O HYJ, DO TË SHËRBËJ DUKE TË PREDIKUAR!
(lutja e një teologu)
Hyji im, Atë i gjithëpushtetshëm,
unë jam i vetëdijshëm
se Ti duhet të jesh qëllimi kryesor i jetës sime,
në mënyrë që çdo fjalë
dhe çdo ndjenjë e imja të shpreh Ty.
Aftësia e të folurit,
që ti më ke dhuruar,
nuk mund të ketë shpërblim më të lakmueshëm
se të shërbej Ty,
duke bërë që të tjerët të të njohin,
duke i treguar kësaj bote që nuk të njeh
dhe heretikut që të mohon,
se ti je Atë, Atë i Hyjit të Njëlindur.
O Zot,
ky është qëllimi i vetëm
që unë i vë vetvetes.
Për sa u përket të tjerave,
duhet kërkuar dhuratën e ndimës
dhe mëshirës sate,
që Ti me frymën e Shpirtit tënd
të frysh velat e fesë dhe të lavdërimit tonë
dhe të na udhëheqësh në drejtimin e sahpalljes
që kemi ndërmarrë.
Dhe vërtet, Ai që na ka dhënë këte dhuratë,
nuk e mohon premtimin e vet:
“Lypni e do t’ju jepet,
kërkoni dhe do të gjeni,
trokitni e do t’iu çelet!
Sepse, kush lyp, i jepet,
kush kërkon gjen,
e kush trokëllit, i çelet”.
Atëherë ne, të varfër siç jemi,
do të kërkojmë atë që na mungon
dhe do të shqyrtojmë me zell të madh
fjalët e profetëve dhe apostujve të tu
dhe do të trokasim në të gjitha dyert
që e hapin njohjen e së vërtetës.
Po varet nga Ti
që të na dhurosh atë
që kërkojmë me lutje,
të jesh i pranishëm kur kërkojmë
dhe t’i hapesh derën atij që troket.
Natyra është përfshirë nga një përtaci e çuditshme
dhe nuk mund të kuptojmë atë
që ka të bëjë me Ty
për shkak të dobësisë se mendjes sonë.
Por studimi I mësimeve tua
na bën të aftë të kuptojmë hyjninë tënde;
dhe nënshtrimi ndaj fesë
na lartëson përmbi njohjen natyrore.
Presim, pra, që Ti t’ japesh hov
fillimit të kësaj ndërmarrjeje,
që për ne është shkak dridhjeje,
që Ti ta bësh të qëndrueshëm
me sukses gjithnjë më të madh
dhe kështu ta thërrasësh
që të jetë pjesëmarrëse
e shpirtit të profetëve dhe apostujve,
në mënyrë që mund t’i kuptojmë fjalët e tyre
me të njëjtin kuptim
më të cilin ata i thanë
dhe të mund t’i shtjellojmë
në kuptimin e tyre.
Do të flasim pra, për ato gjëra
që ata predikuan nën frymëzimin Tënd.
Do të shpallim, pra, Ty, Hyji I Amshuar,
Atë i Hyjit të Amshuar dhe të Njëlindur.
Do të dëshmojmë
se vetëm Ti je pa lindje
bashkë me të njëjtin Zotin tonë, Jezu Krishtin.,
i lindur prej Teje që prej amshimit
dhe që nuk numërohet ndër hyj tjerë.
I lindur prej Teje
që je Hyj i vetëm dhe njëgjëjtë me Ty.
Do të besojmë
se është Hyj i vërtetë
ai që lind prej teje,
që je Hyj dhe Atë i vërtetë.
Na e hap, pra, kuptimin e vërtetë të fjalëve
dhe na jep dritën
që të mund të kuptojmë frytshmërinë e fjalës,
dhe fenë e vërtetë.
Bëj që të mund të shprehim atë që ne besojmë,
që të mund të shpallim Ty,
Hyj Atë i vetëm,
dhe të vetmin Zotin tonë Jezu Krishtin,
sipas asaj që na shpallën profetët dhe apostujt.
Bëj që para heretikëve që e mohojnë,
të dimë të dëshmojmë se Ti,
o Atë, je Hyj
bashkë me Birin
dhe të dimë të predikojmë
hyjninë e tij
pa asnjë gabim.
SHWN HILARI NGA PUATJE.
Torrkerry
Krijoni Kontakt