NDËJEM DORËN
Ndëjem dorën
o Zot,
ki mali
keq i lartë
më bie mbë stumahj
e më mba frymën;
glëmba e ferra
me presen udhën
e më shqeren lëkurën.
Vetëm fuqia ime
nëng sos të ngjitem
tek drita mallit tëndë.
Ti je rrethi im!
ENCA SKUTARI
Torrkerry
NDËJEM DORËN
Ndëjem dorën
o Zot,
ki mali
keq i lartë
më bie mbë stumahj
e më mba frymën;
glëmba e ferra
me presen udhën
e më shqeren lëkurën.
Vetëm fuqia ime
nëng sos të ngjitem
tek drita mallit tëndë.
Ti je rrethi im!
ENCA SKUTARI
Torrkerry
O ZOT HYJ, ATI YNË!
O Zot Hyj, Ati ynë,
dashuri besnike e plot dhe falas,
për të realizuar projektet e tua të dashurisë,
ke dashur gjithmonë të shërbëhesh me njerëz.
Gjatë historisë së shëlbimit
Abrahami dhe Moisiu,
Maria dhe apostuit,
të gjithë të krishterët,
e gjithë Kisha,
duke iu përgjigjur në liri të plotë thirrjes sate
janë bërë bashkëpunëtorë të tu
për shpëtimin e botës.
Na ke thirrur edhe ne
për të vazhduar misionin e Birit tënd.
Faleminderit, o Zot, për thirrjen tonë.
Na jep Shpirtin tënd,
që të jemi gjithmonë besnikë thirrjes tënde
dhe misionit që na ke kushtuar,
e që, të çliruar nga egoizmat tona,
të mund të jemi shenja të gjallë
të pranisë të Krishtit
gjithkund ndodhemi. Amen.
Torrkerry
“O, Zoti i gjithpushtetshëm dhe i amshueshëm,
je i adhuruar në të gjitha veprat e dashurisë tënde,
shndriti bijtë e shëlbuar nga ti sepse kuptojnë se,
ishe i madh në fillim të krijimit të botës,
edhe më i madh, në plotësinë e kohës,
ishte vepra e shëlbimit tonë,
në flinë e pashkëve të Krishtit Zot”.
Torrkerry
HIMNI I ORËS NËNTË.
Hyji i gjithëpushtetshëm, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjiatë netëve lësho dritën,
që të mos ndërpritet jeta,
por çmimi i vdekjes shenjte
lavdia e përjetshme të jetë.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.
NGA LITURGJIA E ORËVE
Torrkerry
TË BËSH, O ZOT.
Ndër duart e tua
u’ lëshova sytë e mi
të bësh, o Zot,
dy yliz të shkëlqyer
për të errëta;
ndër duart e mia
të bësh, o Zot,
dy penda të glata
për ëngjellin
çë s’ mund fluturonj;
ndër duart e tua
fsheha zemrën e time
të bësh, o Zot,
një diell i çelur
për shpinë më të ngritë
ç’ është mbi dhe.
ENCA SKUTARI
Torrkerry
FUQIA E RINGJALLJES
Për ty, o Zot, dhëndrri im,
që je duke ardhur,
Unë i ndez llambat e mia.
Në kopshtin e Edenit,
Banesës së të shenjtërve,
Ti bën të banojnë të drejtët,
Ditën e shpërblimit.
Atyre ua hap dhomën
me dritë të ndriçuar në paskajshmëri
të gjithë të gëzuar, o Zot,
pas një pritjeje të gjatë,
besnikë ndaj premtimeve të tua
ne shkojmë në takimin tënd,
sepse, e dimë, o Zot, ti je duke ardhur.
Po, je duke ardhur Ti,
dhëndrri im dhe dhëndrri i Kishës.
bëj që të jem i lumtur
si të gjithë ata që të presin Ty:
për hirin tënd, do të kurorëzojmë,
të gjithë do ta lavdërojmë Emrin tënd,
duke e pritur shëlbimin tënd.
E besojmë, o Zot, ke zbritur në ferr,
i pari ndër Shenjtërit
për të ringjallur të vdekurit
nga varrezat e tyre.
Të drejtët e kanë kundruar dritën tënde
kur ishin ende në ferr;
e vrapë dolën për të takuar Ty,
Biri i Hyjit, plot hir të dashurisë.
I kanë harruar vuajtjet e tyre
dhe trishtimim që patën
kur Ti, Zoti i tyre, u vare në dru.
Për mëshirën tënde
ti na ke dhënë jetën,
pavdeksinë, duke e mundur vdekjen.
Vdekja i kishte përgatitur
leqet e veta njerëzimit tonë,
por Ti, o Zot, ti vetë,
në mëshirën tënde
erdhe për të na liruar
Ty të lavdërojmë, o Zot,
Zoti i engjëjve,
ardhja jote na ka sjellë gëzimin
neve mëkatarëve të mjerë.
Dhe për dashurinë tënde të pamasë,
nata u largua prej nesh,
u zduk, s’ka më. sepse drita jote
lindi mbi krijesat e tua.
Ti ke zbritur nga lartësia,
dhe ti na ke liruar;
Ti je ngritur përsëri në qiell,
Dhe ja, je ulur përsëri
në të djathtën e Atit
Me një zell të zjarrtë, me vrapë,
Dalim dhe ecim për të takuar Ty,
kur do të kthehesh përsëri,
ne të gjithë që të kemi pritur,
besnikë ndaj premtimeve të tua.
Ti hyre në ferrë
dhe shkëlqimi i dritës tënde
fitoi mbi errësirën
që mbretëronte në vendin e të vdekurve.
Fryti, i ngrën nga Adami,
i kishte vrarë të mjerët.
Por ti zbrite atje me fuqi,
dhe i shpëtove ti,
Ai frytë që vjen nga Lart.
duke i shkatërruar varrët,
varrin tënd, dhe varret tona,
Ti ja ktheve jetën të vdekurve,
atë jetë, figurë mistike
të gjithpushtetsisë sate.
Afrohet, është duke ardhur,
dita e ringjalljes.
Të lum ata që e presin atë!
Të zgjuar, të gëzueshëm!
E madhërishme është dita
e ardhjes tënde të mrekullueshme,
kur do të zbulosh
gjithçka është e fshehur.
Ata që janë shtrirë në pluhur,
do ta dëgjonë zërin tënd,
në ditën e Ringjalljes
do të dalin për të takuar.
Adami, edhe ai i ringjallur,
i mrekulluar nga fuqia jote,
prej teje do të plotësohet
me çdo lumturi.
JAKOBI NGA SARUGU.
Torrkerry
LUTJE PËR POPULLIN TONË.
O Zot, Hyj i gjithpushtetshëm, Hyji i Izraelit,
drejt teje klith një shpirt i ngushtuar, shpirt në ankth!
Dëgjo, o Zot, e ki mëshirë,
sepse kemi mëkatuar para teje!
Ti zotëron për gjithmonë
e ne vazhdimisht humbasim!
O Zot i gjithpushtetshëm, Hyji i Izraelit,
dëgjoje tani lutjen e të “vdekurve” të Izrealit e bijve të tyre,
që mëkatuan ndër sy të tu,
të cilët nuk e dëgjuan zërin tënde, zërin e Hyjit të tyre,
e na e mbuluan të këqijat!
Mos i kujto fajësitë e etërve tanë,
por tani kujto pushtetin tënd e Emrin tënd
sepse ti je Zoti, Hyji Ynë,
e ne do të të lavdërojmë ty, o Zot,
sepse shi për këtë e mbushe zemrën tonë
me frikë që ta thërrasim në ndimë Emrin tënd.
Ne dëshirojmë ta lavdërojmë Ëmrin tënd në mërgimin tonë,
sepse e flakëm prej zemrës sonë
çdo fajësi të etërve tanë,
që mëkatuan ndër sytë e tu.
Ja, ne edhe sot gjendemi në këtë mërgim,
ku na trete të jemi turp, mallkim, shpagim
për të gjitha paudhësitë e etërve tanë,
që u larguan prejteje, o Zot, Hyji ynë.
Amen.
BARUKU, 3,1-8.
Torrkerry
U’ TË LUTENJ, O ZOT.
U’ të lutenj, o Zot,
pir lisin pa rrënjë,
pir lumin pa ujë,
pir qingjin pa jëmë,
pir fjalën time pa golë.
Ndëj dorën e tënde
pir sit pa lot,
pir kraht pa duar,
pir këmbt pa kpucë,
pir zëmrën time pa gjak.
Kujto se s’ka pushim
kallmi prej erës!
ENCA SKUTARI
Torrkerry
LUTJA E FALËMINDERIT PËR DASHURI.
Jezus i dashur,
Ti që botën e krijove me dashuri,
që u linde me dashuri,
që shërbeve me dashuri,
që tokën e përshkove me dashuri,
që u nderove me dashuri,
që hoqe me dashuri,
që vdiqe me dashuri,
që u ngjalle nga varri me dashuri:
Të falënderoj për dashurinë tënde,
me të cilën më do mua dhe tërë botën.
Unë do të të lus për ditë, dukë thënë:
Të lutem, më mëso të dua! Amen.
NËNA TEREZE
Torrkerry
MA PËRTËRIJ JETËN, O ZOT!
Fjala jote është dritëz për këmbët e mia
dritë për udhët e mia.
U përbetova dhe do ta mbaj fjalën:
do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.
Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot,
ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.
Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës sime
dhe m’i mëso gjyqet e tua.
Jeta ime është gjithmonë në rrezik,
por nuk e harroj Ligjin tënd.
Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje,
por nuk iu shmanga porosive të tua.
Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm,
janë kënaqësia e shpirtit tim.
E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet e tua
përherë e deri në fund.
PSALMI 19.
Torrkerry
Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 25-10-2008 më 12:07
Krijoni Kontakt