Close
Faqja 87 prej 94 FillimFillim ... 37778586878889 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 861 deri 870 prej 936
  1. #861
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ATË I SHENJTË DHE I MËSHIRSHËM.

    Atë i Shenjtë dhe i Mëshirshëm,
    që kurrë nuk i braktis fëmijët e tu
    dhe ua zbulon emrin tënd atyre,
    thyej fortësinë e mendjes dhe zemrës,
    që të dimë të mirëpresim me thjeshtësinë e fëmijëve
    mësimet e tua,
    dhe të japim fryte të një kthimi të vërtetë.

  2. #862
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    TË GËZUESHME EDHE NË VËSHTIRËSI.


    O Zot, Hyji ynë, qëndro me ne.
    Na prek me Shpirtin tënd,
    në mënyrë që zemrat tona të jenë në atë gjendje shpirtërore
    që të mund të pranojmë me mirësi të gjithë
    dhe të ndiejmë gëzim edhe kur në jetën tonë
    bëjmë eksperiencen e luftës dhe të grindjes,
    të vuajtjes apo edhe të vdekjes.
    Na ruaj në Fjalën tënde dhe bëj të jemi vazhdimisht drita,
    kështu që edhe ne mund të të ndjekim ty
    dhe të bëjmë vullnetin tënd.

  3. #863
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LE TË LUTEMI PËR TË KEQINJTË.

    O Zot,
    mos i kujto vetëm njerëzit me
    vullnet të mire, por edhe ata të këqinj.
    Por, të lutem, mos i shiko të gjitha vuajtjet që na bënë
    të vuanim,
    por shikoji gjërat e mira që ato
    vuajtjet kanë lindur në ne:
    vëllazërimin, besnikërinë, përulësinë,
    guximin, bujarinë,
    madhështinë e shpirtit që është rritur brenda nesh
    për të gjitha ato që kemi vuajtur.
    Dhe kur do të vijnë ata njerëz
    në gjykimin përfundimtar, bëj që frytet e mira që kanë në ne,
    të jenë skaku i faljes së tyre.

  4. #864
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NJË NJERËZIMI I MOLISUR...


    Shiko, o Zot i gjithëpushtetshëm,
    njerëzimin e molisur
    nga një dobësia vdekjeprurëse
    dhe bëj që të vijë përsëri në jetë
    për pasionin e Birit tënd.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 29-03-2021 më 13:09

  5. #865
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT KRIJUES I TË GJITHA GJËRAVE...


    O Zot, krijues i të gjitha gjërave:
    ti e mbulon ditën me shkëlqimin e dritës
    dhe natën me qetësinë e gjumit,
    kështu që pushimi i bën gjymtyrët të shkathëta për të punuar,
    lehtësimin e lodhjes dhe largimin e shqetësimeve.
    Ne të falënderojmë për këtë ditë, në mbrëmje;
    ne ngremë një lutje që ti të na vish në ndihmë.

    Le të të këndojmë nga zemra me një zë të fuqishëm;
    dhe të të duam me dashuri të fortë, duke adhuruar madhështinë tënde.
    Dhe kur errësira e natës ka zëvendësuar dritën e ditës,
    bëj që besimi nuk ta njohë errësirë, por të ndriçojë natën.
    Mos i lër shpirtrat tanë të flenë
    pa kërkuar faljen tënde;
    bëj që besimi të mbrojë pushimin tonë nga të gjitha rreziqet e natës.
    Na liro nga papastërtitë, na mbush me mendimin tënd;
    mos lejo që i ligu të na prishë qetësinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 31-03-2021 më 13:15

  6. #866
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E MENGJESIT.

    O Zot, në heshtjen e agimit të kësaj dite,
    unë vij të kërkoj tek ti paqe, mençuri dhe forcë.
    Unë dua të shikoj botën sot
    me sy të mbushur me dashuri.
    Dua të tregoj mirëkuptim ndaj të tjerëve, të jem i durueshëm, i kuptueshëm, i butë dhe i mençur.
    Dua t'i shoh fëmijët e tu përtej dukjes, si i sheh edhe Ti,
    dhe kështu dua të shoh në secilin vetëm të mirën .
    Mbylli veshët e mia që të mos dëgjoj të gjitha shpifjet.
    Mbaje gjuhën time nga çdo ligësi
    dhe bëj që vetëm fjalët dhe mendimet të mirë, të
    qëndrojnë në mendjen time.
    Bëj që të jem kaq dashamirës dhe aq i lumtur
    se të gjithë ata që më afrohen,
    të ndjejnë fuqinë e prezencës tënde.
    Më dhuro e më vesh me bukurinë tënde, o Zot,
    dhe bëj që gjatë gjithë ditës unë të të zbuloj Ty.
    (Shën Françesku i Asizit).

  7. #867
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJE ZOTIT






    Të lutemi o Zot


    Për lirinë që na fale


    Të lutemi o Zot


    Për kthimin tonë


    Në Kosovën tonë


    Në tokën tonë


    Të falemi Ty


    Për këtë mrekulli


    O Zot
    [/B]


    Lutje e Presidentit të Republikës së Kosovës
    Dr. Ibrahim Rugova
    12 qershor 1999
    [/B]
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 13-06-2021 më 15:54

  8. #868
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E SHEN TOMA NGA AKUINI.

    Unë të falënderoj,
    O Zot i shenjtë, Atë i Plotfuqishëm,
    Zoti i përjetshëm, i cili sigurisht jo për meritat e mia,
    por për efekt të vetëm të mëshirës tënde, ti deshiron të mbushësh,
    me Trupin dhe Gjakun e çmuar të Birit, Zotit tonë Jezu Krishtit,
    mua një mëkatar, shërbëtorin tënd të padenjë.
    Të lutem që ky bashkim i shenjtë të mos jetë për mua një krim i denjë për ndëshkim,
    por ndërmjetësimi i vlefshëm për të fituar faljen.
    Qoftë për mua një forcë të blinduara të besimit dhe një mburojë e vullnetit të mirë.
    Qoftë çlirimi nga veset e mia, shfarosja e epshit dhe pasioneve,
    rritja e bamirësisë, durimi, përulësia, bindja, të gjitha virtytet,
    mbrojtje e sigurt kundër kurtheve të armiqve të mi aq të dukshëm sa edhe të padukshëm,
    qetësia absolute e pasioneve mishore dhe shpirtërore,
    braktisje e përsosur tek ti, një Zot i vetëm dhe i vërtetë, përmbushje e lumtur e qëllimit tim.
    Dhe unë lutem që ti të denjohesh të më drejtosh mua mëkatar në atë banket të pashprehur
    ku ti me Birin tënd dhe Shpirtin Shenjt je dritë e vërtetë për shenjtorët e tu,
    ngopje e plotë, gëzim i përjetshëm, gëzim i plotë, lumturi e përsosur.

    Amen

  9. #869
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, BURIM I ÇDO TË MIRË...


    O Zot, burim i çdo të mirë,

    Ti me mirësinë tënde i tejkalon meritat dhe dëshirat tona ,

    ki mëshirë për ne

    e na fal atë për çka ndërgjegjja jonë na padit

    e shto atë që lutja jonë nuk përfshin.

  10. #870
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,907
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA E SHËN BONAVENTURËS.

    O Zot, jepi shpirtit tim që të jetë i uritur për ty çdo ditë.
    Zemra ime qoftë e uritur dhe gjithmonë e ushqyer me ty,
    intimiteti i shpirtit tim qoftë gjithnjë plot ëmbëlsinë e shijes tënde;
    i cili gjithmonë ka etje për ty.
    Burimi i jetës, burimi i mençurisë dhe i shpresës, burimi i dritës së përjetshme,
    ti vetëm je gjithmonë jeta ime,
    gjithë besimi ym, pasuria ime dhe paqja.
    Në ty shpirti im dhe zemra ime janë fiksuar,
    të vendosur dhe të rrënjosur përgjithmonë në mënyrë të pandryshueshme. Amen
    (San Bonaventura)

Faqja 87 prej 94 FillimFillim ... 37778586878889 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •