Close
Faqja 79 prej 94 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 781 deri 790 prej 935
  1. #781
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zot, ndriçimi i qiellit

    O Zot, ndriçimi i qiellit
    dhe autori i dritës, ti që rruzullin
    me krah atëror të mbajtur
    e sjell me dorë shkëlqyese,

    tashmë Agimi i mbulon yjet
    vorbull të kuqe duke ngritur,
    e duke njomur tokën
    me vesë të ritë e avuj.

    Tash hija e natës daret,
    e braktis mjegulla rruzullin,
    figura e Krishtit ndriçimplote
    ngjall dritën e përgjumur.

    Ti, o Zot, je dita e ditëve,
    ndriçimi i dritës ti vetë je,
    Një me pushtet për të gjitha,
    në Një me pushtet Trinia.

  2. #782
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NA MBRO!

    Na mbro, krijuesi i sendeve,
    lavdi e dritës s’Atit,
    pa hirin e të cilit
    dridhen krahrorët tanë.
    Dhe me Shpirt tënd të mbushur,
    tue mbartë Zotin me vete,
    asgjë e grabitësit të pabesë t’mos duket
    me mashtrime shkatrruese.
    Që ndër punët e shekullit,
    si e lyp nevoja e jetës,
    çveshur nga çdo lloj krimi
    të rrojmë me ligjet tua.

  3. #783
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Për tjerët koha e dita

    Për tjerët koha e dita
    e tetë shkëlqen më e shenjtë
    në ty që e shenjtron, o Zot,
    i pari i të ringjallurve.

    Me ty ti shpirtrat tanë
    tani sa më parë bashkë ngjalli;
    për ty të ngjallën trupat
    të lirë n’vdekjen e dytë.

    Dhe Ty ndër re së shpejti
    o Zot, të dalim para
    me ty n’vazhdim fitues:
    ti jeta dhe ringjallja.

    Duke parë fytyrën tënde,
    të shëmbëllejmë lavdinë,
    të njohim ty siç je:
    drita e vërtetë, kënaqësia.

    Mbretërinë me shtatë mirosje
    të mbushur plot me Atin,
    në ty ti gazmon ne,
    Hyji i fuqishëm do t’i kryejë. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 15-11-2015 më 03:24

  4. #784
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Hyjni, drita e amshueshme

    Hyjni, drita e amshueshme,
    Hyji i amshueshëm,
    Ty rrëfejmë ne të dobëtit,
    Ty nxehtësisht të lutemi.

    Besojmë Prindin e epërm,
    dhe burim të çdo shenjtërie,
    dhe Shpirtin që i bashkon
    lidhje e dashurisë.


    O dashni, o e vërteta,
    o qëllim dhe mirësia,
    bëj të shpresojmë, t’besojmë,
    na bëj të duam t’arrijmë.

    Ti je mbarimi e nisja,
    burimi i gjitha sendeve,
    ti vetëm je ngushëllimi,
    shpresa e sigurt e besimtarëve.

    Vetëm ti i bën të tëra,
    veç ti u mjafton të gjithëve,
    për t’gjithë je drita e vetme
    dhe çmimi i shpresëtarëve.

  5. #785
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O HYJI, FUQIA IME!

    Të dua, o Zot, fuqia ime! *
    † Ti, o Zot, je Qeta ime, Kështjella ime,
    Streha ime, Shpëtimtari im!
    Hyji im, Ndihmëtari im, në Të shpresoj! *
    Ai është Mbrojtësi im, fuqia e shpëtimit tim, ndorja ime!

  6. #786
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Natë, errësirë dhe re,

    Natë, errësirë dhe re,
    me pështjellim turbull të botës,
    hyn drita, e shkëlqen rruzulli:
    Vjen Krishti; ndaj largohuni.

    Tokës i çahet mjegulla
    rrahur nga shgjeta e diellit,
    tani ngjyra u kthehet sendeve
    nga faqja e yllit shkëlqimplotë.

    Fill kështu errësira jonë,
    e zemra e vetëdijshme e gënjeshtrës,
    mbuluar nga re të çara,
    zbehet nga Hyu sundues.

    Vetëm ty, o Zot, ne njohëm,
    me mendje t’thjeshtë e t’pastër,
    ty lusim të gjunjëzuar
    mësojmë me lot e këngë.

    Merru me shqisat tona,
    dhe na shiko tërë jetën:
    shumë gjëra janë t’përlyera
    për t’u pastruar me dritën tënde.

  7. #787
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lind dielli i zjarrtë.

    Ja po lind dielli i zjarrtë:
    ka zor, ka turp, pendohet,
    askush n’dëshmi të dritës
    s’mund të mëkatojë paprerë.

    Verbësia qet kokëqarje,
    pse ne kokëposhtë rrëzuar
    nga hapa ogurzezë
    na hedh n’greminë t’gabimeve.

    Kjo dritë na sjelltë kohë t’mirë,
    na bëftë për vete t’pastër,
    mos t’themi asgjë gënjeshtare
    në errësirë mos u kthefshim.

    Kështu kaloftë tërë dita,
    as gjuha e rreme, as dora
    ja sytë e shpejtë mëkat mos bëfshin,
    as faji trupin mos na njolloftë.

    Vëzhguesi qëndron sipër,
    që çdo ditë prej së largu
    kundron ne e veprat tona
    nga agu i dritës gjer në t’errun

  8. #788
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    MËSHIRA JOTE, O ZOT!

    Oh, sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
    të cilën e ruan për ata që të druajnë,
    e ke përgatitur për ata që shpresojnë në ty.

    21 Ti i fsheh në strehën e fytyrës sate
    larg nga ngatërresat e njerëzve,
    i strehon në Tendën tënde
    larg nga gjuhët ngatërrestare.

    22 Qoftë bekuar Zoti që më pajisi
    me mirësi të mrekullueshme në qytet të fortë!
    23 Ndërsa në vështirësinë time mendoja:
    “I përjashtuar jam prej syve të tu!”,
    por ti e dëgjove zërin e lutjes sime
    kur drejt teje lëshova kushtrimin.
    24 Duani Zotin, të gjithë shenjtërit e tij:
    ai i ruan besimtarët e vet,
    por edhe atë që vepron me madhështi
    Zoti e shpaguan sipas meritave.

    25 Merrni zemër e kini guxim të gjithë ju
    që shpresoni në Zotin.

    PSALMI 31

  9. #789
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ZOTI ËSHTË SHPËTIMI IM!

    Më shpëto, o Hyj, pashë Emrin tënd,
    me fuqinë tënde mbroje të drejtën time.

    O Hyj, vështroje lutjen time,
    vështroji fjalët e gojës sime!

    Sepse krenarët u çuan kundër meje,
    mizorët kërkojnë të ma marrin shpirtin:
    për Hyjin ata s’kanë kujdes

    Por, ja, TI, o Hyji po më vjen në ndihmë,
    shpirtin tim ai po e merr ndore.

    Rëntë e keqja mbi armiqtë e mi:
    shfarosi, o Zot, pashë të vërtetën tënde.

    E unë me ëndje do të të kushtoj fli,
    do ta lavdëroj Emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë,
    sepse ti më shpëtove nga çdo vështirësi.

  10. #790
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Hyji i fort, që e urren luftën.


    Hyji i fort, që e urren luftën,
    Hyji i drejtë që e zbulon çdo gënjeshtër,
    Luftoji së bashku me ne dhe në ne
    Fuqitë krenare të së keqes
    Që shkaktojnë tmerr dhe vuajtje.


    Hape zemrën tonë që ta dëgjojë Fjalën tënde
    Dhe ta kryejë veprën e Shpirtit shenjtë.
    Na jep paqen dhe besimin për të cilin kemi nevojë.


    Maria, nëna e Jezusit, nëna plot me dashuri,
    Zemra e të cilës ha qenë e plagosur
    Kur Biri i saj vdiste në kryq,
    Dhe kur e përqafoi nën kryqin,
    Të na shoqërojë në këto ditë të tmerrshme,
    Në të cilët shumë njërës përqafojnë
    Të dashurit e vet të dënuar me vdekje
    Edhe pse të pafajshëm
    .[/SIZE]

Faqja 79 prej 94 FillimFillim ... 2969777879808189 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •