Close
Faqja 24 prej 94 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 936
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI E KE FORMUAR QENIEN TIME!

    O Zot, je Ti që ke krijuar të gjitha gjëra,
    Ti e ke formuar qenien time.
    Ti je Hyj, Atë dhe udhëheqës i të gjithë njerëzve.
    Je mbizotëruesi i jetës dhe i vdekjes.
    Je mburoja dhe shpëtimi i shpirtrave tanë.
    Ti bën gjithçka.
    Je ti që udhëheq përparimin e të gjitha gjërave,
    duke zhgjedhur afatet më të përshtatshme
    dhe duke iu bindur urtisë dhe provanisë sate të pakufi
    gjithmonë nëpërmjet fjalës sate.

    Pranoje në duart tua, o Zot,
    vëllain tim më të madh, që na ka lënë.
    Na prano edhe ne
    pasi të na kesh udhëhequr gjatë shtegtimit tokësor
    deri tek caku i përcaktuar nga Ti.
    Bëj që të dalim para teje të përgatitur mirë dhe të hareshëm,
    jo të tronditur nga frika,
    jo në gjendje armiqësie ndaj teje,
    së paku në ditën e fundit,
    në atë të udhëtimit tonë të fundit.

    Bëj që të mos ndjhemi
    si të shqyer dhe të shkulur
    me fuqi nga bota dhe jeta
    e të mos nisemi padëshirë në udhëtim.
    Por bëj që të vijmë të hareshëm
    dhe të përgatitur mirë,
    si ai që niset për në jetë të lumtur që nuk ka fund,
    për në atë jetë që është në Krishtin Jezus, Zotin tonë,
    të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

    SËN GREGORI NAZIANCEN.

    Torrkerry.

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, KUJTOHU SE JEMI PLUHUR!

    O Zot Jezus,
    pranoji pranë vetes
    vëllezërit tanë të vdekur,
    për të cilët ke derdhur gjakun tënd:
    kujtohu se jemi pluhur,
    dhe jeta jonë kalon
    si një lule fushe.

    O Zot i mirësisë,
    i mëshirës
    dhe i dashurisë,
    na vjien në ndihmë
    neve që jemi pluhur,
    dhe jerta e të cilëve
    kalon si një lule fushe.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  3. #233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMINDERIT PËR UJIN E KULLUAR.

    Burimet Ti, o Zot, i kthen në përrenj,
    rrjedhin përmidis malesh;
    ato ngijnë ujë të gjitha kafshët e pyllit,
    ua shuajnë etjen gomarëve të egër.
    Përkaj tyre banojnë zogjtë e ajrit,
    gem me gem ia thonë këngës së vet.
    Ti i ujit malet nga pallatet e tua,
    toka ngihet me frytet e duarve te tua.

    Ti bërë trë rrjedhë burim e perrua,
    ti thave lumenjtë e pashtershëm.
    Në shkretëtirë qetën e plasi
    dhe u dha të pinë si nga humnera e pafund:
    nga shkëmbi nxori përrenj,
    bëri të rrjedhë ujët si lumë.
    Ja shkëmbit i ra e rrodhi ujë, gurgulluan përrenjtë!

    NGA PSALMI 104,10-14 DHE 78,15-16.

    Torrkerry

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DETIT IA KE DHËNË NJË VEND TË CAKTUAR.

    O Zot, Hyj im, sa i madh je!...

    Tokën e vendose mbi qëndrueshmërinë e saj,
    nuk do të lëkundet në shekuj të shekujve.

    E mbulove si me petk me ujërat e humnerave,
    majat e maleve i mbulonin ujërat.

    Ti u kërcënohesh e ato tërhiqen,
    dridhen nga zëri i bubullimës sate:

    ngjiten në male, zbresin në lugina
    drejt vendit që ti u cakton:

    u ke vënë cakun që s’guxojnë ta kalojnë,
    që përsëri të mos e mbulojnë tokën.

    NGA PSALMI 104

    Torrkerry

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË I PËRFRIGUESHËM SE DETI I TËRBUAR.

    Ti, o Hyji im, mbretëron, ti je i madh!
    Ti je veshur me fuqi, me madhëri.
    Të palëkundshme e bëre botën:
    assesi nuk do të trandet!

    I patundshëm është froni yt qysh prej fillimit,
    Ti je i amshueshëm!

    Lumenjtë u ngriten, o Zot,
    lumenjtë u ngriten zërin e vet,
    lumenjtë u ngriten ushtimën e vet shurdhuese!

    Më i fortë se ushtima e ujërave të mëdha,
    më i përfrigueshëm se deti i tërbuar:
    i madhërueshëm je ti, o Zot, në lartësi!

    Dëshmitë e tua janë plotësisht të besueshme,
    shenjtëria i përket Shtëpisë sate
    përgjithmonë e jetës, o Zot.

    PSALMI 93
    (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  6. #236
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    U ÇOPËTOVE KOKËN PËRBINDËSHAVE TË DETIT.

    Të panë ujërat, o Hyj, të panë ujërat e u zmbrapsën,
    u trazuan deri edhe humnerat!

    E pra Ti, o Hyj ynë, je mbreti ynë që nga fillimi,
    Ti na çliron mbi tokë.

    Ti me fuqqinë tënde detin e ndave,
    u copëtove kokën përbindëshave të ujit.

    Ia shtype kryet Leviatanit,
    ua dhe për ushqim përbindëshave të detit!

    Nëpër det udha jote,
    shtigjet e tua nëpër ujëra të mëdha,
    gjurmët e tua askush nuk i njeh.

    Në sy të etërve të tyre bëre mrekulli,
    në tokën e Egjiptit, në fushën Taneos.

    E ndave detin dhe ata i kalove,
    i ndalove ujërat si të ishin në rrëshiq.

    NGA PSALME 74,77, 78.

    Torrkerry

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KU ISHE TI, O ZOT?

    Ku ishe Ti, o Zot, atëherë
    dhe sa larg ishe?
    Ndërsa unë bridhja lart e postë larg teje,
    madje, edhe pa lendet e derrave,
    sepse me lende ushqehesha atëherë.
    Sa të mira ishin
    përrallat e letrave dhe të poetëve
    me kurthet e tyre!
    Por atyre fantazive u besoja.

    I mjeri unë!
    Sa shkallë zbrita poshtë
    drejt fundit të ferrit,
    duke gulçuar,
    i zhuritur nga mungesa e së vërtetës,
    në kohën kur, o Zoti im,
    -unë po ta them ty,
    që atëherë ishe zemërbutë,
    edhe kur unë nuk të rrëfehsha ende, -
    të kërkoja me sytë e trupit
    dhe jo me zgjuarsinë e mendjes,
    me anë të së cilës
    ti më deshe mua
    më të lartë se kafshët.
    Por Ti më ishe më i brendshëm
    së vetë brendësia ime,
    si dhe shumë më i lartë
    se lartësia e vetes sime.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Le të ngritet para teje , o Zot, lutja ime,
    sikurse aroma e kemit.
    Pa ndërprerë, o Zot, të madhëroj

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ERRËSITË TË GJITHA DËBO NGA ZEMRAT!

    Lutjeve tona veshët e hyjnueshëm,
    o Zot, drejtoji, vetëm nga mëshira;
    prano premtimet e shërbëtorëve tu
    të përgjërohemi.

    Qetësisht kujdesu nga Selia e Shenjtë
    me fytyrë t’ëmbël, dhe ndriçoij llambat
    e vajit tonë, dhe errësitë të gjitha
    dëbo nga zemrat.

    Me shumë mëshirë çlirona ne nga krimet,
    këputi prangat, laj papastërtitë,
    ki ndjesë për mëkate, me të djathtën tënde
    ngre të rrëzuarit.

    Lavdi i qoftë Hyjit Atë të amshuar,
    dhe ty përherë, o Bir lindur prej Atit,
    me t’cilin baras sundon Shpirti Shenjtë
    nëpër gjithë shekujt. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VETËM TI, O ZOT I MADHËRISHËM.

    Kur vetëm ti, o Zot i madhërishëm,
    je mbi çdo gjë tjetër,
    kur krenaria është një shtirje për madhështi,
    atëherë çfarë kërkon dëshira,
    përveç nderimeve dhe lavdisë,
    kur vetëm Ty, mes gjithë gjërave të tjera,
    të detyrohen nderimet dhe lavdia e përjetshme?
    Po i duhet trembur egërsisë së të fuqishmëve:
    por prej kujt është e nevojshme të kesh frikë, përveç Zotit të vetëm?
    Kush është ai që mund t’i shpëtojë,
    ose edhe t’u shmanget pushtetit dhe fuqisë tënde,
    kur, ku, nga kush, për të ikur ku?
    Ndërsa përkëdhelitë e dashnorëve duan të bëjnë që të dashurohen,
    nuk ka përkëdheli më të ëmbël se dashuria jote, o Zot,
    dhe nuk ka pasion më të mirë se ai për të vërtetën tënde,
    të shkëlqyer dhe të bukur mbi çdo gjë tjetër.
    Kureshtja mbahet me dëshirën e zjarrtë të njohjes,
    kur njohësi më i madh i gjithçkaje je Ti, o Zoti im.
    Madje edhe padituria dhe idiotësia
    mbulohen me emrin e thjeshtësisë e të pafajësisë,
    sepse asgjë nuk është më i thjeshtë dhe i shenjtw se Ti, o Zoti im.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerri

Faqja 24 prej 94 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •