Close
Faqja 72 prej 94 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 935
  1. #711
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Po citoj veten time tani, se po shoh qe djajte qe me ndjekin para - prapa, paskan hyre edhe ketu!!....T'i japesh mend atij tjetrit, kur ai po kerkon ndihme me te madhe, pikerisht per te punuar e mos te merret me te tjeret, eshte e lehte......Turp te tille nuk ka pare historia e Krishterimit qe prej fillimit te saj, se ne jemi dhe ekzistojme dhe si te tille edhe per ne do te kete verdikt dhe gjykim, e sa me te vegjel e te parendesishem te jemi per kete bote, aq me te vlefshem ne syte dhe Zemren e te Madhit Zot!!!! Lujte pa bereqet e qe nuk kane brenda fuqine dhe zjarrin e Shpirtit te Shenjte jane humbje kohe dhe ne fund te fundit sjellin ate qe ne te vertete eshte dembelia e vertete - dembeli shpirterore.....

    Nuk do e kisha menduar kurre qe do kishte shqiptare qe e gjykojne bashkekombasin e tij kur ai eshte jashte e ne hall, por ja qe paska!!!.... Eshte e rendesishme qe te kete, qe dhe ato te ndjehen pjese e 'elites' sunduese - para diellit ka gjithmone stuhi; nuk paskemi qene ngopur me internacionalizmin komunist, na duhet dhe ai globalist, njerez jemi, pse jo ne??!!! Zoti eshte i Madh vecse, dhe, o djaj me degjoni: I MIRE gjithashtu, eshte dicka qe nuk e kam vene kurre ne dyshim. E them kete edhe e habitur qe ne mes te gjendjes me te habitshme ku nje njeri mund te gjendej ne bote, tani qe as kompjuter nuk kam, se e kane shkaterruar linjen e internetit ne te, nuk paskam mundesi te le komente ne YouTube, as ne ato te gjyshit tim, le me te tjerat, e s'po e kuptoj pse......Ose per mire, ose per keq, me mjafton fakti , kete do I qaj Zotit!!!! Ju pershendes te gjitheve, turp te tille nuk ka pare historia, na ruajte Zoti te gjitheve!!!!



    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Litania e Zemres se Shenjte te Jezusit


    Zot, ki meshire. ~ ZOT, KI MESHIRE.
    Krisht, ki meshire. ~ KRISHT, KI MESHIRE.
    Zot, ki meshire. ~ ZOT, KI MESHIRE.

    Zot, Ati yne ne qiell. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zot, Shpirt i Shenjte. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Trinitet i Shenjte, nje Zot. ~ KI MESHIRE PER NE.

    Zemra e Jezusit, Bir i Atit te perjetshem. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e formuar nga Shpirti i Shenjte ne barkun e Nenes Virgjereshe. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, nje me Fjalen e perjetshme. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e pafundme ne madheshti. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, tempull i Shenjte i Zotit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, tabernakel i Me te Lartit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shtepi e Zotit dhe porte e qiellit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e ndezur me dashuri per ne. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim drejtesie dhe dashurie. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, plot me miresi e dashuri. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim i cdo virtyti. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e denje per cdo lavderim. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, mbreti dhe qendra e te gjithe zemrave. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shtepi thesari urtesie e diturie. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, ku banon plotesia e Zotit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, ku Ati eshte i kenaqur. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, nga plotesia e te ciles ne te gjithe kemi marre. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, deshire e kodrave te perjetshme. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e durueshme e plot me meshire. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, bujare per te gjithe qe drejtohen tek ti. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim jete dhe shenjterie. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shlyerje per mekatet tona. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e tronditur nga fyerjet. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e thyer per mekatet tona. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e bindur deri ne vdekje. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e shpuar nga nje shigjete. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim i cdo ngushellimi. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, jeta dhe ringjallja jone. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, paqja dhe pajtimi jone. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, viktime per mekatet tona. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shpetim i te gjitheve qe besojne ne ty. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shprese e te gjitheve qe vdesin ne ty. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, kenaqesi e te gjithe shenjtoreve. ~ KI MESHIRE PER NE.

    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes. ~ KI MESHIRE PER NE.

    Jezus, i zemres se bute dhe te perulur,
    ~ PREKI ZEMRAT TONA DHE BEJI SI E JOTJA.

    Le te lutemi:

    Ate,
    ne gezojme ne dhuratat e dashurise
    qe kemi marre nga zemra e Jezusit, Birit tend.
    Hapi zemrat tona te ndajme jeten e Tij
    dhe vazhdo te na bekosh me dashurine e Tij.
    T'a kerkojme kete ne emer te Jezusit, Zotit.
    ~ AMEN.
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Litania e dashurise se Zotit

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, ki meshire per ne. Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo.
    Zot, Ate i Qiellit,
    Ki meshire per ne.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes,
    Ki meshire per ne.
    Zot, Shpirti i Shenjte,
    Ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, Nje Zot,
    Ki meshire per ne.


    Ti qe je Dashuri e pafundme,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ti qe ne fillim me deshe mua,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ti qe me urdherove mua per te te dashur Ty,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe zemren time,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe shpirtin tim,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe mendjen time,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe fuqine time,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Mbi cdo prone dhe nder,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Mbi cdo kenaqesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me shume se veten dhe cdo gje qe me perket mua,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me shume se gjithe kusherinjte dhe shoket e mi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me shume se gjithe njerezit dhe engjejt,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Mbi cdo gje te krijuar ne Qiell ose ne toke,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Vetem per Veten Tende,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Sepse Ti je e Mira Sovrane,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Sepse Ti je pafundesisht I denje per t'u dashuruar,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Sepse Ti je pafundesisht perfekt,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Edhe sikur te mos me kishe premtuar Parajsen,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Edhe sikur te mos me kishe paralajmeruar me Ferrin,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Edhe sikur te me sprovosh me nevoje dhe fatkeqesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne pasuri dhe varferi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne mireqenie dhe ne fatkeqesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne shendet e ne semundje,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne kohe dhe ne perjetesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne bashkesi me ate dashuri me te cilen gjithe Shenjtoret dhe
    gjithe engjejt te duan Ty ne Qiell,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne bashkesi me ate dashuri me te cilen Virgjeresha e Bekuar Mari
    te don Ty,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne bashkesi me ate dashuri te pafundme me te cilen Ti e do
    Veten perjetesisht,
    Une te dua ty, o Zoti im.



    Le Te Lutemi

    Zoti im, qe mban ne tepri te pakuptueshme cdo gje qe eshte perfekte dhe te denje per t'u dashuruar, zhduk tek une cdo dashuri te pavend, fajtore dhe sensuale per krijesat; ndiz ne zemren time flaken e paster te dashurise tende, qe te mos dua asgje pervec Teje ose ne Ty, derisa, i konsumuar plotesisht nga dashuria per Ty, te vij te te dua Ty bashke me te zgjedhurit ne Parajse, vendi i dashurise te paster.
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Litania e Kryqit te Shenjte


    Zot, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir, na degjo.
    Zot, Ate i Qiellit,
    Ki meshire per ne.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes,
    Ki meshire per ne.
    Zot, Shpirti i Shenjte, Avokati jone,
    Ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, nje Zot,
    Ki meshire per ne.


    Kryq i Shenjte ku u ofrua Qingji i Zotit,
    Na shpeto ne, o Kryq i Shenjte.
    Shprese e Kristianeve,
    Na shpeto ne, o Kryq i Shenjte.
    Premtim i ringjalljes se te vdekurve, etj.
    Strehe e pafajesise se persekutuar,
    Udheheqes i te verberve,
    Shkop i te caleve,
    Ngushellim i te varferve,
    Kufizim i te fuqishmeve,
    Shkaterrim i mendjemedhenjve,
    Strehe e mekatareve,
    Trofe i fitores mbi Ferrin,
    Tmerr i djajve,
    Mesuese e te rinjve,
    Ndihme e te shqetesuarve,
    Shprese e te pashpreseve,
    Yll i marinareve,
    Port i te mbyturve,
    Mbrojtje e te rrethuarve,
    Ate i jetimeve,
    Mbrojtes i vejushave,
    Keshille i te drejteve,
    Gjykates per te keqinjte,
    Pushim per te vuajturit,
    Mbrojtes i femijerise,
    Fuqi e burrerise,
    Shpresa e fundit e te vjeterve,
    Drite per ata qe jane ne erresire,
    Shkelqim i mbreterve,
    Qyteterues i botes,
    Mburoje e padepertueshme,
    Urtesi per budallenjte,
    Liri e sklleverve,
    Dituri e injorantit,
    Rregull i sigurte i jetes,
    I lajmeruar nga profetet,
    I predikuar nga apostujt,
    Lavdi e martireve,
    Studim i heremiteve,
    Dliresi e virgjereshave,
    Gezim i prifterve,
    Themel i Kishes,
    Shpetim i botes,
    Shkaterrim i idhujtarise,
    Gur pengese i Cifuteve,
    Denim per te pafete,
    Mbeshtetje per te dobetit,
    Ilac per te semuret,
    Shendet i leprozeve,
    Fuqi e paralitikut,
    Buke per te uriturit,
    Burim per ata qe kane etje,
    Veshje per lakuriqet.


    Qingj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    Na kurse, O Zot.
    Qingj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    Na degjo, O Zot.
    Qingj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    Ki meshire per ne.

    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Zot, ki meshire.

    V. Ne te adhurojme Ty, O Krisht, dhe ne te bekojme Ty,
    P. Sepse me Kryqin Tend te Shenjte ke shpetuar boten.

    (Se bashku) Ja ku eshte Kryqi i Zotit! Ikni ju fuqi te keqija! Luani nga fisi i Judes, Rrenja e Davidit, ka fituar!(Shenja e kryqit) Alleluia!


    Le Te Lutemi

    O Zot, qe per shpetimin e botes, ishe i kenaqur te lindje ne nje shpelle dhe te vdisje mbi nje kryq; O Zot Jezu Krisht, nepermjet vuajtjeve Tuaja te shenjta, qe ne, sherbetoret e Tu te padenje, sjellim ne mendje: nepermjet Kryqit Tend te Shenjte, dhe nepermjet vdekjes Tende, na cliro nga vuajtjet e Ferrit, dhe denjo te na cosh neve aty ku cove hajdutin e mire qe ishte kryqezuar me Ty, Qe jeton dhe mbreteron perjetesisht ne Qiell. Amen.

    I embel druri, te embla gozhdat, e embel Barra qe ti mbajte, sepse vetem ti, O Kryq i Shenjte, ishe i denje te mbaje Mbretin dhe Zotin e Qiellit. Amen.

  2. #712
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O ZOTI IM

    O Zoti im,
    kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret.
    Zoti im, kërkoj që të më falësh
    dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time,
    ma mbro familjen dhe pasurinë time.
    O Zoti im,
    m'i mbulo të metat e mia
    dhe më qetëso në momentet trishtuese.
    O Zot, më ruaj nga para dhe prapa,
    në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë;
    kërkoj nga ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka

  3. #713
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    lutja e fëmijës

    O Zot, sa i madh je ti,
    çdo gjë vjen nga ti.
    Kurrë nuk më harron
    nuk më lë në vetmi.
    Gjithmonë je me ne
    e na bënë shoqëri.
    O Zot, sa i madh je ti,
    më ndihmo të njoh
    dhe të dua ty.

  4. #714
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ME ZOTIN

    Me Zotin xâ fillimin,
    Me Zotin bâj marimin;
    Kjo â mâ e mira jetë
    Në të gjith rruzullimin.

    (Libër leximi për shkollën fillore,
    Shkodër, 1924)

  5. #715
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    LUTJA PARA SE ME SHKU ME FJETË

    N`emën tand, o Zot
    Unë po fle e po pushoj
    Ban që natën në qet`si
    Mirë e amël ta kaloj.
    Engjujt t`lutem me mi çue,
    përreth meje t`rrinë pa nda!
    N`gjumë tuj fjetun me m'shikue
    ndër rreziqe mos me ra.
    Mandej, Zot, ma jep ket` hir,
    nesër t`çohem shnosh e mirë.
    Amen.

  6. #716
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ME TY JAM I FORTË

    O Zot,
    kur jam i dobët,
    atëherë jam i fortë,
    sepse ti je me mua.

    Shën Pali

  7. #717
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Kushtimi i ditës.


    O Zot, Ati ynë, po Ta kushtoj krejt ditën e sotme.
    Po t'i kushtoj lutjet, mendimet,
    fjalët, veprat dhe vuajtjet e mia
    në bashkim me Birin Tënd Jezu Krishtin,
    i cili po Ta kushton vetveten
    pandërprerë në Eukaristi për shëlbimin e botës.

    Shpirti Shenjt, i cili e ka udhëhequr Jezusin,
    le të bëhet sot edhe udhëheqësi im
    dhe fuqia ime që të mund të dëshmoj dashurinë Tënde.

    Me Marinë, Nënën e Jezu Krishtit dhe Nënën e Kishës,
    Të lutëm posaçërisht për qëllimet
    të cilat për këtë muaj i ka porositur
    i shenjti Atë Papë në lutjet e të gjithë besimtarëve. Amen.

  8. #718
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Kushtimi i ditës.


    O Zot, Ati ynë, po Ta kushtoj krejt ditën e sotme.
    Po t'i kushtoj lutjet, mendimet,
    fjalët, veprat dhe vuajtjet e mia
    në bashkim me Birin Tënd Jezu Krishtin,
    i cili po Ta kushton vetveten
    pandërprerë në Eukaristi për shëlbimin e botës.

    Shpirti Shenjt, i cili e ka udhëhequr Jezusin,
    le të bëhet sot edhe udhëheqësi im
    dhe fuqia ime që të mund të dëshmoj dashurinë Tënde.

    Me Marinë, Nënën e Jezu Krishtit dhe Nënën e Kishës,
    Të lutëm posaçërisht për qëllimet
    të cilat për këtë muaj i ka porositur
    i shenjti Atë Papë në lutjet e të gjithë besimtarëve. Amen.

  9. #719
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.


    Lutja e mëngjesit, e drejtuar Atit – Abba


    Ati im, po vij në praninë Tënde, në fillimin e kësaj dite.

    Po vij të gjej urtinë,
    që të mos bëj gabime të pamenduara,
    ashtu që të di kur duhet të flas e kur të rri në heshtje,
    kur të veproj e kur jo.

    Po vij të gjej paqen
    ashtu që sot asgjë të mos më brengosë as të më pengojë.

    Po vij që të gjej guximin që të jem i durueshëm,
    që të mos e humbas shpresën,
    që ta pranoj zhgënjimin,
    duke e ditur se Ti do të kthesh çdo gjë në të mirën time.

    Po vij që të gjej dashurinë,
    kështu që asgjë të mos bëjë që të jem i zemëruar,
    i pandjeshëm dhe i panjerëzishëm.

    Erdha që të filloj këtë ditë me Ty
    dhe dëshiroj që ta vazhdoj me Ty,
    ashtu që kjo të jetë ditë pa asnjë të keqe.

    Atë, Ti je kujdestari im,
    e di se Ti do të kujdesesh për të gjitha nevojat e mia.

    Atë, Ti je mbrojtësi im,
    më ruaj sot nga të gjitha sulmet e fuqive të errëta,
    më mbulo me Gjakun tejet të çmueshëm të Birit Tënd Jezusit
    dhe më rretho me engjëjt e tu.
    Këtë po të lus në emër të Jezusit. Amen!

  10. #720
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    “Abba – O Atë”

    O Ati im qiellor, sa mirë është kur e di se Ti je Ati im dhe se unë jam fëmija yt!
    Sidomos kur qielli i shpirtit tim është i vërenjtur dhe kryqi im duket më i rëndë,
    ndjej nevojën që Të drejtohem: “Atë, besoj në dashurinë tënde ndaj meje!”

    Po, besoj se Ti je Ati im në çdo moment të jetës sime, dhe se unë jam fëmija yt!
    Besoj se më do me dashurinë tënde të pakufi!

    Besoj se Ti kujdesesh për mua ditë e natë
    që as një qime floku të mos më bjerë nga koka pa lejen tënde!

    Besoj se Ti në dashurinë Tënde të pakufi, e di më mirë se unë, se çka është më mirë për mua.
    Besoj se Ti në fuqinë tënde të pakufi, mund të kthesh edhe të keqen në të mirë.

    Besoj se Ti në mirësinë tënde të pakufi ua kthen çdo gjë në të mirë atyre që Të duan;
    madje edhe nën duart që më rrahin, unë e puth dorën Tënde që shëron!

    Unë besoj dhe lutem të forcosh fenë, shpresën dhe dashurinë time!
    Më mëso që gjithmonë ta shoh dashurinë tënde në të gjitha lëmitë e jetës sime.

    Më mëso që të lëshohem në duart tua si fëmija i vogël në duart e nënës.
    Atë Ti di çdo gjë. Ti sheh çdo gjë. Ti më njeh më mirë se unë vetveten;
    Ti mund të bësh çdo gjë dhe Ti më do.
    Ati im, dëshira Jote është që Ty të drejtohemi gjithmonë.
    Po vij me besim së bashku me Jezusin dhe Marinë... (Këtu kërko hirin që dëshiron).

    Në këtë nevojë po lidhem me Zemrat e tyre tejet të shenjta
    dhe T’i paraqes të gjitha lutjet e mia, sakrificat e mia, nënçmimet dhe vuajtjet,
    të gjitha veprat e mia dhe besnikërinë ndaj thirrjes sime.

    Më jep dritën, hirin dhe forcën e Shpirtit Shenjt!
    Më forco në shpirtin tim që kurrë të mos e humbas
    dhe kurrë të mos lejoj që të jetë i pikëlluar dhe i paaftë në mua.
    Ati im, këte të lus në emër të Jezusit, Birit Tënd.
    Ti, Jezus i dashur, hape zemrën Tënde dhe në të vendose timen,
    dhe së bashku me zemrën e Marisë paraqitja Atit tonë qjellor!
    Më dhuro hirin që më duhet!

    O Atë qiellor, thirri tek vetja të gjithë njerëzit.
    Le të shpallë mbarë bota mirësinë Tënde atërore dhe mëshirën Tënde Hyjnore!

    Në butësinë Tënde më ruaj në çdo gjë që kam dhe jam, si bebëzën e syrit Tënd.
    Bëj që të jem fëmijë i denjë, ki mëshirë për mua!

    Atë qiellor, shpresa e ëmbël e shpirtrave tanë,
    qofsh i njohur, i nderuar dhe i dashur nga të gjithë njerëzit!

    Atë qiellor, dhurues i mëshirës mbarë njerëzimit,
    qofsh i njohur, i nderuar dhe i dashur nga të gjithë njerëzit!

Faqja 72 prej 94 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •