LUTJE DREJTUAR ATIT.
O Atë, na liro prej të gjitha të këqijave, domethënë nga i ligu,
nga personi fuqia e të cilit është krejt e keqe, nga djalli.
Ti e ke mundur djallin në ata që të kanë dëgjuar dhe të dëgjojnë.
Por tani ai vazhdon ti sundojë besimtarët dhe njerëzimin mbarë, që të mos arrijnë në shëlbim.
Edhe ne e ndjejmë presionin e tij: jemi në një kohë lufte.
Na liro prej tij dhe prej çdo ndikimi të tij në jetën tonë.
Bëj që kurrë të jemi robër të tij.
O Atë, na liro nga i keqi.
O Atë, na liro prej të gjitha të këqijave që na bën djalli.
Na liro prej të keqës të madhe dhe të vërtetë të shpirtrave tanë,
prej mëkatit, drejt të cilit ai na shtyn çdo ditë.
Na liro prej sëmundjeve të trupit dhe të shpirtit,
që ai shkakton apo shfrytëzon që të dyshojmë në dashurinë tënde dhe që ta humbim fenë.
Na liro prej të gjitha gjërave negative që na bëjnë magjistarët, magjistricët, dhe ndjekësit e shejtanit.
O Atë, na liro prej cdo të keqeje.
O Atë, liroji familjet tona prej të gjitha të këqijave që vinë nga i ligu:
prej ndarjeve bashkëshortore, mes prindërve dhe fëmijëve, mes vëllezërve,
prej dëmeve në punë dhe në profesion, prej shthurjeve morale dhe humbjes të fesë.
Liroji shtëpitë tona prej çdo të keqeje, dhe prej çdo gjeje
që mund të na bëjë të mendojmë për praninë e djallit në mesin tone.
O Atë, na liro prej çdo të keqeje.
Krijoni Kontakt