Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    26 Korrik: Shen Joakimi e Shen Ana

    26 Korrik: Shen Joakimi e Shen Ana




    Pikėrisht nė zemėr tė verės, kur familjet kėrkojnė vende tė freskėta pranė ujėrave e blerimit, pėr tė shpėtuar nga zagushia, duke i lėnė pleqtė vetėm nė shtėpi, ose duke i strehuar ku tė munden, bie festa e Shėn Joakinit e Shėn Anės, prindėrve fatlumė tė Zonjės sė Bekuar, gjyshėr tė Jezu Krishtit, Pajtorė tė familjeve e tė gjyshėrve.
    Ashtu siē ka njė ditė kushtuar nėnave e njė tjetėr, baballarėve, tani ka edhe njė ditė kushtuar gjyshėrve. Ėshtė 2 tetori, festa e Engjėjve tė Rojės, tė cilėve u ngjasin aq shumė gjyshėrit kur mbrojnė nipėrit. Por edhe 26 korriku ėshtė ditė vėrtetė e pėrshtatshme pėr t’u shprehur gjyshėrve mirėnjohjen e solidaritetin, duke nderuar kėshtu urtinė qė buron nga vitet e nga flijimet e panumėrta pėr bijtė.
    Tradita fetare e kėsaj feste na kujton se edhe nė trojet shqiptare, ku nderimi ndaj tė moshurave ka qenė gjithnjė i padiskutueshėm, kohėt e fundit po bėhet gjithnjė mė i mprehtė problemi i vetmisė sė prindėrve, qė shikojnė me lotė nė sy se si fėmijėt largohen viseve tė huaja, pėr tė siguruar njė jetė mė tė mirė. E ata mbeten me shpresėn qė tė mos vdesin pa i parė edhe njė herė bijtė ndėr vatra... me dyshimin e tmerrshėm se nuk do tė kthehen mė ... Nė sa ata vetė nuk mund tė mėsohen kurrsesi me kushtet e njė jetese qė nuk ėshtė e tyrja, me njė gjuhė qė s’ėshtė e tyrja, me zakone tė cilave nuk janė mė nė gjendje t’u pėrshtaten pėr shkak tė moshės. E tė mendosh se janė kėta prindėr qė i rritėn fėmijėt nė kohėt e tmerrshme tė njėrės nga diktaturat mė tė egra tė shekullit tė kaluar, me flijime mbinjerėzore pėr t’u siguruar bukė e shkollė. Kėtė duhet t’u kujtojė shqiptarėve festa e sotme e Gjyshėrve tė shenjtė.
    Por tė kthehemi tek kulti i dy bashkėshortėve shenjtorė: tė dhėnat e para pėr ta i gjejmė tek Etėrit e Kishės dhe tek Protoungjilli i Shėn Jakut (apokrif i shekullit II). Nė lindje - festa nisi tė kremtohet mė 25 korrik qė nė shekullin VI; mė pas u shtri nė pėrendim, ku u kremtua gjithnjė mė 26 korrik.
    Dy shenjtorėt bashkėshortė nderohen nga pėrshpirtėria popullore edhe si pajtorė tė prodhimeve tė ndryshme tė kopshtijeve: barishteve, frutave e sidomos hardhive, qė nė kėtė kohė kanė aq shumė nevojė pėr ujė. Kur bie shi nė festėn e Shėn Anės, pėrshpirtėria popullore e konsideron si dhuratė qiellore nga Pajtorėt.Ikonografia i paraqet prindėrit e Zojės sė Bekuar me Bibėl nė dorė, duke i mėsuar Psalmet Bijės sė tyre, qė ishte zgjedhur tė ishte “ e bekuar mbi tė gjitha gratė!”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    286

    Pėr: 26 Korrik: Shen Joakimi e Shen Ana

    emri Joachim eshte edhe emri i Gjon Kastriotit i cili vitet e fundit te jetes i kaloi ne Manstirin e Hilandarit Pirgu Arbanas dhe aty diq me 2 maj 1437. Amen

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •