Close
Faqja 69 prej 94 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 690 prej 935
  1. #681
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATË I GJITHPOUSHTETSHEM.
    Atë i gjithëpushtetshëm,
    tregoju i mëshirshëm ndaj nesh,
    sepse e kërkojmë mëshirën tënde:
    na ndihmo që fjalën tënde jo vetëm ta dëgjojmë,
    por që edhe ta zbatojmë, ta vëmë në praktikë.
    Shkatërro në ne çka duhet të shkatërrohet
    dhe gjallëro çka duhet të gjallërohet.
    Na jep mundësinë, o Atë i shenjt,
    që të besojmë me gjithë zemër,
    që ta shpallim besimin tonë me fjalë,
    që Besëlidhjen tënde me ne
    ta dëshmojmë me veprat tona.
    Kështu njerëzit,
    duke i parë veprat tona të mira,
    do të lavdërojnë Ty,
    Atin tonë që je në qiell.
    Gjithçka nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin,
    të cilit i përket lavdia e përjetshme
    në shekuj të shekujve. Amen.

    ORIGENE (185-253)

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 31-10-2011 më 04:59

  2. #682
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË BESOJ, O HYJI IM.
    Besoj, o Hyji im, që qëndroj para teje,
    që më shikon dhe i dëgjon lutjet e mia.
    Ti je shumë i madh dhe shumë i shenjt: unë të adhuroj.
    Prej teje me vjen gjithçka: dhe unë të falënderoj.
    Unë të kam ofenduar shumë: për këtë unë të kërkoj faljen i penduar me gjithë zemër.
    Ti je plot mëshirë, dhe unë i kërkoj prej teje të gjitha dhuratat dhe hiret
    që sipas teje janë të dobishme për mua.
    Amen.

    I LUMTUR GIACOMO ALBERIONE.

  3. #683
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI IM, UNE BESOJ...

    O Hyji im,une besoj dhe adhuroj,
    Shpresoj dhe te dua.
    Une kerkoj falje
    Per ata qe nuk besojne,
    Nuk adhurojne, nuk shpresojne,
    Dhe nuk te duan.

    Engjelli femijeve nga Fatima.

  4. #684
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNE BESOJ, O HYJI IM, O ZOTI IM.

    Une besoj, o Hyji im,
    qe jam ne prezencen tende,
    para teje, qe me shikon
    dhe i degjon lutjet e mia.
    Ti je tejet i madhe dhe tejet i shenjte:
    une te adhuroj.
    Ti me ke dhene gjithcka:
    dhe une te falenderoj.
    Ti ke qene ofenduar shume prej meje,
    dhe une te kerkoj faljen me gjithe zemer.
    Ti je gjithmone shume i meshirshem,
    dhe une i kerkoj prej teje te gjitha hire
    qe sipas teje jane te dobishme per mua.
    Amen.
    Shen Giacomo Alberione.

  5. #685
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUSHTIMI I VETVETES.

    Pranoje, o Zot, krejt lirine time.
    Merre kujtesen, mendte, dhe krejt vullnetin tim.
    Gjithcka kam dhe zoteroj, ti ma ke dhene:
    te gjitha po t'i kthej,
    dhe ia le krejtesisht vullnetit tend t'i sundoje.
    Me jep vetem dashurine tende me hirin tend,
    e jam mjaft i pasur e nuk kerkoj kurgje tjeter.

    Nga Meshari romak.

    torrkerry

  6. #686
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Lutja e një të humburi



    Vështroje, o Hyj, përlutjen time,

    dëgjoje lutjen time!


    Nga skaji i dheut të thërras në ndihmë,

    se më ka lëshuar zemra:

    më nxirr në qetë që s’mund t’i afrohem.


    Sepse ti je shpresa ime,

    kala e fortë përballë armikut.


    Përjetë do të banoj në tendën tënde,

    do të gjej mbrojtje nën sqetullën tënde,


    sepse ti, o Hyji im, i pranon kushtet e mia,

    u jep trashëgim atyre që e druajnë emrin tënd.


    Ditë mbi ditë shtoji jetës së mbretit,

    vjetët e tij zgjati nga breznia në brezni!


    Le të mbretërojë gjithmonë ndër sytë e Hyjit:

    rojë iu bëfshin hiri dhe e vërteta!


    Kështu do t’i këndoj këngë Emrit tënd pa pushim,

    do t’i plotësoj kushtet e mia si një ditë për ditë!

    Psalmi 61.

    Torrklerry

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DASHURIA E HYJIT.
    O dashuri e pastër, e sinqerte dhe e përsosur!
    O drite e jashtëzakonshme!
    Më ndriço që ta njoh dritën tënde
    dhe ta ndjej dashurinë tënde.

    Ma jep dashurinë tënde,
    që ta bëj eksperiencën e dhembshurisë tënde atërore.
    O Hyji im, ma jep një zemër të pastër, të aftë për të dashur ty.
    M’i jep sy të pastër që të mund të kundroj ty.
    M’i jep veshët të hapur, që ta dëgjoj zërin tënd,
    dhe buzët të pastra që mund të flas për ty.
    Më jep atë që më nevojitet për të vlerësuar ty,
    dhe për të shijuar ëmbëlsinë e prezencës tënde.
    M’ i jep duar të denja për të prekur ty
    dhe këmbë të forta për të ndjekur ty.

    Në tokë dhe në qiell
    nuk dëshiroj asgjë përpos teje, o Hyji im!
    Ti je dëshira ime e vetme,
    ngushëllimi im i vetëm,
    mbarimi i të gjitha anktheve të mia
    dhe i të gjitha vuajtjeve të mia.
    Nuk kërkoj asgjë dhe askënd përpos teje.
    Në ty mbeten gëzimi im dhe lumturia ime
    në kohë, dhe, si shpresoj unë, në amshim.

    TIKHON NGA ZADONSK (1724-1783)
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 28-11-2011 më 05:07

  8. #688
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA FALENDERJEJE


    Ngrihu, o Zot, lartësoje dorën tënde, o Hyj,

    mos i qit në harresë të mjerët!


    Përse i patenzoni te te përbuzë Ty?

    Sepse ai tha në zemrën e vet: “Nuk do të ndëshkosh”.



    E pra, ti sheh, ti shikon mjerimin e vështirësinë,

    me dorën tënde i peshon:

    në ty mbështetet i mjeri,

    ti ia jep bonjakut sigurinë.



    Copëtoje krahun e dhunuesit e të keqbërësit:

    kërkoje fajin e tij derisa ta zhdukësh prej faqes së dheut.


    Ti, o Zot, je mbret në shekuj të shekujve:

    do të zhduken paganët prej dheut.




    Vështroji, o Zot, dëshirat e të mjerit,

    forcoja zemrën, ti prirja veshin,


    për t’i dhënë të drejtën bonjakut e të salvuarit,

    që njeriu ‑ pluhur e dhe ‑ tmerr kujt më të mos i shtjerë!


    Nga psalmi 10.


    Torrkerry

  9. #689
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E LEVITEVE.

    Hyji ynë dhe Hyji i etërve tanë,
    na beko me bekimin tënd të trefishtë
    të shkruar në ligjin tënd nga Moisiu, shërbëtori yt,
    dhe të shqiptuar nga Aaroni, i dërguari yt
    dhe nga bijtë e tij.

    Zoti të bekoftë e të ruajtë!
    Të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet,
    E pastë mëshirën për ty!E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejtë teje
    E ta dashtë paqen!

    Bekimi i priftërinjve së BV.

  10. #690
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E MENGJESIT.
    O Hyji, kam pushuar në paqe këtë natë:
    Bëj që në paqe ta kaloj këtë ditë.

    Në paqe e ke përgatitur rrugën në të cilën duhet të ec:
    bëj që të mos e braktis kurrë këtë rrugë.

    Nëse flas, largoje shpifjen nga buzët e mia,
    nëse kam uri, atëherë më ngij.
    Nëse jetoj në pasurinë, shkatërroje në mua krenarinë.

    Që ta kaloj këtë ditë duke të thirrur ty në ndihmë,
    o Hyji im, ti që nuk e njeh një hyj tjetër përpos teje.

    Lutje e Gallave, një fisi nga Afrika qëndrore.

    Torrkerry

Faqja 69 prej 94 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •