaj meje!”.

    Po, besoj se ti je Ati në çdo moment të jetës sime, dhe se unë jam fëmija yt!
    Besoj se më do me dashurinë tënde të pakufi!
    Besoj se Ti kujdesesh për mua ditë e natë
    që as një qime floku të moë bjerë nga koka pa lejen tënde.
    Besoj se Ti në dashurinë tënde të pakufi,
    e di më mirë se unë, se çka është më mirë për mua.
    Besoj se Ti në fuqinë tënde të pakufi, mund të kthesh edhe të keqen në të mirë.
    Besoj se Ti në mirësinë tënde të pakufi,
    ua kthen çdo gjë në të mirë atyre që Të duam;
    madje edhe nën duart që më rahin, unë e puth dorën tënde që shëron.

    Unë besoj dhe lutem të forcosh fenë, shpresën dhe dashurinë time!
    Më mëso që gjithmonë ta shoh dashurinë tënde në të gjitha lëmitë e jetëes sime.
    Më mëso që të lëshohem në duart tua si fëmija i vogël në duart e nënës.

    Atë, Ti di çdo gjë.
    Ti sheh çdo gjë. Ti më njeh më mirë se unë vetveten;
    Ti mund të bësh çdo gjë dhe Ti më do.
    Ati im, dëshira jote është që Ty të drejtohemi gjithmonë.
    Po vij me besim së bashku me Jezusin dhe Marinë që të me besh hirin që dëshiroj...
    Në këtë nevojë T’i paraqes të gjitha lutjet e mia, sakrificat e mia,
    nënçmimet dhe vuajtjet, të gjitha vepra e mia dhe besnikërinë ndaj thirrjes sime.
    Më jep dritën, hirin dhe forcën e Shpirtit shenjt!
    Më forco në shpirtin tim që kurrë të mos humbas
    dhe kurrë të mos lejoj që Ti të jesh i pikëlluar dhe i paaftë në mua.
    Ati im, këta të lus në emër të Jezusit, Birit tënd.
    Ti, Jezus i dashur, hape zemrën Tënde dhe në të vendose timen,
    dhe se bashku me zemrën e Marisë paraqitja Atit tonw qiellor!.
    Më dhuro hirin që më duhet!

    O Atë qiellor, thirri tek vetja të gjithë njerëzit.
    Lë të shpallë mbarë bota mirësinë Tënde atërore dhe mëshirën tënde hyjnore!
    Në butësinë tënde më ruaj në çdo gjë që kam dhe jam,
    si bebëzën e syrit Tënd,.bëj që të jem fëmijë i denjë, ki mëshirë për mua!

    Atë qiellor, shpresa e ëmbël e shpirtrave tanë,
    qofsh i njohur, i nderuar dhe i dashur nga të gjithë njerëzit!

    Atë qiellor, dhurues i mëshirës mbarë njerëzimit,
    qofsh i njohur, i nderuar dhe i dashur nga të gjithë njerëzit!

    NGA LUTJET PËR SHËRIM.

    Torrkerry

  5. #415
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ‘ABBA – ATË” (2).

    Abba, o Atë, Ty po ta kushtoj ketë ditë
    dhe vihem nën mbrojtjen tënde.

    Më përdor që nëpër mua
    të jesh i njohur, i nderuar
    dhe i dashur nga të gjithë njerëzit.

    Le të flasin veprat e mia për dashurinë tënde.
    Gjuha ime le të lëvdojë në të gjitha situatat
    dhe mendimet e mia le te jenë frymëzuar vetem me Ty.

    Ati im, unë Të dua Ty mbi të gjitha. Amen.

    Torrkerry

  6. #416
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KËNGA E AZARISË.

    I BEKUAR JE, O Zot, Hyji i etërve tanë,
    i madhërishëm, emri yt i lavdishëm në shekuj,

    Sepse je i drejtë në gjithçka na bërë,
    të gjitha veprat e tua e udhët e tua janë të drejta,

    Të gjitha gjyqet e tua er vërtetë.

    Ke marrë vendim të drejtë në të gjitha gjërat
    që ke bërë të vijnë mbi ne
    e mbi qytetin e shenjtë të etërve tanë, Jeruzalemin!

    Sepse për shkak të mëkateve tona
    Ti u solle me ne kështu me të vërtetë e me drejtësi.

    Vërtetë mëkatuam e vepruam paudhërisht duke u larguar prej teje,
    porse tepër shumë mëkatuam!

    S’i dëgjuam urdhërimet e tua, as nuk i mbajtëm,
    nuk bëmë ashtu si na urdhërove për të mirën tonë!

    Prandaj gjithçka çove mbi ne e gjithçka na bërë
    na e bërë plotësisht me të drejtë!
    ....
    Oh! Mos na lësho për gjithmonë
    – pashë emrin tënd –
    e mos e shpërndaj Besëlidhjen tënde;

    As mos e tërhiq mëshirën tënde prej nesh
    ...

    Sepse, o Zot, jemi pakuar më shumë se të gjithë popujt,
    të përvujtëruar kudo mbi mbarë tokën
    në ditën e sotme për shkak të mëkateve tona!

    Ne në këtë kohë nuk kemi
    princ as profet as prijës,
    fli shkrumbimi, therore,
    as kushtime as kem, as vend ku të kushtojmë ty
    flitë e fryteve të para që të mund të gjejmë mëshirë.

    Por na prano me shpirt të përgrirë
    e të përvujtëruar në shpirt,
    porsi fli shkrumbimi deshësh e mëzetërish.

    Porsi mijëra qengjash të majmë
    e tillë le të jetë flia jonë para teje sot.

    E përsosna ne që të vemi pas teje
    sepse s’do të turpërohen ata që shpresën e kanë në ty.

    Tash do të vëmi pas teje me gjithë zemër,
    ty do të të nderojmë, fytyrën tënde do të kërkojmë.

    Mos na turpëro, por sillu me ne sipas butësinë sate
    e sipas madhësinë së mëshirës sate.

    Na shpëto me mrekullitë e tua,
    lavdi jepi emrit tënd, o Zot!


    Të turpëruar le të mbesin
    të gjithë ata që duan të keqen e shërbëtorëve të tu,
    u turpërofshin e mbeteshin pa farë pushteti,
    u theftë hovi, pa fuqi mbetshin!

    Le ta dinë se ti je Zot, Hyj i vetëm,
    në mbarë botën i lavdishëm.


    LIBRI I DANIELIT 3,25-45.

    Torrkerry

  7. #417
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E MËNGJESIT, E DREJTUAR ATIT – ABBA.

    Ati im, po vij në praninë tënde, në fillimin e kësaj dite.
    Po vij të gjej urtinë, që të mos bëj gabime të pamenduara,
    ashtu që të di kur duhet të flas e kur të rri në heshtje, kur të veproj e kur jo.

    Po vij të gjej paqen ashtu që sot asgjë
    të mos më brengosë as të më pengojë.

    Po vij që të gjej guxim që të jem i durueshëm,
    që të mos e humbas shpresën,
    që ta pranoj shgënjimin, duke e ditur
    se Ti do të kthesh çdo gjë në të mirën time.

    Po vij të gjej dashurinë, kështu që asgjë
    të mos bëjë që të jem i zemëruar, i pandjeshëm dhe i panjerësishëm.

    Erdha që të filloj këtë ditë me ty
    dhe dëshiroj që ta vazhdoj me Ty,
    ashtu që kjo të jetë ditë pa asnjë të keqe.

    O Atë, ti je kujdestari im,
    e di se Ti do të kujdesesh për të gjitha nevojat e mia.

    O Atë, Ti je mbrojtësi im,
    më ruaj sot nga të gjitha sulmet e fuqive të errëta,
    më mbulo me Gjakun trejet të çmueshëm të Birit tënd Jezusit
    dhe më rretho me engjëjt e tu.
    Këtë po të lus në emër të Jezusit. Amen!

    NGA LUTJET PËR SHËRIM.

    Torrkerry

  8. #418
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA ATIT QIELLOR.

    O Zot, Ati im, Shpirti i të cilit e mbush gjithësinë,
    dhe dielli i shpirtit tim të mjerë,
    unë të adhuroj Ty, të nderoj Ty,
    dhe përkulem më përvujtëri para Teje.

    Më edhëheq në të gjitha punët
    dhe ndërmarrjet e mia...

    Më forco që t’i mbizotëroj
    të gjitha dobësitë e mia...

    Më ngushëllo
    në të gjitha zhgënjimet dhe mossukseset e mia...

    Më pastro nga të gjitha mëkatet e mia...
    Krejtësisht më pastro dhe më bëj të shenjtë.

    Më shëro nga të gjitha plagët e mia
    fizike, ndjenjësore dhe shpirtërore...

    Më ndihmo që të mund
    t’i fal të gjithë që më kanë lënduar...

    Më udhëheq në rrugën tënde, o Atë i mirë!
    Më zbulo Jezusin, Shëtimtarin tim.

    M’i hap sytë dhe zemrën për Fjalën tënde.
    Më mëso të lutem.

    Më ndihmo të të dua Ty ashtu si të ka dashur Ty Jezusi.
    Më ndihmo të dua të tjerët ashtu si i ka dashur Jezusi.

    Torrkerry

  9. #419
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË SHËPTO PREJ ÇAPONJVE TË LUANËVE!

    Më të vërtetë, o Zot, Ti je Hyji i gjallë,
    E për gjithmonë: Ti je i amshueshmi!
    Mbretëria jote nuk do të ketë mbarim,
    Edhe sundimi yt deri në amshim!

    Ti je çlirues e shëlbues,
    dhe je ai që bën shenja e mrekulli
    në qiell e mbi tokë!
    Më të vërtetë Ti jë ai
    që na shpëton prej çaponjve të luaneve.

    Nga DANIELI 6, 28-29.

    Torkerry

  10. #420
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ME FE TË FLAKËT...

    O Hyj,
    ti që me anën e Fjalës sate
    e pajton mrekullisht gjininë njerëzore,
    bëj, po të lutemi,
    që populli i krishterë
    të përgatitet me nxitim,
    me përshpirtëri të gatshme
    dhe me fe të flakët
    për të kremtet e ardhshme.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

Faqja 42 prej 94 FillimFillim ... 3240414243445292 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •