Close
Faqja 78 prej 94 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 935
  1. #771
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    “I bekuar je, o Zot

    “I bekuar je, o Zot, Hyji i Izraelit, atit tonë, prej amshimit e në amshim!

    Ty, o Zot, të përket madhëria e pushtetit,
    lavdia, shkëlqimi dhe lartëmadhëria!
    Sepse gjithçka në qiell e në tokë, janë të tuat!
    Ty, o Zot, të përket mbretëria,
    ti lartësohesh si kokën përmbi çdo gjë!

    Prej teje vjen pasuria dhe lavdia,
    ti zotëron me gjithçka!
    Në dorën tënde fuqia dhe pushteti.
    Ti mund të bësh gjithçka të madhërishme e të qëndrueshme!

    Prandaj, o Hyji ynë, po të madhërojmë
    e po e lavdërojmë Emrin tënd të madhërishëm!

  2. #772
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Përtrirë n’gjymtyrë nga gjumi

    Përtrirë n’gjymtyrë nga gjumi,
    braktisur shtratin, ngrihemi:
    Neve, Atë, që ty thërrasim
    na u gjend pranë të lutemi.

    Ty t’parin këndoftë goja,
    ty lakmoftë afshi i zemrës,
    ti, o i shenjtë, të jesh burimi
    për ndjekësit tu ndër vepra.

    Terri t’ia lëshojë vendin dritës,
    dhe nata yllit t’ditës,
    fajin që e sjell nata
    ta zbusë dhurata e dritës.


    Po ne lutësit të lypim
    na i fal të gjitha fajet,
    nga gojët që ty këndojnë
    n’amshim të lavdërohesh
    .

  3. #773
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Krijuesi i madh i sendeve

    Krijuesi i madh i sendeve,
    sunduesi ynë, shikona;
    ne nga pushimi i damshëm
    zhytur n’plogështi shpëtona.

    Ty, o Zot i Shenjtë, të lusim;
    Ti na i fal fajet tona,
    për t’i rrëfyer ngrihemi,
    gjumin e natës prishim.

    Po i ngrejmë lart mendje e duar,
    për të kaluar netët
    siç na mësoi profeti
    që e vlerësoi dhe Pali.

    Ti e sheh t’keqen që vuajtëm;
    të fshehtat tona i hapim,
    me ofshmamë po i derdhim lutjet,
    na shlyej çka ne mëkatnuam.

  4. #774
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    TI, ZOT, HYJI I AMSHUAR.

    Ti, Zot, Hyji i amshuar,
    që me pushtet sundon gjithë botën,
    mba vesh këngët e lavdeve
    që këndojmë në përgjime (n’vigjëlime).

    Pse ne nga shtrati ngrihemi
    në kohë të qetë të natës,
    nga ti me ngulm të lypim
    ilaçin e gjithë plagëve.

    Ku, çkado që gabuam
    ndër net nga gnjeshtra e djajve,
    atë e shlyeftë nga qielli
    pushteti i lavdisë sate.

    Me besë të shpirtit t’lusim,
    mbushna me dritën tënde,
    për çka në rrjedhë të ditëve
    t’mos ngelim pa asnjë vepër.

  5. #775
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Himni

    O Zot, burimi i t’gjitha sendeve,
    që, në çdo gjë të kryer,
    hapsirën e mbarë tokës
    me t’mira e dhunti mbushe.

    Kur stise rruzullimin,
    thuhesh se në fund more
    pushim, duke u dhënë punëve
    që ne me qejf të ngriheshim.

    Bëji tani vdekatarët
    t’i qajnë fajet e jetës,
    të qëndrojnë në virtyte
    e me mbarësi t’shpërblehen.

    Që kur t’nisë frika e madhe
    e gjykatësit të tmerrshëm,
    të gjithë me rradhë t’gëzohemi
    mbushur me dhunti paqeje.

  6. #776
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOT, GJENDU PRANË ZEMRAVE.

    O Zot, gjendu pranë zemrave,
    dashni e lartë e të shpërblyerve,
    diko ndër zëra tona
    vajtim të zjarrtë, të lutemi.

    Ty, o Zot, i gjithë shenjti,
    me fé t’i drejtojmë lutjet,
    shlyej, o Zot, me vepra,
    t’keqen që bëjmë, të lutemi.

    Me shenjë të Kryqit tënd,
    me trupin tënd hyjnor
    neve na mbro si bij
    të gjithë, kudo, Ty lusim
    .

  7. #777
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Shkëputja

    O Zot! Ty të drejtohem për strehë
    dhe ndaj të gjitha shenjave të Tua
    e ktheva zemrën.

    O Zot! Qoftë kur jam në udhëtim ose në shtëpi,
    në punë ose në profesionin tim,
    unë tërë besimin e mbështes tek Ti.

    Më jep, pra, ndihmën Tënde të mjaftueshme,
    që të më bësh të pavarur nga të gjitha gjërat,
    O Ti që je i pakapërcyeshëm në mëshirën Tënde!

    Jepmë mua pjesën time, O Zot,
    sa të dëshirosh Ti,
    dhe bëj që unë të kënaqem me atë
    që Ti ke caktuar për mua.

    Ty të takon autoriteti absolut për të urdhëruar.



    O Perëndia im, Zoti im dhe Mjeshtri im!
    Unë e kam shkëputur veten nga të afërmit e mi
    dhe kam kërkuar nëpërmjet Teje
    të bëhem i pavarur nga gjithçka që jeton mbi tokë,
    gjithmonë i gatshëm të marr atë
    që është e lavdërueshme në sytë e Tu.
    Më dhuro një mirësi të tillë
    që të më bëjë të pavarur nga gjithçka tjetër veç Teje,
    dhe më jep një pjesë më të madhe
    nga favoret e Tua të pakufishme.
    Me të vërtetë Ti je Zoti i hirit të pashtershëm.

  8. #778
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJET TONA, O ZOT, DËGJOJI

    Lutjeve tona veshët e hyjnueshëm,
    o Zot, drejtoji, vetëm nga mëshira;
    prano premtimet e shërbëtorëve tu
    të përgjërohemi.

    Qetësisht kujdesu nga Selia e Shenjtë
    me fytyrë t’ëmbël, dhe ndriçoji llambat
    e vajit tonë, dhe errësitë të gjitha
    dëbo nga zemrat.

    Me shumë mëshirë çlirona ne nga krimet,
    këputi prangat, laj papastërtitë,
    ki ndjesë për mëkate, me të djathtën tënde
    ngre të rrëzuarit.

  9. #779
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    QË TA KRYEJ, O ATË, VULNETIN TËND.

    Çfarë do të më ndodhë sot,
    o Hyji im?
    Nuk e di fare.
    Vetëm këtë e di:
    Asgjë nuk më ndodhë
    që Ti nuk ke parashikuar,
    rregulluar dhe urdhëruar
    qysh prej amshimit.

    Kjo më mjafton, o Hyji im, kjo më mjafton:
    Unë i adhuroj planet e tua
    të amshuar dhe të padepërtueshëm.
    Dhe i pranoj ata
    me gjithë zemër
    sepse të dua shumë.
    Për këtë unë e flijoj gjithçka jam dhe kam,
    sipas shembullit të Jezu-Krishtit,
    shpëtimtarit tim.
    Unë e kërkoj prej teje
    durimin në vuajtjet e mia
    dhe një nënshtrim të përsosur
    të vullnetit tim
    ndaj të gjitha gjërave
    Që ti don apo lejon të ndodhin.

  10. #780
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    HYJI IM,

    Hyji im,
    Gjithçka kam, prej teje e kam marrë.
    Prandaj unë të ofroj mendimet e mia,
    Fjalët e mia, veprat e mia,
    Jetën time dhe gjithçka kam.
    Dhe gjithçka dua ta përdor
    vetëm për të të shërbyer Ty.

Faqja 78 prej 94 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •