Close
Faqja 82 prej 94 FillimFillim ... 3272808182838492 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 811 deri 820 prej 935
  1. #811
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    DIELLI I DREJTËSISË


    Tashmë, o Zot, diell drejtësie,
    t’çahen errësira e mendjes,
    të kthejë drita e virtytshme,
    kur mbi tokë përtërin ditën.

    Duke dhënë kohë të volitshme,
    jepi edhe pendim zemrës,
    pasi mirësia jote
    mëshirë t’ madhe tani ia dhuron.

    Një farë pendese jepna,
    të durojmë për zbutje fajesh,
    sado që janë të mëdhaja,
    më e madhe është mëshira jote.

    Po afrohet dita jote,
    me anë t’cilës ndrit çdo gjë,
    nga hiri yt hyjnor ne
    t’ përtërirë të gëzohemi.

  2. #812
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lutja në ditë vështirësie

    Në ty, o Zot, shpresoj:
    mos lejo të turpërohem për amshim,
    më liro me drejtësinë tënde.
    Prire drejt meje veshin tënd,
    nxito të më shpëtosh!

    Ji për mua qetë shpëtimi,
    kështjellë mbrojtjeje!
    Sepse forca ime e strehimi im ti je:
    pashë Emrin tënd më pri e më sundo.

    Më nxirr nga rrjeta që fshehtazi ma vunë,
    sepse ti je fuqia ime.

    Në duar të tua po e porosis shpirtin tim,
    më shpërble, o Zot, Hyji besnik.
    Ti i urren shërbëtorët e idhujve të rrejshëm,
    ndërsa unë shpresën e kam në Zotin.

    Me gëzim do t’i brohoras mirësisë sate
    se ti këqyre me dhimbje mbi mjerimin tim,
    ti i ndihmove shpirtit tim në ditë të ngushtë;
    nuk më dorëzove në thonj të armiqve të mi,
    hapave të mi u prive rrugës së shpëtimit.

    Ki mëshirë për mua, o Zot,
    se ndodhem në ngushtim të madh!
    Vuajtjet m’i ligështuan sytë e mi,
    shpirtin edhe trupin.

    Jeta më sharroi në dhembje
    e vjetët më kaluan në dënesë,
    fuqia më mbaroi nga mundi
    e eshtrat m’u thanë.

    Në sy të armiqve të mi u bëra tallje,
    për fqinjë i mërzitshëm e për të njohur tmerr
    Ata që më shohin përjashta, ikin prej meje.
    Më harruan njerëzit porsi të kisha vdekur,
    u bëra porsi enë e thyer.

    Dëgjo pëshpëritjet e të shumëve: tmerr në çdo anë:
    bëjnë mbledhje kunder meje,
    pleqërojnë si të ma marrin jetën.
    E pra, o Zot, unë në ty jam i sigurt,
    unë them: »Ti je Hyji im,
    në duart e tua fati im!«

    Më shpëto prej duarve të armiqve të mi
    dhe prej atyre që më salvojnë.
    Kthjelle fytyrën tënde ndaj shërbëtorit tënd:
    më shpëto me mëshirën tënde.

    Oh, sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
    të cilën e ruan për ata që të druajnë,
    e ke përgatitur për ata që shpresojnë në ty
    në sy të bijve të Adamit.

    Ti i fsheh në strehën e fytyrës sate
    larg nga ngatërresat e njerëzve,
    i strehon në Tendën tënde
    larg nga gjuhët ngatërrestare.

    Qofsh i bekuar, Zoti im, që më ke pajisur
    me mirësi të mrekullueshme në qytet të fortë!

    Ndërsa në vështirësinë time mendoja:
    »I përjashtuar jam prej syve të tu!«,
    por ti e dëgjove zërin e lutjes sime
    kur drejt teje lëshova kushtrimin.

    Le të të duan ty, o Zot, të gjithë shenjtërit e tu:
    Ti i ruan besimtarët e tu, –
    por edhe atë që vepron me madhështi
    Ti, Zoti im, e shpaguan sipas meritave.
    Marrin zemër e kanë guxim të gjithë ata
    që shpresojnë në ty, o Zot.

  3. #813
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O HYJI, FORCA IME!

    Të dua, o Zot, fuqia ime!
    Ti, o Zot, je Qeta ime, Kështjella ime,
    Streha ime, Shpëtimtari im!
    Hyji im, Ndihmëtari im, në Të shpresoj!

    Ti je mbrojtësi im, fuqia e shpëtimit tim, ndorja ime!
    Në ndihmë do të thërras ty,Zoti im, tejet i lavdishëm,
    dhe do të shpëtoj nga armiqtë e mi.

    Më rrethuan valët e vdekjes,
    po më shtrëngonin prangat e vdekjes:
    atëherë në ngushtimin tim, drejt teje, o Zot,
    i lartësova duart e mia:

    nga Tempulli yt ti e dëgjove zërin tim,
    britma ime të mbërriti përpara në veshët e tua!

    Toka u trand edhe u tund,
    u lëkundën themelet e maleve,
    vendit u shkundën, sepse ti, o Zot, u zemërove!

    Si me vel me errësirë u mbështolle,
    ujëra të errëta dhe re të dendura të mbulonin,
    para fytyrës tënde zhdukeshin retë
    me breshër e prush të gjallë!
    sepse ti, o Zot, nga qielli fole:
    ti, i Tejetlarti, bëre t’i dëgjohej zëri yt:

    Ti i shtrive dorën prej majës e më more,
    më nxore nga ujërat e shumta,
    më shpëtove nga armiku i fortë,
    prej atyre që më urrenin,
    që ishin më të fortë se unë.

    Më sulmuan në ditën më të keqen,
    por ty, o Zot, të pata krah,
    Ti më qite në vend të shpëtimit,
    më shpëtove sepse më kishe për zemër.

    Ti, o Zoti im, më shpagove sipas drejtësisë sime,
    më shpërbleve sipas pastrisë së duarve të mia,
    sepse unë i mbajta udhët e tua,
    nuk u largova prej teje, Hyji im.

    Të gjitha gjyqet e tua i kam para sysh,
    dhe urdhërimet e tua nuk i largova prej meje.
    Jam i pastër para syve të tua,
    sepse ruhem vazhdimisht prej mëkatit.

    Ti, Zoti im, më shpërbleve sipas drejtësisë sime,
    sepse e njeh pastrinë e duarve të mia.
    Ti je i mirë me njeriun e mirë,
    me të pafajshmin je i pafajshëm,
    me të mbrapshtin, ti je i squet.

    Ti e shpëton popullin e përvuajtur,
    e krenarët i bën t’i ulin sytë.
    O Zot, ti e ndez dritëzën time, *
    ti, o Hyj, e ndriçon terrin tim.

    Me ty do t’i sulmoj turmat e armiqve, *
    me ndihmën tënde, o Hyji im,
    do t’i kapërcej muret.

  4. #814
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Ribaldi Zoti ti pranofte Lutjet miku im
    por 1 pyetje kam ??
    Kush eshte Zoti yt ???
    te pakten ti besoj edhe une !!! ka fytyre??



    Te lutem mos e mer si provokim kte gje te thashe
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #815
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Citim Postuar më parë nga Vinjol Lexo Postimin
    Ribaldi Zoti ti pranofte Lutjet miku im
    por 1 pyetje kam ??
    Kush eshte Zoti yt ???
    te pakten ti besoj edhe une !!! ka fytyre??



    Te lutem mos e mer si provokim kte gje te thashe


    «BESOJ NË HYJIN, ATIN E GJITHPUSHTETSHËM,

    KRIJUESIN E QIELLIT E TË TOKËS».

    Për të folur për Hyjin, ëshgtë qartë, që ne perdorim fjalët "njërzore"
    që nuk thonë në një mënyrë të përsdosur realitetin hyjnor.
    Unë mund të them vetëm se Zoti është shumë i rendësishëm për mua
    e që është më mirë për mua që ta dua atë me gjithë zemër, më gjithë shpirt
    dhe me gjitha forcat e mia.
    Lutu për mua, që të mund të jem sa më shumë besnik ndaj Zotit tim

  6. #816
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lutja e mëngjesit në vuajtje


    Ki mëshirë për mua, o Hyj, ki mëshirë për mua,
    sepse shpirti im mbështetet në Ty,
    po strehohem nën hijen e krahëve të tu
    derisa të më kalojë rreziku i pritës.

    Do të thërras në ndihmë ty, Hyji i Tejetlartë,
    o Hyji im që më bën mirë.
    Do të ma dërgosh ndihmën prej qiellit e do të më shpëtosh,
    do t’i turpërosëh ata që më shtypin,
    Ti, o Hyji im, do të ma dërgosh mëshirën e të vërtetën tënde.

    Shpirti im banon midis luanëve
    që i përpijnë bijtë e njerëzve.
    Dhëmbët e tyre heshta e shigjeta,
    gjuha e tyre shpatë e mprehtë.

    Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell,
    përmbi mbarë tokën lavdia jote!

    Këmbëve të mia u vunë leqe,
    e ngushtuan shpirtin tim,
    para meje e hapën gropën:
    ata vetë ranë brenda!

    Zemra ime është gati, o Hyj,
    gati është zemra ime për ty:
    do ti këndoj lavdet e tua!

    Zgjohu, lavdia ime,
    Zgjohu, o harpë e cetër,
    dua ta zgjoj agimin!

    Do të të lavdëroj ndër popuj, o Zot,
    ty do të të këndoj ndër kombe.
    Sepse u madhërua deri në qiell dashuria jote,
    e deri në re e vërteta jote!

    Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell,
    përmbi mbarë tokën lavdia jote!

  7. #817
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zoti im, të falënderoj që më ke ruajtur sonte

    O Zoti im, të falënderoj që më ke ruajtur sonte
    Po të premtoj se sot, me ndihmën tënde,
    nuk do të të fyej me asnjë mëkat.

    O Zoti im, gjithçka që do të bëj
    e gjithçka që do të vuaj në këtë ditë,
    dua ta bëj dhe ta vuaj për dashurinë tënde
    e si është dëshira e Zemrës së Jezu Krishtit,
    që bëhet fli për ne në Meshën e shenjtë.

    O Zot i gjithëpushtetshëm,
    që na e dhe fatin ta presim edhe këtë ditë,
    na ruaj me pushtetin tënd,
    që sot të mos biem në asnjë mëkat,
    por të rrjedhin fjalët
    e të drejtohen mendimet
    dhe veprat tona
    për të kryer gjithmonë drejtësinë tënde.
    Amen

  8. #818
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Princi i paqes.

    O Princi i paqes, Hyji gjithmonë i gjallë,
    shikoje me mirësi njerëzimin mbarë.
    Vetëm prej teje ai pret ndihmë dhe shpëtim.

    O Hyji, nga lajmi i mirë të marrë prej teje
    E dimë që ti preferon gjithmonë të vegjël,
    Të përvuajturit, dhe ata që vuajnë.

    E dimë që Ti i kërkon me preferencë mëkatarët.
    Bëj, po të lutemi, që të gjithë ne ti gjejmë,
    dhe ti kemi në ty rrugën, të vërtetën dhe jetën.

    Na jep atë paqe që e ka burim në Ty,
    Që na ke dërguar si shembull Jezusin,
    Qengjin e flijuar për shëlbimin tonë:
    Që të liruar prej mëkatit, të fitojmë
    Paqen si një dhuratë që vjen prej teje.

    Largo, o Hyji i paqes, nga zemrat e njerëzve
    Gjithçka mund ta vërë në rrezik paqen mes tyre.

    Përforcoje në mes tyre të vërtetën,
    Drejtësinë dhe dashurinë vëllazërore.


    Jepua dritën tënde qeveritarëve
    Që përpjekjet e tyre për mirëqenien e popujve,
    Të kenë si qellim një paqe e përbashkët dhe të vazhdueshme.


    Ndize vullnetin e të gjithëve për ti rrëzuar
    Pengesat që na ndajnë
    Dhe për të përforcuar dashurinë reciproke.



    Ndize vullnetin e të gjithëve
    Që të gjithë njerëzit të mund të kuptojnë të tjerët,
    Të kenë mëshirë ndaj të tjerët, dhe ti falin të tjerët
    Që të gjithë të jenë një, të bashkuar në emrin tënd.
    Bëj që të fitojë në zemrat e të gjithëve
    Në familjet tanë, në gjithë botën
    Paqja, paqja jote.

  9. #819
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,889
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    UNË TË ADHUROJ.

    Unë të adhuroj ty, Zoti im, dhe të dua me gjithë zemrën time.

    Të falendëroj se më ke krijuar, më ke bërë të krishterë

    dhe më ke ruajtur këtë natë.

    Unë të ofroj veprimet e ditës:

    bëj të jenë të gjitha sipas vullnetit tënd të shenjtë

    e për lavdinë tënde më e madhe.

    Më ruaj nga mëkati dhe nga çdo e keqe.

    Hiri yt le të jetë gjithmonë me mua dhe me të gjithë të dashurit e mi.

    Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 20-01-2021 më 12:49

  10. #820
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,889
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    UNË TË BEKOJ, O ATË.

    Unë të bekoj, o Atë, në fillim të kësaj dite të re.
    Pranoji lavdërimet dhe falënderimet e mia për dhuratën e jetës dhe besimit.
    Me fuqinë e Shpirtit tënd drejtoji projektet dhe veprimet e mia:
    bëjini ato sipas vullnetit tënd.
    Më çliro nga dekurajimi përballë vështirësive dhe nga çdo e keqe.
    Më bëj të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve.
    MbrojI familjen time DHE KISHËN me dashurinë tënde. Amen.

Faqja 82 prej 94 FillimFillim ... 3272808182838492 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •