Close
Faqja 12 prej 94 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 935
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMNI I MËNGJESIT.

    O Zot, ndriçimi i qiellit
    dhe autori i dritës, ti që rruzullin
    me krah atëror të mbajtur
    e sjell me dorë shkëlqyese,

    Tashmë agimi i mbulon yjet
    vorbull të kuqe duke ngritur,
    e duke njomur tokën
    me vesë ritë e avuj.

    Tash hija e natës daret,
    e braktis mjegulla rruzullin,
    figura e Krishtit ndriçimplote
    ngjall dritën e përgjumur.

    Ti, o Zot, je dita e ditëve,
    ndriçimi I dritës ti vetë je,
    një për pushtet për të gjitha,
    në Një me pushtet Trinia.

    Ty tash, Shëlbues, të lutemi,
    dhe ty në gjunj të përulemi,
    Atin me Shpirtin Shenjtë
    lavdërojmë me të gjitha zërat.
    Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, KRIJUESI I SENDEVE.

    Na mbro, krijeusi i sendeve,
    lavdi i dritës së Atit,
    pa hirin e të cilit
    dridhen kraharorët tanë.

    Dhe me Shpirtin tënd të mbushur,
    duke mbartur Zotin me vete,
    asgjë e grabitësit të pabesë të mos duket
    me mashtrime shkatërruese.

    Që ndër punët e shekullit,
    si e lyp nevoja e jetës,
    zhveshur nga çdo lloj krimi
    të rrojmë me ligjet e tua.

    Ty, o Krisht, mbret krejt i drejti,
    Ty e Atit ju qoftë lavdia,
    me Shpirtin Ngushëllimtar
    ndër shekujt e amshuar. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, MË MËSO TË DUA TY.

    O Zot, më mëso të jem bujarë,
    të dua ty siç e meriton ti atë,
    të jap pa i bërë llogaritë,
    të luftoj pa frikë për plagët,
    të punoj i palodhshëm pa pushim,
    të rropatem pa pritur fare shpërblim,
    përveç atij që lidhet ngusht
    me kryerjen e vullnetit tënd të shenjtë.

    SHËN INJACI I LOJOLËS.
    Torrkerry

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOTI IM I DASHUR.

    Më mbyt në Shpirtin tënd
    dhe në jetën tënde.
    Merre në dorën tënde
    tërë qenien time.
    E tëra jeta ime
    le të pasqyrojë ty vetë.

    Nëpërmjet meje rrezato,
    bano në mua.
    Kushdo që do t’më takoj,
    do ta ketë mundësi
    ta ndiejë praninë tënde
    nëpërmjet përsonit tim;
    le të mjaftojë
    që të më shikojë mua
    për të mos parë
    asnjë tjetër,
    përveç teje, gjithmonë,
    O Zoti im i dashur.

    Bano në mua,
    rri me mua,
    e atëherë do të rrezatoj
    edhe unë, si ti
    të njëjtën dashuri.
    Kështu, me hirin tënd,
    do të jem drita,
    drita e botës, e të tjerëve,
    një dritë, o Zoti i dashur,
    që buron prej teje.
    Sepse vetëm ti sigurisht
    nëpërmjet personit tim
    do t’ndriçosh të gjithë.

    Kështu jeta ime
    do të bëhet lavdia jote,
    një lavdi që të pëlqen ty,
    sepse nëpërmjet kësaj lavdie
    do të rrëzatosh
    mbi ata që na rrëzatojnë ne.
    Gjithçka për plotësinë rrezatuese
    e dashurisë që në zemër
    e mbart për ty çdo ditë.

    JOHN HENRI NEWMAN

    Torrkerry.

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URDHËR I DASHURISË

    O Zot, ti i përmblodhe
    të gjithë urdhërimet e Ligjit tënd të shejntë
    në urdhërin e dashurisë
    ndaj teje dhe ndaj të afërmit,
    bëj që me zbatimin e urdhërimeve të tua,
    t’ia arrijmë jetës së amshuar. Amen.

    NGA MËSHARI ROMAK

    Torrkerry

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VETEM HYJIT I QOFTË NDERI DHE LAVDIA

    I bekuar je, o Zot,
    Hyj i Izraelit, atit tonë,
    prej amshimit e në amshim!

    Ty, o Zot, të përket madhëria e pushteti,
    lavdia, shkëlqimi dhe lartmadhëria!
    sepse gjithçka në qiell e në tokë, janë të tuat!

    Ty, o Zot, të përket mbretëria,
    ti latësohesh si kryet përmbi çdo gjë!
    Prej teje vjen pasuria dhe lavdia,
    Ti zotëron me gjithçka!

    Në dorën tënde fuqia dhe pushteti,
    Ti mund të besh gjithçka
    të madhërishme e të qëndrueshme!
    Prandaj, o Hyj ynë, po të madhërojmë
    e po e lavdërojmë Emrin tënd të madhërishëm.

    NGA LITURGJIA E OREVE (1Kro 29,10-13)

    Torrkerry

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMNI I MËNGJESIT.

    Hiri i lavdisë atërore,
    që nxjerr dritën nga drita,
    dritë drite e gurrë ndriçimi,
    ditë që i jep ndriçim ditës.

    Diell i vërtetë, i paprerë
    zbrit me ndriçim shkëlqyes,
    dhe zbraz ndër shqisat tona
    dritën e Shpirtit Shenjtë.

    Ati me kushte i lutemi,
    Atit të lavdisë s’amshuar,
    Atit që jep hir të fuqishëm,
    të shporrë fajet e rreme.

    Të bëjë veprime të shkathta,
    t,ia çmprehë dhëmbin smirëziut,
    të përkrah në raste të vështira,
    t’i japë për të kryer ndere.

    Të drejtojë mendje e të sillet
    me trup besnik të pastër;
    të shkëlqejë me ngrohtësi feja,
    të mos njohë helme mashtrimi.

    Ushqimi ynë të jetë Krishti,
    dhe pija jonë të jetë feja;
    të gëzueshëm të pimë t’urtën
    dehje të Shpirtit Shenjtë.

    Kjo ditë të kalojë e kënshme;
    si ag drite qoftë pastria
    të jetë si agimi, feja si mesi i ditës,
    errësirë të mos dijë mendja.

    Agimi udhëheq udhëtimet:
    agimi të priftë përpara,
    në Atin i tërë Biri
    dhe Ati i tërë në Fjalën. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI JE MIKU IM.

    O Hyj, Hyj im!

    Ti je Zot,
    unë jam njeri.

    Ti je krijuesi im,
    unë jam kreatyra jote.

    Ti je i gjithpushtetshëm,
    unë jam shumë i dobët.

    Ti je i plotfuqishëm,
    unë jam i pakufishëm.

    Ti je…
    unë jam…

    Ti je miku im,
    unë jam miku yt

    ANONIM

    Torrkerry

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TE TI, JEZUS!

    “Kam ardhur te ti, Jezus,
    për të ndjerë prekjen tënde
    para se të fillojë dita ime;
    bëj që sytë tu të pushojnë pak në sytë e mi
    që unë të sjell në punën time
    sigurinë e miqësisë sate,
    mbushe mendjen time
    pse i qëndron shkretëtirës së zhurmës,
    bëj që dielli yt i bekuar
    t`i mbushë majat e mendimeve të mia
    dhe të më japë fuqi
    për ata që kanë nevojë për mua.”

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QË NGA FILLIM E DERI NË AMSHIM!

    Që nga fillim e deri në amshim
    unë të bekoj, o Zoti im.
    Vetëm Ti bën mrekulli!
    Emrin tënd e shenjtë
    e lavdëroj në tërë jetën time.
    Që në mëngjes, o Zoti im,
    dëgjojë zërin tim,
    dëgjoje dënesën time.
    Dhe eja, o Zot, e më shpëto.
    Faleminderit:
    jam në praninë tënde.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

Faqja 12 prej 94 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •