Close
Faqja 34 prej 94 FillimFillim ... 2432333435364484 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 936
  1. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAM LINDUR LAKURIQ.

    Kam lindur lakuriq, thotë Hyji,
    që ti të dish ta mohosh vetveten.

    Kam lindur i varfër, thotë Hyji,
    që ti mund t’i ndihmosh të varfërit.

    Kam lindur i dobët, thotë Hyji,
    që mos të kesh kurrë frikë nga unë.

    Kam lindur për dashurinë, thotë Hyji,
    që ti të mos dyshosh kurrë për dashurinë time.

    Jam një person, thotë Hyji,
    që ti të mos kesh turp të jesh vetvetja.

    Kam lindur i përndjekur, thotë Hyji,
    që ti të mund t’i pranosh vështërësitë e jetës.

    Kam lindur në thjetësi, thotë Hyji,
    që të mos jesh më i ndërlikuar.

    Kam lindur në jetën tënde, thotë Hyji,
    që t’i sjellë të gjithë në shtëpinë e Atit.

    IRMA NOVA

    Torrkerry

  2. #332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDI ZOTIT.
    Pranoji si flijim këto rrëfime,
    që t’i paraqet me vetë dorën e saj gjuha ime,
    e krijuar nga Ti
    dhe e shtypur për të përkujtuar emrin tënd;
    shëroji të gjitha eshtrat e mia
    që të thonë: Zot, cili është i ngjashëm me Ty?
    Ti na hyn brenda në shpirt,
    kur të rrëfehemi:
    një shpirt i mbyllur nuk u shpëton syve të tu,
    këmbëngulja njerëzore nuk mjafton për të të larguar Ty,
    Ti e zbut atë kur do,
    me anë të hakmarrjes apo të mëshirës,
    duke mos pasur vend për t’u mbrojtur nga afshi yt.
    Gjithësia nuk pushon të kënduari lavditë e tua:
    as të gjithë shpirtrat që ngrejnë gojën drejt teje,
    as kafshët, as trupat e thjeshtë,
    përmes gojës së të cilëve Ti i sodit.
    Te Ti shpirti zgjohet nga lodhja e tij,
    dhe me krijesat e tua
    bëhet një shteg për të kaluar te Ti,
    krijuesi i tyre i mrekullueshëm,
    dhe aty gjen përtëritjen e tij e forcën e vërtetë.

    SHËN AUGUSTINI.

    Torrkerry

  3. #333
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    EJA, O SHPIRT KRIJUES!


    Eja, o Shpirti Krijues
    Eja, o Shpirti Krijues
    vizito mendjet tona,
    Mbushi me hirin tënd
    Zemrat që ke krijuar

    O këshilltar i ëmbël ,
    dhuratë e Atit të Tejetlartë,
    uji i gjallë, zjarr e dashuri,
    krizmë e shenjtë e shpirtit




    Gisht i dorës së Zotit,
    i premtuar nga Shwlbuesi
    rrezato shtatë dhuratat e tua,
    ngjall në ne fjalën.

    Të jesh dritë e diturisë,
    flakë e ndezur në zemër;
    shëroji plagët tona
    me balsamin e dashurisë sate.

    Na mbro nga armiku,
    na jep si dhuratë paqen
    udhëheqja jote fitimtare
    na ruajttë nga e keqja.

    Dritë e pashtershme diturie
    Na zbulo misterin e madh
    Të Hyjit Atë dhe të Birit
    Të bashkuar në një Dashuri të vetme.

    O Hyji Atë, lavdia le të jetë
    te Biri, i cili nga vdekja
    u ringjallë, në Paraklit
    në shekuj të shekujve. Amen.

    NJË LUTJE E VJETËR

    Torrkerry

  4. #334
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QOFTW BEKUAR ZOTI, HYJI I IZRAELIT.

    Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit
    që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

    Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë
    në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

    sikurse premtoi kaherë
    me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

    se do të na shpëtojë prej armiqëve tanë
    dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

    se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë
    e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

    e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë
    se do të na e bëjë të mundshme t’i shërbejmë pa frikë,

    të çliruar nga duart e armikut
    në shnejtëri e drejtësi para tij për çdo ditë të jetës sonë.

    E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit,
    sepse do të shkosh përpara Zotit për t’ia përgatitur udhët,

    për ta vënë në dijeni popullin e tij
    se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,

    në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë
    që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

    për të shndëritur ata që gjenden në errësirë dhe në hijen e vdekjes,
    për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.
    .

    LUKA 1, 67-79.


    Torrkerry

  5. #335
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E RELIGJONEVE PËR PAQEN.

    O Hyj, Krijuesi dhe Zotëri i historisë,
    që e kthen me mëshirë
    fytyrën tënde mbi njerëzimin,
    dëgjoje lutjen tonë.

    Nga fillimi i botës dhe i kohës, nga amshimi,
    Ti vepron me dashuri dhe mëshirë.
    Nga hiçi i bëre gjëra që ekzistojnë,
    duke i dhënë mundësi botës dhe njeriut
    që të bëhet projekti i Dijes tënde të pakufishme
    dhe i mirësisë tëndë të pamasë.

    Qielli dhe toka e këndojnë lavdinë tënde
    dhe çdo kalimtar në këtë kohë
    e gjen në veten vulën e Dijes tënde
    dhe Shpirti yt pushon në zemrat e sinqerta.

    Mbrojtësi ziliqar i lirisë njerëzore,
    në dashurinë tënde të pamasë,
    mos lejo që të mbretërojnë forcat e vdekjes
    dhe gjithmonë shpërbleje atë
    që e drejton shikimin e vet
    ndaj Fjales sate të së vërtetës.

    Prania e patregueshme paqeje:
    bëj që të jetë e paqetë zemra e çdo njeriu,
    që të mund të kremtohet me Ty
    çlirimi nga mekati i tij:

    Ti, që je dashuria,
    zëvendëso urretjen me dashurinë,
    mendjemadhësinë pedante me përvujtërinë,
    pushtetin e prepotentit
    me çiltërsinë e butë të atij
    që e dëgjon zërin e të varfërit,
    zëvendëso vdekjen me atë jetë
    që nuk ka mbarim
    sepse mbështetet në pafundësinë.

    Ti, i durueshëm, që e do jetën:
    mblidhe njerëzimin tënd në të vërtetën,
    pranoji përqafimet vëllazërore
    ndër njerëzve që vuajnë
    duke deshiruar e duke pritur paqen,
    e shpresojnë në një të ardhme
    që hapet në pafundësi:
    Qetësoji pasionet e keqebërësve;
    fike hakmarrjen e krimineleve,
    ndërroje kopracin në një njeri bujarë.

    Po të lutemi, o Zot i gjithpushtetshëm:
    na mëso që të jemi ndërtuesit e paqes tënde.
    Na ndihmo të tejkalojmë grindjet e kota,
    që të bëhemi forcë që bashkon.

    Ndihmo çdo njeri që ta zbulojë dinjitetin e vet;
    vigjilo mbi lodhjet tona,
    na e shto fenë,
    largo prej çdo njeriu tërheqjen e të keqes.
    Të falënderojmë për dhuratat e hirit tënd që i kemi marrë,
    për mesazhin e miqësisë të shumë vëllezërve,
    për të gjitha gjeste dashurie
    që i shkatërrojnë kufijtë të panevojshme.
    Amen.

    Torrkerry

  6. #336
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ I GHITHËPUSHTETSHËM DHE I AMSHUAR...

    O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar,
    drita e atyre që besojnë në ty!
    Mbushe botën mbarë me lavdinë tënde
    dhe dëftohu të gjithë popujve
    në shkëlqimin e të vërtetës sate.

    NGA LITURGJIA.

    Torrkerry

  7. #337
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR KISHËN.

    O Zot,
    të lutem për Kishën.
    Sot ka shumë Kisha
    megjithatë ti e di, o Zot,
    se është vetëm një Kishë.

    Na dërgo dashuri dhe mëshirë:
    vetëm kështu një ditë të gjitha Kishat
    do të mund të jenë Një.

    Ti vetë ke thënë:
    Siç unë dhe Ati jemi një gjë e vetme,
    ashtu një do të duhej të jetë edhe Kisha!
    Na bashko të gjithëve,
    o Zot,
    në fuqi, gëzim dhe dashuri.
    Dhurona paqen
    neve dhe Kishës.
    Amen.

    NËNË TERESE

    Torrkerry

  8. #338
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT I GJITHPUSHTETSHËM ...

    “O Zot i gjithpushtetshëm dhe i amshueshëm,
    je i adhuruar në të gjitha veprat e dashurisë tënde,
    shëndriti bijtë e shëlbuar nga ti, që të kuptojnë se,
    nëse ishte i madh në fillim krijimi i botës,
    edhe më i madhë, në plotësinë e kohërave,
    qe vepra e shpërblimit tonë,
    nëpërmjet flijimit pashkëvor të Krishtit Zot”.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  9. #339
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, BËJ QË SHPIRTI IM...

    O Zot, bëj që shpirti im
    t’i përngjajë shpirtit tënd
    human dhe të bukur.
    Bëj që inteligjenca ime
    të mbushet me një njohje të madhe
    dhe memoria ime
    me një kujtim të vazhdueshëm për Ty,
    bëj që vullneti im të ndjejë
    një dashuri të madhe
    për Madhërinë tënde.
    Bëj, o Zot, që shpirti im
    t’i përngjajë shpirtit tënd...
    Ndriçoje brendësinë time
    me prezencën tënde hyjnore,
    që nëpërmjet saj
    të besoj krejtësisht e bindur
    që ti je krejt në mua.
    Falë kësaj,
    unë po të lutem me një përvujtëri të madhe,
    që të shikosh tashmë me sytë e mi,
    që të flasësh me gjuhën time,
    dhe që të realizosh me trupin tim
    dhe me ndijmet e mia
    gjërat që të pëlqejnë më shumë.

    MADAME ACARIE.

    Torrkerry

  10. #340
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NA SHNDRIT, O ZOT...


    Na i shndrit, o Zot,
    me shkëlqimin e lumturisë sate
    zemrat tona
    dhe përherë na i ndez në dashuri,
    që përditë e më tepër
    ta njohim Shëlbuesin tonë
    dhe me jetë të bashkohemi me të.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

Faqja 34 prej 94 FillimFillim ... 2432333435364484 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •