PRANIA E ZOTIT
O Zot,ne besojmë se Ti je këtu;
po të adhurojmë dhe po të duam me gjithë zemër,
sepse je tejet i denjë për dashurinë tonë.
Dëshirojmë të të duam
sikundër të duan Lumturitë e Qiellit.
Ne i adhurojmë të gjitha qëllimet e provanisë sate,
duke e bartur tërësishtë si Vullnet tëndin.
Për dashuri ndaj teje e duam edhe të afërmin tonë
porsi vetveten;
i falim të gjithë ata që na kanë fyer,
dhe kërkojmë falje nga ata që i kemi fyer ne.
Jezu,na ndihmo të përhapim kënaqësin tënde
kudo që shkojmë.
Na vërsho shpritin me frymën dhe jetën Tënde.
Eja në ne dhe posedoje krejt qenien tonë,
që jeta jonë të jetë një shkëlqim i jetës Sate.
Shkëlqe në ne dhe ji me ne gjithnjë,
që gjithë ata që na takojnë
ta ndiejnë praninë Tënde në jetën tonë.
Amen.
Nënë Tereza
Torrkerry
Krijoni Kontakt