Close
Faqja 31 prej 94 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 936
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA PËR TOLERANCË.

    Zot i dashur,
    Ti na ke krijuar të gjithëve
    dhe na ke falur jetën.
    Bëj që dashuria jonë ndaj teje
    dhe ndaj të afërmëve të jetë e thellë dhe e fortë.
    Ti e dërgove Birin tënd, Jezu Krishtin,
    që t’na bëjë me dije se Ti na do e na pranon.
    Na jep Shpirtin tënd të shenjtë
    që t’na dhurojë një fe të gjallë
    që t’i mund t’i duam të afërmit
    dhe me të gjithë njerëzit të kemi mirëkuptim.

    Atëherë do të kuptojmë se një gotë ujë,
    një copë bukë,
    ja japim Birit tënd e Mikut tonë – Jezu Krisht.
    Amen.

    Nënë Tereze

    Torrkerry

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ, O ZOT, QË TA DËSHMOJ DASHURINË.

    Atje ku është urretja,
    bëj që ta dëshmoj dashurinë,
    duke e ofruar dorën time në shenjë miqësie.
    Atje ku vuajnë një Atë e një nënë,
    sepse i shohinë fëmijët e tyre
    duke u rritur në arritjet dhe në hidherimet,
    bëj që të jap provë
    të një solidariteti të heshtur dhe të rezervuar.
    Atje ku mungon shpresa
    që diçka do të ndryshojë,
    bëj që të dëshmoj
    që shpresa është e fundit që vdes.
    Atje ku mbretëron trishtimi
    i një gruaje dhe fëmijëve të saj
    të ndarë nga ai
    që fiton bukën e tyre,
    bëj që të tregoj dashurinë.
    E atje ku gjithçka është errësirë,
    bëj që të ndez një dritë.

    DESMOND TUTU

    Torrkerry.

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BEKIMI I FËMIJËVE PËR VITIN E RI.

    Bijtë e mi, kur keni ardhur në këtë botë,
    prania juaj e ka ndërruar jetën tonë.
    Ju u bëtë gëzimi ynë, krenaria jonë, shpresa jonë.
    Vuajtjet e tua na kanë bërë keq.
    Dhimbjet e tua u bënë dhimbje tona.
    Ankthet e juaja u bënë ankthet tona.
    Në fillim të këtij viti të ri
    Ne e falënderojmë Zotin për lindjen tuaj,
    për jetën tuaj, për prezencën tuaj.
    Ecja juaj le të jetë e bukur dhe e gjatë.
    Drita le t’ju ndriçojë me bollëk.
    Gëzimi dhe paqia le t’ju shoqërojnë.
    Dhe Zoti le t’ju bekojë tani e gjithmonë.
    Amen.

    ANDRE BEAUCHAMP.

    Torrkerry

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZHURMA E POPUJVE.

    Ati ynë, Zoti i gjithpushtetshëm,
    ti krijove gjithçka në Emrin tënd,
    ti ua ke dhënë ushqimin dhe pijet
    njerëzve që të jetojnë denjësisht.
    Shikoji me sytë e një fëmije të sapolindur
    njerëzit që vdesin në uri,
    në këtë kohë kur shpenzohen
    shuma të pabesueshme
    për të fabrikuar armët të tmerrshme.

    Vendose shikimin tënd
    mbi dhimbjen e patregueshme
    të prindërve që i shikojnë
    fëmijët e tyre në agoni:
    atyre u mungon buka
    që mund t’u ofrohet atyre
    duke e marrë vetëm
    një pjesë të vogël të parave
    që shpenzohen për mjetet shkatërrimtare.

    Dëgjoje, o Atë, klithjen e paqes
    që ngrihet nga popujt që vuajnë nga luftërat!
    Frymëzoji ata
    që kanë mundësinë t’i gjejnë
    zgjidhje të drejta dhe të ndershme
    për dialogun dhe paqen.
    I kërkojmë prej teje, Princit e Paqes,
    gjitha këto gjëra. Amen.

    PAPA GJON PALI I DYTË

    Torrkerry

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMINDERIT JEZU!

    Ndaj atij njeriu që unë jam,
    o Zot, ti u përule.
    Për t’i larguar frikët e mia,
    dora jote më përkedheli.
    Për t’i fshirë lotët e mi,
    buzëqeshja jote më ngushëlloi.
    Në vetminë time,
    shikimi yt hyri në mua.
    Në dyshimet e mia,
    prezenca jote më ka dhënë fuqi.
    Për t’i udhëhequr hapat e mi,
    veten në tërësi e flijove.
    Për tërë jetën time,
    o Zot, unë do të të falënderoj.

    Torrkerry

  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QË TA FITOJMË SHËLBIMIN TËND...

    Hiri yt, o Hyj i gjithpushtetshëm,
    na priftë gjithmonë
    e na përcjelltë,
    që të mund ta fitojmë
    me ardhjen e dëshiruar të Birit tënd
    shëlbimin tënd
    për këtë jetë e për jetën e pasosur.

    NGA LITURGJIA.

    Torrkerry

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NA SHËLBO, O ZOT.

    Eja e na shpëto,
    o Zot, Hyj i gjithësisë!
    Na e trego fytyrën tënde,
    dhe do të shëlbohemi.

    NGA LITURGJIA.

    Torrkerry

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    EJA E NA SHËLBO!

    O Zot,
    ne jemi shërbëtorë të padenjë
    e na vjen shumë keq
    për mëkatet që kemi bërë.
    Po të lutemi,
    na ngushëllo
    me ardhjen e Birit tënd
    që vjen për të na shëlbuar.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË DËRGO TË DUA NDOKËND.

    O Zot,,
    kur kam uri,
    më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;
    kur kam etje,
    më jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;
    kur kam të ftohtë,
    më jep ndokënd për ta ngrohur;
    kur kam ndonjë idhërim,
    ofroma ndokënd për ta këshilluar;
    kur kryqi im t’më bëhet i rëndë,
    bëj t’ia marrë ëdhë dikijt tjertër kryqin të tij;
    kur jam e varfër,
    më jep ndokënd të t’i jap;
    kur s’kam kohë,
    më jep ndokënd t’i nddihmoj për disa çaste;
    kur jam e përvuajtur,
    bëj që të kem ndokënd për ta lëvduar;
    kur jam e pavullnettshme,
    më dërgo për ta shpirtëzuar ndokënd;
    kur kam nevojë që unë të flas më ndokënd,
    dërgoje ndokënd tjetër të flasë me mua;
    kur të mendoj vetëm në vetvete,
    tërhiqe vëmendjen time të ndokush tjetër.
    Denjësona, Zotëri, për t’u shërbyer vëllezërve tanë
    kudo që në botë ngarendin dhe jetojnë,
    si varfanjakë dhe të uritur.
    Jepiu atyre duart tona, bukën e përditshme,
    jepu atyre nëpër dashurinë tonë përshkuese paqen dhe gëzimin.
    Amen.

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HAJDE, JEZUS, O ZOT...
    O Zot, shikoje me dhembshuri
    mërzitjen tonë të përditshme:
    jetojmë duke mos pritur asgjë,
    kënaqemi me gëzime të vogla,
    pa entuziazmë për të jetuar.
    Të lutem, zbrit edhe një herë në mesin tonë,
    që ta rigjejmë gëzimin për të kënduar:
    “Lavdi Hyjit në lartësitë qiellore
    e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë”.

    O Zot, shikoji me mëshirë
    frytet e egoizmit tonë:
    me një shpirt meskin i duam miqtë,
    japim dhe bëjmë dhurata me përkormëri,
    me frikë i marrim përgjegjesitë.
    Zbrit edhe një herë në mesin tonë,
    që me Gjon Pagëzuesin
    dhe me shën Jozefin, njeriun e drejtë,
    të bëhemi guximtarë në vepra të mira
    dhe gati të shërbëjmë me zemërgjerë
    të gjithë ata që janë në nevojë.

    O Zot, shikoi me simpati
    të rinjtë që janë në trishtim.
    Shikoje mungesën e mirëkuptimit të gjeneratave,
    ndihmoji prindërit që i braktisin fëmijët e tyre,
    burrat që e shkelin kurorën.
    Zbrit edhe një herë në familjet
    që anëtarët e tyre ta pranojnë,
    ta mbrojnë dhe ta duan njëri tjetrin,
    si Maria të shtrengoi Ty në duart e veta
    dhe si shën Jozefi të ka ruajtur
    gjatë rrugës në ikjen tënde në Egjipt.

    O Zot, shikoje edhe një herë
    këtë botë në të cilën janë miliona
    njerëzit që çdo vit vdesin në luftëra,
    në të cilën fëmijët vdesin nga uria apo sëmundjet,
    në të cilën popujt të pasur i shfrytëzojnë popuijt e varfër.
    Zbrit edhe një herë në mesin tonë:
    bëj që ta dëgjojmë edhe një herë lajmin e engjëjve
    dhe do ta ndërtojmë atë botë
    në të cilën do të mbretërojë drejtësia dhe paqia
    për të cilët Ti ke luftuar deri në vdekje.

    Torrkerry.

Faqja 31 prej 94 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •