Close
Faqja 9 prej 94 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 935
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHENJTEROJE POPULLIN TËND.

    O Zot, Hyji im,
    që i krijove të gjithë aradhet engjëllore
    dhe shpirtra jotruporë,
    që i shtrive qiejt
    dhe e përforcove tokën
    dhe prej hiçit i trajtove të gjitha sendet,
    që ekzistojnë,
    ti që gjithherë i dëgjon
    ata që e kryejnë vullnetin tënd
    dhe të druajnë
    dhe i mbajnë urdhërimet e tua,
    dëgjoje lutjen time
    dhe ruaje në fe grigjën tënde,
    për të cilën më caktove prijës mua
    shërbëtorin tënd të padenjë e të paaftë.

    Liroji prej djallëzisë
    së mbrapshtë dhe pagane
    të atyre që të nëmin ty;
    bëj që të rritet kisha jote
    dhe bashkoji të gjithë në njësi.

    Shenjtëroje popullin tënd,
    bëj që të ketë përkim të plotë
    në fenë e vërtetë
    e në dëshminë e drejtë,
    dhe në zemra
    frymëzoje fjalën e doktrinës sate.
    Vërtet , është dhuratë prej teje
    që të jemi thirrur
    ta shpallim ungjillin e Krishtit tënd,
    t’ i nxisim vëllezërit
    që të kryejnë vepra të mira
    dhe të bëjnë atë çka ty të pëlqen.

    Ata që ti më dhe,
    t’i kthej si të tutë;
    drejtoji tash
    me të fuqishmen dhjathtën tënde,
    mbroji nën hijen e krahëve të tu,
    kështu që të gjithë
    ta nderojnë dhe ta lavdërojnë
    emrin tënd
    të Atit e Birit, e Shpirtit Shenjtë. Amen.

    Nga “JETA” KONSTANTINIT (shwn Cirilli) NË GJUHË SLLAVE.

    Torrkerry.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QOFTË BEKUAR HYJI

    Qoftë bekuar Hyji,
    që nuk na lëshoi
    si pre për dhëmbët
    e armiqve tanë të papashëm,
    por e shqeu rrjetën e tyre
    e na shpëtoi
    prej dëshirës së tyre
    për të na bjerrë.

    Shën Cirilli (disa çashte përpara vdekjes)

    Torrkerry

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    A I I DO DUART E MIA?

    O Zot,
    a i dëshiron duart e mia për të kaluar këtë ditë,
    duke u ndihmuar varfanjakëve e të sëmurëve që kanë nevojë?

    O Zot, sot t’i jap duart e mia.

    O Zot,
    a i dëshiron këmbët e mia për të kaluar këtë ditë,
    duke i vizituar ata që kanë nevojë për një dashamir?

    O Zot, sot po t’ i jap këmbët e mia.

    O Zot,
    a e dëshiron zërin tim për ta kaluar këtë ditë,
    duke folur me ata që kanë nevojë
    për një fjalë të dashurisë?

    O Zot, sot po ta jap zërin tim.

    O Zot,
    a e dëshiron zemrën time për të kaluar këtë ditë,
    duke e dashur çdo njeri vetëm se është njeri?

    O Zot, sot ta jap zemrën time.
    Amen.

    Nënë TEREZA

    Torrkerry

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, KI MËSHIRË PËR MUA

    O Zot, ki mëshirë për mua.
    O Zot Jezu Krisht, Biri i Hyjit të gjallë,
    ki mëshirë për mua mëkatarin.
    O Zot, unë nuk jam i denjë
    që ti të hysh në pullazin tim,
    por thuaj vetëm një fjalë
    dhe shpirti im do të shërohet.
    O Zot, dua të m’i shërosh
    shpirtin dhe trupin.
    O Zot. bëj që unë të shoh.
    O Zot, më pastro.
    O Zot, më shëlbo.

    Nga ungjilli.

    Torrkerry

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Gjithçka pët ty, o Zoti im.

    “Çdo frymëmarrje imja, çdo shikim im, çdo veprim
    do të jetë një akt i Dashurisë hyjnore
    e çdo gjë që do të bëj
    do ta bëj për dashurinë tënde, o Zot i dashur”

    Nënë Tereze

    Torrkerry

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MISTERI I DASHURISË HYJNORE

    O Hyj,
    ti deshe që Njëlinduri Biri yt
    të vdiste në Kryq
    për shëlbimin e të gjithë njerëzve,
    bëj që, pasi e njohëm
    këtu mbi tokë
    misterin e dashurisë së tij,
    t’i gëzojmë në qiell
    frytet e shëlbimit të tij

    Nga MËSHARI ROMAK.

    Torrkerry

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FUQIA E MËSHIRËS SATE.

    O Hyj,
    Krijuesi dhe Drejtuesi i gjithësisë,
    priri sytë e tu mbi ne
    dhe bëj
    që ta sprovojmë fuqinë e mëshirës sate
    e të shërbëjmë me krejt jetën tonë.

    Nga MËSHARI ROMAK.

    Torrkerry

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË TY JAM I FORTË

    O Zot,
    kur jam i dobët,
    atëherë jam i fortë,
    sepse ti je me mua.

    SHËN PALI (me ndryshime).

    Torrkerry

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËNDERIM PËR MARTIRIZIM.

    O Zot, Hyj i gjithëpushtetshëm,
    Atë i të dashurit dhe të bekuarit Birit tënd Jezu Krishtit,
    nëpër të cilin të njohëm ty:
    Hyj i engjëjve dhe i vyrtyteve,
    i çdo krijese dhe i gjithë popullit
    të të drejtëve që jetojnë pranë teje:
    Unë po të bekoj
    sepse më çmove të denjë
    në këtë ditë e në këtë orë
    për të marrë pjesë,
    bashkë me të gjithë martirët,
    në kelkun e Krishtit tënd,
    për ringjalljen e shpirtit dhe të trupit
    në jetën e pasosur, në pashkatërueshmërinë
    me anë të Shpirtit Shenjtë.
    U pranofsha unë sot,
    bashkë me ta tek ti,
    si fli i pasur dhe e pëlqyeshme,
    po ashtu si ti e bëre gati,
    o Hyj pa dredhi dhe i vërtetë,
    dhe ma tregove më parë e tash e plotëson.
    Për këtë e për gjithçka
    unë të lavdëroj, të bekoj, të madhëroj
    bashkë më priftin e amshuar e qiellor
    Jezu Krishtin, Birin tënd të dashur,
    nëpër të cilin ty dhe Shpirtit Shenjtë
    Ju qoftë lavdia tash e në shekujt e ardhshëm. Amen.

    SHËN POLIKARPI

    Torrkerry

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    OH, SA E MADHE ËSHTË MIRËSIA JOTE, O ZOT.

    Oh, sa e madhe është dashuria jote, o Zot,
    të cilën e ruan për ata që të druajnë,
    e ke përgatitur për ata që shpresojnë në ty
    në sy të bijve të Adamit.

    Ti i fsheh në shtrehën e fytyrës sate
    larg nga ngatërresat e njerëzve,
    i shtrehon në Tendën tënde
    larg nga gjuhët ngatërrestare.

    Qoftë bekuar Zoti që më paijsi
    me mirësi të mrekullueshme në qytet të fortë!
    Ndërsa në vështirësinë time mendoja:
    “I përjashtuar jam prej syve të tu!”
    Por ti e dëgjove zërin e lutjes sime
    kur drejt teje lëshova kushtrimin.

    Duani Zotin, të gjithë shenjtërit e tij:
    Ai i ruan besimtarët e vet.
    Por edhe atë që vepron me madhështi
    Zoti e shpaguan sipas meritave.

    Merni zemër e kini guxim të gjithë ju
    që shpresoni në Zotin.

    PSALMI 30,20-25

    Torrkerry

Faqja 9 prej 94 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •