ZOTI ËSHTË DASHURIA!
Zoti, Dashuria, që na krijove dhe na thërret të jetojmë si vëllezër,
na jep forcën të jemi artizanë të paqes çdo ditë;
na jep mundësinë të shohim me mirësi të gjithë vëllezërit.
Na ndihmo të jemi në dispozicion për të dëgjuar britmën e qytetarëve tanë
të cilët na kërkojnë t'i transformojmë armët tona në instrumente të paqes,
frikën tonë në besim dhe tensionet tona në falje.
Bëj që flaka e shpresës të digjet në ne
që të bëjmë zgjedhjen e dialogut dhe të pajtimit me këmbënguljen e vazhdueshme
në mënyrë që paqja të mund të fitojë më në fund.
(Papa Francesco)
Krijoni Kontakt