LUTJE E NATËS (3)
O Hyj im, o Zoti im,
të ka pëlqyer Ty
ta krijosh natën
për pushim të njeriut,
si të ka pëlqyer Ty,
të krijosh ditën,
kohë e përshtatshme,
për punë e tij,
jepja trupit tim këtë natë,
një pushim përtëritës.
Më mëso, o Hyj im
si t’ia dorëzoj Ty
hallet e mia tokësore,
dhe si ta përkujtoj
pandërprerë mëshirën tënde,
që edhe shpirti im
veçanërisht,
të mund ta shijojë
një pushim shpirtëror.
Bëj që koha
që ia kushtoj gjumit,
të mos jetë më tepër,
e që të jetë e mjaftueshme
për ripërtërirjen e forcave të mia
që të mund të shërbej Ty,
më me shumë gatishmëri.
Me pëlqimin tënd,
bëj, o Hyj im, Zoti im,
që të jem përherë i pastër
në trup e në shpirt,
duke më liruar
prej të gjitha të keqijave,
prej çdo rreziku,
që edhe në gjumë
gjithçka të kalojë
në lavdinë e emrit tënd.
E sepse kjo ditë
nuk kaloi fare
pa mëkatë
sepse edhe sot
mjerisht të kam ofenduar
në shumë mënyra,
unë, një mëkatar i mjerë,
bëj, o Zot i mëshirshëm,
që si tani Ti i fsheh
të gjitha gjëra
me errësirën e natës,
kështu t’i shkatërrosh
të gjitha mëkatët e mia,
sipas mëshirës sate.
Bëj, me hirin tënd,
të meritoj ta shoh
pa turp fytyrën tënde.
Më dëgjo, o Zoti im, Ati im,
nëpërmjet Jezu Krishtit,
Birit tënd të dashur.
Amen.
GJON KALVINI
Torrkerry
Krijoni Kontakt