O Hyji, Ati ynë.
O Hyji, Ati ynë,
Me një përvujtëri të thellë
dhe me një mirënjohje të madhe
vijmë në prezencën tënde
dhe me këtë akt të veçantë besimi dhe shugurimi
e vëmë jetën tonë, veprat tona, dashurinë tonë
nën mbrojtjen tënde atërore.
Me gjithë zemër dëshirojmë
të të njohim ty dhe të të duam ty
gjithmonë më shumë.
Me përvujtëri dëshirojmë
që të jetë e mundshme për ne
ta pranojmë mirësinë tënde
dhe dashurinë tënde atërore
me qëllim që të jemi pastaj të aftë
të duam të tjerët si Ti na ke dashur ne.
Na bëj, po të lutemi, atë hir
për të cilën kemi nevojë
për të përvetësuar ato ndjenja
dhe virtyte të vëllait tonë Jezusit,
që të përforcuar prej Shpirtit së tij,
të mund ta lavdërojmë gjithmonë
mirësinë tënde atërore dhe të amshueshme.
Krijoni Kontakt