Close
Faqja 77 prej 94 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 935
  1. #761
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ty duam, krijuesi i sendeve

    Para fundit të dritës,
    ty duam, krijuesi i sendeve,
    me mirësinë e zakontë,
    të na kryesosh në roje.

    Ty ëndërrofshin zemrat tona,
    në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
    dhe gjithmonë lavdinë tënde
    këndofshin në ag të dritës.

    Na jep jetë të shëndetshme,
    ngrohtësinë tonë përtërije,
    mjegullën e zezë të natës
    ta sqarojë drita jote.

  2. #762
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Hyji, që tërë shkëlqim e dritë

    O Hyji, që tërë shkëlqim e dritë
    zbulon errësitë e natës,
    e ndriçim drite quhesh
    kur dritë u flet të lumëve.


    O Hy i Shenjtë të lutemi
    Ti në këtë natë na ruaj;
    në ty të gjejmë pushimin,
    na i bëj të qeta orët.

    Nëse sytë i zë gjumi,
    për ty zemra t’rrijë zgjuar;
    të mbrosh me dorën tënde
    besnikët që të duan.

    Shiko, o mbrojtësi ynë,
    na ruaj ndër prita e kurthe,
    sundo shërbëtorët tu
    që me gjak tënd shpërbleve.

  3. #763
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Nata e zezë mbulon ngjyrat

    Nata e zezë mbulon ngjyrat
    e çdo sendi të tokës:
    duke u rrëfyer të lypim,
    gjyqtar i drejtë i zemrave,

    që të na shlyesh fajet
    t’na lajsh ndyrësinë e mendjes,
    e t’japësh, o Hyji, hirin
    e të na shporren krimet.

    Nga prapësitë mpihet mendja,
    që e bren faji i damshëm;
    lakmon të çrranjosë t’errtat,
    të kërkojë ty, Shëlbues.

    Dëbo tymin e mjegullën
    nga brenda sa më tepër,
    të gëzohet me u vendosur
    në dritën e uruar.

  4. #764
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Hyji, jepu shenjën, lutemi

    O Hyji, jepu shenjën, lutemi
    shërbëtorëve tu që luten,
    kjo mbrapështi e shekullit
    të mos na robërojë fenë.

    Mos të mendojmë pa mëshirë,
    mos të smirojmë askënd,
    të fyer mos t’marrim hak,
    me të mirë ta mundim t’keqen.

    Qoftë larg nga zemrat tona
    mëri, mashtrim, kreni;
    të marrë fund koprracia,
    rranja e gjithë t’këqiave.

    Të ruajë lidhjet e paqes
    dashnia pa mashtrime;
    pa njolla qoftë pastria
    që vuan nga mizoria.

  5. #765
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Hyj i etërve të mi dhe Zoti i mëshirës

    *O Hyj i etërve të mi dhe Zoti i mëshirës,
    ti që me anë të fjalës sate krijove rruzullin,
    që njeriun e krijove me anë të urtisë sate *
    për të sunduar krijesat që ti i përftove,

    për ta drejtuar botën me shenjtëri e drejtësi *
    dhe për të gjykuar gjyqin me shpirt të drejtë:

    ma jep urtinë që rri në fron pranë teje *
    dhe mos më përjashto nga numri i fëmijëve të tu,

    sepse jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate, †
    njeri i vogël e jetëshkurtër, *
    i paaftë për të kuptuar gjyq e ligj.

    Sepse, edhe po t'u gjente ndër bijtë e njerëzve
    ndokush i përsosur, †
    por, në qoftë se i mungon urtia jote, *
    do të vlerësohej për asgjë.

    Me ty është urtia që i njeh veprat e tua, *
    që ishte pranë edhe atëherë kur e krijove rruzullin,

    dhe e dinte çfarë është e pëlqyeshme në sytë e tu *
    dhe çfarë është e drejtë në urdhërimet e tua.

    Dërgoje prej qiejve të tu të shenjtë, *
    çoje prej selisë së madhërisë sate, –
    që të jetë me mua e të mundohet
    krah për krah me mua, *
    që të di çka është e pëlqyeshme para teje.

    Sepse ajo di dhe gjithçka kupton, †
    të më përcjellë me maturi në veprat e mia *
    e të më mbrojë me lavdinë e vet.

  6. #766
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Hy që s’vjen nga askush

    O Hy që s’vjen nga askush,
    o Hy që rrjedh prej Hyjit
    Hy që buron prej këtyre,
    ndër ne eja përkrahës.

    Ti je dëshira jonë,
    ti qofsh dashnia e gëzimi:
    në ty lakmimi ynë
    e në ty qoftë kënaqësia.

    O Atë, sunduesi i t’gjithëve,
    me t’Lindurin nga Virgjëra,
    brenda dhe rreth e rrotull
    me Shpirtin Shenjtë sundona.

    Kujto, Shenjtja Trini,
    ç’ndërtoi mirësia jote,
    njeriun më parë krijove,
    me anë t’gjakut e rimkëmbe.

    Se ata që ka krijuar Njënia,
    shpërbleu dashnia e Krishtit
    atëherë tue vuajtur i ndërgjegjshëm,
    tani të duaj ne duke na zgjedhur.

  7. #767
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Zgjo ndjenja dashurie

    Zgjo ndjenja dashurie
    ndaj ty, dhurues i fajit,
    shpirtmirë t’u bëhesh zemrave
    si të pastrosh ndyrësitë.

    Këtu ne arrijmë të huaj (jashtëm)
    dhe të mërguar rënkojmë;
    ti je liman e atdhe,
    na ço n’tremet e jetës.

    Dashni e lumtur që ka etje
    për ty gurrë jete, o e Vërteta;
    ata sy shumë të lumtur
    të popullit që ty vëzhgojnë.

    N’ty është lumnia e madhe
    kujtesa e lavdisë tënde,
    që pa mbarim madhërojnë
    ata që ngrejnë nga thellësia zemrën.

  8. #768
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTIA E XHEMIS, NE FORUMIN SHQIPTAR.

    O Zot, nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua! O Zot, mos më bë kasap, që prenë “qengja”, e as më bë dele që e presin “kasapët”!
    O Zot, më ndihmo ta them fjalën e vërtetë para të fuqishmëve dhe më ndihmo që të mos e them të pavërtetën për t’i fituar duartrokitjet e të dobëtëve!
    O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi, mos ma merr mendjen!
    O Zot, kur të më dhurosh
    sukses, mos ma merr lumturinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim!
    O Zot, më ndihmo ta shoh anën tjetër të pamjes dhe mos më lejo t’i akuzoj kundërshtarët e mi se janë tradhtarë, për shkak se më kundërshtojnë në mendim!
    O Zot, më mëso t’i dua njerëzit ashtu siç e dua veten dhe më mëso ta gjykoj veten ashtu siç i gjykoj njerëzit!
    O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses dhe mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj, por më përkujto gjithherë se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!
    O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës, kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!
    O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit!
    O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!

  9. #769
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Hyj, që me ndriçim t’pastër

    Hyj, që me ndriçim t’pastër
    dritën shestove, o Zot,
    ne lumninë tënde lypim
    nësa dita n’kthesë përkulet.

    Tani dielli n’muzg shpejtuar
    nxiton n’prendim të vet,
    me terrinë mbështjell botën
    tue mbajtë radhën e vet.

    Mirëpo, ti o Zot i epër (i lartë),
    shërbtorët tu që luten
    lodhur nga puna e ditës
    mos i lër n’terr të ndrydhen.

    Që jo t’errësuar në mendje
    të na ikë koha e ditës,
    por me hir tënd të mbrojtur
    të shohim dritë fatmadhe.

  10. #770
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Himni

    O Zot, krijues i t’gjithave
    drejtues në botë, që ditën
    e vesh me dritë të hijshme
    natën me hir të gjumit,

    prehja gjymtyrëve t’këputura
    t’u kthejë zellin e punës,
    t’lehtësojë mendjet e lodhura,
    të heqë gjëmët ngashruese.

    Falë ditës që kaloi,
    e uratëve n’natë të re,
    ndihmo fajtorët me anë t’premtimit
    me kangë shpalosim himnin.

    Thellësisht këndoftë Ty zemra,
    për Ty të kumbojë zëri,
    Ty dashtë dëshira e pastër,
    mendja e përkorë t’adhuroftë.

    Kur errësira e madhe
    me net të mbulojë ditën,
    feja mos të njohë terrin,
    nga feja shkëlqeftë nata
    .

Faqja 77 prej 94 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •