PAQIA E VËRTETË.
Na jep, o Zot, paqen e vërtetë,
që është një dhuratë që zbret nga lartë,
dhe na liro nga paqia e rreme,
që është një produkt i egoizmit tonë.
Na jep atë paqe që na bashkon si miq,
dhe na liro nga paqia e vetmisë
dhe e mospranimit të të tjerëve.
Na jep atë paqe që thellohet në vuajtje,
dhe na liro nga paqia që pushtohet nga vështirësitë.
Na jep paqen që e duron falimentimin,
dhe na liro nga paqia që dehet nga sukseset.
Na jep atë paqe që bën të rritet shpresa,
dhe na liro nga paqia
që ushqehet me përbuzje për të tjerët.
Na jep paqen e të përvuajturve,
dhe na liro nga paqia e prepotenteve.
AUBERT COLLARD.
Torrkerry
Krijoni Kontakt