Close
Faqja 8 prej 94 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 936
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    U BËFTË VULLNESA JOTE…

    O Zot, sa janë të vështira luftrat,
    që duhet ti përballoj trupi im
    për të shërbyer ty.
    E deri tani, o Zot, ti e di,
    kam pasur shumë durim.

    Po që se ti më urdhëron
    që të vazhdoj me luftë
    duke bërë roje në kampin tënd
    unë nuk e refuzoj aspak këtë
    dhe unë nuk do të kërkoj të shfajësohem
    duke thënë që jam i dërmuar nga lodhja.

    Unë do të marr përsipër punën,
    që Ti do t’më caktosh,
    sipas urdhërave tuaj,
    dhe për gjithë kohën që Ti e dëshiron këtë,
    unë do të vazhdoj të të shërbej.
    Por nëse Ti do t’më kursesh,
    kjo do të jetë gjithçka e mirë për mua,
    o Zot,u bëftë vullnesa jote.

    Anonim i shek XII

    Torrrkerry

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMDERJE PËR SHPËTIM NGA VDEKJA.

    Të madhëroj, o Zot, pse më shpëtove
    e nuk lejove të ngihen armiqtë e mi mbi mua.

    O Zot, Hyj im,
    unë të thirra e ti më shërove,
    Ti, o Zot, ma nxorre shpirtin nga Nëntoka,
    më ktheve në jetë që të mos zbres në varr.

    Këndoni Zotit, ju, o besimtarët e tij,
    falënderojeni Emrin e shenjtë të tij!
    Sepse një çast zgjat hidhërimi i tij
    e tërë jetën zgjat dashamirësia e tij!
    Mbrëmja vjen me lot,
    e mengjesi plot hare!

    Kur nuk më mungonte gjë, thosha:
    “Askurrë s’do të trandem!”
    Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt,
    porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem.

    Atëhertë ty, o Zot, të leshoja kushtrimin,
    i lutesha Hyjit tim.

    Ç ‘ dobi nga gjaku im
    në qoftë se zbres në shkatërrim?
    A nuk do të lavdërojë pluhuri,
    e do ta kumtojë besnikërinë tënde?

    Më dëgjoi Zoti dhe pati mëshirë për mua,
    Zoti u bë ndimëtari im.
    Ti vajin ma ktheve në valle,
    ma zhgjeshe grathoren time e më ngjeshe me hare,
    që shpirti im të të këndojë e të mos pushojë:
    “O Zot, Hyj im, do të lavdëroj për amshim!”

    Psalmi 30

    Torrkerry

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMDERJE PËR SHPËTIM NGA VDEKJA.

    Të madhëroj, o Zot, pse më shpëtove
    e nuk lejove të ngihen armiqtë e mi mbi mua.

    O Zot, Hyj im,
    unë të thirra e ti më shërove,
    Ti, o Zot, ma nxorre shpirtin nga Nëntoka,
    më ktheve në jetë që të mos zbres në varr.

    Këndoni Zotit, ju, o besimtarët e tij,
    falënderojeni Emrin e shenjtë të tij!
    Sepse një çast zgjat hidhërimi i tij
    e tërë jetën zgjat dashamirësia e tij!
    Mbrëmja vjen me lot,
    e mengjesi plot hare!

    Kur nuk më mungonte gjë, thosha:
    “Askurrë s’do të trandem!”
    Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt,
    porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem.

    Atëhertë ty, o Zot, të leshoja kushtrimin,
    i lutesha Hyjit tim.

    Ç ‘ dobi nga gjaku im
    në qoftë se zbres në shkatërrim?
    A nuk do të lavdërojë pluhuri,
    e do ta kumtojë besnikërinë tënde?

    Më dëgjoi Zoti dhe pati mëshirë për mua,
    Zoti u bë ndimëtari im.
    Ti vajin ma ktheve në valle,
    ma zhgjeshe grathoren time e më ngjeshe me hare,
    që shpirti im të të këndojë e të mos pushojë:
    “O Zot, Hyj im, do të lavdëroj për amshim!”

    Psalmi 30

    Torrkerry

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJ, HUMBËTIRË DASHURIE.

    O Zoti im, hidhe shikimin e mëshirës sate mbi popullin tënd,
    dhe mbi trupin mistik të kishës së shenjtë.
    Ti do të madhërohësh shumë më shumë kur fal
    dhe u jep dritën e mendjes shumë njerëzve,
    se sa kur merr homazhin
    e një krijese të vetme të mjerë siç jam unë,
    që shumë të kam fyer
    dhe kam qenë vegël e shumë të këqijave.

    Çfarë do të ndodhte me mua
    po të shihja veten time të gjallë
    dhe të vdekur popullin tënd?
    Çfarë do të ndodhte
    nëse për shkak të mëkateve të mia
    dhe mëkateve të krijiesave të tjera,
    do të më duhej ta shihja në errësirë kishën,
    nusën tënde të dashur,
    që ka lindur për të qenë dritë?

    Po të kërkoj, pra, mëshirën për popullin tënd
    në emër të dashurisë së pakrijuar
    që të shtyu ty vetë
    për të krijuar njeriun
    në shëmbëllimin dhe në përngjasimin tënd.

    Cila qe arsyeja që ti të lartësoje njeriun
    në një dinjitet të tillë?
    Sigurisht dashuria e paçmueshme
    me të cilën e ke shikuar krijesën tënde
    në veten tënde dhe je dashuruar me të…

    Ti, i shtyrë nga po ai zjarr
    me të cilin na ke krijuar,
    ke dashur t’i ofrosh gjinisë njerëzore
    mjetin për t’u pajtuar me ty.
    Për këtë arsye na ke dhënë Fjalën,
    Birin tënd të vetëm.
    Ai qe ndërmjetësi midis teje dhe nesh.
    Ai qe drejtësia jonë,
    që ngarkoi mbi vetveten padrejtësitë tona.
    U bind urdhërimit që ti, Atë i amshueshëm,
    i dhe kur e veshe me njerëzimin tonë.
    O humbëtirë dashurie!
    Cila zemër nuk do të ndjehet e mbushur me emocione,
    kur të shohë këtë lartësi të tillë
    që ka zbritur në një ultësi të tillë,
    domethënë në kushtet e njerëzimit tonë?

    Ne jemi shëmbëllimi yt,
    dhe ti shëmbëllimi ynë
    në sajë të bashkimit
    që ke caktuar ndërmjet teje dhe njeriut,
    duke mbuluar hyjninë e amshuar
    me renë e varfër të njerëzimit
    të prishur nga Adami.
    Cila qe arsyeja? Sigurisht dashuria.

    Për këtë dashuri të patregueshme,
    po të lutem, dhe po të kërkoj
    të kesh mëshirën për krijesat e tua.

    Shenjtja Katarina nga Siena

    Torrkerry

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMINDERIT PËR EKZISTENCËN.

    O Hyj i amsheshëm,
    të falënderoj për ekzistencën time.
    Nuk kam krijuar veten,
    por ekzistoj; pra dikush tjetër më ka krijuar.
    E kush, o Hyj i madh, përveç teje?
    Të falënderoj më gjithë zemër.

    Shën Cirilli (me ndryshime)

    Torrkerry

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E CHARLES DE FOUCAULT.

    O Ati im,
    dorëzohem krejt në duart e tua,
    të jap ty gjithçka që kam dhe jam!
    Unë kam besim në ty.
    Gjithçka të pëlqen ty, bëj me mua.
    Për çdo gjë që do të më ndodh
    e që ti bërë me mua e për mua,
    unë të falënderoj.

    Unë jam gati për gjithçka,
    unë prej teje pranoj gjithçka,
    mjaft që vullnesa jote u bëftë në mua,
    mjaft që vullnesa jote u bëftë në të gjitha krijesat e tua.
    Unë nuk dëeshiroj asnjë tjetër, o Hyj im.

    Unë e dorëzoj shpirtin tim në duart e tua.
    Unë t’ia dorëzoj shpirtin tim ty, o Hyj im,
    me tërë dashurinë e zenrës time,
    sepse unë të dua shumë
    dhe për arsye që është për mua një nevojë
    që lind nga dashuria ndaj teje,
    unë dorëzohem krejt në duart e tua,
    me një besim të plotë në ty
    sepse ti je Ati im.

    CHARLES DE FOUCALT

    Torrkerry

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATI IM QIELLOR, FALËMINDERIT!

    Ati im qiellor, falëminderit!
    Ti na ke zgjedhur.
    Ti e ke dëshiruar çdonjërin prej nesh.
    Falëminderit!

    Për hirin tënd,
    çdonjëri e merr jetën e vet,
    si një gurë unike,
    si një gurë e çmueshme,
    dhe madhështore
    me të cilën ndërtohet
    trupi mistik i Birit tënd.

    Ati im qiellor, falëminderit!
    Për Shpirtin Shenjtë jetëbërës,
    për Kishën që na udhëheq
    dhe na ndihmon
    që ta gjejmë vendin
    ku guri ynë do të jetë
    më i mirë dhe i dobishëm,
    atje ku çdonjëri prej nesh do të shpërndajë
    (si në një pasqyrim
    që e shumëfishon dritën tënde)
    atë dashuri të marrë prej teje.

    ANONIM

    Torrkerry

  8. #78
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    ZOTI ESHTE BARIU IM

    Zoti eshte bariu im
    asgje nuk do t'me mungoje

    Ai me pertrin shpirtin
    me con ne shtigjet e drejtesise
    nga dashuria qe kam per emrin e tij

    Ai me con ne rrugica me bar te njome
    me drejton prane ujrave qe te clodhin...

    JA KU JAM

    ja ku jam, ja ku jam
    o Zot un po vij
    ja ku jam, ja ku jam
    u befte ne mua vullneti yt

    Kembet e mia i beri t'forta
    t'sigurt i beri hapat e mija
    ka vene ne gojen time
    nje keng te re lavderimi

    P. S shume te bukura keto lutjet e poezite Torrkerry)) Keto qe shkruajta jane fragmente te kengeve qe kendohen zakonisht neper mesha...
    La vita è bella...

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMINDERIT

    Të falënderoj, o Ati ynë,
    për jetën e për njohjen
    që na e ke zbuluar
    nëpërmjet Jezusit, Shërbëtotir tënd;
    lavdi të qoftë ty në shëkuj.
    Sikurse kjo bukë e thyer
    ishte shpërndarë përmbi male
    dhe pasi u mblodh,
    u bë një gjë e vetëm,
    po ashtu u bashkoftë edhe kisha jote
    prej të gjithë kufijve të tokës
    në mbretërinë tënde;
    sepse e jotja është lavdia
    dhe pushteti në shekuj.

    Nga “MËSIMI I 12 APOSTUJVE”

    Torrkerry

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËMINDERIT (II).

    Të falënderojmë, o Atë i shenjtë,
    për emrin tënd të shenjtë,
    të cilin ti bërë të banojë në zemrat tona,
    dhe për njohjen,
    për fenë,
    dhe pavdeksinë
    që na e shfaqe nëpërmjet Jezusit,
    Shërbëtiorut tënd.
    Lavdi të qoftë ty në shekuj.

    Ti, o Zot i gjithëpushtetshëm,
    krijove çdo gjë
    në lavdinë e emrit tënd:
    ti u dhe njerëzve
    të shijojnë ushqim dhe pije
    në mënyrë që të mund të falënderonin,
    ndërsa ne na ke dhënë
    një ushqim dhe një pije shpirtërore,
    dhe jetën e amshuar
    nëpërmjet Shërbëtorit tënd.
    Sidomos ne të falënderojmë
    sepse ti je i fuqishëm.
    Lavdi të qoftë ty në shekuj.

    Le të të bjerë ndër mend, o Zot,
    për kishën tënde:
    ruaje prej çdo së keqeje
    dhe bëje të përkryer në dashurinë tënde.
    Bashkoje prej të katër anëve të botës,
    shenjtëroje në mbretërinë tënde,
    në atë mbretëri
    të cilën e ke përgatitur për të.
    Sepse i yti është pushteti,
    dhe lavdia në shekuj.

    Atëherë hiri yt dhe kaloftë kjo botë.
    Hosana Hyjit të Davidit!
    Nëse ndokush është i shenjtë,
    le të afrohet;
    nëse jo le të bëjë pendesë.
    Maranatha: eja, o Zot Jezus! Amen.

    Nga “MËSIMI I 12 APOSTUJVE”

    Torrkerry

Faqja 8 prej 94 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •