O PRINCI I PAQES
O Princi i paqes, Hyji gjithmonë i gjallë,
shikoje me mirësi njerëzimin mbarë.
Vetëm prej teje ai pret ndihmë dhe shpëtim.
O Hyji, nga lajmi i mirë të marrë prej teje
E dimë që ti preferon gjithmonë të vegjël,
Të përvuajturit, dhe ata që vuajnë.
E dimë që Ti i kërkon me preferencë mëkatarët.
Bëj, po të lutemi, që të gjithë ne ti gjejmë,
dhe ti kemi në ty rrugën, të vërtetën dhe jetën.
Na jep atë paqe që e ka burim në Ty,
Që na ke dërguar si shembull Jezusin,
Qengjin e flijuar për shëlbimin tonë:
Që të liruar prej mëkatit, të fitojmë
Paqen si një dhuratë që vjen prej teje.
Largo, o Hyji i paqes, nga zemrat e njerëzve
Gjithçka mund ta vërë në rrezik paqen mes tyre.
Përforcoje në mes tyre të vërtetën,
Drejtësinë dhe dashurinë vëllazërore.
Jepua dritën tënde qeveritarëve
Që përpjekjet e tyre për mirëqenien e popujve,
Të kenë si qellim një paqe të përbashkët dhe të vazhdueshme.
Ndize vullnetin e të gjithëve për ti rrëzuar
Pengesat që na ndajnë
Dhe për të përforcuar dashurinë reciproke.
Ndize vullnetin e të gjithëve
Që të gjithë njerëzit të mund të kuptojnë të tjerët,
Të kenë mëshirë ndaj të tjerët, dhe ti falin të tjerët
Që të gjithë të jenë një, të bashkuar në emrin tënd.
Bëj që të fitojë në zemrat e të gjithëve
Në familjet tanë, në gjithë botën
Paqja, paqja jote.
Krijoni Kontakt